HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Ēdo profesor ekonomie do ta shkarkonte kryeministrin Nano

-- nga Mero Baze

Mero Baze Kur njė kolegu ynė gazetar pyeti kohė mė parė, shkrimtarin e njohur Sabri Godo se ēfarė pengjesh kishte nė jetė, Godo menēurisht mbylli njė nga ato qė quhen defekte burokratike tė jetės sė tij: “Mė mbeti merak qė nuk mora dhe unė njė diplomė, qoftė dhe fallso, si gjithė tė tjerėt”. Pėrgjigja e shkrimtarit, i cili pėrsa i pėrket nivelit kulturor natyrisht qė lė shumė veta me diplomė pas, m’u kujtua dje ndėrsa njė tufė ministrash shtrėngonin dhėmbėt dhe njė grup diplomatėsh tė tendosur dėgjonin nė heshtje varri njė ceremoni tė sajuar pėr t’i dhėnė kryeministrit Fatos Nano titullin “profesor” nė fushėn e ekonomisė. Statistikat pėr kėtė titull nė Shqipėri nuk flasin pėr ndonjė sistem tė veēantė vlerash, po sidoqoftė, ka pasur disa kritere qė sė paku janė respektuar. Nga pikėpamja pedagogjike, Fatos Nano nuk ėshtė njė profesor i politikave ekonomike, por njė pedagog i ekonomisė politike, qė zhvillohej si lėndė teorike e ndėrtimit tė shtetit socialist gjatė regjimit komunist. Por nuk dua tė jemi kaq tė ngurtė pėr ta injoruar pedagogun Nano. Ashtu sikundėr ka thėnė Sabri Godo, aq shumė vetė sa kanė marrė titullin profesor nė kėta vjet, nuk u bė hataja pse e mori dhe kryeministri. Por problemi i kėtij tė fundit qėndron ndryshe vetėm nė njė aspekt. Ai mund tė ishte profesor i ekonomisė qysh nė vitin 1990 apo 1991, kur filloi tė merrej me politikė. E zėmė pėr njė moment se politika u bė pengesė pėr ambiciet e tij pedagogjike. Por nė vitin 2003 Fatos Nano ėshtė kryeministri i politikave tė dėshtuara ekonomike dhe ėshtė kryeministri me parametrat mė tė kėqinj ekonomikė nė historinė 12 vjeēare tė shtetit kapitalist shqiptar. Askush nuk i ka pasur kaq tė kėqinj parametrat ekonomikė, inflacionin, GDP, evazionin fiskal, korrupsionin dhe trafiqet. Sikur Fatos Nano tė kishte pak moral nė veprimet e tij, ai edhe sikur tė ishte profesor nė ekonomi, me kėtė katastrofė ekonomike qė ka krijuar, duhet tė dorėzonte ose titullin, ose postin e kryeministrit. Por skenari im ėshtė shumė imagjinar. Ai jo vetėm qė nuk ikėn nga kryeministėr, po pėr kėtė shkak bėhet dhe profesor i ekonomisė. Ėshtė i njėjti cinizėm qė shoqėroi kėmbėnguljen e tij pėr t’u dekoruar nga presidenti Moisiu disa muaj mė parė me “Urdhrin e meritave tė shquara civile”. Ėshtė nė tė vėrtetė, kompleksi i tij i inferioritetit ndaj kulturės ekonomike dhe paaftėsisė pėr tė qeverisur si menaxher i ekonomisė. Nė kėtė gjendje, ēdo profesor i vėrtetė ekonomie do tė votonte pėr tė rrėzuar politikat ekonomike tė kryeministrit Fatos Nano, ndėrsa ēdo kryeministėr me bilancet negative ekonomike tė Fatos Nanos do tė kishte hequr dorė vetė nga titulli profesor nėse do ta kishte.

-- marrė nga Gazeta TemA, 24.04.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara