HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vrasėsi i gjyshes

-- nga Mark Marku, Shekulli, 12 nėntor 2003

Mark Marku Vrasja e njė gruaje 67-vjeēare nga gjimnazisti 17-vjeēar Skerdi Bregu ka qenė vetėm njėri nga krimet e rėnda qė kanė pasuruar lajmet e kronikės sė zezė tė ditėve tė fundit. Megjithatė ngjarja spikat me njė element krejt tė veēantė: gjimnazisti ėshtė vrasėsi i gjyshes sė tij. Dhe e ka vrarė pėr njė shumė prej tre milionė lekėsh tė vjetra. Nga krimet brenda familjes ky ėshtė ndoshta edhe mė i pakuptueshmi. I pakuptueshėm sepse ndėr njerėzit qė e rrethojnė njė fėmijė apo njė tė ri, gjyshja ėshtė personi qė konfliktohet mė pak me fėmijėt, qė i do mė shumė ata dhe qė krijon lidhje tė ngushta shpirtėrore. Nė pjesėn mė tė madhe tė familjeve shqiptare gjyshja ėshtė ėngjėlli mbrojtės i fėmijėve, aleati i tyre, edhe kur ata bėjnė gabime tė ndėshkueshme prej tė rriturve. Ndodh pra qė fėmijėt tė krijojnė konflikte tė tilla me prindėrit qė mund tė ēojnė deri nė vrasje tė ndėrsjella, tė prindėrve nga fėmijėt dhe tė fėmijėve nga prindėrit, por rrallėherė ndodh qė e njėjta gjė tė ndodhė mes nipėrve dhe gjyshėrve.
Njė vrasje e tillė, siē ėshtė ajo pėr tė cilėn po flasim, tė bėn tė mendosh pėr motivet qė kanė ēuar vrasėsin deri tek ky akt. Dhe kėto motive nuk lidhen me ndonjė konflikt, me ērregullime nervore, me gjendje transi tė stimuluara nga droga apo diē tjetėr. Motivi i vrasjes ėshtė i thjeshtė dhe absurd nė thjeshtėsinė e tij: vrasja ėshtė kryer pėr t’i grabitur gruas sė ndjerė shumėn tremilionėshe. Mė tepėr se asgjė tjetėr nė kėtė ngjarje tė habit gjakftohtėsia e kryerjes sė tij nga ana e gjimnazistit. Pasi e ka vrarė gjyshen e tij 17 -vjeēari ka arritur ta fshehė mjeshtėrisht krimin pėr muaj me radhė, ka vazhduar jetėn nė mėnyrė normale, dhe deri sa ėshtė kapur nga policia nuk ka bėrė asgjė qė tė krijojė idenė se periudha pas vrasjes ėshtė shoqėruar me ndonjė vrasje tė madhe ndėrgjegjeje. Kėtė pėrshtypje nuk ta krijon as deklarata e vrasėsit se kishte qarė ditė pėr ditė mbi varrin e gjyshes dhe e shikuar nė dritėn e fakteve tė tjera tė krimit kjo deklaratė tė duket kulmi i hipokrizisė.
Vrasja e gjyshes nga i nipi dhe fakti qė ajo ėshtė vrarė pėr njė shumė prej tre milionė lekėsh tė vjetėr, ėshtė vetėm njė rast, rast i pazakontė, por qė tė shpie nė thelbin e njė sėmundjeje tė madhe shoqėrore qė ka prekur shoqėrinė shqiptare. Ky fakt i thjeshtė na qartėson dhe na vetėdijėson pėr njė tė vėrtetė tė dhimbshme, na bėn tė kuptojmė se sa ka pėrparuar materialja nė shoqėrinė tonė. Dhe mė tej ēfarė pėrparėsie ka mbi shpirtėroren. Sfera materiale ka marrė njė revansh tė tillė nė jetėn individuale e kolektive sa para saj zhduken gjithė skrupujt moralė, ajo ėshtė bėrė nė fakt busulla e jetės sė pėrditshme tė pjesės mė tė madhe tė shoqėrisė. Kėtej buron afshi pėrvėlues pėr t’u pasuruar me ēdo kusht, kėtej korruptimi i pėrgjithshėm i shoqėrisė dhe i institucioneve shtetėrore e qeveritare, kėtej edhe mungesa e njė reagimi shoqėror ndaj dezintegrimit tė vazhdueshėm tė familjes, shoqėrisė, shtetit.
Vite mė parė nė Itali ndodhi njė krim i shėmtuar ku dy tė rinj tė dashuruar tė quajtur Erika dhe Omar vranė tė ėmėn dhe vėllanė e vogėl tė Erikės pėr arsye krejt tė pashpjegueshme. Tė arrestuar dy ditė mė vonė, dy tė rinjtė takohen nė qeli nėn survejimin e kamerave tė policisė dhe sikur tė mos kishte ndodhur asgjė vazhdojnė tė puthen pėr njė kohė tė gjatė pa diskutuar fare pėr krimin qė kishin kryer. Indro Montaneli qė asokohe ishte gjallė u mundua t’ia shpjegonte dukurinė opinionit publik dhe, reagimet e tė rinjve, gjakftohtėsinė dhe qetėsinė me tė cilėn ata kishin kryer vrasjen, i shpjegonte me boshėsinė qė karakterizonte njė brez tė tėrė tė rinjsh tė shoqėrisė sė konsumit, boshėsi qė u jepte mundėsinė kėtyre tė rinjve tė veprojnė pa patur kurrfarė filtrash moralė, kulturorė, shpirtėrorė pėr veprimet e tyre. Ky paralajmėrim vlen edhe pėr shoqėrinė shqiptare dhe rasti i mėsipėrm e dėshmon qartė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara