HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prof. Dr. Martin Berishaj:

Shqiptarėt e Malit tė Zi kėrkojnė tė drejtat qė u takojnė

Prof. Dr. Martin Berishaj

Intervistė me Drejtorin e Drejtorisė pėr Ēėshtjet e Ballkanit, pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Sllovenisė
Prof. Dr. Martin Berishaj

Sot ekzistojnė modelet se si mund tė veprojnė edhe shqiptarėt. Mė specifik ėshtė rasti i Tirolit tė Jugut, qė ka tė drejtė tė bėjė kontrata ndėrkombėtare. Sipas tė drejtės ndėrkombėtare, kur njė vend ka 20 % tė njė nacionaliteti dhe ėshtė i ndarė nė tre cepa, ka tė drejtė tė bėjė vendosjen e kufirit tė vet natyral dhe njėkohisht ka tė drejtė tė ruajė identitetin e vet etnik, kulturėn, gjuhėn, zakonet e tė parėve, rrymat politike qė zhvillohen nė vend. Pėr mė tepėr ky nacionalitet, ka tė drejtė, tė bėjė nėnshkrime tė kontratave me vende tė ndryshme qofshin kėto nė Shqipėri dhe Evropė.

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova DETROIT (Michigan)
Prof. Dr. Martin Berishaj u lind nė Tuz tė Malėsisė. Shkollėn fillore dhe tė mesme e ka kryer nė vendlindje, kurse studimet universitare i ka pėrfunduar nė Fakultetin e Shkencave Politike, ndėrsa magjistraturėn dhe doktoraturėn nė Lubjanė tė Sllovenisė.
Ka punuar si profesor nė Universitetin e Lubjanės nė Departamentin e Shkencave Politike pėr Politologjinė e Pėrgjithshme. Pedagogu mė pas ka doktoruar edhe nė fushėn e Socilologjisė sė Kulturės, kurse sot ėshtė funksionar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Sllovenisė, duke kryer detyrėn e Drejtorit pėr Ēėshtjet e Ballkanit dhe shėrbime tė tjera pranė Ministrisė sė Jashtme.
Ai ėshtė marrė me studime tė politikes historike tė fundshekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit XX. Berishaj mendon se pėr tė analizuar ngjarjet historike qė solli Kryengritjen e 6 Prillit 1911, duhet hedhur vėshtrimi 20 vite mė parė nė Kongresin e Berlinit, pikėrisht mbi nenin 23 tė Kongresit nė fjalė, ku thuhet: "Trojet e Plavės dhe tė Gucisė duhet t’i takojnė Malit tė Zi".
Si pasojė e padrejtėsisė kombėtare, Plava e Gucia ngrihet me armė nė dorė kundėr Malit tė Zi, ku jepen shumė paralajmėrime tė fundit (ultimatume). Zemėrimi i shqiptarėve rritet shumė dhe shqiptarėt gjenden para udhės sė vėshtirė, por tė pashmangshme tė luftės pėr mbrojtjen e ēdo pėllėmbe amtare. Sipas evropianėve ‘bujarė’ qė bėnin pazar me trojet e huaja, ishte menduar qė Hoti e Gruda t’i kalonin Serbisė e Malit tė Zi, tė ashtėquajturės Mbretėri Jugosllave. Pėr kėtė u bėnė pėrpjekje e luftėra tė pėrgjakshme, pėr tė ruajtur ato troje nėn ēatinė e shtetit amė, Shqipėrisė. Deri nė vitin 1881-1913, kur ndodh kriza e madhe ndėrkombėtare e Shkodrės, Mali i Zi nuk ka mundur tė depėrtojė nė Shkodėr, sepse kreshnikėt luftėtarė shqiptarė u bėnė njė ledh i madh mbrojtės pėr trojet shqiptare.
Prof. Dr. Martin Berishaj, mbi bazėn e burimeve tė reja historike, nuk ėshtė dakord me ‘pėrfundimet’ absurde tė historiografisė komuniste shqiptare, mbasi pėr kėtė ngjarje mungojnė njė pjesė e mirė e dokumenteve qė ndodhėn nė Arkivat e famshme tė Vjenės, tė cilat me ose padėshirė janė anashkaluar, duke menduar se janė pa vlerė.
Kryegritja e Malėsisė nuk ka qenė njė kryengritje lokale por mbarėkombėtare shqiptare. E analizuar me kėrkesat e bėra nė Rambuje tė Francės mė 1999, kėrkesat e fundshekullit XX kanė qenė shumė mė tė ulėta, si nė aspektin profesional nė krahasim me Memorandumin e Greēės...
Prof. Dr. Martin Nush Berishaj, nė prill tė kėtij viti ishte i ftuar nė SHBA nga Fondacioni "Dedė Gjo’Luli" dhe Fondin Humanitar "Malėsia", pėr tė ligjėruar njė temė historike nė New York, nė pėrkujtim tė 92 - vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe.
Duke e larguar pak nga tema historike, me profesor Berishėn zhvilluam njė bashkėbisedim mbi problemet aktuale me tė cilat ballafaqohen sot trojet etnike shqiptare nė Mal tė Zi, ecurinė e tyre, pengesat, mosmarrėveshjet midis partive shqiptare, migrimi i brendshėm dhe jashtė vendit, hartimi i njė platforme pėr pėrfshirjen e shqiptarėve nė familjen e madhe tė Komunitetit Evropian, me tė cilin bashkėjetojmė prej shekujsh...

Pyetje: Si paraqitet gjendja aktuale pėr shqiptarėt nė trojet etnike nė Mal tė Zi?
Pėrgjigje: Jam i shqetėsuar pėr ēfarė po bėhet nė Mal tė Zi. Unė nuk pajtohem me kėrkesat politike tė shqiptarėve, qė janė bėrė deri mė sot. Gjatė 10 viteve tė fundit, nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha politike, nė hapėsirėn e Evropės Juglindore shqiptarėt e Malit tė Zi, pėr disa kohė i pėrshkoi ose fėrkoi filozofia e politikės sė inercionit.

Pyetje: A mund tė na e zbėrtheni konkretisht domethėnien e shprehjes suaj ‘filozofia e politikės sė inercionit’?
Pėrgjigje: Mė konkretisht dua tė them se nėse paraqitet njė memorandum diku nga pala shqiptare, edhe shteti sllav, menjėherė reflektonte, se donte tė bėnte tė njėjtin memorandum. Kėshtu, shqiptarėt nė Mal tė Zi, u gjendėn nė situatėn e humbjes, mbas disa proceseve qė u zhvilluan me shpejtėsi. Gjatė dhjetė viteve tė fundit kemi ecur vetėm mbrapa. Dalja nė skenė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i ka paraprirė disa proceseve politike, filozofike, ndėrrimit tė vetėdijės sė kulturės, vetėdijės kombėtare, pra prirjes pėr tė formuar njė shtet. Shqiptarėt e Malit tė Zi, gjatė dhjetė viteve gjenden para njė sfide tė madhe: tė paraqitėn nė parlamentin malazez me sa mė tepėr deputetė. Mungesa e njė platforme tė pėrbashkėt bėri qė ata tė mos i japin votėn partive qė vetėquhen kombėtare.

Pyetje: Prania e shumė partive politike shqiptare a e pengon ēėshtjen kombėtare?
Pėrgjigje: Ekzistimi i tri partive kombėtare shqiptare nė Mal tė Zi nė njė vend aq tė vogėl, ėshtė njė ndėr shkaqet e moszgjidhjes sė shumė problemeve me tė cilat ndeshen shqiptarėt atje. Por e parė me realitetin, partitė duhet t’i kenė tė gjithė kriteret e partive moderne politike, qė tė mund tė formojnė mė pas njė komb modern politik. Mendoj se asnjėra prej atyre grupimeve politike, nuk i ka plotėsuar kėto parametra. E kėsisoj, kemi daljen nė skenėn politike tė njerėzve qė kanė synuar e kėrkojnė tė peshkojnė aty nė njė gjendje tė turbullt, tė qėndrimit nė vend dhe pa asnjė frytshmėri nė interes tė ēėshtjes kombėtare. Kėrkesa e krijimit tė njė force tė tretė politike ėshtė e palogjikshme. Unė mendoj, se duhet njė platformė ekonomike gjithpėrfshirėse, me elementė tė rėndėsishėm nė dobi tė shqiptarėve. Pėr fat tė keq, nė tryezėn e partive politike tė ashtquajtura nacionale janė parashtruar kėrkesa minimale, qė janė jashtė realitetit dhe ėshtė njėsoj sikur tė mos ishin bėrė.

Pyetje: Dhe a ka ndonjė shembull pėr kėtė?
Pėrgjigje: Nė vitin 1992, paraqitet njė kėrkesė e Lidhjes Demokratike tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi pėr statusin e tyre. Dhe kjo ėshtė mė tepėr si refleks i paraqitjes sė statuseve speciale. Sapo lexon pėrmbajtjen e saj mund tė dallosh fare lehtė, se nė mendjen dhe pendėn politike tė atyre njerėzve, dallohet niveli i ulėt i konceptimit tė ideve, mungesa e theksuar e profesionalizmit. Mendoj se kėrkesat e dobėta janė hartuar nė atė mėnyrė, qė shqiptarėt, tė mos e realizojnė asnjėherė ėndėrrėn e tyre kombėtare. Kjo ndodh pėr faktin, se kėtu kemi tė bėjmė me njerėz qė janė takuar rastėsisht me konceptin e shtetit dhe si tė tillė kanė dėshiruar daljen nė sipėrfaqe dhe nė atė nivel tė mbesin e tė mos pėrparojnė asnjėherė.

Pyetje: Po diskutohet shumė pėr krijimin e njė platforme politike gjithėshqiptare nė Mal tė Zi. Cili ėshtė opinioni i juaj?
Pėrgjigje: Ēėshtja qė mė shumė po diskutohet sot ėshtė Platforma Politike e Shqiptarėve tė Malit tė Zi, tė kryesuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarėve. Kjo platformė politike, asnjėherė nuk ėshtė synuar tė futet nė parlamentin e Malit tė Zi. Arsyeja ėshtė niveli i ulėt dhe mosinteresimi i shqiptarėve qė platforma tė pėrfshihet nė parlament. Ajo, ėshtė e njėjtė me atė tė hungarezėve nė Vojvodinė, tė botuar nė kroatisht dhe mė vonė ėshtė pėrkthyer shqip e serbisht pėr ‘nevojat’ politike shqiptare.

Pyetje: Dhe cila ėshtė forma mė e pėrshtatshme pėr tė mirėn e shqiptarėve?
Pėrgjigje: Nėse kėrkohet ndėrtimi profesional i administratės lokale, duhet nė radhė tė parė tė bėhen reforma qė tė mund tė pėrcjellin ndryshimin qė dėshirojnė tė gjithė shqiptarėt. Kėrkohet dituri dhe pėrkushtim shumė i madh pėr administrimin e sistemit lokal qeverisės. Humbja e statusit tė komunės sė Tuzit gjatė viteve ’50, nuk nėnkupton kthim tė asaj komune. Ndryshueshmėria e procesit nė administratėn lokale, ėshtė bėrė shumė kohė mė pėrpara. Atė status, qė ka komuna, sipas Kushtetutės tė vitit 1974 nė ish-Jugosllavi, nuk e ka komuna e Tuzit sot nė bashkimin e sė cilės gjendet Serbia e Mali i Zi. Ulja e kėrkesės deri nė skajshmėri pėr Komunė tė Tuzit, nėnkupton rrudhjen e territorit tonė dhe daljen jashtė orbitės tė truallit tė hershėm tradicional shqiptar. Nė kėtė rast kemi pėr pasojė negative tkurrje tė territorit nė Triepsh, Kojė, Malėsi dhe Luardė. Vetė fakti qė nė vitin 1911 nė Deēiq tė Kojės sė Malėsisė ngrihet lart flamuri i Gjergj Kastriotit, shpreh qartė gjendjen e rėndė tė shqiptarėve. Ata qė dėshirojnė t’i largojnė apo zvogėlojnė tri troje deri nė maksimum, duhet t’u thuhet se kėshtu nuk veprohet pėr shqiptarėt.

Pyetje: A ka ndonjė grupacion shqiptarėsh qė i ka zbuluar e analizuar me kujdes ēėshtjet qė e brejnė sot Malėsinė dhe cilat janė hapat qė po ndėrmerren?
Pėrgjigje: Pak para disa ditėve nė mėnyrė profesioniste kemi hartuar njė platformė politike shqiptare, qė ėshtė paraqitur nė Senatin Amerikan. Ajo do tė paraqitet shumė shpejt pėr diskutim, ku kėrkesat e shqiptarėve do tė hartohen nė njė filozofi tjetėr. Mendimi ynė ėshtė pėr njė lėvizje tė re tektonike politike. Nė kėto raste, duhet t’u pėrshtatemi fjalėve dhe shprehjeve politike qė i pėrfshinė Evropa. Kėtu bėjnė pjesė procesi i decentralizimit tė pushtetit, ruajtjes sė pushtetit etj. Tani ka ardhur koha, qė tė flasim nė rrugė profesionale dhe jo me emocione amatoreske, qė ndizen e fikėn shpejt. Kėrkesat tona janė nė pėrputhje me kėrkesat bashkėkohore evropiane dhe qė i pėrshtaten shteteve tė vogla nacionale. Njė prej kėtyre kėrkesave ėshtė rajonalizimi i Malit tė Zi, ku trojet tona historikisht janė ndarė me njėra tjetrėn nė njė territor prej 100 kilometėr Ulqin-Krajė-Ana e Malit 100 km, Tuz-Malėsia e Madhe Plavė Guci 100 km dhe fizikisht nuk takohen. Nė kėtė rast, filozofia jonė ėshtė pėr ta ruajtur dinjitetin Bashkimit e Evropian. Kėtė duhet ta ketė tė qartė Mali i Zi, qė kėrkon tė pėrfshihet nė strukturat e familjes evropiane. Me fjalė tė tjera, ata qė kėrkojnė ta kuptojnė ndryshe, ėshtė se, ne kėrkojmė njė demokratizim tė thellė tė Malit tė Zi, pėrmes proceseve qė duhet tė ecin vetėm pėrpara. Ne kėrkojmė tė fitojmė tė drejtat tona qė na takojnė, sikurse i kanė sot shtetet e tilla tė zhvilluara demokratike si: Italia, Austria, Gjermania, Kroacia. Ne nuk kėrkojmė tė ecim nė njė udhė tė pashkelur nga shtetet demokratike tė Bashkimit Evropian. Sot ekzistojnė modelet se si mund tė veprojnė edhe shqiptarėt. Mė specifik ėshtė rasti i Tirolit tė Jugut, qė ka tė drejtė tė bėjė kontrata ndėrkombėtare. Sipas tė drejtės ndėrkombėtare, kur njė vend ka 20 % tė njė nacionaliteti dhe ėshtė i ndarė nė tri pjesė, ka tė drejtė tė bėjė vendosjen e kufirit tė vet natyral dhe njėkohisht ka tė drejtė tė ruajė identitetin e vet etnik, kulturėn, gjuhėn, zakonet e tė parėve, rrymat politike qė zhvillohen nė vend. Pėr mė tepėr, ky nacionalitet, ka tė drejtė, tė bėjė nėnshkrime tė kontratave me vende tė ndryshme qofshin kėto nė Shqipėri dhe Evropė. Kėrkesat tona bėhen edhe pėr tė matur pulsin politik tė shteteve tė Evropės dhe ShBA-ve. Shumė shpejt projekti politik do tė shpėndahet pėr t’u njohur nga tė gjithė.

Pyetje: Kujt do t’i duhen pėrpjekjet pėr ndryshime apo reforma politike nė vendlindjen qė po zbrazet nga shqiptarėt?
Pėrgjigje: Ky ėshtė njė realitet qė po ndodh ēdo ditė tek shqiptarėt nė Mal tė Zi. Ata qė thonė se ėshtė njė tendencė e shqiptarėve pėr tė lėshuar trojet e veta etnike nė Mal tė Zi, kjo ėshtė njė shprehje dashakeqe. Shqiptarėt duan tė jetojnė nė vendin e tyre. Por pėr tė realizuar kushtet e jetesės sė tyre, nė radhė tė parė duhet qė vetė shqiptarėt tė bėjnė pėrpjekje. Askush nuk do tė dėshironte tė lėshonte vatanin po t’i kishte tė gjitha kushtet e mira. Kjo ėshtė njė politikė qė ndjek Mali i Zi, pėr tė dyfishuar pakėnaqėsinė e shqiptarėve dhe malazezėt tė thotė se ‘ne jemi njė shtet demokratik’, se ‘shqiptarėt duan vetė qė tė largohen nga vendi i tyre’, etj. Shqiptarėt janė larguar pėr tė siguruar njė jetė mė tė mirė, ndonėse me shumė vėshtirėsi nė emigracion. Sipas sociologjisė, migrimet ekonomike jashtė vendit, mund tė jenė fatkeqėsisht me afat tė gjatė. Pėr kėtė ēėshtje kėrkojmė qė nė Mal tė Zi tė formojmė kushtet pėr rritjen e mirėqėnies sė shqiptarėve.

-- marrė nga "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara