HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse nuk vjen Nano nė Shqipėri?!

-- nga Lutfi Dervishi, 14.08.2003

Lutfi Dervishi Askush nuk duhet tė nxitohet dhe tė thotė se nuk do. Fatos Nano ėshtė njeriu qė vazhdimisht flet pėr "Shqipėrinė tonė tė dashur!". Kjo nuk ėshtė pak. Problemi ėshtė se ka disa pengesa objektivisht tė pakalueshme qė z. Nano nuk po bėhet mbarė tė bėjė njė vizitė nė Tiranė. Axhenda e ngjeshur e pushimeve nėpėr Mesdhe e ka detyruar kryeministrin tė shtyjė ardhjen nė Tiranė, por kėshilltarėt e tij garantojnė se nuk ėshtė nė pyetje a?, por kur? qė nė shqip do tė thotė se pyetja a do tė vijė e ka pėrgjigjen po brenda, ėshtė vetėm problemi i kohės. Nė gjuhėn gjysėm diplomatike burime pranė kryeministrit thonė se kur tė piqen kushtet z. Nano do tė vijė patjetėr nė Tiranė.
Burimi sqaron se "pjekje e kushteve" do tė thotė qė kryeministri Nano tė bindet plotėsisht se stabiliteti institucional, politik dhe ekonomik i vendit ka hyrė nė rrugė tė pakthyeshme! Drejtues tė organizatave joqeveritare e bashkė me to edhe zyrtarė tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar kanė paraqitur raporte pozitive qė e rendisin Shqipėrinė nė radhėn e vendeve tė pjekura nga pikėpamja demokratike, por kjo nuk ka qenė e mjaftueshme pėr tė bindur Fatos Nanon.
"Me letra kėta e bėjnė Shqipėrinė si Kaliforni, por nuk ka lindur akoma ai burrė qė tė ma hedhė mua", ka thėnė Nano. Mė pas ai ka shtuar se pa u zgjidhur problemi i ujit tė pijshėm, energjisė elektrike (pėr Shkodrėn nė vecanti), papunėsisė, emigracionit tė paligjshėm dhe monopoleve nė biznese ai nuk do tė paraqitet nė pikat e kalimit kufitar me Shqipėrinė! Lista e kėrkesave tė z. Nano vjen vazhdimisht duke u shtuar!
Brenda sesionit tė ardhshėm tė Parlamentit qė do tė mblidhet nė muajin shtator z. Nano pret tė zgjidhet problemi i kompensimit tė ish tė dėnuarve politikė. Nė kėtė pikė Nano ėshtė treguar shumė kėmbėngulės dhe ka paralajmėruar se nėse nuk realizohet kompensimi njė mė njė, jo pėr cdo ditė, por pėr cdo orė burg politik, ai do tė kthejė paratė e veta tė burgut! Tė njėjtėn ndjeshmėri kryeministri ka treguar edhe pėr cėshtjen e kompensimit tė ish pronarėve. Tė kompensohen deri nė qindarkėn e fundit me toka nė bregdet!

Qeveria 1001 procka pėr tė kthyer kryeministrin!

Qeveria shumė e shqetėsuar pėr mungesėn e kryeministrit kėrkon qė ai tė kthehet nė Tiranė. Nė kuadėr tė kėtij shqetėsimi duhet parė edhe deklarata e Ministrit tė Mbrojtjes Majko se po shkova nė mbledhjen nė Mal tė Zi do tė vras ministrin e Mbrojtjes sė Serbisė! Majko, thotė njė kėshilltar i kryeministrit e ka bėrė kėtė deklaratė pėr tė nxehur z. Nano qė ai tė vijė urgjentisht nė Tiranė. Por z. Nano e ka pritur me tė qeshur kėtė deklaratė ashtu si radhėn e parė kur i thanė se Pandi ka kėrkuar njė tunel poshtė Adriatikut pėr t' u lidhur me Italinė. Nė atė kohė Nano tha: "Sa mirė qė flet Pandi kėshtu! Media dhe ai (Berisha) do merren me tė dhe jo mė atė qė (nuk) bėj unė. zėvendėskryeministri Meksi, qė ka filluar tė shfaqet shpesh edhe nė uebsajtin e kryeministrisė (kur ishte Meta zėvendėkryeministėr faqja ishte programuar nė mėnyrė tė tillė qė sapo tė formoheshin gėrmat m e t a, tė refuzoheshin automatikisht nga kompjuteri)- pra zonja Meksi, ka hedhur njė llaf me gjysėm zėri se nuk do tė presė asnjė tė huaj as edhe komisionin e negociatave me Bashkimin Europian, pa u kthyer kryeministri Nano!

Zgjidhja!

Eshtė njė sekret qė e dinė tė gjithė se z. Nano nuk ka qef tė shkojė nė punė dhe po ashtu edhe tė ndjekė mbledhjet e qeverisė dhe punėra tė tjera qė fare mirė mund tė bėhen nga njerėz tė tjerė. Por, edhe pa u dukur fare nė punė sikur nuk shkon! Megjithėse kryeministri nė kėtė pikė ėshtė nė njė gjatėsi vale me 95% tė shqiptarėve, qė nuk mėrziten kurrė duke parė tė tjerėt duke punuar. Por meqė ia kėrkon detyra dhe meqė presioni qeveritar ka ardhur duke u shtuar z. Nano e ka gjetur zgjidhjen. Pas njė pune kėmbėngulse nėpėr brigjet e mesdheut ai ka gjetur njė sozi. Po, po njė Sozi! Pėr fat ai i ngjan shumė, vetėm se ka syze. Por edhe ky problem do tė rregullohet me njė operacion special!. Pas operacionit janė paraparė edhe dy tri javė instruktime pėr tu njohur me situatėn nė vend. Duke qenė shqiptar i Turqisė nuk ka problem me gjuhėn, vetėm se i duhet tė ambientohet pak me xhinin dhe njė vėshtrim (sytė gati tė mbyllur) shumė tė menduar.
Pėr tė qenė sozia nė korrent me ngjarjet e ditės, kryeminstri ka urdhėruar zhbllokimin e transmetimit tė televizionit satelitor ALSAT. Kėshilltarėt, tė brendshėm dhe tė jashtėm po punojnė me shokun Nano qė sapo tė kthehet nė atdhe tė mos ketė nevojė qė "sefte tė orientohet", por direkt tė fillojė punė si kryeministėr!
Pra tė gjithė ata qė pyesin se ku ėshtė Nano? Pse nuk po vjen Nano? Shumė shpejt do t'a kenė nė mesin e tyre. Jo atė tė vėrtetin, por njė Nano do t'a kenė. Nė kohėn e sotme kur imazhi ėshtė gjithcka sozia e z. Nano do t'a kryejė pėr mrekulli punėn e kryeministrit. Dhe kur kėtė punė e ka bėrė i pari, pse tė mos e bėj (edhe mė mirė) i dyti.
Pėr fund vjen edhe pyetja e natyrshme: Po Nano i vėrtetė kur do tė kthehet. Pėrgjigja ėshtė e qartė: kur tė plotėsohen kushtet e pėrmendura mė sipėr. Pėr ata qė duan tė dinė me saktėsi se ku ėshtė kryeministri pėrgjigja e saktė ėshtė: nuk ndodhet nė Shqipėri! Harruam gjėnė mė tė rėndėsishme: kryeministri nuk kthehet, ndoshta se pse nuk ka para pėr t'u kthyer. Nėse ndokush pyet ku i gjeti paratė e pushimeve: ky ėshtė sekret shtetėror.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara