HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SA HERĖ QĖ TĖ MĖ KĖRKONI ME ZEMĖR TĖ ĒILTĖRT, DO TĖ LEJOJ TĖ GJENDEM PREJ JUSH

-- nga Hans-Joachim Lanksch

Nėnė Tereza Agnes Gonxhe Bojaxhiu – Nanė Terezė (1910 – 1997)

KALKUTTA, 18. korrik 2003 (http://www.zenit.org/) – Misionaret e Dashnisė pėr t’Afėrmin, themelue nga Nanė Tereza e Kalkutės, kėrkojnė ”copy right”-in e emnit tė saj pėr tė pengue komercializimin e emnit tė themelueses sė kongregacionit tė tyne.
Komercializimi i emnit tė saj, nji muzikal pėr Nanė Terezėn nė Itali, nji festival filmash pėr Nanė Terezėn nė Indi, filmimi i biografisė sė saj, nji fėrkim diplomatik mes Republikės sė Shqipnisė dhe Maqedonisė (kjo e fundit donte me vendosė nė Romė nji monument pėr Nanė Terezėn, ku do tė kishin falsifikue kombėsinė shqiptare tė Nanė Terezės nė kombėsi maqedonase), ”profeci” qė ia kanė ngjitė Nanė Terezės dhe qė ajo kurrė nuk i ka thanė. Tė gjitha kėto duket s’i shkojnė grues e cila, me rastin e akordimit tė Ēmimit Nobel, refuzonte darkėn festive pėr nder tė saj, pėr t’i marrė paratė e harxhimeve tė darkės pėr ata tė cilėve u takonte dashnia e saj: pėr fukaratė mā tė vorfėn.
Nė lajmet e medias shqiptare, lumnimi i Nanė Terezės, qė ka me u bā me 19 tetor 2003, jo rrallė quhet ”shźjtnim”. Qė shumė vjet ajo figuron si ”shźjtore shqiptare” nė treshin e emnave qė pėrmenden patjetėr kurdo pyesim shqiptarėt a faqet e tyne nė internet pėr shqiptarė tė famshėm: Skėnderbeu (heroi kombėtar), Ismail Kadare (nji shkrimtar) dhe – Nanė Tereza. Nanė Tereza āsht bā objekt i krenarisė kombėtare shqiptare.
Kuptohet se nji popull numerikisht i vogėl si ai shqiptar kėrkon figura emblematike dhe figura identifikimi nacional. Megjithatź nuk e kapim personalitetin dhe veprėn e Nanė Terezės nėse e shndėrrojmė emnin e saj nė ikonė kombėtare. Randėsia e femnės e cila merrte 124 ēmime dhe nderime anėmbanė botės (ndėr tė tjera nga India, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik) nuk mund tė qėndrojė nė faktin se ajo u lind shqiptare.
Thalbi i porosisė qė e rrezatonte kjo femėn, e cila s’binte nė sy sė jashtmi, āsht universal: kultura e dashnisė pėr t’afėrmin, e rritun nga dashni e patundshme pėr Zotin. Femna shtatvogėl kishte zemėr jashtėzakonisht tė madhe e tė gjanė pėr tė vorfnit, tė sėmurėt, jetimet, tė shkretėt, pėr moribundėt, leprozėt, lypsat, pėr tė dėbuemit, pėr rreckamanėt. Pėrkushtimi i saj pėr tė gjithė ata tė cilėt kemi zakon mos me i pį, na mėson me kapėrcye ngushtėsinė e tė menduemit e tė ndjenjės mbrenda kufizimeve kategorish shoqnore, kombėtare, etnike, raciale, fetare, konfesionale. Nanė Terezės i ka kenė njilloj nė ishte njeriu katolik, kalvinist, mysliman, hinduist, budist a diē tjetėr, me randėsi ishte pėr tź vetėm e vetėm nėse njeriut i duhej ndihmė, pėrkujdesje, pėrdėllim dhe dashni.
Nanė Tereza e merrte seriozisht urdhnimin e Jezu Krishtit aq radikalisht sa e kishte pasė Jezui: Po ju jap njė urdhėr tė ri: Doni njėri-tjetrin! Me po atė radikalitet ajo e sendėrtonte urdhnimin, gjithashtu simbas fjalevet tė Jezu Krishtit: Sepse pata uri e mė dhatė tė ha, pata etje e mė dhatė tė pi, isha shtegtar e mė pėrbujtėt. Me kėtź, ajo hjekte porosi qendrore tė besimit tė krishtenė nga sfera e fjalėve goje tė sė dielave dhe i mbushi ato me gjakun e zemrės sė saj tė dashnisė pėr Zotin e njeriun. Jeta dhe vepra e saj tė duken si ilustrim i fjalisė sė Palit apostull ”vlen ... feja qė vepron me dashuri.”

Sepse, kur jam i ligshtė – atėherė jam i fortė.

Nanė Tereza arrinte tė pamundshmet – urdhni i themeluem prej asaj, Missionaries of Charity (Misionaret e Dashnisė pėr t’Afėrmin), me degėt e tij aktive dhe kontemplative, femnore dhe mashkullore dhe me degėn e tij laike ka arritė rritjen mā tė shpejtė e mā tė madhe nė historinė e urdhnave e kongregacioneve. I themeluem nė tetor 1950, nė vjetin 2002 urdhni kishte mbi 4000 anėtare dhe anėtarė me mā shumė se 600 vatra, strehimore dhe konvikte nė mbi 130 shtete tė botės. Me pėrvujtninė e saj tė pėrkryeme, Nanė Tereza u jepte ndihmė, lehtėsim, pėrdėllesė dhe dashni fukarave tė uritun, tė sėmurė, tė shkretė e tė pėrvuejtun. Me punėn e saj tė vetmohimit tė pakusht, ajo i prekte zemrat e njerėzve me miliona dhe ndėrgjegjen e tyne pėr mjerimet nė kėtź botė. Ajo i ngashrente zemrat e pushtetarėvet tė kėsaj bote. E vetmja pasuni e saj ishte dashnia e Zotit nė tė cilėn ajo e dinte vetveten tė prehnueme. ”Kapitali” i saj ishte vorfnia e plotė, pėr tė cilėn i detyronte dhe motrat e urdhnit. Vobeksia e saj radikale – nji misionare e dashnisė pėr t’afėrmin posedon: nji petk ”sari”, nji palė sandalesh, nji kryq, nji rruzare – na e kujton vobeksinė po aq radikale tė Sh. Injac Lojolas, i cili pėrndryshe i pėrkushtohej me po aq vetmohim pėrkujdesjes sė tė sėmurėve. Kėtu le ta kujtojmė fjalėn e tij: ”Vetėm pak njerėzve u shkon mendja seē kishte me bā me ta Zoti, n’kjoftė se ata i dorėzoheshin pa rezervė prijės sė mėshirės sė Tij.” Agnes Gonxhe Bojaxiu iu dorėzohej pa rezervė mėshirės sė Zotit – dhe ja, ē’ka bā Zoti me tź ...
Nė luftėn e saj kundėr mosdashnisė nė kėtź botė, Nanė Tereza ishte kundėrtia e saktė e asaj qė mendimi konvencional i bashkatdhetarėve shqiptarė pret nga heroi: ajo s’ishte trimi ballėnalt plot muskuj dhe armė nė mes tė fushėbetejės, por nji femėn e pėrulun, e dobėt dhe e vobektė nė fushėpaqe. Nė fjalėn e saj tė rastit tė akordimit tė Ēmimit Nobel del sheshit se ēfarė arme kishte Nanė Tereza. Nė fjalimin nė fjalė, ajo e pėrdor fjalėn ”love” (dashni, me dashnue) jo dhetė, as njizet dhe as tridhetėherė, por – shtatėdhetetri herė.
Armura e kėsaj luftėtare pėr paqe ishte besimi i saj, mburoja e saj ishte disiplina e pėrditshme spirituale e lutjes dhe e adhurimit tė Zotit. Trimnia e saj qėndronte nė pėrkushtimin e vazhdueshėm e tė pakusht. Ajo kishte forcė tė jashtėzakonshme pėr shkak se ishte lirue nga egoja, egoizmi, fama dhe dėshira pėr sundim dhe pėr shkak se jetėn, nevojat e dėshirat i vinte nė duer tė Zotit.
Pėrcaktimi i Nanė Terezės pėr tė shėrbye (”po tė dhurohem krejtėsisht pėr ēdo shėrbim tėnd”) ka nji themel biblik (”sikurse edhe Biri i njeriut, qė s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer” ), njiherėsh nė tė jehon dhe ”mistika e shėrbimit” e Sh. Injac Lojolas. Parimi i Nanė Terezės me pį nė tė sėmurėt vetė Zotin dhe me shėrbye Zotin nėpėrmjet shėrbimit ndaj tė sėmurėve, ka gjithashtu nji vulė injaciane (”me kėrkue Zotin nė tė gjitha gjanat”). Nė mallėngjimin e Nanė Terezės me ia bā tė mira Zotit nė njerėzit mund tė hetojmė maksimėn injaciane "omnia ad maiorem Dei gloriam" (tė gjitha pėr lavdinė mā tė madhe tė Zotit).
Kongregacioni i Motrave Loretane, me tė cilin u bashkangjit Agnes Gonxhe Bojaxhiu tetėmbėdhetėvjeēare dhe tė cilit i pėrkiste dy dhetėvjetėshe, āsht njena e pesė degėve tė Zōjushave Angleze gjā qė do me thanė qė ka nji brumosje jezuite. Pėrkthyesi i Nanė Terezės ishte nji Atė jezuit austriak, ndėrsa rrėfyesi i saj ishte nji Atė jezuit belg. Jetėn dhe veprėn e Nanė Terezės e pėrshkojnė priftnia dhe shpirtėsia jezuite, ashtu dhe qėndrimi i hapun ndaj njeriut dhe jetės i Shoqnisė sė Jezuit (urdhnit jezuit). Aq mā grotesk duket fakti qė tufės sė vogėl ”kritikėsh” tė Nanė Terezės – pėr disa syrėsh ajo ishte tepėr konservative a tepėr katolike, disa tė tjerėve nuk u konvenonte refuzimi i saj i palėkundshėm i dėshtimit tė fėmijėve – i prin nji gazetar britanik, i cili e qortoi Nanė Terezėn se gjoja merrej me nji si ”kult vdekjeje” dhe i cili kuturisi me e quejtė ”Hell’s Angel”.

Nė njė rrugė tė tillė ti u lodhe e u kėpute, por nuk the: »punė e kotė!« I gjen fuqi ti dorės sate

Shumė mā shumė seriozisht se sa me kėso sulmesh, Nanė Tereza ishte e ballafaqueme me faktin se 30 – 35 vjet kalonte nė thatėsi spirituale, nė errėsim tė thellė tė shpirtit pėr tė cilin Sh. Tereze e Krishtit fėmi (Tereze e Vogėl) flet nė librin e saj autobiografik Historia e nji shpirti: ”Duhet tė shkosh vetė nėpėr kėtź tunel tė errėt pėr tė kuptue se sa i errėt āsht.”
Nanė Tereza pėrjetonte plotėsime lutjesh nė punėrat e veprės sė saj karitative; palodhshėm e kėrkonte Zotin nė t’afėrmin, e shihte Zotin e dashun nė tė sėmutin e tė vobektin dhe i ka shėrbye; me veprėn e dashnisė vepruese pėr t’afėrmin, vepėr nė dukje pa perspektivė realizimi nė nji botė tė indiferencės e tė mungesės sė dashnisė, ajo merrej me besim tė patundshėm nė Zotin. Thirrjen e Jezuit ”kam etje” e shtjelloi si etje pėr dashni, e linte me e shkrue nė ēdo shtėpi tė urdhnit nė mur dhe e bante qendėr tė spiritualitetit tė Missionaries of Charity. Pėr ditė, ajo dinte se Zoti na dashnon pa masė. Mirėpo, kohė shumė tė gjatė ajo nuk mund tė ndjente qė Zoti po ia kthente dashninė. Vjet dhe dhetėvjetėshet ajo nuk mund tė pėrjetonte lumtuninė e marrėdhanies sė ndėrsjellė dashnie me Zotin. Nė vend tė asaj, Nanė Tereza pėrjetonte atź qė Sh. Gjoni i Kryqit e kish quejtė natėn e errėt tė shpirtit, nėpėr tė cilėn duhet tė kalojė shpirti pėr me arritė te drita qiellore tė bashkimit tė pėrsosun me dashninė e Zotit. Nanėn duket e gjallnonte iluminimi qė e kaplon vetėm mistikun e vėrtetė, domethanė njohja qė Drita e Zotit shndrit nė natė tepėr tė errėt pėrmbrapa realitetit tė dukunive. Nanė Tereza duket se vetėm kah fundi i jetės doli nga tuneli i errėt tė ndjesisė sė mungesės sė Zotit nė marrėdhanie personale tė shpirtit kėrkues qė mallohet pėr Zotin. Rrethinės sė saj nuk fliste dhe as nuk aludonte gjā pėr thatėsinė spirituale sė cilės i ka kenė e nėnshtrueme. Motrave tė urdhnit dhe njerėzve tė tjerė me jetėn dhe veprėn e vet u tregonte tė vetmin kundėrmjet pėr kapėrcimin e kėsaj nate tė errėt shpirtnore – tri virtytet hyjnore: besimin, dashninė dhe shpresėn.
Fakti se Nanė Tereza vazhdonte me ndjekė si rrugėn e saj spirituale ashtu dhe veprėn karitative – gjā qė ishte nji pėr tź – plot mirėsi e dashni, pa u luhatė, me gjithė randesėn kolosale tė thatėsisė spirituale āsht mā heroik nga ēdo fitore kreshnikėsh me shpatė e pushkė. Kėtu, dhe jo nė pėrmasa dhe kategori kombėtare qėndron randėsia e kėsaj femne sė cilės i shkon thania: ”Ajo nis me kėrkue dhe s’mundte me gjetė. Kėrkonte mā tźj me kambėngulje dhe gjeti.” Nanė Tereza duhet kėrkue dhe hetue si ideal dhe mėsuese e spirituales dhe karitatives.

Marrė nga parathėnia e librit
Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Terezė:
Mėsomė tė dua - Lehre mich zu lieben.
Poezi shqip - gjermanisht
Shtėpia botuese "Rozafa", Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara