HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ku po shkojmė?

-- nga Dr. LEONARD DEMI*)

“Qaje moj lule beharin ...” - popullore

Prolog
Situata e sotme nė Shqipėr pėrbėn njė kėrcėnim dhe rrezik real pėr sigurinė e pėrparimin e vendit dhe mė gjerė. Ajo ėshtė njė rrezik pėr sigurinė fizike dhe materiale tė qytetarėve, tė cilėt vriten ēdo ditė apo jetojnė nė kushte tejet tė vėshtira ekonomike, larg ēdo niveli tė pranuar. Ajo ka goditur ekonominė e vendit, ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, si dhe tėrė biznesin shqiptar duke thelluar rėnien ekonomike, rritjen e ēmimeve dhe nivelin e papunėsisė. Dhe natyrshėm, njerėzit pyesin: pse jemi nė kėtė gjendje? Mė poshtė po pėrpiqemi tė pėrgjigjemi duke pėrcjellė disa nga elementėt mė tė rėndėsishėm tė drejtimit tė vendit.

Qeveria
Qeveria shqiptare nuk ėshtė mė nė gjendje tė drejtojė vendin. Ajo nuk gėzon mė besueshmėrinė e nevojshme nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Paaftėsia e kėsaj qeverie, tė cilėn e beson edhe socialisti mė i devotshėm, nė radhė tė parė, pėrcillet nga dobėsia dhe paqėndrueshmėria e saj, nga shkarkimet dhe emėrimet e njėpasnjėshme, nga vendet vakant nė kabinetin qeverisės dhe nė administratėn e lartė shtetėrore, qė kulmojnė me shkeljen e Kushtetutės prej rreth pesė muajsh. Paqėndrueshmėria ka dy shkaqe: shkakun politik dhe atė moral. Politikisht, Partia Socialiste ėshtė thellėsisht e rrėnuar nga kontradiktat brenda vetes, tė cilat janė aq tė mėdha sa qė nuk mund tė tejkalohen as nga kongresi i nesėrm. Moralisht, klasa politike drejtuese ėshtė thellėsisht e korruptuar, e lidhur dhe mbėshtetėse e krimit tė organizuar. Kjo situatė ka penguar reformėn dhe integrimin evropian tė vendit. Bisedimet pėr hapjen e negociatave janė shtyrė disa herė, sepse rekomandimet pėr procesin e Stabilizimit dhe Asocimit, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, nuk janė plotėsuar. Kėshtu, pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė drejtuar, qeveria e sotme nuk ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė nė mėnyrė efektive me komunitetin ndėrkombėtar dhe ka humbur besimin e tij. Bashkimi Evropian ishte tepėr kritik ndaj vendit tonė edhe nė mbledhjen e tij tė pardjeshme.

Administrata
Administrata publike ėshtė e dobėt, nė radhė tė parė pėr shkak tė korrupsionit dhe lidhjeve qė ka me botėn e krimit tė organizuar, trafiqeve dhe grupeve informale. Akuzat dhe kundėrakuzat janė tronditėse, tė cilat fillojnė nga ish -presidenti i Republikės qė akuzon kryeministrin si tė dėnuar ordiner. Kryeministri apo kryeministrat, ministra apo deputetė dėshmojnė kundėr njėri-tjetrit pėr lidhje me botėn e krimit apo krimit tė organizuar, pėr emėrime tė paligjshme vetėm pėr pėrfitime ekonomike.
Tė gjitha akuzat e ndėrsjella vijnė vetėm nga kampi socialist, nga njerėz qė kanė punuar me njėri-tjetrin ose pranė njėri-tjetrit, tė cilėt njohin aferat e pista tė njėri-tjetrit. Lista e politikanėve tė korruptuar dhe e emėrtesave tė tyre mbėshtetėse politike ėshtė shumė e gjatė, domethėnėse dhe kush e di se tek kush mbaron? Por a mbaron vallė dhe, pėr mė tepėr, deri mė sot asnjė hetim nuk ėshtė bėrė pėr to edhe pse ish-ministri i Brendshėm deklaroi nė Kuvend se ai kishte dosje pėr politikanė tė lidhur me krimin e organizuar.
Pos kėsaj, administratėn e sotme e dobėsojnė ndėrhyrjet dhe emėrtesat politike, tė cilat janė tė paafta pėr tė kryer detyrat e rėndėsishme me tė cilat pėrballet vendi ynė nė pėrpjekjet e veta pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian.
Administrata jonė publike ėshtė e dobėt edhe pėr faktin e thjeshtė se ajo nuk mund tė zbatojė paketėn ligjore pasi ėshtė e varur nga politika e partisė qė drejton vendin. Procedurat pėrzgjedhėse tė specialistėve nė dikastere tė ndryshme nuk zbatohen sepse emėrimet politike nuk lėnė vend pėr njeriun e punės. Kėto kaluan ēdo cak pas shpėrthimit publik tė kontradiktave nė Partinė Socialite (shembulli mė i qartė janė emėrimet dhe shkarkimet nė dogana).
Figura e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė ministrisė, i cili pretendohet tė jetė specialisti mė i lartė i dikasterit dhe i “depolitizuar” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kukull nė duart e drejtuesve politikė.

Policia dhe krimi i organizuar
Sipas raportit tė BE-sė, reforma nė Ministrinė e Rendit po ecėn me hapa tepėr tė ngadalta. Edhe pse ėshtė ngritur struktura e re e policisė kriminale, ajo nuk po i plotėson detyrat e veta nė drejtim tė respektimit tė shtetit ligjor. Policia gjyqėsore as nuk ėshtė e specializuar dhe as e pajisur, kryesisht, nė luftė kundėr krimit tė organizuar. Nė kėtė kontekst, edhe njėsitė e posaēme, qė janė ngritur pėr tė luftuar krimin e organizuar, kanė mungesa tė theksuara personeli, nuk kanė mandat tė qartė dhe mbėshtetjen e nevojshme politike pėr tė kryer detyrėn, si p.sh., Qendra Antitrafik e Vlorės, etj.
Nė tė gjithė ngrehinėn e Ministrisė sė Rendit qėndrimet dhe emėrimet politike janė mė rrokėset se nė tė gjithė administratėn tjetėr publike. Korrupsioni ėshtė gjithėpėrfshirės. Ai ka prekur nivelet mė tė larta tė hierarkisė civile tė Ministrisė sė Rendit dhe tė Policisė. Kėtu nuk dua tė zgjatem me dosje tė panumėrta korruptive sepse kjo nuk ėshtė detyra ime, por do tė pėrmend vetėm faktin e problemit tė pasaportave, i cili nxjerr nė pah bashkėpunimin nė afera tė pista. Por, siē tregojnė edhe shkarkimet e fundit, policėt janė gjithmonė viktimat e para tė politikės, ndėrsa krimi i organizuar vazhdon tė jetė njė problem i madh serioz pėr sigurinė e qytetarėve dhe tė vendit. Ai, sot drejton politikėn dhe ekonominė, nuk lejon apo minon zbatimin e shtetit ligjor, zhvillimin e vendit dhe dėshirėn popullore dhe pėrpjekjet pėr integrimin e Shqipėrisė. Retorika qeveritare pėr “suksese” nė kėtė drejtim nuk ka mundur kurrsesi tė bindė ndonjė, si brenda dhe jashtė vendit.
Lufta kundėr krimit tė organizuar pengohet gjithashtu edhe nga mungesa e dėshirės pėr tė bashkėrenduar veprimtarinė ndėrmjet policisė sė shtetit, policisė hetimore, strukturave tė specializuara, Prokurorisė sė Pėrgjithshme, si dhe gjykatave. Si pasojė, nė shumė raste kriminelėt lihen tė lirė. Nė rastet kur kapen, nuk gjykohen pėr krimet qė kanė bėrė ose largohen nga salla e gjyqit dhe autoritetet ia lėnė pėrgjegjėsinė njėri-tjetrit. Kėshtu, strukturat pėrgjegjėse kundėr krimit tė organizuar nuk janė nė gjendje tė pėrfitojnė me efikasitet nga ndihmat qė ofron SHBA dhe Bashkimi Evropian (nėpėrmjet programit CARDS). Kjo situatė pengon, gjithashtu, realizimin efektiv edhe tė ndihmave tė dhėna nga Iniciativa e Paktit tė Stabilitetit kundėr Krimit tė Organizuar (SPOC), Task Forca e Paktit tė Stabilitetit kundėr Trafikimit tė Qėnieve Njerėzore (SPTF), si dhe nga Iniciativa Antikorrupsion e Paktit tė Stabilitetit (SPAI).
“Strategjia” qeveritare pėr eliminimin e krimit tė organizuar dhe sukseset nė kėtė drejtim kanė mbetur stoli i intervistave televizive dhe objekt i pėrhershėm kritike nė konferencat e Londrės dhe Brukselit, siē qe edhe ajo e para disa javėve.
Krimi i organizuar galopant, i cili ka infiltruar nė sektorė tė politikės sonė ekonomike dhe nė jetėn tonė tė pėrditshme ėshtė fokusuar nė aktivitete, tė cilat janė tė lidhura me kushtet, nevojat, si dhe me mėnyrėn e jetesės sė shoqėrisė sonė. Organizatat kriminale shqiptare qė po perfeksionohen sipas kushteve tė reja godasin shoqėrinė tonė tė sotme nė disa drejtime:
- Nė pavarėsinė e shtetit: ato dhunojnė kufijtė kombėtarė dhe shteti i sotėm nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė trafiqet e paligjshme nė territorin tonė duke vėnė nė pikėpyetje sigurinė e vendit.
- Nė shoqėri: krimi i organizuar po kėrcėnon vlerat bazė, legale dhe politike, qė pėrbėjnė elementin lidhės tė shoqėrisė sė sotme shqiptare. Nga ana tjetėr, duke korruptuar ose kėrcėnuar autoritetet legjitime, ai minon institucionet bazė.
- Nė stabilitetin kombėtar dhe kontrollin e shtetit: organizatat kriminale qė veprojnė nė vendin tonė, nė shumė raste, kanė krijuar struktura autoritare tė bazuara nė ekonominė informale. Ato po pėrdorin forcėn e tyre kundėr shtetit dhe pėrfaqėsuesve tė tij duke sfiduar monopolin e tij nė pėrdorimin legal tė dhunės.
- Nė ekonominė e tregut: objektivat e kėtyre organizatave kriminale janė kryesisht ekonomike. Ekonomia informale po shkatėrron ekonominė legale shqiptare dhe minon pėrpjekjet pėr tė siguruar njė ekuilibėr ekonomik. Sot, krimi i organizuar nė vendin tonė po ndjek parimet strukturore dhe organizative tė ekonomisė sė tregut dhe ėshtė vetėfinancues. Shuma tė mėdha parash pastrohen nė shumė mėnyra dhe ata qė e bėjnė kėtė punė konsiderohen si biznesmenė tė suksesshėm dhe tė respektuar.
- Nė drejtim tė shtetit ligjor: paratė janė qėllimi kryesor i krimit tė organizuar dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė dobėsojnė shtetin e sė drejtės, si dhe funksionimin ligjor tė shoqėrisė dhe tė qeverisjes sė vendit. Sektorė tė veēantė tė ekonomisė kanė rėnė viktima tė kriminalitetit dhe tė njė rrjeti varėsie tė vazhdueshėm midis vendimmarrėsve qeveritarė dhe organizatave kriminale.
- Nė drejtim tė individėve: siē dihet, tek ne njė nga objektivat kryesore tė kėtyre organizatave kriminale ėshtė trafiku i klandestinėve, i grave dhe fėmijėve.
- Nė demokratizimin, privatizimin, zhvillimin dhe integrimin e vendit: nė kushtet e sotme tė vendit tonė kur sistemi juridik ėshtė i dobėt dhe kur korrupsioni ėshtė ngjitur lart dhe ka gllabėruar klasėn politike drejtuese, krimi i organizuar nga problem individėsh rrezikon tė kthehet nė njė problem sistemi dhe institucionesh.

Kontrolli kufitar
Kontrolli kufitar apo menaxhimi i problemeve kufitare, sidomos nė pjesėn veriore tė vendit, mbetet ende njė problem i madh serioz thonė raporuesit pėr asocim me BE-nė.
E keqja hyn nga dera dhe dyert e vendit janė pikat doganore, tė cilat janė kthyer nė gangrena apo hiena tė ekonomisė, politikės dhe sigurisė sė vendit. Policia kufitare nuk ėshtė e pajisur si duhet pėr tė kryer detyrėn dhe i mungon njė strategji e qartė si pėr kontrollin e kufijve tokėsorė, ashtu edhe ata detarė. Institucionet qė drejtojnė kontrollin kufitar nuk kanė dhe nuk pėrpiqen tė bėjnė apo tė sigurojnė analiza serioze pėr situatėn. Informacioni, qė ata zotėrojnė, ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė luftuar me efikasitet kontrabandėn dhe trafikun e paligjshėm gjithmonė nė lulėzim. Strategjia qė zbatojnė nuk siguron bashkėrendimin midis kontrolleve tė efektshme dhe procedurave qė lehtėsojnė kalimin e kufirit. Nga ana tjetėr, nuk ėshtė pėrcaktuar ende qartė roli i policisė kufitare dhe punonjėsve tė doganave kufitare. Pasqyrė e pikave tona doganore janė vjedhjet skandaloze, qė pėrcillen ēdo dy-tre muaj me shkarkime dhe emėrime “tė reja”, d.m.th.: me emra tė padėgjuar mė parė pėr publikun e gjerė, por qė janė pjesėtarė tė rretheve tė ngushta tė drejtuesve tė shtetit tė sotėm. Kėto emėrime nuk ndjekin asnjė procedurė konkurrimi dhe bien ndesh me tė ashtuquajturin kod doganor. Paratė qė i vidhen buxhetit tė shtetit nė dogana janė me dhjetėra milionė dollarė.
Nė kėto kushte, bashkėpunimi me fqinjėt apo zbatimi me rezultat i marrėveshjeve, tė realizuara me ta, pothuajse ėshtė i pamundur.

Pastrimi i parave
Strukturat tona, qė shėrbejnė pėr tė luftuar pastrimin e parave, janė shumė tė dobėta pėr tė pėrballuar kėtė fenomen dhe ende nuk mbėshteten plotėsisht nga paketa pėrkatėse ligjore. Nė tė gjitha rastet ato nuk kanė qenė nė gjendje tė ngrijnė asetet dhe investimet qė bėhen si rezultat i aktiviteteve kriminale. Ministria e Financave, Banka e Shqipėrisė dhe Prokuroria e Pėrgjithshme nuk janė nė gjendje tė bashkėpunojnė nė kėtė drejtim dhe mėnyra se si kryhen veprimet ekonomiko-financiare nė vendin tonė vėshtirėson luftėn kundėr pastrimit tė parasė. Sistemi ynė i sotėm bankar-financiar nuk ėshtė nė gjendje ta ndalojė kėtė fenomen, por as sektorė tė tjerė ekonomikė, tė cilėt janė pėrdorur pėr kėtė qėllim, si p.sh: sektori i ndėrtimit dhe turizmit.

Lufta kundėr terrorizmit
Lufta kundėr terrorizmit ėshtė njė veprimtari me pėrparėsi e vendit tonė. Ajo ka tė bėjė edhe me zgjedhjen tonė se ku duam tė shkojmė dhe me kė duam tė jetojmė. Ajo ka tė bėjė me interesat dhe vlerat tona, si: dinjiteti, historia jonė, kultura, toleranca, respekti pėr traditat tona, pėr shtetin e sė drejtės, pėr ekonominė tonė tė hapur dhe tė lirė.
Pavarėsisht nga deklaratat e qeveritarėve tė ndryshėm, situata e pėrgjithshme politike nė vend kufizon dita-ditės kontributin nė kėtė luftė.
Sė pari, pėr shkak tė institucioneve, tė cilat nuk janė nė gjendje tė pėrdorin me efikasitet dhe tė pėrfitojnė nga strukturat diplomatike, ekonomike, informative, financiare, zbuluese, si dhe nga ato qė merren me zbatimin e ligjit pėr tė shkatėrruar mjedisin, qė mundėson individė tė ndryshėm tė vihen nė mbėshtetje tė terrorizmit.
Sė dyti, pėr vetė faktin se autoritetet drejtuese qė merren me kėtė veprimtari, sipas vetė deklaratave tė tyre, janė tė lidhur me botėn e krimit.
Sė treti, lufta kundėr terrorizmit pėrfshin bashkėpunim tė ngushtė me polici tė tjera, apo me struktura evropiane si: Europol-i dhe Eurojust-i, por bashkėpunimi ynė me to ėshtė i kompromentuar sepse shumė specialistė, qė e kanė pėr detyrė ta zhvillojnė kėtė luftė, po dalin tė korruptuar dhe tė lidhur me krimin. Numri i atyre qė janė liruar nga detyra nė Ministrinė e Rendit, vetėm javėt e fundit, ėshtė me dy shifra. Sė fundi, lufta kundėr krimit tė ēdo lloji nuk bėhet nė “Top Channel”, po nė terren me njė strategji tė kuptueshme, angazhim tė plotė dhe gjithėqeveritar.

Epilog
Ne, shqiptarėt, nė kėtė fundviti dhe fillimshekulli duhet tė mendojmė pėr stinėn e re. Tė bėjmė pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr tė ndryshuar faqe dhe tė rinisim pėrparimin. Ne kemi njė qėllim tė pėrbashkėt dhe tė pėrhershėm, prandaj duhet tė vendosim tė fillojmė udhėtimin e ri.

*) Sekretar pėr Sigurinė Kombėtare nė PD

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara