HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Nė kujtim tė Ilia Qiqit, Athinasė, dhive tė Zagories, Luan Bregasit, e tjerė...

-- nga Mero Baze, TemA, 15.07.2003

Mero Baze Njė nga dramat e dhimbshme tė Shqipėrisė ka qenė e lidhur me raportet veri-jug, por jo me diferencat reale mes tyre. Ėshtė njė histori e tėrė qė tashmė po mbush 60 vite, nė tė cilėn Veriu ėshtė kthyer nė simbol tė njė getoje qė shpėtohet nga disa engjėj qė fluturojnė poshtė Shkumbinit. Kėshtu ka ndodhur nė vitet e para tė komunizmit, kur u morėn disa gra amvisa nga jugu pėr t'u mėsuar si gatuhej bukė nė veri dhe sidomos nė Dibėr, Mat dhe Mirditė. Nė tė vėrtetė askush nuk e mori vesh pse u deshėn ato gra atje nė malet e egra tė veriut, pasi as kuzhinėn e veriut nuk e ndryshuan dot dhe as mbetėn tė kėnaquraa nga misioni i tyre. Mė pas ēuan mėsues nga Dropulli, si i ndjeri Ilia Qiqi, qė shkoi t’u mėsonte shqip pasardhėsve tė Ahmet Zogut, nė Lis tė Matit, me greqishten e ēal tė Dropullit. Mė pas Athinanė, qė u martua atje pėr tė forcuar unitetin, pastaj dhitė e Zagories, tė cilat nė tė vėrtetė nuk ishin aspak mė tė mira sesa dhitė e Martaneshit, dhe sė fundi, Luan Bregasin.
Kėtė tė fundit, pėr tė ndėrtuar shkolla dhe pėr t'i dhėnė emrin shkollės, si pėr shembull: Shkolla "Koēo Kokėdhima", Shkolla "Luan Bregasi", shkolla "Gjolekė Malaj", shkolla "Xhoana Nano" etj.. Askujt tjetėr nuk do t'i kishte shkuar nė mendje ta poshtėronte kaq shumė gjysmėn e Shqipėrisė sesa u rikujtua dje Fatos Nano. Ėshtė thuajse gjysma e vendit me njė hartė ekonomike gati kriminale, pa asnjė investim, pa asnjė rrugė, pa asnjė perspektivė, e cila tentoi tė rikthehej nė jetė pas vitit '90 dhe u ndesh me racizmin e sė majtės shqiptare duke u identifikuar me drejtuesin e atėhershėm tė shtetit.
Ky racizėm u shtri gati nė njė lloj nazizmi tė fshehur pas vitit 1997, kur kriteri i parė i tė hequrit nga puna, nuk ishte nėse ishe apo jo me PD-nė, por nėse ishe apo jo nga veriu. Poshtėrimi i kėsaj gjysėm Shqipėrie, nga njė klasė me hipotekė politike jugore, shkoi nė ekstrem nė qeverinė e parė tė Fatos Nanos nė vitin 1997, e cila ishte tėrėsisht jugore dhe vazhdon deri mė sot duke mbajtur si simbol tė veriorėve nė pushtet Ndre Legisin dhe Musa Ulqinin, tė cilėt, tė dy sė bashku, nuk kanė fuqi as sa bodigardi i Edi Ramės. Pikėrisht kjo klasė politike qė urren veriun, kjo klasė politike qė ishte ideatore e nxitjes sė urrejtjes ndaj veriut, kjo klasė politike qė e izoloi veriun dhe po i shkatėrron atij tė vetmen aortė zhvillimi qė ka - rrugėn Durrės-Morinė, - kjo klasė politike qė mes tė tjerash ka justifikuar revolucionin nė Shqipėri me luftėn ndaj veriut, dje shpalli projektin e saj tė fundit poshtėrues ndaj Veriut.
Njė tufė biznesmenėsh, nėn drejtimin e Fatos Nanos, iu turrėn veriut, me njė premtim poshtėrues pėr ēelje shkollash (pėr fat tė mirė nuk kanė pėr ta mbajtur premtimin), nė shkėmbim tė lėnies sė emrit tė tyre nė krye tė kėtyre shkollave. Shteti qė ka varfėruar veriun, shteti qė ka izoluar veriun, shteti qė ka nxitur racizėm ndaj veriut, ende nuk ka asnjė projekt pėr ta shpėtuar atė. Oferta e tij e vetme ėshtė njė tufė biznesmenėsh, shumica e tė cilėve janė produkt i trafikut qeveritar, dhe qė shpresojnė ta pėrdorin veriun si njė govatė ku tė lajnė kėmbėt dhe tė pastrojnė tė kėqijat e rrugės sė tyre tė dyshimtė drejt pasurimit. Biles ky gjest ėshtė fyerje dhe pėr atė sakrificė tė sinqertė tė Ilia Qiqit, Athinasė, dhive tė Zagories, amvisave tė Pėrmetit dhe gjithkujt tjetėr qė u bė personazh i demagogjisė sė komunizmit pėr veriun e Shqipėrisė. Ka gjashtėdhjetė vite qė ky shtet pėrsėri nuk pranon tė bėjė diēka konkrete pėr veriun nė emėr tė shtetit. Pėrsėri pėr kėtė zonė tė getoizuar nga politika, shteti i Fatos Nanos pėrgatit, - njėsoj si vite mė parė, - dhi nga Zagoria, ose biznesmenė nga Ballshi. Si pėr t'u thėnė gjithė qytetarėve tė veriut, qė nuk meritojnė mė shumė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara