HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtypi sllavo-shqiptar-komunist:

"Politika" e Beogradit dhe "Rilindja" e Prishtinės nė shėrbim tė antishqiptarizmės

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Ishin kohė shumė tė vėshtira, kur nė tė gjithė vendet e kampit komunist tė Evropės Lindore, shkruhej, trillohej dhe anatemohej pa mėshirė mbi tė gjithė nacionalistėt e vėrtetė tė kėtyre shteteve, qė nė njė formė apo tjetėr kishin protestuar dhe dėnuar dhunėn e regjimit tė egėr komunist mbi popujt e tyre tė robėruar. Mbi kėto nacionalistė dhe atdhetarė tė flaktė, qė vepronin e punonin pa u ndalur me gjithė zemėr dhe mjete pėr kombin e tyre, shtypi vendas proqeveritar dhe ultrakomunistė filloi tė trillojė histori dhe alibi nga mė tė ndryshmet, pėr tė diskriminuar pėrsonalitetin e tyre nė diasporė.
Gazeta e pėrditshme e Beogradit pėr afėrsisht njė muaj me radhė, pėrmes tė ashtėquajturit Gojko Medenica, njė ish-oficer i OZN-ės (UDB), me titull "Humbje nėn Pashtrik", ndėr tė tjera shkruan: "Mbramja e ftohtė e muejit Shkurt e vitit tė tretė tė mbas luftės, do tė mbetet kujtimi i gjatė pėr grupin e oficervet tė OZN-ės dhe tė katundarvet tė pėrgjumshėm tė Svėrkit.
Atė mbrėmje komandanti i bandės balliste pėr Kosovė e Metohi, Uk Sadiku, me shtabin e vet tė besueshėm dhe pėrcjellės, e lėshoi bazėn e vjetėr dhe ishte nisun pėr nji tė re." Aty flet pėr plagosjen e Ukė Sadikut dhe pėr vrasjen e Qazim Bajraktarit, tė cilėt nė shkurt tė vitit 1947, nė njė mbrėmje tė ftohtė u ndeshėn me komunistėt nė pritė nė Svėrk, pranė bunarit (pus uji) tė katundit. Me qėllim qė tė bėjė njė pėrshkrim mė tė plotė pėr gjendjen e Kosovės, Medenica kthehet pas nė kohė dhe futet nė historitė e ngjarjeve tė Kryengritjės e prijėsve Azem Bejtės, tė trimit tė flaktė Sadiku Ramės, pėr tė vijuar mė pas me heroin kombėtar Bajram Currin.
Eshtė absurde, kur mendon dhe gjykon sot, se ky autor pėrmes pendės shpifėse, kėrkon tė nxijė e pėrbaltė figurat e njohura historike tė kombit, duke i paraqitur para lexuesve si "njerėz tė pangopshėm pėr karrige!" Nėse Atdheu ėshtė karrige, atėherė kėto martirė nacionalistė kanė pasur tė drejtė. Nėse Kosova duhet tė jetė karrige e serbėve, Medenica dhe kolegėt e historiografisė sllavokomuniste, mendojmė se nuk kanė pasur tė drejtė dhe sot ēdo koment do tė ishte i tepėrt pėrballė realitetit historik para dhe pas vrasjes sė fatosave tė lirisė qė pėrmendem mė lart. Autori beogradas, mė pas flet pėr luftėn qė kanė zhvilluar kosovarėt kundra komunistėve nė qytetet Gjilan e Ferizaj dhe njė rėndėsi tė veēantė i jep Luftės sė njohur tė Drenicės e drejtuar nga komandanti Shaban Polluzha.
Shkrimi i Medenicės, mė tepėr i kushtohet aktivitetit antikomunist tė Prof.Ymer Berishės e tė Ukė Sadikut. Agjenti i UDB-sė, lodhet kot, duke i paraqitur tė dy patriotėt nacionalistė si "banditė" e "fashistė"! Atėherė, si duhen kuptuar pushtuesit e huaj fashistė italianė kundėr tė cilėve luftuan tė gjithė ēetat nacionaliste?
Ky shkrim vijues nė pėrgjithėsi, ka pėr synim tė vetėm qė tė poshtėrojė shqiptarėt, duke i parė si njerėz pa asnjė idel e shpirt atdhetarie, si njerėz meskinė, qė shkojnė symbyllur mbas krerėve, fisit e bajraktarit! Autori sllav kalon nė synimin e tij kryesor qė mbetet denigrimi i Ballit Kombėtar, duke e paraqitur si "njė organizatė fashiste" etj. Propaganda e Beogradit kundėr shqiptarėve, ėshtė njė luftė e hershme frontale, drejtuar figurave kryesore tė nacionalizmit shqiptar. Autori i huaj, kėrkon t’i heqi palcėn etnike truallit arbėror tė larė historikisht me gjak trimash liridashės. Sipas tij, luftrat e zhvilluar nga patriotėt e lirisė pėr Kosovėn shqiptare, nuk janė veēse luftra nė llogari tė fashizmit e nazizmit. Por i kapur mbas urretjes sė madhe ndaj shqiptarėve, autori sllav, harron se ēfarė ka shkruar ditėn e parė dhe nė kundėrshtim flagrant me veten thekson: "Italia fashiste zyrtarisht e okupoi Shqipėrinė nė 7 Prill 1939.
Atėherė nė Shqipni lindi Balli Kombėtar. U zgjodhėn udhėheqėsit qendror e krahinor. Filluen aksionet e rezistencės..." Dhė pėr t’i dhėnė Ballit Kombėtar dekoratėn qė synon, ndonėse nė kontradiktė me veten, thekson se "Xhafer Deva bėnte pjesė nė Ballin Kombėtar!" Por kush ishte dhe mbeti Balli Kombėtar, shqiptarėt s’kanė nevojė t’a mėsojnė nga goja e shkrimi i Medenicės me shokė. Pėrse nuk flet agjenti i UDB-sė pėr Mbledhjen e Mukjes (gusht 1943), ku ishin eksponentėt kryesorė tė nacionalizmit dhe komunistėt si tela tė pėrdredhur shkatėrruan dhe trathtuan interesat nacionale, sepse ishin tė udhėzuar nga padronėt sllavė, qė ēdo lėvizje ēlirimtare nacionale shqiptare tė mos udhėhiqet nga ballistėt e nacionalistėt e tjerė tė pėrkushtuar shqiptarė!?
Pėrse ngjarjen me rėndėsi mbarėshqiptare nacionale tė njohur nė histori si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" 1878 e paraqet si vepėr tė huaj?! Nėn thundrėn e njė tė huaji, ku valon flamuri i tij me pėrbuzje tė flamurit tė Gjergj Kastriotit dhe qė urdhėron ai, burgos, internon e pushkaton shqiptarėt, asnjėherė Medenica nuk ka shkruar qoftė vetėm njė rresht kundra padronėve tė tij, qė vrasin e therin njė popull tė pafajshėm nė truallin e vet amėtar prej mijėra vjetėsh. Me tė drejtė, nė njė artikull tė shkruar nė Stamboll nga emigranti shqiptar Hajro Bytyēi, ndėr tė tjera vihet nė dukje roli dhe kontributi i madh qė ka dhėnė nacionalistėt e vėrtetė midis tė cilėve me respekt dhe nderim pėrmendet Ukė Sadiku me trimat e tij.
Ndėr tė tjera bashkėatdhetari ynė shkruan: "Nė Mbledhjen e Dobėrdolit, valoi Flamuri i Ballit Kombėtar. vendimi marrun ishte luftė ēdo tė hueji dhe komunizmit nė tokėn shqiptare. Pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave tė Kosovės, me pėrjashtim tė Mitrovicės dhe Gjilanit, por me pjesėmarrjen e Sanxhakut, caktuen pėr komandant tė forcave tė Ballit Kombėtar, njizanit, Ukė Sadikun dhe pėr Sekretar tė Pėrgjithshėm Politik Prof.Ymer Berishėn. Atje Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, u nda nė 12 zona, me nė krye nga nji nėnkomitet. Nuk duhet shumė zgjutėsi, me kuptue synimin e UDB-sė. Ajo organizatėn historike tė shqiptarėve, Ballin Kombėtar, mundohet me e paraqitė pjellė fashiste e naziste, dhe kėtė e ban ma shumė pėr elementin e ri kosovar, me i turbullue ndjenja e mendime, tue i thanė se ashtė mall i huej, dhe e pėrzjen me agjenta tė njohun t’agjencinave famkeqe.
As Lidhja e Prizrenit 87 vjet ma parė, as Balli Kombėtar qė hyni nė Prizrenin e Dytė, tė primuna nga Abdyl e Mit’hat Frashėri, nuk lindėn pėr asgjė tjetėr, veēse me luftue tė huejin nė truallin arbnor, dhe ideologjitė e importueme tė ēdo ngjyre. Pra, rinia shqiptare, demokrate deri nė palcė, e ēdo krahine qė pėrban trupin e kombit, e bashkueme e monolite, u kallxon krahnorin agjentėve tė huej, dhe pėrbuz me urretje pakica agjentėsh shqiptarė e ēdo punė tė tyne. Na nuk kemi mbetė nė rrygėn e madhe, kemi traditė tė shkėlqyeme qysh se njifet njeriu nė kėtė botė dhe nuk kanė mungue kurrė as na mungojnė fytyrat Flamur Shqiptari. Na nuk heqim dorė nga lufta pėr liri Kombi e Atdheu, dhe historia na dėshmon, se diktaturat e forcat janė kalimtare. Vullneti i populli asht i pėrjetshėm, liria e tyne mbetet arma e pamposhtun. Me kėtė bindje kemi lidhun nderin dhe jetėn tonė deri nė fund. Kush nuk e din le ta mėsojė njiherė e mirė, e sidomos Medenicat me shokė".
Sikur tė mos mjaftonte shtypi thellėsisht antishqiptar sllavokomunist i Beogradit, tashmė si binjake e kėtyre ideve tė importuara, me ose pa dėshirė, do tė bėhet gazeta e njohur nė Kosovė "Rilindja", qė u vu nė dispozicion me gazetarėt e saj mercenarė nė shėrbim tė politikės sė UDB-sė, pėrmes fejtoneve dhe rubrikave tė tjera tė ēuditshme, si "zėra tė humbur nėpėr botė", etj. Nė editorialet dhe pamfletet e tyre, qė i ngjasonin fletėrrufeve tė revolucionit kulturor nė Kinėn e Mao Ce Dunit, "Rilindja" dhe bijat e saj nėpėr disa qytete tė Kosovės, shfrynte dufin e thellė tė urrejtjes, duke shprehur nė tė njėjtėn kohė dashurinė e pakufishme ndaj padronėve shtypės sllavokomunistė tė Beogradit.
Nė disa seri artikujsh kilometrik gazeta nė fjalė, gjatė vitit 1987 filloi tė zhgarravisė fletėt e bardha tė fletushkave tė saj antishqiptare kundėr Kongresit III tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mergim. Ajo, pėr me tepėr e quan kėtė tubim si "Kongresi i vetėkėnaqėsisė", nė njė kohė kur kėto atdhetarė ishin tė djegur me mallin pėr Kosovėn e lirė dhe demokratike pa kolonizatorėt serbokomunistė. "Lidhja e Prizrenit", pėrmes Kryetarit tė nderuar dhe respektuar, patriotit tė ditur e tė urtė ing.Xhafer Deva (1904-1978), dhe pas vdekjes sė tij kryetarit tė ri Ismet Ukė Sadik Berisha (ish Sekretar i Pėrgjithshėm) dhe Sekretarit tė Pėrgjithėm Tomė Mrijaj luftuan me flamurin shqiptar nė dorė pa yllin komunist, nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave tė popullit kosovar, pėr njė shtet tė pavarur.
Nė gazetėn "Rilindja", tė datės 5 janar 1987 nė faqen 15, lexuesi mund tė shohė shprehjet origjinale tė shkruar pa rezerva, ku ndėr tė tjera lexojmė: "Kongresi" i vetėkėnaqėsisė. Grupi i emigrantėve qė e formoi "Lidhjen e Tretė tė Prizrenit", i ndihmuar e i ndėrsyer nga qarqet reaksionare nė botė, pėrpiloi programin, tė cilin e aprovojnė nė njė farė "kongresi" tė tyre tė mbajtur nė Nju-Jork mė 1966. Nė kėtė program tė armiqve tė vjetėr e tė njohur parashihet "Lufta me tė gjithė mjetet kundėr rregullimit shoqėror-politik tė Jugosllavisė me qėllim tė ēlirimit tė Kosovės e pėr krijimin e Shqipėrisė sė Madhe". Kryetari i "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit" u zgjodh kryetrathtari i popullit dhe i vendit tė vet Xhafer Deva. Nė kėtė "kongres" mėrgate nė Nju-Jork, ndėr tė tjera, pat theksuar se "lufta kundėr komunizmit nė pėrgjithėsi, ėshtė orientim themelor i "Lidhjes..." duke shtuar se duhet tė angazhohet po ashtu pėr "zgjidhjen e problemeve tė Kosovės, tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi...".
Pėr mė tepėr, gazetari, qė gjithsesi vetėm shqiptar nuk duhet tė jetė, me fantazinė e tij ecė mė pėrpara se sa gazetarucėt dhe "shkrimtarėt" e thekur komunistė tė realizmit socialist, nė gazetat e diktatorit Enver Hoxha nė Shqipėri. sikurse ishin e mėrzitshmja zehri ose "Zėri i Popullit", "Bashkimi", "Zėri i Rinisė", tė cilat shkruanin kundėr pėrfaqėsuesve mė tė ndritur tė kulturės nė diasporėn shqiptare nė Evropėn Perėndimore dhe SHBA. Por, ndryshe me njė gjuhė e stil tė veēantė mbetet gazeta e pėrditshme " Rilindja", qė vetėm emri i kishte mbetur shqiptar. Ajo, duke gjetur disa elementė mercenarė e pėrkthyes mediokėr hapin rubrikėn e pėrditshme, kundėr emigrantėve shqiptarė tė titulluar: "Fletėza pėr emigracionin armiqėsor shqiptar". Nė nėn titullin e zhurmshėm "Flamuri shqiptar pa shqiponjė", nė numėrin katėr tė vijimit tė artikullit nė "Rilindja", po citojmė artikullin qė ka nuk nevojė pėr koment:
"Fashizmi kishte shkelur e robėruar shumė popuj e vende. Me qėllime fort te errėta nė shėrbim tė vet tentonte t’i vente hiē mė pak se edhe traditat e popujve, edhe ngjarjet e shenuara historike tė sė kaluarės, dhe nė kuadėr tė mashtrimeve e demagogjisė qė trumpetonte, keqpėrdori edhe emrin e Lidhjes sė Prizrenit.
Me inisiativėn e Gestapos, pėrkatėsisht tė Xhafer Devės, nė vitin 1943 u formua "Lidhja e Dytė e Prizrenit". Rolin kryesor nė formimin e saj e pati koloneli fashist Oto Majer, i cili nė bashkėpunim me SS koloneli Karl Kempler e edhe Gestapon, aktivizoi kuislingun Xhafer Deva pėr tė formuar "Lidhjen e Dytė...", e cila si njė krijesė rrenash e mashtrimesh qė ishte, u shthur bashkė me fantazmen fashiste, me ngadhėnjimin e Luftės Nacionalēlirimtare. Po, ajo fantazmė fashiste u ēua lugat njėzet vjetė mė vonė, nė emigrim. Mė 20 tetor, tė vitit 1962 nė Nju-Jork, njė grup emigrantėsh nga Kosova, nė krye me kryeshėrbetorin e fashizmit, Xhafer Devėn, mandej Ismet Ukė Sadikun, Mithat Vranicėn, Hamdi Koloshi e tė tjerė formuan "Lidhjen e Tretė tė Prizrenit". Me qėllim tė realizimit tė qėllimeve tė tyre tė errėta, anėtarėt e kėsaj organizate udhėtojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės pėr tė kėrkuar bashkėmendimtarė, dhe nėse i gjejnė a i pėrvetėsojnė, i nxisin pėr veprimtari armiqėsore. Aktivitetin e tyre subversiv e armiqėsor qė prej fillimit e zhvilluan nė formė verbale, biseda, mbledhje e kontakte me anėtarėt e tyre, sikurse edhe nėpėrmjet revistės "Lidhja e Prizrenit". Nė mėnyrė tė pavėrtetė dhe plot trillime paraqesin gjendjen nė Jugosllavi, veēmas pozitėn e kombėsisė shqiptare. Nėpėrmjet disa anėtarėve tė tyre ata udhėheqin edhe veprimtarinė informative nė llogari tė qarqeve reaksionare tė botės, nė shėrbim tė tė cilave janė. Ka pasur raste qė pėrsonave tė caktuar, tė cilėt kanė ardhur pėr vizitė nė vendin tonė, t’u japin detyra tė caktuara: tė mbledhin shėnime pėr Jugosllavinė, tė dhėna lidhur me jetėn ushtarake, politike e ekonomike, tė krijojnė lidhje e baza pėr veprimtarinė e tyre, etj.

Deklarata e pėrbashkėt

Menjėherė pas mbajtjes sė "kongresit", mė 1966, anėtarėt e "Lidhjes sė Prizrenit" kontaktojnė me emigracionin ekstrem kroat ustash, krijojnė lidhje mes veti e merren vesh pėr bashkėpunim, ndėrsa me udhėheqjen e "Demobranėve kroatė" nėnshkruajnė dhe publikojnė deklaratėn e pėrbashkėt, nė tė cilėn protestohet kundėr "diktaturės serbe nė Kosovė", kėrkohte "liria e shtypit" etj. Antarėt e "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit" arrijtėn tė formojnė edhe degėt e tyre nė Gjermani, Belgjikė, Francė, Turqi, Amerikė e Kanada, Australi.
Ndėrkohė kjo organizatė pėrjetoi disa kriza, qė ishin pasojė e konflikteve pėr hierarkie tė rivalitetit mes udhėheqjes sė saj, nė radhė tė parė mes Xhafer Devės, kryetar e Hysen Tėrpezės, nėnkryetar, Hamdi Kaloshi, i cili erdhi mė vonė, e tjerė. Filloi shkapėrderdhja, veēmas e "Degėve tė Lidhjes" dhe nga ato tash ekzistojnė vetėm disa individė. Megjithatė, organizata vazhdon aktivitetin dhe si sekretar i pėrgjithshėm i saj, pas vdekjes sė Xhafer Devės, figuron emri i Ismet Ukė Sadikut.

Organizata e vėllezėrve Vranica

Pos tė tjerėve qė mė parė u bėnė anėtarė tė "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit", ėshtė edhe Mithat Vranica. Bashkė me tė vėllanė Isėn zgjidhen nėn udhėheqėsinė kryesore, Mithati pastaj kryen edhe detyrėn e kryeredaktorit tė gazetės "Lidhja e Prizrenit" dhe ėshtė njeri nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Ismet Ukė Sadikut.
Mirėpo, mė vonė ky filloi tė shprehė mospajtime me programin dhe idetė e "Lidhjes sė Prizrenit", prej sė cilės edhe ndahet. Kėshtu, ky emigrant nga Prizreni, bashkė me tė vėllanė Isėn, nė Toronto tė Kanadasė e formon organizatėn e emigrantėve tė vetėquajtur "Komiteti Nacional Kosova e Lirė". Programi i kėsaj organizate dallohet nga programet e organizatave tė tjera armiqėsore shqiptare. Me programin e kėsaj kundėrshtohet krijimi i "Shqipėrisė sė Madhe" dhe ai angazhohet pėr krijimin e shtetit tė pavarur "Kosova Etnike", qė si kryeqytet do ta kishte Shkupin.
"Komiteti Nacional Kosova e Lirė" ka kėshillin prej pesė anėtarėsh, jep gazetėn "Kosova" dhe ka statutin, sipas tė cilit nė shtetin e ardhshėm "Kosova Etnike" hyjnė edhe pjesėt e Malit tė Zi: Tivari, Ulqini, Titogradi, pastaj disa qytete tė Serbisė, si: Senica, Novi Pazari, Vranja e Rashka, dhe qytetet e Maqedonisė: Titov-Velesi, Ohri, Shkupi e Prespa etj. Statuti i kėsaj organizate parasheh, gjithashtu, qė pas "ēlirimit" dhe pasi tė arrihet "shkallė e lartė e zhvillimit ekonomik e politik" mund tė fillohet me bashkimin e tė gjithė vendeve ilire". Sipas kushteve qė do t’i paraqesė "Komiteti Nacional", "Shtetet e Bashkuara Ilire" do tė jenė mė tė drejta tė barabarta tė kosovarėve, tė banorėve tė Shqipėrisė e tė Ēamėrisė. Me status u caktua edhe flamuri dhe forma e tij, i cili dallohej nga tė gjithė flamujt e deritanishėm shqiptarė. Ai do tė ishte nė formė tė kartė postales me tri ngjyra, me fotografi tė Mithat Vranicės nė vend tė shqiponjės, me tri fusha tė kuqe, dy tė zeza dhe me plisin nė mes si simbol.
Ja, edhe kėso ėndrrash e iluzionesh tė ēuditshme kanė pjesėtarėt e mėrgatės armiqėsore shqiptare: tė bėhen edhe bajrakė mbi bajrakė..."

(vijon)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara