HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

A do fitojnė zgjedhjet mbi votimet?

-- nga Mero Baze, TemA, 12.10.2003

Mero Baze Shqipėria shkon sot drejt kutive tė votimit, nėn njė vėmendje tė madhe ndėrkombėtare, nė pėrpjekje pėr tė rikthyer nė vendin e vet institucionin e zgjedhjeve. Asnjėherė nė historinė e Shqipėrisė zgjedhjet lokale, si kėto qė zhvillohen sot, nuk kanė pasur kaq vėmendje tė madhe ndėrkombėtare dhe kaq rėndėsi kombėtare. Arsyeja ėshtė se kriza e shoqėrisė shqiptare nuk ka asnjė mekanizėm tjetėr pėr t'u korrigjuar pėrveē zgjedhjeve dhe zgjedhjet, nga ana e vet, kanė nevojė tė formojnė institucionin e tyre tė shkatėrruar. Pėr opozitėn, zgjedhjet e sotme janė sfidė e fortė pėr tė afruar nė pranverė zgjedhjet parlamentare, ndėrsa pėr socialistėt e ndarė janė njė llogari politike pėr delegatėt e Kongresit qė do tė rivotėbesojė kryetarin e kėsaj partie nė Dhjetor. Por jashtė interesave tė dy blloqeve kryesore, pėr Shqipėrinė, kėto zgjedhje kanė rėndėsi historike pėr tė provuar nėse mund tė rikthehemi dot tek zgjedhjet e lira apo jo. Dhe janė sė paku katėr faktorė tė rėndėsishėm qė na bėjnė tė besojmė se diēka mund tė ndryshojė.

Presidenti

Institucioni i Presidentit ka qenė deri para pak kohėsh njė nga shpresat e mėdha qė do tė kėpuste hallkėn e manipulimit tė institucionit tė zgjedhjeve. Gjesti i tij dėshpėrues me KQZ-nė i dha njė goditje tė madhe klimės sė besimit pėr zgjedhje tė lira, megjithatė ai ėshtė ende njė President nė detyrė, i cili nuk mund tė pėrdoret edhe mė tej pėr manipulimin fizik tė zgjedhjeve, siē ėshtė pėrdorur paraardhėsi i tij cinik qė nuk "kishte vėzhgues nė zgjedhje". Raportet e Presidentit me qeverinė dhe KQZ-nė, pavarėsisht miqėsisė formale, nuk janė raporte tė tilla pune qė tė bashkėveprojnė fizikisht pėr manipulimin e zgjedhjeve.

Kriza e PS dhe SHISH

Kriza e PS-sė dhe ndarja brenda tyre u ka hequr socialistėve nė pushtet, aftėsinė operative pėr tė manipuluar procesin. Tashmė mungojnė ato struktura solide tė qeverisė socialiste qė bashkonin nė njė grusht tė vetėm SHISH, Polici banditė, doganierė e gjithkėnd tjetėr qė jetonte nga paligjshmėria shtetėrore pėr vjedhje tė votave. Kriza nė PS ka kastruar strukturat operative tė saj, dhe tashmė ka vetėm pėrpjekje personale pėr manipulim. Tė tilla janė ndihma qė Klosi i jep njė minibashkiaku afėr ndėrtesės sė SHISH nė Tiranė, apo pėrpjekjet e Edi Ramės pėr tė manipuluar rezultatin proporcional nė Tiranė, si dhe disa pėrpjekje sporadike nė Durrės pėr t'i siguruar njė skuadėr me 300 votues tė lėvizshėm, kandidatit socialist kryesisht nė zonėn e Shkozetit dhe Kėnetės. Ky stil ndėrkohė ėshtė shumė i lexueshėm, pasi kriza nė PS bėn qė shumė ish militantė socialistė, qė bėhen pa dėshirėn e tyre pjesė e kėtyre planeve, shkojnė e raportojnė nė shtabet e opozitės. Pra ndarja e PS-sė dhe humbja e njė ekipi tė vetėm nė SHISH, i ka zvogėluar shumė shanset e veprimeve inteligjente pėr manipulimin.

Komisionerėt

Sot njerėzit mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė, nuk janė politikanėt dhe burrat e shtetit, por ata mijėra komisionerė lokalė, qė kanė nė duart e tyre fatin e zgjedhjeve. Ata janė heronjtė ose armiqtė realė tė stabilitetit tė Shqipėrisė. Qeveria ka pasur deri dje nė dorė tė tregojė vullnetin pėr zgjedhje dhe atė e demonstroi si mė negativin e kėtyre viteve tė fundit. Sė paku KQZ, Policia dhe financimet janė bėrė tri arsye tė mjaftueshme qė kėto zgjedhje tė pėrfundojnė nė kosh tė plehrave. Por beteja reale zhvillohet sot dhe ajo ėshtė nė dorė tė mijėra komisionerėve lokalė, tė cilėve do t'u ofrohet kulaēi dhe kėrbaēi pėr tė ndryshuar rezultatin. Avni Hoxha, kandidati i opozitės nė Durrės, - qyteti mė i ekspozuar ndaj manipulimeve dhe blerjes sė komisionerėve, - ka bėrė dje njė gjest tė fortė optimizmi, kur ka thirrur nė njė koktej festiv gjithė trupėn e komisionerėve tė opozitės, duke i siguruar ata se janė nėn garancinė e opozitės para ēdo presioni dhe oferte pėr blerje tė zgjedhjeve. Ky gjest ėshtė njė sfidė e madhe nė njė qytet, ku historitė e zgjedhjeve kanė regjistruar rezultate tronditėse si 1300 me 5 apo 600 me 0.

Kėto zgjedhje, mes tė tjerash, shpresojmė tė ngulisin nė mendjen e secilit komisioner se detyra e tij pėr tė numėruar votat, nuk ėshtė vetėm ēėshtje e pozicionimit tė tij politik, por e detyrimit kushtetues qė ka ndaj shoqėrisė shqiptare. Pas kėtyre zgjedhjeve, nėse standardet prishen pėr shkak tė komisionerėve, duhet doemos qė nė sallėn e gjyqit tė jenė edhe komisionerė, tė cilėt duhet tė kuptojnė se pėrveē meritave qė kanė si njerėz tė pėrgjegjshėm tė shoqėrisė, mund tė kenė dhe dėnime ligjore, kur devijojnė nga detyrimi pėr tė numėruar votat e qytetarėve.

Kriza e KQZ-sė dhe mungesa e balancimit nė kėtė institucion, janė njė faktor nė disfavor tė opozitės, por njė faktor i madh nė favor tė zgjedhjeve tė pranuara. Socialistėt kanė tronditur realisht besueshmėrinė e zgjedhjeve, duke marrė paradhėnie paralajmėrime tė tilla qė duket sikur thonė, mos u lodhni kot, se nuk jua njohim fitoren e vjedhur!

Destabilizimi i listave

Ky ėshtė i vetmi rrezik qė do tė verifikohet se sa efekt do tė ketė mbi zgjedhjet sidomos nė Durrės dhe Tiranė. Ajo qė konstatohet paraprakisht ėshtė se ka njė ndryshim mes listės sė shpallur nė internet dhe listave reale. Duket se njė dorė e kujdesshme ka punuar qė familjet tė mos votojnė nė njė qendėr votimi, por tė shpėrndahen nėpėr qytet pa ditur se ku e kanė emrin. Ky koefiēient po raportohet i lartė nga ora nė orė dhe mund tė jetė njė faktor kyē qė tė turbullojė ecurinė e ditės sė votimit dhe tė ngrejė tensionin. Opozita paraprakisht duhet tė ngrejė disa qendra tė emergjencės elektorale ku tė orientojė votuesit e keqshpėrndarė se ku duhet tė votojnė. Manipulimi me listat ėshtė mė prezenti dhe konfuzioni qė kanė krijuar ato, mund ta ulė nga 5 deri 8 pėr qind pjesėmarrjen nė zgjedhje, natyrisht duke pasur parasysh se shumica e atyre qė do ta pėsojnė nga kjo rrėmujė, do tė jenė votuesit e opozitės qė janė identifikuar si mospjesėmarrės nė referendumin e kushtetutės nė vitin 1998.

***

Kėto rreziqe qė ngrihen para zgjedhjeve tė sotme janė reale dhe mund tė minojnė gjithė procesin nėse tolerohen. Por beteja shqiptare mes zgjedhjeve dhe votimeve, ėshtė njė betejė e gjatė qė e tejkalon pėrgjegjėsinė e atyre qė numėrojnė votat, atyre qė kishin nė dorė klimėn e besimit dhe vullnetin e qeverisė pėr tė mos lejuar zgjedhje tė lira. Ka vetėm njė rrugė qė tė kalohet pa frikė rreziku i manipulimit. Tė dalin tė gjithė nė votime. Njė pjesėmarrje e lartė nė votime e bėn tė pamundur manipulimin e tyre dhe dėshpėron tė gjithė ata qė kėrkojnė tė ruajnė fjalėn votim nė vend tė fjalės zgjedhje. Sot duhet tė zgjedhim, boll kemi votuar!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara