HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kush ėshtė Ismet Ukė Sadiku?

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Ismet Ukė Sadiku, u lind mė 14 maj tė vitit 1933 nė Shijak tė qarkut tė Durrėsit. Ai rrjedh nga njė familje me tradita tė hershme patriotike dhe kulturore, gjė qė ka ndikuar nė edukimin e tij nga pjesėtarėt e familjes dhe ambienti me vlera atdhetare tipike shqiptare. Familja e tij, ka baza tė thella tė ndjenjave nacionaliste, tė shprehura gjatė lėvizjeve patriotike tė kohės, duke qenė kėsisoj njė nga familjet mė tė shquara nė mbrojtje tė interesave tė mėdha kombėtare. Ishte koha e ngjarjeve tė mėdha historike, kur fatet e kombit shqiptar ishin vėnė pėr t’u tregtuar nė pazarin e madh tė Evropės plakė, qė pak ose aspak e vriste mendjen pėr fatin e shqiptarėve tė lėnduar. Ata zėnė njė peshė tė rėndėsishme pėr atdhetarizmin e treguar nė fshatin e quajtur Gjyrgjeviku i Madh komuna e Klinės, e cila e ka drejtuar popullin e Kosovės nė luftė kundra pushtuesve jugosllavė asokohe. Pas pushtimit nga shovinistėt serbė, u detyrua tė lėrė vatanin me familje dhe tė drejtohen pėr nė Shqipėrinė e sotme tė cunguar.
Babai i Ismetit, ka lindur nė Gjurgjevik tė Kosovės, nė njė familje me zakone e tradita tė hershme shqiptare, duke pasur pėrherė tė zhvilluar ndjenjėn e zjarrtė tė atdhedashurisė. Po ashtu dhe nėna u lind nė njė familje me njė nivel ekonomik shumė tė lartė e njohur pėr shumė fisnikėri, mikėpritje dhe vlera tė mėdha tė patriotizmit.
Nėna e Ismetit, shoqja e jetės e Ukė Sadikut, Fatimja ose siē njihej si Timė Berisha, u lind mė 15 qershor tė vitit 1902 nė Mrasuer. Ajo rrjedh nga njė familje shumė bujare e patriotike. Sikurse dėshmojnė burimet arkivore qė ruhen me kujdes nga fisi Berisha, del se familja e patriotit trim Sadik Ramė Gjyrgjevikut qysh prej vitit 1917 ngriti nė kėmbė Kosovėn kundėr Serbisė. Qė nė atė kohė dhe deri nė vitet e lirisė, ata kanė luftuar me pushkė dhe me mendim tė pėrparuar demokratik, pėr lirinė e Kosovės martire dhe pėr vendosjen e vlerave tė vėrteta demokratike nė Kosovė deri nė ditėt tona, nga pinjollėt e denjė tė kėsaj dere tė madhe guximi e trimėrie. E gjithė jeta e tyre si familje ka qenė nė luftė dhe pėrpjekje tė pareshtuara, pėr tė arritur qėllimin final tė lirisė sė trojeve etnike e bashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm.
Nė burgje, keqtrajtime, internime, pushkatime ėshtė pėrshkuar gjithnjė jeta e familjes sė Ukė Sadikut. Bijtė e tyre morėn rrugėn e vėshtirė tė emigracionit politik tė pėrndjekur gjithnjė nga serbėt dhe trathtarėt e vendit. Shtėpitė e tyre u kallėn nė flakėn e zjarrit serb, pėr tė vetmin arsye, se ata i kanė dalė gjithnjė zot vatanit, ku kanė lindur dhe mėsuar gjuhėn shqipe tė lėnė trashėgim nga tė parėt tanė. Ata kishin e ruajnė ende sot nė genet e tyre traditėn tipike shqiptare, doket, zakonet dhe mallin e zhuritur pėr mėmėdheun e tė parėve tė tyre. Kėto treva tė begata i kanė larė me gjak trimash, duke shkruar historinė e Kosovės dhe familjes patriotike shqiptare.
Mė 1921, gjatė kohės sė kryengritjes kundėr serbėve, qė bėri Sadik Ramė Gjurgjeviku me bashkėluftėtarėt e tij besnikė atdhetarė, jo vetėm Fatimja por edhe katėr tė rejat e tjera tė Sadik Ramės qenė martuar nė shtėpinė e kushėririt Hazir Pekės nė Has tė Kukėsit nė Shqipėri mė 1913, mbasi nuk dėshironte tė binin nė dorė tė ushtarėve serbė. Ato po t’i kapnin tė gjallė do t’i thershin me bajonetat e armėve tė tyre, sikurse kishin vrarė tė motrėn e Fatimes nė moshėn 7-vjeēare, sė bashku me 6 antarė tė familjes Mrasori. Nė muajin prill 1941, e gjithė familja e Sadik Ramės u kthye nė Kosovė sė bashku me Fatimen dhe Uka u emėrua kryetar komune nė Dollc, ku mė vonė u plagos prej plumbave tė fashistėve nė zyrėn e tij. Por, menjėherė mbas kėtij hapi historik e deri nė momentin e fundit, kjo bijė fisnike ka qenė jo e qetė, mbasi i shoqi Uka ishte gjithnjė nė mal pėr tė luftuar pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Italia fashiste, kėrkonte qė Fatimen sė bashku me burrin dhe fėmijėt e tyre t’i syrgjynosin nė internime nė kampet e pėrqendrimit. Nė saj tė bijve tė denjė tė popullit kosovar, asnjėherė pushtuesit fashistė italianė nuk munden qė t’i afrohen kėsaj familje tė guximshme pėr idealet nacionaliste. Populli i pėrkrahur gjithnjė nė mbrojtje jo vetėm tė miqve por dhe tė mbarė popullit. Shumė nga kėto bij u bashkuan me komandantin e tyre pėr tė luftuar pushtuesin e huaj fashist serb. Kjo bijė trimėreshė, me shpirt fisnik, bujare. Ishte krahu i djathtė i burrit dhe fėmijėve tė saj, duke pėrballuar tė gjithė vėshtirėsitė e tjera, nuk u tremb e asnjėherė e pėrkul para vėshtirėsive tė pushtuesve dhe trathtarėve tė vendit, por gjithnjė qendroi kryelartė. Kėtė qendrim burrėror mbajti para komunistėve serbė e shqiptarė, qė bashkėpunuan me qeveritė komuniste tė Beogradit, duke mos trathtuar asnjėherė traditėn antiserbe e antikomuniste nė Kosovė. Tė gjithė kėto vuajtje quheshin fitore e qendresė pėr Fatimen krenare, qė gjithnjė kishte njė qėllim final "Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė".
Duke bashkėbiseduar me Ismetin, pas shumė vitesh thotė, pse jam lindur nė Shijak tė Durrėsit, unė vetėn e ndjej tėrėsisht kosovar, sepse prindėrit e mi janė kosovar. Ata sė bashku vazhdimisht kanė luftuar pėr trojet e Kosovės, rrugė tė cilėn do ta vazhdoi deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Nė Europė, situata politike ishte e rėndė. Partitė fashiste, kishin trokitur me kohė nė dyert e disa shteteve tė Europės. Nė botė flitet shumė pėr krijimin e boshtit tė ri ushtarak e politik Berlin-Romė-Tokio, midis shteteve tė tilla si: Italia fashiste e Benito Musalonit, Gjermania naziste e Fyherit Adolph Hitlerit dhe Japonia, qė me njė sulm tė rrufeshėm pushtoi Kinėn e madhe, Gadishullin e Koresė, ishujt e Paqesorit, etj. Njė klasė e re ushtarake kishte dalė nė arenėn politike botėrore, me synime tė qarta pushtuese dhe mbizotėrimin e racės ariane (tė pastėr) gjermane nė Europė dhe botė. Harta politike e Europės filloi tė zvogėlohet dhe territoret e pushtuara kaluan nė favor tė hartės sė Gjermanisė e Italisė.
Italia sulmoi nė kontinentin e zi tė Afrikė, duke pushtuar nė fillim shtetin mė tė prapambetur Abisininė. Nė mėngjesin e 7 prillit 1939, Italia fashiste sulmoi Shqipėrinė nga deti me marinsa dhe ajri me aviona, duke kryer mė pas aktin e pushtimit tė vendit. Forcat nacionaliste, u munduan qė me armė nė dorė t’i pėrgjigjen pushtimit tė vendit nga trupat italiane, por meqenėse ushtria shqiptare ishte e paorganizuar, rezistenca ishte e dobėt pėrballė makinės ushtarake italiane tė armatosur gjer nė dhėmbė. Ukė Sadiku, asokohe ishte me detyrėn e rėndėsishme tė kryetarit tė komunės nė Kavajė. Ai ka marrė pjesė nė luftėn kundėr pushtuesve italianė, tė cilėt kishin sulmuar nga deti e ajri Shqipėrinė. Nė kėto ditė tė zeza pėr Atdheun, Ukė Sadiku lufton me forcat e rezistencės, nė vendin e quajtur Shkėmbi i Kavajės. Mirėpo ushtarėt italianė, pėrpiqeshin pėr ta kapur tė gjallė luftėtarin shqiptar, por nuk mundėn. Kėshtu ai, falė aftėsive nė aksione del nga rrethimi dhe menjėherė niset pėr nė Kosovė. Kėtu ai mendonte se ishte mė i sigurtė. Por duke e parė nė njė tjėtėr kėndvėshtrim problemin, duhet pranuar pėr hirė tė sė vėrtetės historike, se Gjermania Kosovėn tonė tė okupuar nga trupat kolonė serbe e liroi nga prangat e rėnda qė e kishin mbyrthyer sllavėt e karagjorgjeviēve me nė krye prijėsin Pjetri III. Nė kėtė situatė tė re politike tė kohės, shohim se familja e Sadik Ramės prej Gjyrgjevikut, u kthye menjėherė e para nė vendlindje sėbashku me tė bijtė dhe krejt familjen e njohur nė Gjurgjevik.
Pas njė syrgjynimi tė pashpallur, tė gjithė anėtarėt e familjes Rama iu afruan me mall familjes, trojeve tė tė parėve tė tyre, qė i kishin mbuluar gjatė shekujve me gjak trimash. Nė njė moshė tė vogėl gjendet Ismeti, i cili mban mend shumė episode historike, sikurse edhe kthimin me nostalgji nė tokat e tyre tė hershme. Tė gjithė fėmijėt, gratė, nėnat dhe baballarėt u strehuan nė fillim tek dajat e dashtur tė Ismetit, tė cilėt kishin vite qė nuk i kishin parė tė afėrmit e tyre tė vendosur nė Shijak tė Shqipėrisė. Gjithsesi, kjo periudhė kohore kishte bėrė qė Ismeti fėmijė dhe prindėrit e tij tė njihnin nga afėr jetėn e shqiptarėve tė lirė nė Shqipėri, por se gjendja ekonomike, shoqėrore dhe politike kishte qenė mė e qetė se sa nė Kosovėn e pushtuar nga serbėt.
Gjatė atyre viteve, pėr kontributin, emrin e madh dhe respektin qė gėzonte nė vendlindje, Ukė Sadiku u emėrua si kryetar komune nė Dollc nė rrethin e Rahovecit. Asokohe, shumica e banorėve tė zonės ishin serbė dhe ishte folur shpesh, se kryetar duhet tė ishte njė kosovar, pėr tė rregulluar punėt qė nuk shkonin mirė. Por, situata zhvillohet me shpejtėsi dhe ngjarjet qė pasojnė nuk e qetėsojnė gjendjen. Kėshtu kolonėt serbė, duke e parė se humbjet i kishin tė mėdha, ndėrmarrin njė aksion tė pėrgjithshėm. Ata grumbullojnė njė shumė tė madhe prej 35.000 napolona floriri dhe kėrkojnė me rryshfet, pėrmes dukatit tė blejnė njė marshall italian, i cili asokohe pėrfaqėsonte karabinierinė nė qytetin e Pejės dhe pėr zonėn e Klinės (Metohisė).
Me tė mbėrritur nė Dollc, ata i paraqesin Ukė Sadikut njė shkresė, sipas sė cilės i tregojnė me gojė se kemi udhėr me shkrim nga Ministria pėr t’ju arrestuar nė vend. Ndoshta si e papritur pėr Ukėn, ky veprim kundėrshtohet menjėherė nga trimi i Kosovės. Ai ndėr tė tjera u thotė, se nuk mundet qė t’ua dorėzojė armėt, as t’a lidhin nuk duhet, sepse mė ka lidhur vėtėm nana, kur kam qenė i vogėl nė djep. Tani qė jam burrė, as mos t’ju shkojė ndėr mend se mund tė bėni njė veprim tė tillė. Dhe nė atė moment krisin pushkėt dhe zhurma e tyre me fėrfėritjen e fishekėve tė shumtė e plagosin Ukė Sadikun nė dorėn e majtė. Nė kėtė gjendje siē ishte ai gjen forca nga brenda shpirtit tė palėkundur dhe menjėherė i plagosur (me varrė) kėrcen prej dritares dhe ikėn nė shkurret e pyllit.
Qeverija italiane, pėr kėtė humbje tė madhe qė kishte pėr Marshallin dhe karabinierėt e vet jep udhėr, qė familja e Ukė Sadikut tė arrestohet dhe tė denohet me burgim tė pėrjetshėm. Me gjithė pėrpjekjet e mėdha pėr ta kapur tė gjallė ata deshtuan, mbasi kosovarėt sipas traditės tė besės dhe burrėrisė asnjėherė nuk ka qenė zakon qė tė trathtojnė apo tė dorėzojnė mikun e tyre qė nė kėtė rast ishte njeriu mė i dashur i tyre Ukė Sadiku.
Gjatė gjithė kohės familja Sadiku sė bashku me Ismetin e vogėl, ka qenė i strehuar me bujari dhe mikėpritje nga shumė familje tė nderuar tė Kosovės, qė e kishin pėr nder pėr tė ndihmuar e strehuar kėtė familje tė madhe patriotike shqiptare. Qysh nga ajo ditė dhe deri nė vitin 1958, ka pasur njė luftė tė madhe nė jetėn e tij pėrsonale, duke qenė gjithnjė i ruajtur qė tė mos bie nė duart e serbėve, tė cilėt sikurse thotė populli lėkurėn e tij "nuk e ndėrrojnė me mishin e dashit".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara