HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Partitė e vogla dhe rėnia e Nanos

-- nga Mark Marku, Shekulli, tetor 2003

Mark Marku Parlamenti shqiptar dhe seanca e djeshme pėr miratimin e dy dekreteve presidenciale pėr emėrimin e ministrit tė Rendit dhe ministrit tė Jashtėm shėnoi jo vetėm fundin e qeverisė sė zotit Nano por edhe fundin politik tė disa subjekteve minore tė spektrit politik shqiptar. Mė e humbura prej tyre, Partia Lėvizja e Legalitetit. Pasi kanė luajtur deri nė fund lojėn e njė kryeministri tashmė tė dėshtuar, monarkistėt shqiptarė duket se e kanė mbyllur nė mėnyrėn mė jodinjitoze tė mundshme ciklin e konkurrimit tė tyre tė gjatė politik prej gati njė shekulli.
Paradoksale, por e vėrtetė, monarkistėt shqiptarė u sakrifikuan jo pėr mbretin, por pėr kryeministrin, jo pėr monarkinė, por pėr interesa tė ngushta tė lojės politike tė njė kryeministri qė pėr tė ruajtur qeverinė e tij republikane kėrkoi ndihmėn e monarkistėve. Monarkistėt shqiptarė me siguri janė ndjerė ngushtė tek i kanė parė pėrfaqėsusit e tyre politikė, tek pėrpėliteshin nė rrjetėn e premtimeve tė Nanos, ashtu siē janė ndjerė ngushtė kohė mė parė kur i kanė parė tė njėjtėt pėrfaqėsues tė tyre tė votonin zgjatjen e jetės sė qeverisė sė zotit Nano dhe mė pas tė justifikoheshin me faktin se kėtė e kishin bėrė pėr pronat e mbretit. Modeli i veprimit politik tė pėrfaqėsuesve tė Partisė Lėvizja e Legalitetit nxjerr nė pah dy dukuri tė rėndėsishme tė jetės politike shqiptare.
E para ka tė bėjė me fatin e sė djathtės tradicionale shqiptare dhe rolin e saj nė jetėn politike moderne tė Shqipėrisė. Po tė kemi parasysh se nė votimin pėr rrėzimin e qeverisė “Nano” nuk mori pjesė as ballisti Rroqi, dhe as djathtisti Shehi, kuptohet qartė se e djathta tradicionale shqiptare konfigurohet pikėrisht ashtu siē e kemi parė nė romanet e realizmit socialist tė tipit “Mėrgata e qyqeve”, pra sipas atij imazhi qė i ka krijuar propaganda komuniste, njė e djathtė arkaike, injorante dhe pa intuitė politike, inaktive dhe e pazonja pėr t’u orientuar nė realitetet moderne. Njė e djathtė qė nuk pėrfaqėson mė shtresat e ndėshkuara nga regjimi komunist, por qė ilustron imazhin e krijuar pėr kėto shtresa nga propaganda komuniste. Dhe ėshtė pėr t’u ēuditur qė pikėrisht ata qė e pėrmendin mė shumė Katovicėn dhe i sulmojnė tė tjerėt si mishėrues tė projektit katovician, nė momentet mė kritike janė nė anėn e Katovicės.
Nga veprimet politike tė pėrfaqėsuesve tė sė djathtės tradicionale kuptohet se ajo ka vepruar nė njė krizė pėrfaqėsimi permanente, krizė qė ėshtė shoqėruar me krizė identiteti. E djathta tradicionale shqiptare jo vetėm nuk ka arritur tė gjejė identitetin e vjetėr por nuk ka mundur tė fitojė as njė identitet tė ri, modern.
Dukuria e dytė ka tė bėjė me rolin dhe funksionin e partive tė vogla nė jetėn politike shqiptare. Mė saktė me parazitizmin e tyre. Nga viti 1992 e kėtej kemi parė disa parti parazite tė vogla cilat kanė funskionuar duke u mbėshtetur nė partitė e mėdha dhe duke marrė vota nga votat e tyre, duke ua shpėrblyer kėto vota dhe privilegje me shėrbime tė herėpashershme. Parti tė tilla gjithashtu nuk i kanė kushtuar ndonjė rėndėsi tė madhe krijimit tė ndonjė elektorati tė vėrtetė dhe gjetjes sė njė identiteti tė qartė politik. Janė marrė me pazare tė vogla qė nuk kanė shkuar tej rregullimit tė problemeve tė njė grupi tė ngushtė personash dhe kanė shėrbyer si kooperativa fitimprurėse pėr kėtė grup.
Nė mungesė tė njė identiteti dhe elektorati tė caktuar, partitė e vogla janė pėrdorur si garniturė politike pėr veprimet e tė mėdhenjve dhe pėr diverison tė qeverisė dhe pushtetit kundėr opozitės. Madje ka parti si PDr qė gjatė gjithė periudhės deri nė zgjedhjet e fundit ėshtė munduar tė delegjitimojė partinė mė tė madhe nė vend me idenė e zėvendėsimit tė saj. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me parti tė tjera tė vogla si. psh. ajo e P.Milos, e krijuar si pėrpjekje pėr tė shmangur PSD, qė kanė shėrbyer si struktura diversive tė pushtetit kundėr partive tė tjera tė pabindura.
Zgjedhjet e fundit e kanė ndėshkuar edhe kėtė prirje. Mjafton tė kujtojmė kėtu se PDr u ndėshkua pikėrisht pėr shkak tė identifikimit tė saj. Kjo ndodh sepse parti tė tilla sa mė shumė njihen nga elektorati, aq mė pak votues marrin pikėrisht pėr shkak se elektorati e ka intuitėn e dallimit tė asaj force politike qė e pėrfaqėson mė mirė dhe tė asaj force politike qė shtiret se e pėrfaqėson. Lėvizja e fundit e Partisė Lėvizja e Legalitetit shėnon pikėrisht aktin e fundit kamikaz apo diversionist nė politikėn shqiptare, akt qė natyrisht do tė dijė tė ndėshkohet nga elektorati.
Duke funksionuar nė kėtė mėnyrė, Partitė e vogla i sjellin njė dėm tė madh politikės shqiptare pasi e lėnė atė pa komponenten pikareske tė rrymave, bindjeve dhe interesave tė grupeve tė vogla shoqėrore. Nga ana tjetėr, kjo anomali e lė njė masė tė madhe heterogjene tė elektoratit qė nuk identifikohet me asnjėrėn nga dy grupimet e mėdha politike pa pėrfaqėsim politik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara