HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Diabolizmi dhe Karlobolizmi i shtypit

-- nga Mero Baze

Mero Baze Debatet e fundit nė Shqipėri mbi rreziqet e shtypit tė lirė po shoqėrohen me njė tension tė ri, me sens tė kundėrt, mes shtypit proqeveritar dhe opozitės. Partia Demokratike nė opozitė ka denoncuar fenomenin e pėrdorjes sė shtypit, si njė kėnd lajmėrimesh pėr vrasės dhe kriminelė dhe sidomos pėr hedhjen e pistave diabolike, pas vrasjes sė biznesmenėve dhe atentateve mbi intelektualėt nė Tiranė muajt e fundit. Por ky debat po pėrpiqet tė paraqitet si njė betejė politike e opozitės kundėr shtypit pėr tė eklipsuar, nė njė farė mėnyre, betejėn e vėrtetė politike mes qeverisė dhe shtypit tė lirė.

Por kush e nxiti kėtė betejė dhe ēfarė po prodhon ajo? Betejėn e ka nxitur realisht diabolizmi i njė pjese tė shtypit ndaj ngjarjeve tė rėnda kriminale nė vend kohėt e fundit dhe debati rreth kėtij diabolizmi po nxjerr nė pah njė lloj krahu politik tė krimit tė organizuar nė Shqipėri.

Diabolizmi

Nė qendėr tė debatit ėshtė "Gazeta Shqiptare", pronė e njė botuesi italian, tė apasionuar pas krimeve. Prej atentatit me synim vdekjeprurės ndaj Ylli Pangos dhe deri tek rrėmbimi i fundit i biznesmenit Shehu nė Vlorė, gazeta ka publikuar versione dhe pista tė dyshimta krimesh, pėr tė cilat opozita dyshon se janė alibi tė krimit tė organizuar nė Shqipėri. Kėshtu, pasi granata shpėrtheu para trupit tė Prof. Ylli Pangos, drejtuesi kryesor i kėsaj gazete doli nė ekranin e televizionit qė ka pronė kjo gazetė dhe hodhi i pari pistėn e vetėvrasjes sė Pangos, duke iu referuar dhe zakoneve tė fėmijėrisė sė zotit Pango.
Mė pas atentati ndaj Florian Vilės pati dhe mė shumė diabolizėm. Gazeta publikoi njė identikit tė vrasėsit, pėr tė cilin tregoi dhe vendqendrimin, ndėrsa disa ditė mė pas, policia dhe vetė kjo gazetė, njoftoi se vrasėsi qenkėsh njoftuar dhe u largua nga vendngjarja. Pėr ta bėrė mė diabolike vrasjen e Vilės, u shpik njė histori e dyshimtė e ndarjes sė pasurisė mes gruas dhe dy fėmijėve, ēka linte tė nėnkuptonte konflikt familjar dhe mė pas u theksua se gruaja fitoi tenderin me njė gėzim tė tillė sa nuk thuhej qė u shpėrblye pėr vrasjen e burrit.

DiaBolizmi i gazetės shkoi mė tej me rrėmbimin e Klajdi Shehut ku si pistė kryesore shpalli vetėrrėmbimin e Klajdit, pasi, sipas gazetės, ai i njihte dhe i kishte shokė rrėmbyesit, gjė qė u hodh poshtė me neveri nga viktima.

Rast pas rasti gazeta vazhdoi dhe me versione tė tjera vrasėsish nė Fier pėr Mirin e Xhikes, ku identikitit tė pėrshkruar, i mungon vetėm emri i babait dhe adresa e pallatit.

Gjithė kjo pėrfshirje e zellshme e Gazetės nė pistat e krimit ende tė pazbuluara nga shteti dhe me pak shpresa pėr t'i zbuluar, kanė ngjallur dyshime tė ligjshme se drejtues tė gazetės janė tė pėrfshirė nė lidhje me disa grupe kriminale nė vend. Opozita thotė se ka parė dokumenta qė vėrtetojnė se "Gazeta Shqiptare" ėshtė ortake nė njė ndėrtim nė qendėr tė Tiranės me 5 pėr qind aksione, sė bashku me njė grup tė rinjsh, tė akuzuar pėr njė sėrė vrasjesh dhe rrėmbime personash, por qė kohėt e fundit janė liruar nga gjykatat shqiptare.

Ky tension mes opozitės dhe kėsaj gazete, po pėrpiqet tė imitojė dhe tė diabolizojė nė tė vėrtetė konfliktin real qė ekziston mes shtypit tė lirė dhe shtetit nė Shqipėri. Duke u pėrpjekur ta paraqesė kėtė konflikt si njė defekt tė opozitės dhe jo si njė pjesė tė betejės pėr shtyp tė lirė nė Shqipėri, drejtuesi kryesor shqiptar i kėsaj gazete, Arjan Ēani, ėshtė pėrfshirė njėsoj si nė rastin e atentatit ndaj Ylli Pangos, nė njė debat personal me drejtuesit e opozitės, duke i cilėsuar ata, mes tė tjerash, si udhėheqės tė dėnuar tė jenė nė opozitė.

Karlobolizmi

Duke mos dashur tė pėrfshihem nė debatet e mėsipėrme rreth lidhjeve tė kėsaj gazete me krimin e organizuar dhe pėr mė tepėr, misionin e saj antiopozitar, duhet tė ndalem mė gjatė tek rreziku qė paraqet pėr shoqėrinė njė drejtues gazete, kur pėr shkak tė nivelit tė ulėt kulturor, ose pėr shkak tė traditės totalitare qė trashėgon, tė operojė me koncepte tė tilla publike pėr opozitėn.

Sė pari, nė ēdo vend opozita nuk ėshtė dėnim, por ėshtė pjesė e mekanizmave politikė qė qeverisin vendin. Konceptin "tė dėnuar" pėr opozitėn e kanė nga pikėpamja politike ata qė nuk e pranojnė ekzistencėn e opozitės dhe angazhohen pėr zhdukjen e saj. Pėr mė tepėr ideja se nė Shqipėri ėshtė arritur standardi tė konsiderohesh i dėnuar, po qe se je nė opozitė, ėshtė njė konstatim i sinqertė qė buron nga idetė dhe konceptet e drejtuesve tė kėsaj gazete pėr opozitėn dhe pushtetin nė Shqipėri.

Sė dyti, koncepti se tė jesh nė opozitė je i dėnuar, qė demonstrojnė drejtuesit e kėsaj gazete, - aq adhurues pėr kriminelėt, - tregon dhe sinqeritetin me tė cilin ata e shikojnė "arritjen" mė tė madhe tė pushtetit tė sotėm dhe diferencėn e standardit social qė ka kategoria qė quhet opozitė me kategorinė qė quhet pushtet. Kjo diferencė hetohet vetėm nė vende tė tilla ku mungon kultura e tė pasurit dhe tė respektuarit tė opozitės, ku tė jesh i tillė, duhet doemos tė persekutohesh, tė mos marrėsh leje ndėrtimi afėr Kinema 17 Nėntorit, tė mos privatizosh zyra nga Bashkia, tė mos marrėsh falas shtėpi diplomatėsh, tė mos kesh mundėsi tė harxhosh miliona nė poker rrethuar nga djem tė bėshėm me vėth nė vesh e tė tjera mangėsira si kėto, tė cilat nė tė vėrtetė nuk u mungojnė drejtuesve tė "Gazetės Shqiptare". Ne nuk jemi ziliqarė pėrse ata kanė privilegje tė tilla, por fakti qė ata e konsiderokan fatkeqėsi tė madhe mungesėn e kėtyre privilegjeve pushtetėrore, natyrisht na bėn tė mendojmė gjatė rreth species sė tyre.

Sė treti, koncepti i partisė sė dėnuar tė jetė nė opozitė, nė kėto kushte, ėshtė jo realist, pasi, tė jesh nė opozitė, sot, jo vetėm qė nuk ėshtė fatkeqėsi, por ėshtė fat dhe mision historik. Ka plot gazetarė dhe politikanė qė janė kundėrshtarė tė Partisė Demokratike dhe Sali Berishės, por sė paku tani janė ose ndihen tė rreshtuar pėrkah mendimit opozitar, pasi ky tashmė ėshtė njė mision publik. Tė konsiderosh fat bashkėjetesėn me kriminelėt qė vrasin, alibinė ndaj rrėmbyesve dhe vrasėsve tė biznesmenėve, alibinė pėr abuzimet monstruoze nė shtet, politikat e mbrapshta sociale dhe korrupsionin nė drejtėsi, zhytjen e vendit nė krizė dhe stanjacion ekonomik, ėshtė mė shumė se DiaBolizėm.
Ky ėshtė Karlobolizėm. Tė jesh nė opozitė nė kėtė kohė jo vetėm nuk ėshtė dėnim, por ėshtė njė rastėsi fatlume qė tė bėn tė jesh njeri i lirė gjithė jetėn, pasi nuk do tė tė zėnė rrugėn as fėmijėt e Florian Vilės, as nipi i Sulo Shehut, as djali i Ylli Pangos dhe asnjė prej viktimave tė krimit, tė cilin mbron si pjesė e mekanizmit propagandistik qeveritar. Kush ėshtė rastėsisht nė opozitė nė kėto kushte ėshtė fatlum, kush ėshtė me ndėrgjegje ėshtė misionar qė duhet respektuar dhe duhet t'i jemi mirėnjohės gjithė jetėn, pasi pėrballė tij nuk ėshtė vetėm Arjan Ēani dhe Karlobolizmi i tij, por njė strukturė e tėrė mafioze qė po pėrpiqet tė shkatėrrojė, - siē po thonė sė fundi shumė miq tė Shqipėrisė, - tė ardhmen e kėtij vendi. Karlobolizmi si koncept, jo vetėm qė nuk pranon ekzistencėn e opozitės ndaj botės sė krimit, por ėshtė nė pėrpjekje pėr t'u kthyer nė krah politik tė krimit tė organizuar, duke i bėrė atij avokatinė dhe marrėdhėniet publike.

Beteja e fundit publike e opozitės me kėtė pjesė tė shtypit, nuk ėshtė betejė mes politikės dhe shtypit, por vazhdimi i betejės politike tė opozitės kundėr gjithė mekanizmave qė pėrpiqen tė mbrojnė krimin dhe ta kthejnė atė nė njė armė pėr tė mbrojtur pushtetin. Fatkeqėsia kėtu nuk ėshtė opozita me krimin, por alibia e krimit dhe ajo shpaloset ēdo ditė nė formėn e karlobolizmit nė faqet e gazetės.

-- marrė nga Gazeta TemA, 21.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara