HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kongresi I i "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Mė 26 nėntor 1966, ditėn e shtune nė ora 9:45 para dite, nė Hotelin "Sheraton Atlantic" nė New York, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u mbajt mbledhja e Kongresit I tė "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim. Punimet e ditės sė parė, u hapėn nga Sekretari i Pėrgjithshėm Ismet Berisha. Ndėr tė tjera, duke pėrshėndetur antarėt dhe miqtė e shumtė tė ftuar, Berisha tha: "Tė ndershėm delegatė. Zonja dhe zotėrinj, vėllezėr dhe motra shqiptarė. Ju falėnderoj nga zemra nė emėr tė Lidhjes sė Prizrenit dhe timin, duke ju thėnė mirė se erdhėt nė Kongresin historik. Pėr kėtė, unė shfaq kėnaqėsinė mė tė madhe, pėr mundimin qė keni marrė, duke na nderuar me pjesėmarrjen tuaj. Nė raste tė tilla, ėshtė detyra e jonė e parė, pėr t’a ēuar mendjen tek ata deshmorė, qė dhanė jetėn, pėr bashkimin e kombit shqiptar. Do t’u lutesha, tė ngriheni nė kėmbė dhe me dorė nė zemėr tė mbajmė njė minutė heshtje, pėr deshmorėt e Atdheut, tė cilėt dhanė jetėn, pėr qėllimin e idealit kombėtar, pėr Shqipėrinė Etnike. I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tyre.
Tashti, zotėrinj tė ndershėm, duhet tė zgjedhim zyrtarėt e Kongresit. Do tė ishte mirė dhe e nevojshme, qė tė zgjedhim njė kryetar, dy n/kryetarė dhe njė sekretar. A ka ndonjė propozim nga ana e juaj? Atėherė unė kisha pėr tė propozuar: z.Xhafer Devėn pėr kryetar, z.Hysen Tėrpeza n/kryetar, z.Myslim O.Drenica n/kryetar dhe z.ILiaz Peka pėr sekretar".
Tė pranishmit zgjodhėn kryesinė drejtuese tė Kongresit. Fjalėn e mori ing.Xhafer Deva, i cili falėnderoi tė gjithė tė pranishmit, me fjalė tė zgjedhura pėr delegatėt e Kongresit, antarėt e Komitetit Qendror pėr besimin qė shfaqėn ndaj tij dhe njėkohsisht ftoi Sekretarin e Pėrgjithshėm Ismet Ukė Sadik Berisha, tė flasė mbi punėn e berė, nga formimi i Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim deri nė ditėn e sotme (1962-1966). Mbas raportit tė Ismet Ukė Sadikut, Kryetari i Kongresit Xhafer Deva, propozoi zgjedhjen e njė Komisioni, pėr shqyrtimin e mandateve dhe letrave tė pėrfaqėsimit. Me dėshirėn e pjesėmarrėsve u zgjodhėn: Mehmet Agė Rashkovci, Hajrullah Tėrpeza, Isuf Adili, Hysen Pllana dhe sekretar i Komisionit Rexh Xhakli.
U shqyrtuan mandatet dhe letėrpėrfaqėsimet, qė u gjetėn nė rregull, Kryetari, bėri njė pushim tė shkurtėr pėr biseda tė lira me delegatėt dhe miqtė e shumtė. Nė ora 12:00 Drejtuesi i Kongresit, falėnderoi pėrsonalitet dhe pėrfaqėsuesit e grupeve politike, fetare dhe shoqėrore shqiptaro-amerikane nė mėrgim, pėr mirėseardhjen e tyre, pėr nderin qė i kanė bėrė tubimit. Pėrmes njė elokuence e gjuhe fine patriotike Xhafer Deva, ceku faktin, se Kongresi po mbahet pas 22 vjetėsh mėrgim dhe plotėson dėshirėn e flakėt tė kosovarėve, pėr tė pasur njė Organizatė tė tyre, nė botėn e lirė. Ai ftoi tė gjithė pėrsonat, qė kėrkojnė tė marrin fjalėn. Nė fillim nė shenjė respekti tė veēantė ing.Deva, iu lut Hirėsisė sė Tij Sali Myftija, Kryemyftiu i Prefekturave tė Shkodrės dhe tė Kosovės, qė tė marrė fjalėn sipas dėshirės sė tij dhe tė bėjė lutjen fetare tė pėrshtatshme tė rastit. Mė pas pėrshėndeti i pėrndershmi mons.Zef Oroshi, meshtar i bashkėsisė sė besimtarėve katolikė shqiptarė nė New York.
Diskutoi i pari ing.Vasil Gėrmenjin, antar i Komitetit "Shqipnia e Lirė" dhe nip i patriotit tė shquar Themistokli Gėrmenji, i cili ka qenė i pari qė ka ngritur Flamurin nė Korēė dhe ra viktimė, pėr kėtė vepėr historike. Fjalimi u mirėprit ngrohtėsisht nga tė gjithė delegatėt. Diskutuan me radhė av.Selim Damani, Sekretar i Pėrgjithshėm i Lėvizjes Kombtare tė Legalitetit, Shemsedin Vendresha, Drejtor i gazetės "Vardari" nė Stamboll tė Turqisė, Dr.Halim Begeja, Sekretar i Pėrgjishėm i Organizatės "Balli Kombėtar", Ago Agaj, pėrfaqėsues i "Blokut Independent Kombtar", Mitat Dine, pėrfaqėsues i "Grupit tė Rezistencės Shqiptare", Ymer Bardhi, pėrfaqėsues i "Tripalėshit", i pėrbėrė prej Partisė sė Katundarėve, Bashkimi Shqiptar dhe Heroizma Shqiptare. Diskutoi Antoni Athanas, Kryetar i Federatės Panshqiptare "Vatra" tė Amerikės, i cili me njė fjalim tė pėrmbledhur nė gjuhėn shqipe, i uroj Kongresit tė Lidhjes sė Prizrenit suksese tė plotė, duke siguruar, se "Vatra" historike, sikurse nė tė kaluarėn, do tė mbėshtesė me vendosmėri tė drejtat e popullsisė shqiptare tė Kosovės, pėr bashkimin me shtetin e lirė shqiptar. Fjalimi u prit me duartrokitje tė nxehta dhe me falėnderime nga ana e Kryetarit tė Kongresit. Nė Kongres diskutuan Vahit Ēika, Kryetar i Shoqatės Islamike Shqiptare-Amerikane nė New York dhe New Jersey, duke qenė i fundit diskutant i paraditės, mė 26 nėntor 1966. Nė seancėn e mbasditės, qė u hap nė ora 3:00 mbas dite, diskutuan delegatė tė ndryshėm dhe miq tė ardhur nga shtete tė tjera dhe kontinenti i Evropės. Kėstu mbajtėn fjalėn e tyre Muslim Osman Drenica, delegat i degės sė "Lidhjes sė Prizrenit" nė Francė, Hajrullah Tėrpeza, delegat i Lidhjes nė Gjermani, Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit "Shqipnia e Lirė", Dr.Hamdi Oruēi, etj.
Mė 27 nėntor 1966, hapi punimet dita e dytė e Kongresit I, nėn drejtimin e ing.Xhafer Devės, e cila filloi nė ora 10:00 tė paraditės. Ai lexoi disa telegrame dhe letra urimi. Mė pas kaloi menjėherė nė pikėn 11 tė programit tė ditės, qė fliste pėr zgjedhjet e Kryesisė sė Lidhjes sė Prizrenit, pėrkatėsisht tė Kėshillit Epror dhe tė antarėve tė tij. Pėr kėtė qėllim, propozoi formimin e njė Komisioni pėr zgjedhjet. Komisioni pėrbehej nga kėto zotėrinj: Aziz Merxhani, Muslim Osman Drenica, Hajrullah Tėrpeza, Isuf Adili, Hysen Lika, Haki Tėrpeza, Refik Elmazi, Firadije Adili, Shaban Islami, Amza D.Abdullaj, Emrulla Adili, Mehmet Agė Rashkovci dhe Ismet Ukė Sadiku (Berisha). Komisioni zgjodhi pėr seketar Mexhit Dibrėn dhe propozoi pėr kryetar ing.Xhafer Devėn, pėr n/kryetar Tahir Zajmi e Hysen Tėrpeza.
Ky propozim u pėlqye njėzėri me kėnaqėsi tė madhe. Mė pas u paraqit lista emrore, pėr kandidatėt antarė tė Kėshillit Epror, qė u plotėsuan me kandidatė tė paraqitur nga delegatėt dhe mori pėrkrahjen e pėrgjithshme tė kongresistėve. Antarėt e Kėshillit Epror, qė nuk ishin tė pranishėm, au tomatikisht bėhen antarė efektivė, mbasi tė kenė dhėnė pėlqimin e tyre. Lista e emrave ėshtė deri nė numėrin 59, ku pėrfshihen antarėt qė punojnė e jetojnė nė disa kontinente tė botės. Midis tyre shquhen antarėt e nderit. Kryetari mbasi aprovoi nė emėr tė mbledhjes rezolutėn e paraqitur nė emėr tė delegatėve nė Kuvend, kaloi te pika 12 e programit tė ditės, qė pėrmbante zgjedhjen e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė 7 antarėve tė Komitetit Qendror tė Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim.
Xhafer Deva i parashtroi Kuvendit zgjedhjen si Sekretar tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes nacionalistin e palodhur, njeriun e shquar tė familjes patriotike Ismet Ukė Sadiku (Berisha). Si antarė u zgjodhėn: Aziz Mexhani (Kanada), Mehmet Agė Rashkovci (New York), Isuf Adili (Chicago), Bajrush M.Kosova (Boston-Mass.), Hysen Tėrpeza (New York), Sefedin Magjuni (New York), Shefik Elmazi (Kanada), e cila gjeti pėlqimin e pėrgjithshėm tė Kongresit. Sipas pikės 14 tė programit tė ditės, Sekretari i Pėrgjithshėm, porsa i zgjedhur mban fjalim mbi veprimtarinė e ardhshme tė Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim. "Zoti Kryetar, zotėrinj Zyrtarė e delėgatė tė Kongresit, zoti Kryetar i Komitetit "Shqipnia e Lirė", zonja dhe zotėrinj! Jam tepėr i prekur nga besimi qė mė dhatė, duke mė emėruar si Sekretar tė Pėrgjithshėm tė "Lidhjes sė Prizrenit". Ju siguroj, se s’kam me kursye punė, mundim e zell, pėr tė qenė i denjė ndaj besimit qė treguat ndaj meje.
Rrethanat, qė e kanė bėrė tė mundur riaktivizimin e Lidhjes sė Prizrenit, mbas shumė vitesh, ju detyrohet tėrėsisht juve. Ju keni qenė ata, qė pa u shty prej askuj, ngritėt zėrin dhe kur kushtrimi ra, u mblodhėt dhe vendosėt pėr tė vepruar, pėr ardhmėrinė e vendit tonė Kosovės, pėr njė Shqipėri Etnike. Disa herė, ėshtė pėrshpėritė dhe menduar, se gjoja kosovarėt veprojnė sipas disa koncepteve tė vjetruara krahinore. Zotėrinj tė ndershėm!
Kush e njeh mirė shpirtin e kosovarit, qė ndizet flakė, sa herė qė e ndien emrin e Shqipėrisė, kush i njeh pak a shumė lėvizjet kosovare dhe mundimet e tyre, pėr tė realizuar njė Shqipėri Etnike me ēdo kusht dhe kush kėrkon, pėr arsye tė ndryshme, me mohu volumin e gjakut tė derdhur prej kosovarėve, pėr krijimin dhe mė vonė fuqizimin e shtetit tė lirė shqiptar; kush kėrkon qė t’i japė orvajtjeve tė kosovarėve njė bojė ose njė kuptim, qė nuk e kanė, ato qarqe shqiptare nuk mund tė lidhen e as kanė, se si tė bashkohen me konceptet politike dhe synimet atdhetare kosovare dhe aq kanė tė bėjnė me ne.
Kosovarėt dhe si konseguencė, drejtuesit e vėrtetė tė Kosovės, tė cilėsohen nė mėrgim, pėr besnikėrinė e tyre ndaj parimeve, qė u janė ngarkuar nga populli shqiptar i Kosovės me pėrfaqėsimin e rėndė tė fatit tė saj, ndjekin rrugėn e thjeshtė tė nevojės sė qėnjes, sė njė balli fuqish kompakte, pėr tė realizuar me tė drejtė Shqipėrinė e vėrtetė etnike.
Lidhja e Prizrenit, nuk ka penguar dhe as mendon tė pengojė asnjė njeri, pėrkundrazi, duke pasė shpallė vendimin e vet asnjanės dhe mirėdashės kundrejt tė gjithėve, ka kėrkuar kuptim tė gjėrė, pėr tė realizuar njė punė fisnike shqiptare, por jo impunuese. Ne luftojmė pėr njė Shqipėri, por jo pėr ēfarėdo lloj Shqipėrie.
Lidhja, ka pėr detyrė morale, t’i bėj apel gjithė grupeve politike shqiptare, tė lėnė menjanė ngatėrresat dhe tė punojnė pėr lirinė e plotė tė kombit shqiptar, d.m.th. tė ndihmojnė nė realizimin e Shqipėrisė Etnike. Ky ėshtė shkaku, qė ky Kongres brenda Kėshillit Epror tė vet, tė ketė edhe vėllezėr tė tjerė shqiptarė qė nuk janė antarė efektivė tė "Lidhjes sė Prizrenit", e janė antarė ndoshta tė grupeve tė tjera politike shqiptare antikomuniste, por qė janė prej tokave shqiptare tė robėruara.
Duhet tė mos harrojmė, se ashtu si shqiptarėt e Kosovės, punuan pėr krijimin e Shqipėrisė, ashtu edhe bashkėatdhetarėt e Shqipėrisė sė lirė, duhet tė punojnė pėr Shqipėrinė e robėruar nga sllavėt. Si e tha edhe Kryetari i Lidhjes sė Prizrenit, politika jonė ėshtė pėr tė pėrmbushur fjalėt me vepra. sipas Kushtetutės sė Organizatės sonė. Duhet tė jetė njė mėsim pėr nacionalizmin shqiptar, thjeshtėsia antikomuniste e popullit tė Kosovės, i cili, fatkeqėsisht bashkėjeton nė Jugosllavinė socialiste, dhe shumė e admirueshme qendresa paqėsore, kundrejt ēetnikėve tė Karagjorgjeviēvet. Kosovarėt po e luftojnė kėtė regjim tė huaj edhe nė emer tė parimeve demokratike, nė emėr tė konceptit qė duhet tė jetė thelb i ēdo demokracie shqiptare.
Ne shqiptarėt e Kosovės, nuk mundemi tė harrojmė 60.000 deshmorė, tė harrojmė qindra katunde tė djegura, tė harrojmė Haki Tafėn, Musa Shehun, Aqif Blutėn, Asllan Boletinin, Shaban Polluzhėn, Ferhat Dragėn, Ibrahim Lutfinė, Kol.Fuat Dibrėn, Myslim Bajgorėn, Prof.Ymer Berishėn, Prof.Kolė Margjinin, Ndue Pėrlleshin, Xhem Gostivarin, Mefail Zajazin, Mulla Idrizin, Qazim Bajraktarin, Sul Hotin, Mustafė Ibishin, Alush Smajlin, Mal Bashotėn, Ukė Sadikun, Shaban Sadikun, qė janė dhe prindėrit e mi, e shumė martirė tė tjerė. Po ashtu lufta e Gjilanit, tė Drenicės kreshnike, tė Jalovcit (Ēilis) dhe mė vonė mbledhjen me terror tė armėve nga diktatorėt e sigurimit tė Rankoviēit nė vitin 1956-1957 dhe mbi tė gjitha, burgjet dhe kampet e torturave antinjerėzore ndaj rinisė intelektuale shqiptare tė Kosovės.
Por gjaku i derdhur i shqiptarėve kosovarė pa kursim, pėr mbrojtjen e trojeve tė tė parėve, gjaku i djelmėve tė batalionit "Hasan Prishtina", gjaku i trimave tė Drenicės heroike dhe i atyre fatosave, qė vazhduan luftėn nė ditėt tona, do tė realizohet sot apo nesėr me njė Shqipėri pėr tė gjithė shqiptarėt. Zotėrinj delegatė! Tė jeni tė sigurtė se si unė, po ashtu edhe bashkėpunėtorėt e mi, do tė pėrpiqemi me tė gjitha fuqitė, e me sa tė jetė e mundshme dhe me vullnet tė mirė t’i shėbejmė Lidhjes sė Prizrenit, duke plotėsuar tė gjitha detyrat nė tė mirėn e Atdheut tonė tė robėruar. Pra, Zoti na ndihmoftė!"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara