HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lind njė shpresė e re pėr botuesit shqiptarė

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Nė mjediset e Organizatės sė gruas shqiptaro-amerikane "Motrat Qiriazi" nė New Yorker - Hotel, u mblodhėn njė grup intelektualė pėr krijimin e Kėshillit Botues "LIBRI". Grupi nismėtarėt pėrbehej nga shkrimtarė, studiues, publicistė, dashamirės tė librit etj. Nga diskutantėt u pėrkrah idea pėr krijimin e Kėshillit, i cili do tė interesohet pėr tė gjetur burime financiare pėr botimin e librit shqip dhe anglisht pėr shqiptaro-amerikanėt. Gjatė diskutimeve u kėrkua qė organizata tė legalizohet dhe gjatė punės sė Kėshillit tė pėrfshihen pėr botim tė gjithė gjinitė e punės shkrimore krijuese dhe studimore me frymė atdhetare.
Muhamet Mjeku, duke parė vėrshimin e botimeve tė librit shqip nė diasporė, theksoi se ėshtė i domosdoshėm krijimi i njė ekipi qė do tė vlerėsojė kriteret profesionale artistike dhe shkencore, duke pėrfshirė me pėrparėsi tė gjithė zhanret. Ai pėrshėndeti praninė e Shoqatės sė Lidhjes tė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė qė ėshtė e gatshme pėr bashkėpunim me organizatėn e re. Gazetari Dalip Greca kėrkoi njė bashkėpunim tė ngushtė me Lidhjen e Shkrimtarėve tė Diasporės. Ai kėrkoi, qė nisma tė mos mbetet rrugės, siē ka ndodhur me shumė tė tilla tė fushės sė kulturės. Nėse nuk gjenden burimet financiare, nėse nuk sigurohet mbėshtetja prej tregtarėve, nisma ėshtė e dėnuar tė dėshtojė. Le tė shpresojmė se z. Perolli, nismėtar pėr ngritjen e kėtij kėshilli, nuk do tė mbetet i vetėm nė pėrpjekjet pėr tė siguruar mbijetesėn e kėsaj krijese, qė do tė shpėtojė librin.
Poeti Luigj Ēekaj, mbasi pėrshkroi historinė e shkrimit shqip nė ShBA tha se sot ka mė shumė intelektualė dhe shkrimtarė tė tė gjithė zhanreve, dhe duke mbėshtetur mendimin e gazetarit Greca, tha se shkrimtarėt kėrkojnė nė kushtet e mospėrfilljes sė librit nga lexuesit, tė botojnė dorėshkrimet e tyre, nė prozė, poezi, jetėshkrime historike, kulturore, pėrsonalitete tė djeshme dhe tė sotme, drama, romane, publicistikė dhe librat shkencorė.
Aktori, dramaturgu dhe regjizori Xhevat Limani kėrkoi mė shumė impenjim pėr ta ēuar deri nė fund nismėn dhe jo tė lihet pėrgjysmė sikurse po veprohet me shumė nisma qė vetėm sa shėnohen si emėr. Ai shtoi se kryesorja ėshtė paraja, se idetė i kanė shkrimtarėt dhe duhet krijuar ura bashkėpunimi e mirėkuptimi me tregtarėt e mirėnjohur tė komunitetit. Ndėrsa Selahedin Vela, kėrkoi mė shumė pėrpjekje pėr ta tėrhequr shqiptarėt afėr librit pasi ka njė indiferencė tė theksuar.
Skenografi Astrit Tota kėrkoi qė tė zgjerohet fusha e botimeve tė librit shqip, ku tė pėrfshihen artet e njohura si piktura dhe muzika qė pėrcjellin mesazhe artistike e dashurie midis njerėzve tė komunitetit. Naum Prifti, kryetar i Shoqatės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė tha se e pėrkrah idenė, duke ritheksuar se edhe mė pėrpara ka patur raste, ku pa mbėshtetjen e tregtarėve shpirtmirė, nuk do ta kishin parė dritėn e botimit shumė vepra. Sikur tė mos e kishte financuar Anastas Laēe, ne nuk do ta kishim sot "Bagėti e Bujqėsi" tė Naim Frashėrit. Ai shfaqi mendimin se trungu i botimeve nė gjuhėn shqipe mbetet nė atdhe, ndryshe libri mbetet i panjohur. Ėshtė detyrim tha ai qė disa kopje tė librit, tė dėrgohen nė Bibliotekat e vendlindjes, veēanėrisht nė bibliotekėn Kombėtare.
Diaspora i ka dhėnė njė ndihmė tė madhe shkencės sė albanologjisė me botimet e saj tė papolitizuara. Sot nė ShBA janė botuar e botohen libra tė rinj me poezi, romane dhe studime e jetėshkrime historike. Shtresat intelektuale pas viteve ’90 tė tė gjithė lėmive ėshtė shtuar, kurse interesi pėr librin ka rėnė shumė. Pra ne shkruajmė dhe blejmė librat e njeri-tjetrit.
Nė fund u bėnė zgjedhjet dhe kryetar i Kėshillit Botues "LIBRI" u zgjodh z. Gani Perolli. Nė kėtė organizatė do tė funksionojė edhe njė Kėshill Nderi Botues "LIBRI" i pėrbėrė nga 26 tregtarė tė suksesshėm shqiptaro-amerikanė. Nė kryesinė e Kėshillit Botues bėjnė pjesė 15 anėtarė. Ata janė: David Avdul, Muhamet Mjeku, Niko Kirka, Tomė Paloka, Ismail Ahmeti, Luigj Ēekaj, Naum Prifti, Dalip Greca, Xhevat Limani, Jens Zajmi, Astrit Tota, Kozeta Zylo, Selahedin Vela, Gani Perolli.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara