HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Shpėrthimi i Majkos si bombė me telekomandė

-- nga Mero Baze, TemA, 14.08.2003

Mero Baze Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ia ka mbėrritur tė rikthehet nė qendėr tė vėmendjes sė shtypit nė Kosovė, por dhe nė Shqipėri, pėr shkak tė refuzimit qė i ka bėrė njė ftese pėr tė shkuar nė Mal tė Zi, ku do tė diskutonte me homologėt e ish-Jugosllavisė pėr sigurinė rajonale dhe zhvillimin e bregdetit. Rikthimi i Majkos pėr hir tė sė vėrteės ka qenė mė serioz se ikjet e tij. Dhe nuk ka qenė serioz pse ka refuzuar njė ftesė pėr nė Mal tė Zi, por pėr shkak tė vėmendjes qė ka dėshmuar pėr tė ndjekur njė zhvillim negativ pėr tė ardhmen e Kosovės nė Beograd.

Dhe debati duhet mbajtur pikėrisht tek ky zhvillim.

Vlera e deklaratės sė Pandeli Majkos

Vlera e mirėfilltė qė ka qėndrimi i Pandeli Majkos ka tė bėjė me faktin se qeveria e Tiranės ėshtė tėrėsisht e papėrgjegjshme pėr ato qė po ndodhin nė rajon dhe pėr ato zhvillime qė lidhen me Kosovėn. Mungesa e vėmendjes sė qeverisė sė Tiranės nė lidhje me zhvillimet nė Kosovė, nuk sjell ndonjė dėm tė madh pėr Kosovėn, mė shumė se sa sjell probleme pėrqėndrimi i saj nė Kosovė. Shqipėria nuk ka asgjė pozitive pėr tė eksportuar nė politikėn e Kosovės, pėrveē konflikteve, krizave ciklike, mungesės sė stabilitetit dhe lidhjes sė politikės me krimin. Ishte njė kohė qė Tirana ishte shumė e vėmendshme pėr tė diktuar nė Kosovė dhe bilanci i politikės sė brendshme nė Kosovė ėshtė sė paku 10 vrasje tė karakterit politik dhe njė lloj kriminalizimi i shoqėrisė pėrmes liēensave politike.

Por rasti Majko dėshmon se pavarėsisht faktit qė Kosovės i ka rėnė pėr pjesė njė "shtet amė" i keq, nuk ėshtė e vėrtetė se mungesa e vėmendjes sė Tiranės pėr Kosovėn ėshtė diēka e mirė. Serbėt dėshmun se ditėn tė pėrdorin dhe vėmendjen e madhe tė Tiranės pėr Prishtinėn dhe mungesėn e vėmendjes sė Tiranės pėr Prishtinėn. Nė rastin e parė ata vunė kujen se Tirana po gllabėron Prishtinėn, ndėrsa tani po pėrpiqen t'i tregojnė kufirin Tiranės.

Deklarata e Majkos ka vlerė se e mediatizoi kėtė ēėshtje dhe po detyron opinionin publik ta konsiderojė seriozisht rrezikun e kėtyre zhvillimeve.

Spekullimi i Majkos dhe spekullimi me Majkon

Spekullimi me deklaratėn e Pandeli Majkos nuk ka tė bėjė me atė qė ai kundėrshton por me refuzimin qė ai i ka bėrė njė ftese pėr tė shkuar nė Mal tė Zi. Kushtetutėn e re tė Serbisė dhe Malit tė Zi e kritikoi para Pandeli Majkos edhe opozita nė Tiranė. Por Majko dhe ato qė po pėrpiqen tė glorifikojnė deklaratėn e Majkos duan tė krijojnė idenė se kemi pėrpara njė hero qė po mbron Kosovėn nga bajlozi i zi qė ka dalė prej detit. Nė tė vėrtetė, si Sali Berisha si Pandeli Majko qė kanė bėrė deklarata tė qarta kundėr pėrpjekjeve serbe pėr tė sanksionuar nė kushtetutė sovranitetin e tyre mbi Kosovėn, nė tė vėrtetė nuk kanė bėrė asgjė mė shumė se sa propagandė patriotike me pėrdorim tė kufizuar nė politikėn e brendshme tė Tiranės dhe pak eufori nė Kosovė. Nėse ka njė politikė realiste qė rrit sigurinė se Kosova duhet tė jetė shtet i pavarur, ėshtė formimi i autoritetit tė pushtetit tė shqiptarėve nė Prishtinė. Pėrpjekja pėr tė vėnė alarme nga Tirana pėr atė qė mund tė ndodhė nė Beograd kundėr Kosovės, vlejnė vetėm kur kjo gjė kėrkohet nga autoriteti politik dhe shtetėror i Kosovės. As Majko, dhe askush tjetėr nė Tiranė, nuk mund t'i garantojė njė siguri artificiale Kosovės dhe njė imunitet ndaj rreziqeve qė vijnė nga Beogradi, nėse nuk sigurojnė njė nxitje dhe rritje tė autoritetit shtetėror nė Kosovė. Nėse ka vėrtet alarm nė Kosovė, ai duhet tė vihet nga Ibrahim Rugova, Bajram Rexhepi, Nexhat Daci nga grupet parlamentare tė Prishtinės dhe Tirana duhet tė pėrcjellė zėrin legjitim tė tyre. Tirana, e cila nuk i ka pyetur kosovarėt kur ka shkuar nė Beograd, nuk ka pse vajton e para pėr perversitetet politike tė Beogradit me Kosovėn. Nuk ka rrugė pėr tė mbrojtur Kosovėn me deklarata patriotike pėrveē rrugės qė na ēon tek pushteti legjitim i Kosovės. Biles nėse u ka dhėnė dikush hov deklaratave serbe kundėr Kosovės kėto ditė, ėshtė ilustrimi qė Ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė ėshtė vėnė nė dispozicion si patriot pėr Kosovėn, ndėrkohė qė ėshtė nė krizė me Presidentin e Republikės qė nuk i pranon trupat greke qė kėrkon tė na sjellė nė Bisht-Pallė ministri Majko. Ėshtė ironi e madhe tė konsiderojmė se Pandeli Majko po ndihmon Kosovėn me kėtė qėndrim. Dhe nėse Zoti na jep fuqi tė na ruajė nga paranojat, mė duhet tė them se pas deklaratės sė Majkos, serbėt kanė gjetur deklaratėn e porositur pėr t'u shtirur edhe mė luftarakė pėr Kosovėn.

Edhe njė herė pėr patriotizmin e dyshimtė tė Pandeli Majkos

Mund tė mos i kthehesha mė biografisė shtetėrore tė Pandeli Majkos, po tė mos kisha hetuar entuziazmin e Veton Surroit pėr "atdhetarizmin" e tij. Pėr tė filluar nga meritat "taksa Majko" ėshtė mbledhur vėrtet nė njė masė qė mund t'ia kenė thėnė zotit Surroi, por lajmi i vėrtetė ėshtė se ajo ėshtė harxhuar dhe nuk figuron mė nė buxhetin e shtetit si taksė mė vete, por si taksė e shpėrdoruar pėr shpenzime buxhetore. Vetė Majko ėshtė detyruar ta pranojė kėtė publikisht si njė dėshtim. Por pėr tė shkuar mė tej tek historitė e Pandeli Majkos me atdhetarizmin, mė duhet tė kujtoj se ne kemi sot njė problem gjigant nė Portin e Durrėsit me ēisternat greke, tė krijuar nga Pandeli Majko, kemi njė monopol tė Greqisė mbi tregun e brendshėm qė ėshtė meritė e Pandeli Majkos, kemi njė projekt tė shkatėrruar tė "Korridorit 8", ku e ku, larg rrugicės Durrės - Prishtinė qė ėshtė vepėr e Pandeli Majkos dhe njė debat ende tė pambyllur pėr dislokimin e trupave greke nė Bisht-Pallė. Mė tej akoma nė kėtė histori ėshtė e nevojshme minimalisht tė hetohen rrethanat qė e detyruan Pandeli Majkon tė shpėrthente kundėr njė takimi gati rutinė dhe tė arsyetohej pėr kėtė me kushtetutėn qė po hartohej nė Beograd. Njė ministėr normal qė e bėn kėtė gjest ėshtė me tė vėrtetė njė simbol i atdhetarisė, qoftė dhe si pakicė nėse atij ia refuzon qeveria vullnetin e vet. Por ama kur nuk gjen mė shteg brenda qeverisė. Pandeli Majko para se tė bėnte deklaratėn, nuk i ka bėrė asnjė telefonatė Luan Hajdaragės qė ushtron detyrėn e Ministrit tė Jashtėm, asnjė telefonatė Ermelinda Meksit qė zėvendėson Fatos Nanon, i cili dėfrehet plazheve tė Mesdheut me nusen e re, asnjė telefonatė Presidentit tė Republikės qė, sė paku, patriot ėshtė qoftė dhe pėr faktin se nuk lejon ushtrinė greke tė Pandeli Majkos tė dislokohet nė Bisht-Pallė. Pėr tė mos vajtur nė takimin e Malit tė Zi kishte dhjetėra arsye dhe Pandeli Majkoja mund tė thoshte edhe faktin qė kishte djalin me temperaturė, se e ka thėnė edhe tjetėr herė!

Problemi ėshtė se Pandeli Majko nuk ka pritur tė bėjė njė reagim zyrtar serioz pėr kėtė ēėshtje. Ai nuk ka pritur tė komunikojė as si Ministėr Mbrojtjeje, as si anėtar i kabinetit tė Fatos Nanos. Ai, ka thirrur njė televizion, ka parė kamerėn tek dritat e kuqe dhe ka filluar tė ligjėrojė. Kjo ėshtė njė dėshmi e fortė se kėtu nuk ka shtet se, kėtu, nė vendin ku jetoj edhe unė edhe Pandeli Majkoja, tek qeveria nuk ka besim as Ministri i Mbrojtjes. Nga ana tjetėr pėr Beogradin ėshtė njė lehtėsi e madhe qė projektit tė tyre provokativ t'i kėrcėnohet njė Ministėr Mbrojtje i njė shteti fqinjė, i cili flet nė emėr tė Kosovės, por jo nė emėr tė qeverisė dhe shtetit qė e paguan pėr tė tillė. Ky ėshtė njė inkurajim shumė i madh pėr serbėt tė kufizojnė pavarėsinė e Kosovės, jo pėr shkak tė kėrcėnimit tė Pandeli Majkos, por pėr faktin e verifikueshėm se kėtu nuk ka as shtet, as qeveri, as president dhe as popull tė mbajė nėn kontroll seriozitetin kombėtar para tė huajve. Kjo ėshtė njė shpalosje e anės mė primitive tė shtetit shqiptar qė i bėn dėm atdhetarisė dhe vizionit tonė pėr tė ardhmen e Kosovės mė shumė se ēdo serb dhe malazez i marrė sė bashku. Me deklaratėn ēapraze tė Pandeli Majkos, Shqipėria ka dėshmuar se jo vetėm qė nuk ka Ministėr tė Jashtėm siē ka merak Besnik Mustafaj, por nuk ka as president, as kryeministėr, as qeveri dhe as pėrgjegjėsi kombėtare. Me gjithė rezervat e mia pėr papėrgjegjėsinė e qeverisė qė kemi nė krye, nuk mund tė them se shpėtimi ėshtė tek Pandeli Majkoja. Tek Pandeli Majko deri nė kėto momente ėshtė vetėm dyshimi, por ndoshta dhe alibia se ai flet aq papritur saē shpėrthen njė bombė me telekomandė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara