HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur presidenti shkruan libėr

-- nga Mark Marku, Shekulli, 19.07.2003

Mark Marku Presidenti i Republikės z. Alfred Moisiu sapo ka hedhur nė treg librin e tij me fjalime e intervista me titull: “Tė ndėrtojmė shtetin”. Botimi i njė libri ėshtė njė ngjarje qė s’mund tė kalojė pa vėmendje aq mė tepėr kur autor ėshtė Presidenti i Republikės. Dhe pikėrisht kėtu fillon gjykimi: a duhet qė Presidenti i Republikės tė botojė njė libėr tė kėsaj natyre. Njė libėr me fjalime. Enver Hoxha e bėnte njė gjė tė tillė. Natyrisht kjo nuk ishte shpikje origjinale e Enver Hoxhės, pasi ai nė kėtė drejtim ndiqte shembullin e udhėheqėsve tė tjerė komunistė tė lindjes. Edhe ata i kishin mbushur libraritė me vėllime tė tėra me fjalime, libra qė nuk lexoheshin prej askujt, e pėr kėtė arsye ishin i vetmi mall stok nė tregun e varfėr tė vendeve socialiste.
Ish-presidenti Meidani e vazhdoi kėtė traditė duke botuar gjithashtu njė libėr me fjalime tė titulluar: “Presidenti Meidani dhe Kosova”, libėr qė ashtu si dhe libri i fundit i presidentit Moisiu nuk sjellin asgjė nė historinė e mendimit politik shqiptar. I shfleton kėto libra tepėr tė mėrzitshėm, nuk gjen dot arsyen e harxhimit tė gjithė asaj letre, dhe mendon trishtueshėm se njė president i mirė duhet tė ketė pak mė tepėr mėshirė pėr pyjet e vendit tė tij. Njė libėr sado i vlefshėm qoftė ai, e bėn njė dėm, pasi pėr tė tė paktėn flijohet njė lis tepėr i dobishėm pėr jetėn e kėtij rruzulli, dhe nė kėtė rast vlerat e librit duhet tė justifikojnė sakrifikimin e pemės sė gjorė. Librat me fjalime tė presidentėve nuk justifikojnė asgjė, as pemėn as kohėn e humbur nga lexuesi, as kohėn tepėr tė vlefshme tė humbur nga presidenti, i cili ėshtė zgjedhur jo pėr tė shkruar libra por pėr tė realizuar ato qė shkruhen nė librat e tė tjerėve, ose mė saktė pėr tė zbatuar atė detyrė qė i ngarkon kushtetuta e vendit tė tij.
Shkurt, njė president nuk ka pse t’i botojė nė njė libėr fjalimet e tij. Nuk e bėn kėtė as presidenti amerikan Bush, as ai francez Shirak, as ai italian Ciampi, madje as presidenti gjerman qė ka kohė me tepri pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, pėr vetė rolin prej vėzhguesi qė i jep kushtetuta gjermane nė jetėn politike tė vendit tė tij. Njė president nuk duhet tė botojė libra me fjalime jo vetėm sepse ato janė tė bezdisshėm, por edhe pėr faktin se kėtė kohė tė harxhuar ai duhet ta shpenzojė diku tjetėr, konkretisht nė atė tė administrimit tė pushtetit qė i ėshtė besuar.
Shqiptarėt do ta kuptonin mė shumė sloganin: “Tė ndėrtojmė shtetin”, duke parė veprimtarinė konkrete tė presidentit pėr ndėrtimin e shtetit se sa nėpėrmjet fjalėve tė tij. Presidenti ėshtė nė majėn e pushtetit dhe ka mundėsi tė kontribuojė drejtpėrdrejt nė ndėrtimin e shtetit nė ato segmente ku kushtetuta i krijon hapėsirė gjė qė nė njėfarė mėnyre po e bėn, por pėr kėtė s’ka nevojė tė japė leksione. Unė si qytetar e kuptoj leksionin e presidentit Moisiu pėr drejtėsinė mė tepėr kur ai shkarkon njė gjyqtar tė korruptuar se sa kur mban njė fjalim pėr drejtėsinė para njė, dhjetė apo njėqind gjyqtarėve tė tillė. Leksionet pėr drejtėsinė dhe ligjet janė mė tė kėndshme kur i merr nga Monteskie, se sa nga Presidenti i Republikės. Leksioni mė i mirė i presidentit Moisiu pėr zgjedhjet e lira ėshtė krijimi i kushteve pėr zhvillimin normal tė tyre, kushte kėto qė pėrfshijnė legjislacionin dhe zbatimin e tij, ekuilibrin nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe krijimin e kushteve tė barabarta konkurruese tė tė gjitha palėve. Nėse ai bėn ndonjė veprim konkret nė kėtė drejtim, unė e kuptoj dhe si qytetar e mbėshtes. Nėse ai jep leksione pėr kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė “ustallarėt” e zgjedhjeve bėjnė gati rezultatet paraprake, atėhere unė si qytetar i kthej shpinėn, mbyll veshėt dhe gjej ndonjė libėr mė me vlerė pėr tė lexuar (ta zemė Sartorin), se fjalimet e presidentit.
Botimi i librave tė tillė ėshtė pėrveē tė tjerash njė abuzim. Dihet se asnjė president nuk i shkruan vetė fjalimet e tij, por ka njė staf qė punon pėr pėrgatitjen e tezave, sistemimin dhe renditjen e tyre nė letėr. Ėshtė kjo arsyeja pse presidentėt nuk i botojnė kėto fjalime pasi janė punė e tė tjerėve. Kur presidentėt i kaplon dėshira e papėrmbajtur pėr tė shkruar libra, ata zgjedhin zhanrrin memuaristik, zhanėrr qė krijon mundėsi tė pafundme qė njerėzit e politikės t’u rrėfejnė njerėzve, pėrvojėn e tyre tė panjohur, pėrvojė e vlefshme pėr kureshtjen e lexuesve e njėkohėsisht pėr historinė.
A mundet dhe a duhet njė president tė pranojė autorėsinė e njė libri, punėt e tė cilit i kanė shkruar tė tjerėt? Dhe mė tej, a ėshtė normale ta mashtrojmė lexuesin me njė komunikim tė pasinqertė? Lexuesit nuk e dinė, se duke lexuar librin: “Presidenti Meidani dhe Kosova”, dhe librin e sapodalė: “Tė ndėrtojmė shtetin”, janė duke lexuar nė tė vėrtetė kėshilltarėt presidencialė M. Nazarko, Z. Preēi, F. Rrumbullaku apo fjalimbėrėsin presidencial A. Krasniqi. Kjo ėshtė njė arsye tjetėr por jo e fundit pse kjo mėnyrė komunikimi e presidentėve me qytetarėt e tyre, ėshtė e dėnueshme pasi ėshtė e pandershme. Dhe njė presidenti i lejohet tė jetė i mėrzitshėm, por jo i pandershėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara