HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Dosjet e fajdeve si dosjet e Sigurimit

-- nga Mero Baze

Mero Baze Komisioni hetimor pėr verifikimin e transparencės sė firmave piramidale po ndeshet dita ditės me pėrpjekjen pėr tė paraqitur edhe procesin e zhdukjes sė parave dhe pasurive tė mbetura tė firmave piramidale si njė faj kolektiv. Mėnyra se si zoti Arapi pėrpiqet t’i shtrojė ēėshtjet e shantazhit qė ai bėn me njė listė, deri tani hipotetike, politikanėsh tė pėrzier nė fajde, si dhe legjendat rreth transfertave tė kėtyre pasurive, po i ngjason nė njėfarė mėnyre keqpėrdorimit qė iu bė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit pas vitit 1992, tė cilat as nuk u hapėn kurrė, dhe as nuk u mbyllėn kurrė, por vetėm u pėrdorėn pėr ata politikanė dhe njerėz publikė qė i prishnin punė politikės.
Nė kėtė stil, tani socialistėt po pėrpiqen ta banalizojnė procesin e grabitjes sė pasurive tė kėtyre firmave nga vetė ata, duke e futur hetimin nė seanca pa vlerė siē ėshtė letėrkėmbimi i ish-Guvernatorit Luniku apo letrat e zhubrosura tė Aleksandėr Meksit qė tund gjithmonė kur dikush i thotė se ke faj. Pėrgjegjėsia e Partisė Demokratike pėr fajdet ėshtė njė pėrgjegjėsi e ekuivalentuar me ēmimin e dorėzimit tė pushtetit dhe hapjes sė rrugės pėr frenimin e kėtij fenomeni. Ajo parti njohu pėrgjegjėsinė pėr lejimin e kėtyre firmave dhe ndali nė mėnyrė autoritare dy prej tyre, duke kthyer mbi 50 pėrqind tė parave nė dy javė. Pėr 6 vite njė kryeadministrator i vetemėruar ka shitur pasuritė e mbetura dhe mė nė fund ka nė arkėn e tij 10 herė mė pak lekė se ēfarė i dorėzoi opozita e sotme, pa llogaritur asetet nė natyrė tė kėtyre firmave.
Pra, problemi ėshtė se si u grabitėn kėto firma pas vitit 1997 dhe pse sė paku, nuk u ruajt bilanci i atij viti? Kjo ėshtė pyetja qė ngrihet si pretencė pėr njė superkorrupsion tė klasės politike nė pushtet me kėtė fenomen. Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje bėhet ēdo ditė e mė e largėt, sa herė qė Farudin Arapi tund njė listė qė nuk ia tregon askujt, duke bėrė shantazh ndaj gjithkujt qė kėrkon tė dijė tė vėrtetėn dhe duke u pėrpjekur nga ana tjetėr, tė krijojė ndjesinė e njė faji kolektiv pėr shpėrdorimet e ndodhura me paratė e futura nė skemat piramidale. Nė tė vėrtetė, ėshtė e kundėrta.
Procesi i ngritjes sė firmave piramidale ishte proces i njė faji kolektiv dhe i njė papėrgjegjėsie politike, kurse procesi i grabitjes sė kėtyre pasurive, ėshtė njė faj individual dhe ėshtė pėrgjegjėsi e qartė politike e Partisė Socialiste, e cila duhet tė ketė kurajo tė ballafaqohet me shoqėrinė pėr t’ia paguar kėtė borxh politik. Ata qė futėn paratė nė firma ishin njė kolektiv, kurse ata qė fshehėn abuzimet dhe zhdukėn edhe paratė e gjetura, nuk janė kolektiv i paverifikueshėm, por njė tufė “ekspertėsh” qė kanė bėrė kėrdinė me pasurinė e mbetur tė qytetarėve shqiptarė. Dhe ata po shpėtojnė, pasi dosjet e fajdeve po pėrdoren si dosjet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit, duke ua tundur nė fytyrė vetėm atyre qė tė zėnė rrugėn dhe duke bashkėpunuar me tė tjerėt qė vazhdojnė tė hedhin njė hap tė gabuar pėrpara.

-- marrė nga Gazeta TemA, 07.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara