HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aksidentet dhe Siguria Rrugore

-- nga Ing. Lek Tushaj*), Shekulli, 22.05.2003

Siguria rrugore eshte nje problem jo vetem per vendin tone por dhe per shume vende te zhvilluara, per ato qe kane hyre ne rrugen e zhvillimit dhe per vendet ne tranzicion. Vendi yne ne kete kuader te gjere, ze nje vend mjaft kritik per numrin e aksidenteve rrugore krahasur me rrjetin e tij rrugor si dhe me numrin e popullsise.

Hapja e shpejte ekonomike e vendit, drejtimi drejt nje shoqerie kapitaliste, ku transporti individual privat nuk eshte me nje tabu, shoqeria shqiptare ndryshoi ne nje menyre teper te shpejte te llojit te transportit nga ai kolektiv shteteror ne ate privat, kjo dhe per faktin e politikave te ndjekura nga qeverite shqiptare per liberalizimine plote te transportit. Rritje te madhe dhe te menjehershm pati dhe transporti individual privat. Rritja e tyre solli si pasoje rritjen ne nje shkalle te larte te mjeteve motorike ne perdorim te qytetarve qe per pasoje solli dhe rritjen me ritme shume te shpejta te numrit te aksidenteve. Rritja me keto hapa shume te shpejte te aksidenteve te trafikut rrugor erdhi si pasoje e mungeses totale te kultures se trafikut per shoqerine shqiptare, mos pasje e nje kuadri te qarte legal ne lidhje me trafikun dhe si pasoje te synohet parandalimi i aksidenteve.

Aksidentet jane pasqyre e nivelit te sigurise rrugore, jane nje problem serioz ne te gjithe boten, ne pikepamjet sociale, shendetesore dhe ekonomike, madje thuhet se qe aksidentet rrugore ne pergjithesi eshte shkaku i dyte me i madh i vdekjeve per njerezit, qe ekonomikisht jane aktive ne shumicen e vendeve. Nje shifer teper e larte e vdekjeve jepet nga Organizata Boterore e Shendetsise rreth 800 000 veta vdesin cdo vit si pasoje e aksidenteve rrugore dhe me shume se 24 milion plagosen, ku kostoja ekonomike per vendet si ne rastin e vendit tone, ku te ardhurat per fryme jane te uleta eshte afersisht 1% e GDP. Sot aktualisht vdekjet nga aksidentet rrugore renditen ne venditn e 9, por parashikohet qe ne vitin 2020 te zere vendin e trete.

Sipas te dhenave te organizmave nderkombetare qe kane vezhguar kete fenomen ne vendin tone rezulton te jete kjo tablo: per cdo 10 mije mjete motorike ndodhin 18-20 aksidente, perkundrejt 5 qe ndodhin ne vendet e Europes Qendrore dhe Lindore pra eshte 3,5 here me e larte, shifer kjo shqetesuese po te kemi parasysh neivelin e rrjetit rrugor dhe ate te motorizimit. Qe nga viti 1993 dhe deri tani rezulton te kemi afersisht 5000 aksidente me afersisht 7000 viktima, nga keto 3224 te vdekur, ose 1 person per cdo kilometer rruge nacionale si dhe 3800 te plagosur apo te gjymtuar.

Ne nje fare menyre, te gjithe ne jemi perdorues te rruges si ne rolin e drejtuesit te automjetit, ne rolin e kembesorit, ne rolin e te ecurit me biciklete ose ne rolin e pasagjerit pra per te gjithe ne problemi i sigurise rrugore eshte nje problem qe na takon te gjitheve. Ne nuk duhet te presim qe viktimat e shkaktuara nga aksidentet rrugore te shtohen nga dita ne dite dhe te shohim se si cdo dite, cdo jave, disa nga miqte tane, fqinje, anetare te familjeve tona, ose te tjere, fillojne nje udhetim qe ata kurre nuk e perfundojne. Cdo dite, cdo jave shume te tjere demtohen ne aksidentet rrugore ne rrugen nga shtepia ne pune, o nga puna ne shtepi, duke ikur per te blere ose per ndonje shetitje, te cilet ne shumicen e rasteve behen invalide, per pjesen tjeter te mbetur te jetes, te cilet dashje pa dashje shkaktojne nje dem te madhe per shoqerine. Me e keqja eshte kur femija humb nenen, babane dhe njerez te tjere te aferm te familjes, gje qe shkakton trauma te medha sociale dhe ekonomike tek keto njerez. Te mos harrojme se nje pjese e mire e spitaleve qe merren me nderhyrjet per trauma, jane te zene nga viktimat e shkaktuar ne aksidentet rrugore.

Te mos bejme sikur nuk shohim dhe nuk degjojme sepse te gjithe ne, jemi deshmitare te buqetave me lule ne buze te rrugeve dhe per cudi vazhdojne dhe te shtohen nga dita ne dite, dhe sidomos tani kur rrjeti rrugor po permiresohet dhe shpejtesia e levizjes se mjeteve motorike shtohet. Kjo vjen si pasoje e mos pasjes se shkalles me minimale te kultures se trafikut si dhe mungese thuajse te plote te informimit te qytetareve, por nuk duhet anashkaluar dhe pergjegjesite qe kane organet administrative, qe kujdesen per rrjetin rrugor, te cilet ne shumicen e rasteve kane demonstruar paaftesine e tyre ne paraprirjen e ketyre fenomenve dhe per me keq nga viti ne vit, numri i aksidenteve eshte ne rritje, cka do te thote se nuk merr rendesine e duhur ky fenomen teper shqetesues.

Ne kete kuader verehen shume mangesi si ai i edukimit te qytetarve per sigurine rrugore, nje kuader jo i plote ligjor per perdoruesit e rruges dhe institucione te dobeta per te zbatuar dhe ndjekur kete fenomen. Gjithsesi pa lene pas dore keto qe permendem me siper nje fenomen teper shqetesues per shoqerine shqiptare eshte nje mungese e informimit, per rendesine qe duhet t'i kushtohet problemit te sigurise rrugore.

Reduktimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurise se trafikut eshte nje gje jo e lehte, e cila kerkon perpjekje te gjithanshme nga shume eksperte si; planifikues, ndertues rrugesh, forca te policise, mesues etj. dhe shume organizata lokale dhe nacionale, organizata qeveritare dhe administrative, te cilet duhet te punojne se bashku ne realizimin e kesaj detyre. Ne nuk mund te pretendojme tani eleminimin e aksidenteve rrugore, por ne duhet te perpiqemi t'i reduktojme ato me sa mundesi qe kemi, si financiare ashtu edhe njerezore. Edhe vendi yne si shume vende te tjera pranon fenomenin e aksidenteve te trafikut rrugor krahasur me avantazhet qe sjell modernizimi trafikut.

Nese ne duhet te studiojme kete fenomen, na duhet qe gjerat t'i marrim te lidhura njera me tjetren: aksidentet, rruget, perdoruesi i mjetit, ambienti shoqeror dhe trafiku. Nga studime te ndryshme del e qarte se pjesa me e madhe e aksidenteve jane pasoje e sjelljes se qenieve humane pikerisht e atyre qe drejtojne automjete ose atyre qe shkelin rregullat e trafikut. Sekondar ne aksidente eshte dhe gjendja teknike e automjeteve.

Me qellim paraprirjen e aksidenteve rrugore duhet vene theksi ne disa elemente kryesore nga te cilet mund te permendim:

1. Sensibilizimi i qytetarve nepermejt fushatave te ndergjegjesimit publik, duke parashikuar qe kultura e trafikut te perfshihet ne sistemin arsimor parashkollor,
2. Zbatimi i rregullave administrative ne menyre te perpikte dhe strikte te organeve te sherbimit te transporti rrugor, te cilet jane pergjegjes per kontrollin e automjeteve si dhe nga ana e policies rrugore qe per fat te keq lene shume per te deshiruar, pikerisht jane dy ente qe akuzohen shpesh here per nivel te larte korrupsioni, por atyre duhet t’ju behet e qarte se nese ne nje ent tjeter korrupsioni pengon zhvillimin, ne keto ente korrupsioni sjell vdekje.
3. Rrjeti rrugor duhet te permiresohet ne menyre imediate, nuk mund te pretendohet sjellja e tij ne nje nivel te krahasueshem me ate perendimor por ama nje kujdes me i madh duhet per pikat e rrezikut, si dhe me sinjalistiken horizontale dhe vertikale.

Nga pershkrimi i ketij fenomeni rezulton se problemet qe kane te bejne me sigrurine rrugore dhe me parandalimin e aksidenteve te trafikut rrugor, jane komplekse. Mbetet detyre thelbesore e te gjithe organeve administrative, qe te hartojne plane konrete nderhyrjesh, me qellim reduktimin e tyre, duke percaktuar edhe afate kohore.

*) Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Inxhinierise Civile, Tirane

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara