HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drama e medias shqiptare

-- nga Fatos Lubonja

Fatos Lubonja "Ne kete paragraf ndihet nje ironi e panevojshme ndaj Shqiperise"- shkruan pergjegjesi i komenteve te "Shekulli"-t ne shpjegimet qe ka shperndare via e-mail lidhur me cenzurimin e shkrimit tim "Politikanet shqiptare dhe lufta ne Irak"- duke marre pergjegjesine per mosbotimin e shkrimit. Nderkaq, ne shpjegimet e tij, kryeredaktori thote se "ka qene i mendimit qe shkrimi te botohet"- kurse shefi i etikes se "shkrimi nuk kishte ndonje problem qe te justifikonte mosbotimin." Nderkohe, te tre bejne kujdes te vene ne dukje se ne cenzurim nuk ka dore pronari, pa kuptuar se, nese vec e vec aresyetimet e tyre edhe mund ta fshehin te verteten, te tre se bashku e nxjerrin ate lakuriq. Sepse nuk ka gazete ne bote ku vendimi i nje gazetari faqesh te jete me i rendesishem sesa ai i kryeredaktorit, aq me teper kur me te pajtohet edhe shefi i etikes. Jo vetem, por ne fund te faqes se komenteve eshte vene shenimi, (vertet i panevojshem), se opinionet e shprehura ne kete faqe jo domosdoshmerisht perputhen me politiken redaksionale te gazetes. Pra as zelli patriotik i pergjegjesit te ri te faqes se komenteve, i cili merr guximin te behet pastruesi i mases se panevojeshme te ironise ne nje shkrim, nuk mund te jete shpjegimi i shkakut pse nuk u botua shkrimi.

Prandaj eshte e qarte se ne skenarin e ketij cenzurimi mungon personazhi kryesor. Ne fakt kjo drame me njerez dhe marioneta, qe ne thelb eshte drama e medias shqiptare, ka personazhe te tjere kryesore: pronarin e gazetes dhe politikanet e rradhes "miq" te tij. Jane keta qe terheqin fijet e personazheve kukulla qe dalin ne paraskene, te cilet, per fat te keq, jane gazetare qe kane per mision pikerisht te na tregojne te verteten e dramave qe ndodhin ne shoqerine tone. Dhe, nese cenzurimet jane aktet qe shpesh mbeten te padukshem, ato qe publiku sheh ne faqet e perditshme te gazetave jane aktet e dukshme te kesaj drame.

E verteta e cenzurimit

Nuk do shume mend per te kuptuar se historia e cenzurimit te shkrimit tim, te cilin po e perdor vetem si ilustrim te shume cenzurimeve qe ndodhin ne median shqiptare, eshte ndryshe. Aresyet nuk lidhen me ndonje fryme koherente te gazetes, as me patriotizmin apo proamerikanizmin e shefit te komenteve dhe as me shkelje te etikes. Ato lidhen me nje fushate blerjesh te mediave nga ana e kryeministrit Nano dhe me konkretisht, sic doli edhe ne nje debat televiziv, me shumen prej 400 mije dollaresh qe kryeministri i ka dhene se fundi kompanive te tjera te pronarit te "Shekulli"-t. Fakti qe "Shekulli" ka cenzuruar edhe nje shkrim te ish presidentit Mejdani qe kritikonte Nanon, qe, sic del ne ambjentet gazetareske, ka cenzuruar duke shkurtuar edhe artikuj te tjere ne te cilet flitet ne menyre kritike per Nanon, por mbi te gjitha vete fytyra gjithembeshtetese ndaj Nanos qe ka marre gazeta "Shekulli" nuk lene dyshim per kete. Denoncimi qe i beri "Klan" perpjekjeve te Nanos per te blere edhe televizionin e tyre, deklarimi ne media se e shoqja e Nanos ka blere 25% te aksioneve ne televizionin tjeter kombetar privat TVA i vene kapakun kesaj te vertete.

E pra, jo me shume se nje vit me pare njeriu qe beri luften kunder kryeministrit Meta edhe duke e akuzuar ate si bleres te medias, sot kerkon te bleje me shume sesa vete Meta, mundesisht te gjithe median shqiptare, nepermjet aleances fluide kesaj here me nje tjeter masakrues te lirise se medias, kryebashkiakun Rama, tenderuesi me i madh keto kohet e fundit i kompanive te pronarit te "Shekulli"-t.

Ne fakt kjo eshte nje drame qe ka kohe qe luhet ne skenen shqiptare, pothuajse ne te gjitha mediat, qe ka per viktime lirine e shprehjes, gazetaret, publikun, por ne nje kuptim me te gjere edhe politiken shqiptare e cila, qe t'i sherbeje vertet shoqerise dhe vendit, ka nevoje per informim dhe jo dizinformim e manipulim. Ėshte per tu pershendetur qe ka megjithate gazetare kurajoze qe nuk e shmangin kete debat. Nje i tille u zhvillua ne "Vizion Plus" para disa ditesh. Me poshte dua te trajtoj ndonje argument qe me ngacmoi ay debat.

Media si ekonomi tregu e tjetersuar

Kush ka para eshte i lire te beje nje gazete, kush nuk ka para nuk mund te beje nje gazete ashtu sikurse nuk mund te beje nje kafe bar, restorant, hotel apo motel. Mirepo qe te kesh para duhet te kesh biznese te tjera. Tek e fundit vijme ne perfundimin se "te lire" per te bere nje gazete jane vetem biznesmenet. Dhe pa dyshim nuk mund t'i ndalohet nje biznesmeni hapja e nje biznesi tjeter. Keto jane argumentet qe degjon nga pronaret e medias qe me se pari e kane filluar aktivitetin e tyre me biznese te tjera dhe qe sot kane ne duar mediat me te fuqishme te vendit. Mirepo ajo qe bije ne sy eshte se malli mediatik qe ata prodhojne shpesh eshte nen koston e prodhimit te tij. Atehere, me cfare llogjike keta biznesmene i futen ketij biznesi me humbje? Sic doli qartazi edhe nga debati i se premtes kompensimet vijne nga burime te tjera: nga perfitimet qe pronari nxjerr nga kercenimet apo sherbimet qe u ben politikaneve qe kane ne dore t'i ndihmojne ose pengojne bizneset e tyre te tjera. (Me kete nuk dua te them se ne hapjen e mediave nuk ka fare pasion apo vokacion nga ata qe e hapin, dhe as qe kjo lloj mediaje nuk ka bere fare informim, por se edhe ne raste te tilla mekanizmi i siperpermendur i tjeterson pasionet dhe e dhunon shpesh informimin e drejte.) Mekanizmi ne fjale hedh poshte argumentin sipas te cilit nese nje gazete psh. genjen, humbet kredibilitetin dhe keshtu do te eliminohet nga tregu. Se pari, keto gazeta jane investime qe nxjerrin perfitime te menjehereshme te medha nga ky lloj biznesi dhe as mund te pritet qe pronaret e tyre te mendojne ne menyre afatgjate kur fitojne miliona vetem me nje allishverish me politikanet. Se dyti, mbeshtetja politike dhe ekonomike e mban gjalle kete lloj mediaje duke mos ia nenshtruar ligjeve te konkurences se lire dhe te barabarte. Se treti, dihet fuqia qe ka media per te krijuar nje bote virtuale nepermjet te cilet manipulon opinionin publik duke fryre sukseset e duke fshehur deshtmimet, apo duke devijuar vemendjen e publikut.

Ne thelb, pra, nuk jemi ne tregun e lire, por tek e njejta filozofi sipas te ciles funksionuan piramidat financiare si bomba me shperthim te vonuar.

Shtypi si thenes i se vertetes

Cfare politikash kane gazetat tona dhe kush i ben keto politika? Po te studiosh evoluimin e gazetave me pronare, ne te cilat kam kontribuar prej shume kohesh, do te vesh re pak a shume (ndonese jo gjithmone) nje rruge te tille: ne fillim ato kane nje bord, i cili i jep kredibilitet dhe pretendohet se ben politikat- qe per hir te se vertetes duhet thene se kane qene pa fizionomi sepse ne rastin me te mire eshte projektuar nje politike botimi e hapur per cdo lloj opinioni. Pastaj ky bord zhduket ashtu si ne heshtje dora dores qe gazeta forcohet dhe fiton lexues. Me pas, sic ndodhi ne "Shekulli" psh., hiqet edhe emri i kryeredaktorit nga faqet e gazetes dhe vendoset vetem emri i botuesit, i cili, pra, pasi e ka mprehur mire armen fillon ta personalizoje ate gjithnje e me shume e perdore per interesat e veta. Madje edhe ideja se gazeta eshte e hapur ndaj cdo lloj opinioni, gje qe nuk ndodh ne vendet me te qyteteruara sepse gazetat atje ndertohen mbi nje fryme te caktuar- i sherben atij per te levizur nga te doje ne qendrimet e gazetes. Kesisoj dora dores qe anetaret e bordit, kryeredaktoret, gazetaret e brendshem apo edhe kontribuesit e jashtem japin kontribut per te forcuar reputacionin e gazetes aq me shume e shohin veten te eliminuar ose ne rolin e nje rrogetari qe punon per kete lloj biznesi, shpesh pa patur fuqine per t'u shkeputur qofte per aresye se ky lloj biznesi ka krijuar nje standart jetese mjaft te privilegjuar per gazetaret, qofte edhe per faktin se duke ikur nga shiu i nje pronari mund te bijen ne bresherin e nje tjetri. Ne fakt pushimet e gazetareve jane gjeja me e rendomte ne median tone. Ne rastet me ekstreme ky depersonalizim i gazetarit ka shkuar deri ne perdorimin e tij si mish per top duke ia vene emrin poshte shkrimesh qe i kane shkruar te tjere autore per interesa te pronarit.

Media dhe cenzura

Nje nga argumentet qe eshte sjelle ne debatet e ketyre diteve eshte ai sipas te cilit fakti qe ekzistojne shume gazeta te pavarura ben qe nje shkrim gjithsesi te botohet, Pra, se tek e fundit shtypi eshte i lire edhepse nuk eshte i pavarur. Edhe fakti qe shkrimi im u botua ne tre gazeta perdoret si argument per kete. Por ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte.

Se pari, jo te gjitha mediat kane te njejten audience dhe jo te gjitha gazetat te njejtin numer lexuesi. Pra, nese blen ose kontrollon mediat apo gazetat kryesore pak rendesi ka se mund te sulmohesh ne ato te dores se dyte.

Se dyti, ky lloj "tregu i lire" ka krijuar pluralizmin e mediave te pronareve te caktuar, qe kane interesa dhe bejne politika te caktuara sipas interesave te tyre ekonomike. Ėshte e vertete se keshtu mund te zbulohen disa te verteta dhe se nje gjendje e tille eshte dicka me e mire sesa nje shtyp i kontrolluar nga nje dore e vetme. Por keto te verteta nuk mund te kene kurre kredibilitetin qe do te kishin shkrimet apo informacionet e nje medie e cila dihet se nuk eshte e lidhur me pronare qe e nderrojne qendrimin sipas tenderave.

Se treti, kjo situate krijon edhe veshtiresine e leximit te se vertetes. Qe te lexosh nje te vertete duhet te kesh informacion plus: se me cilin grup politikanesh eshte filan pronar, se cfare tenderash ka marre apo cfare borxhesh ka pa lare ky tjetri, se cfare synon te marre ai i treti e keshtu me rradhe. Mirepo kete lloj informacioni e kane vetem nje grup i vogel njerezish gazetare, politikane, por nuk e ka publiku i gjere. Kesisoj, me kete lloj mediaje, publiku i gjere ne rastin me te mire hutohet dhe nuk beson anjerin, ne rastin me te keq manipulohet.

Se katerti, fakti qe dikush mund te botoje nuk eshte prove e mjaftueshme se media eshte e pavarur. Botuesi Kokedhima u mburr se Fatos Lubonja ka botuar cfare artikulli ka dashur kunder politikave te Edi Rames pa u cenzuruar. Kjo eshte sjelle si prove e lirise se shtypit edhe nga Ardian Klosi ne nje artikull kundra meje ne mbrojtje te Rames. Por fakti se mund te botohet nje artikull apo dy i nje aksh gazetari nuk mjafton per te arritur perfundimin se nje gazete nuk eshte manipulative. Nje gazete e percon mesazhin e vet nepermjet teresise se qendrimeve, menyres se zgjedhjes se informacionit, titujve, faqosjes etj., etj. Po te besh krahasimin se sa kryetituj ka nxjerre "Shekulli" ne mbrojtje te Rames apo ceshtjeve te tij, dhe sa ne mbeshtetje te kritikave te Lubonjes ndaj tij do te konstatosh se shproporcioni eshte i pamate - per vitin e fundit nuk e ekzagjeroj nese them 100 me 1. Po te kesh pastaj parasysh edhe tirazhin e "Shekulli"-t kuptohet se sa pune i ben Kokedhima territ te pushtetarit kunder drites qe kerkon te hedhe gazetari.

Se pesti, ai gazetar qe synon te jete vertet i ndershem dhe i pavarur ne kete sistem ka vetem nje shans: ta thote te verteten duke bredhur nga njera gazete ne tjetren, pra duke shfrytezuar konfliktet e grupeve te ndryshme te interesave. Kuptohet se sa anormale eshte nje gje e tille edhe per dinjitetin e nje gazetari i cili, vec tjerash, kesisoj ka ndjesine se po perdoret.

Ne vend te perfundimit

Ajo cka me duket edhe me e tmerrshme ne kete drame eshte fakti se megjithese i gjithe komuniteti i gazetareve, pronareve e politikaneve e di mire se se si luhet loja qe ata i shfaqin publikut, megjithese e dine se po e cenzurojne kete artikull sepse kjo bije ne kundershtim me kete interes, se po e botojne nje tjeter se kjo u leverdis, se po e sulmojne dike sepse pu u prish marredheniet me aksh politikan, se po i cojne tatimoret nje medie sepse ajo i ka nxjerre filan afere, se po ia fusin kolegut se keshtu i urdheron pronari, se po e bejne kete mbeshtetje per nje cope rruge apo pallat apo truall apo shtepi, te gjithe e luajne kete valle duke bere sikur po heqin nje valle ndershmerie. Te gjithe e shohin se mbreti eshte lakuriq e megjithate vazhdojne te bejne komente mbi veshjen e tij. Si eshte puna qe nuk u skuqet faqja. A guxojne valle t'u thone femijeve te tyre, nje pjese e te cileve duhet te jene te rritur, se kjo eshte nje loje hipokrizie e nevojeshme sepse perndryshe ata nuk do te mund te vazhdojne studimet ne universitetet e Evropes? Apo luajne edhe me femijet lojen e hipokrizise qe luajne me te gjithe publikun? Apo u mesojne atyre idene e vjeter kanunore shqiptare se pjestari i klanit tim eshte me i rendesishemn sesa e verteta dhe e drejta. A e mendojne valle se cfare helmimi moral prodhojne per dite me kete lloj fryme te pamoraleshme qe shperndajne ne eter dhe ne leter.

Zullumi qe ka krijuar kjo gjendje eshte trashur shume. Ka ardhur kohe qe te mendohet seriozisht per shendoshjen e pushteti te katert sepse eshte pak te thuash se liria pa informimin eshte gjithmone ne rrezik. Eliminimi me ligj i konfliktit te interesave qe ben te grumbullohen ne duart e nje grushti mafjozesh pushteti politik, mediatik dhe ekonomik si dhe forcimi i gazetareve qofte ne profesionalizem qofte ne etike profesionale qofte ne aftesine e tyre per tu grupuar e per te mbrojtur, jane dy shtyllat kryesore ku duhet mbeshtetur kjo shendoshje.

Ky artikull botohet ne gazeten "Korrieri", date 26.02.2003


Sqarim i gazetės “Shekulli”

Pas shkrimit tė botuar dje nga Fatos Lubonja nė njė tė pėrditshme, me titull “Drama e medias shqiptare”, ku akuzon gazetėn “Shekulli” dhe botuesin e saj z. Koēo Kokėdhima se kanė censuruar shkrimin e tij “Politikanėt shqiptarė dhe lufta nė Irak”, redaksia e gazetės “Shekulli” e sheh tė nevojshme qė t’i sqarojė lexuesit tė saj, tė vėrtetėn rreth kėsaj ēėshtjeje. Z. Lubonja dėrgoi nė redaksinė e gazetės shkrimin “Politikanėt shqiptarė dhe lufta nė Irak” tė shtunėn mė datėn 15.02.2003. Drejtori i editorialeve, z. Adrian Thano shfaqi menjėherė rezervat e tij profesionale mbi artikullin e z. Lubonja, duke i paraqitur kryeredaktorit mendimin e tij. Sipas z. Thano, shkrimi ishte mediokėr dhe i mbushur me lapsuse llogjike, si i tillė, i pabotueshėm. Kryeredaktori, nga ana e tij, e konsideroi shkrimin tė papėrputhshėm me politikėn redaksionale tė gazetės, por tė botueshėm. Botuesi i gazetės “Shekulli”, z. Koēo Kokėdhima, i njohur me kėtė pėrplasje mes kryeredaktorit dhe drejtorit tė editorialeve rreth orės 12.00 tė mbrėmjes kėrkoi qė diskutimi i kėsaj ēėshtjeje tė shtyhej pėr ditėn e dielė. Ditėn tjetėr, z. Lubonja, pėrmes kryeredaktorit e konsideroi procedurėn e ndjekur nga botuesi i “Shekullit” si bllokim tė shkrimit tė tij, duke kėrcėnuar se do ta denonconte atė nėse shkrimi nuk botohej patjetėr tė dielėn pėr tė hėnėn. Po atė ditė, drejtori i editorialeve, z. Adrian Thano me detyrėn e kryeredaktorit tė ditės sė dielė tentoi tė komunikonte me z. Lubonja pėr tė sqaruar vėrejtjet rreth shkrimit, por z. Lubonja, pasi nuk pranoi diskutime mbi shkrimin, iu pėrgjigj mjaft ashpėr duke e fyer me fjalė tė rėnda. Njė ditė mė vonė, botuesi Kokėdhima i kėrkoi drejtorit tė etikės nė gazetėn "Shekulli”, z. Mark Marku qė tė shqyrtonte mosmarrėveshjet e krijuara. Pas analizės me kryeredaktorin dhe drejtorin e editorialeve, drejtori i etikės, Mark Marku hartoi njė raport me shkrim, ku e konsideronte tė botueshėm shkrimin e z. Lubonja. Pas kėtij raporti, botuesi Koēo Kokėdhima urdhėroi kryeredaktorin qė ta botonte shkrimin ditėn e hėnė mė datė 17.02.2003.

Mark Marku Mė poshtė do tė lexoni sqarimet e drejtorit tė etikės nė gazetėn “Shekulli’, z. Mark Marku rreth kėsaj ēėshtjeje.

Gazeta “Shekulli”
Zyra e etikės
Paraditen e ditės sė hėnė, datė 17 shkurt mė ėshtė kėrkuar nga botuesi i gazetės “Shekulli” z. Koēo Kokėdhima, qė tė organizoj njė diskutim me kryeredaktorin e gazetės “Shekulli” z. Robert Rakipllari dhe sekretarin e kolegjiumit e drejtorin e komenteve tė kėsaj gazete z. Adrian Thano pėr zgjidhjen e njė mosmarrėveshje tė lindur mes tyre pėr botimin e shkrimit tė z. Fatos Lubonja: "Politikanėt shqiptarė dhe lufta nė Irak". Thano ishte pėr mosbotimin e shkrimit, duke paraqitur njėkohėsisht njė listė me shkrim tė vėrejtjeve tė tij, ndėrkohė qė Rakipllari ishte pro botimit tė artikullit.
Pasi e lexova shkrimin, vėrejta se shkrimi nuk kishte ndonjė problem qė tė justifikonte mosbotimin e tij, gjė qė e deklarova nė diskutimin e zhvilluar me Rakipllarin dhe Thanon nė orėn 15:30. Mė pas qėndrimin e paraqita nė kėtė raport tė shkurtėr qė ia komunikova me shkrim dhe me telefon botuesit tė gazetės z. Koēo Kokėdhima dhe strukturave tė tjera drejtuese tė gazetės. Raporti im ishte ky:
"Shkrimi i z. Lubonja: "Politikanėt shqiptarė dhe lufta nė Irak", nuk ka ndonjė problem nga ana etike dhe si i tillė ėshtė i botueshėm. I vetmi problem i diskutueshėm etik i shkrimit ėshtė fraza: "Po t’i shtosh dhe korrupsionin kėsaj ēoroditjeje, diletantizmi, sharlatanizmi dhe mungese tė ēdo ideali do tė dalėsh tek kryetari i kėsaj partie Fatos Nano, i cili e pėrfaqėson atė nė mėnyrėn mė eksplicite".
Fakti qė shkrimi ėshtė nė kundėrshtim me politikėn redaksionale tė gazetės pėr ēėshtjen e luftės nė Irak nuk shėrben gjithashtu si argument pėr mosbotimin e tij, pėrkundrazi ėshtė argument nė favor tė botimit tė shkrimit, pėr faktin se gazeta “Shekulli” shpeshherė ka botuar edhe shkrime tė tjera tė kėsaj natyre ku opinioni i artikullshkruesit nuk pėrkon me politikėn redaksionale. Natyrisht ėshtė nė tė drejtėn e strukturave drejtuese tė gazetės tė pėrcaktojnė botimin e shkrimeve sipas kritereve qė ata vetė i pėrcaktojnė, dhe, nė kėtė rast mosbotimi i shkrimit nuk ėshtė sakrilegj, por duke patur parasysh marrėdhėnien qė z. Lubonja ka me gazetėn, shkrimi duhet tė botohet, duke botuar nė tė njėjtėn kohė edhe shkrime alternative qė i lejojnė gazetės tė pėrēojė mesazhet e veta nė publik".
Pas raportit tim, botuesi i gazetės urdhėroi kryeredaktorin z. Rakipllari ta botonte shkrimin, gjė qė edhe ndodhi po atė ditė, kur shkrimi u botua nė mėnyrė integrale dhe pa asnjė censurim. Nė lidhje me gjykimin e shprehur nga z. Lubonja pėr censurėn e shkrimeve nė gazetėn “Shekulli” dua ta informoj publikun se nuk di tė ketė pasur ndonjė rast qė shkrimet e z. Lubonja tė jenė ndryshuar apo censuruar nė gazetė. Gjatė punės time si Drejtor i Etikės prej njė viti nė kėtė gazetė jam pėrballur me tė gjitha problemet qė ka patur gazeta por asnjėherė, me ndonjė rast kur autori i njė shkrimi tė jetė ankuar pėr censurimin e shkrimeve nga redaksia e gazetės.

Drejtori i etikės: Mark Marku

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara