HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

"Trojka shqiptare" dhe kriza gjeorgjiane

-- nga Mero Baze, TemA, 24.11.2003

Mero Baze Fjalia e duhur qė duhet tė shkruash pėr takimin e djeshėm tė "trojkės shqiptare" ėshtė se Presidenti i Republikės dhe Kryetari i Kuvendit u mblodhėn dje nėn drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano... Kjo fjali u bė legjitime, jo aq nga burimet e rezervuara nga stafi i Presidentit, por sė fundi nga deklarata zyrtare e Institucionit tė Presidentit. Me njė gjuhė tėrėsisht jopolitike, pėr njė nga krizat mė tė pashembullta politike qė po kalon vendi, Presidenti i hoqi dje vetes edhe kompetencėn e fundit tė patjetėrsueshme, qė atij i jep Kushtetuta e Shqipėrisė, komunikimi publik pėr krizėn dhe rrugėzgjidhjen e saj. Pas shumė hamendjeve se ēfarė i ka thėnė Fatos Nanos dhe si e ka tallur ky i fundit, ajo qė doli nė tekstin e deklaratės zyrtare, dėshmon qartė se sė paku zyrtarisht, prej dje, Shqipėria nuk ka mė president. Prej disa ditėsh Presidenti i Republikės po gjen dhjetėra arsye pėr mungesėn e kompetencave tė tij pėr shkarkimin e Kryeministrit dhe pėr ta detyruar atė tė plotėsojė qeverinė. Tė gjitha kėto arsyetime kanė krijuar njė mendim tė pėrgjithshėm se Presidenti nuk ka mundėsinė e duhur kushtetuese pėr ta zgjidhur krizėn, por vullneti i tij ekziston. Me deklaratėn e djeshme, Presidenti Alfred Moisiu deklaroi qė jo vetėm se nuk ka ndėrmend ta zgjidhė krizėn, por nuk ka as kurajon minimale tė komunikojė me shqiptarėt pėr pikėpamjet e tij pėr krizėn. Takimi i tij me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit ishte rasti i qartė, qė ai tė shpaloste para shqiptarėve dhe para dy autorėve tė krizės, pikėpamjen e tij pėr daljen nga kriza. Kėtė ia lejon kushtetuta dhe ia kanė kėshilluar publikisht udhėheqėsit e opozitės dhe miq tė tij politikanė.

Dhe pėrtej pamundėsisė pėr tė folur pėr zgjidhjen e krizės, deklarata skandaloze e Presidentit, i jep leksione opozitės se si duhet tė sillet nė kėtė krizė duke shkuar deri atje sa t'i japė asaj detyra shtėpie se si "tė kryejnė detyrat e tyre pėr t'iu pėrgjigjur interesave tė zhvillimit, integrimit dhe sigurisė nė vend.". Kjo deklaratė e bėrė nė tė njėjtėn ditė kur opozita nė Gjeorgji hyri nė parlament dhe detyroi presidentin votėgrabitės, tė mendojė seriozisht pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve tė manipuluara, ėshtė fyese pėr njė President si ky i yni, i cili po akuzohet, mes tė tjerash, se ėshtė pėrgjegjės pėr manipulimin e zgjedhjeve. Nė njė vend ku presidenti i republikės ka pėr detyrė tė respektojė kushtetutėn, e cila i njeh vetėm parlamentit tė drejtėn e formimit tė njė qeverie, ėshtė e papranueshme qė Presidenti, - i cili lejon qė vendi tė qeveriset nga njė kabinet jashtėparlamentar, i emėruar nga Kryeministri, - tė flasė pėr detyrat e opozitės. Nė njė vend ku Kryeministri tallet me Presidentin dhe tregon pėr tė barceleta nėpėr kafene, dhe qė nuk pranon t'i bindet frymės sė kushtetutės sė ēdo vendi demokratik, sipas sė cilės kryeministri duhet tė jetė i mbėshtetur nga shumica nė parlament, ėshtė e papranueshme qė shqetėsim kryesor i tij tė mbeten "detyrat" e opozitės pėr stabilitetin nė vend. Nė njė vend ku kryetari i Kuvendit, nuk arrin dot tė formojė njė shumicė tė re legjitime pėr tė qeverisur shqiptarėt, ėshtė e papranueshme qė shqetėsim i tij tė mbetet stabiliteti i atij parlamenti.

Opozita shqiptare ka shpallur tė hėnėn fillimin e protestave dhe kėshilla tė tilla qė kėrkojnė t'i tregojnė detyrat opozitės, kur vetė nuk kryen asnjė detyrė dhe detyrim ndaj stabilitetit tė vendit, janė benzinė mbi zjarr.

I vetmi mesazh qė opozita mund tė kapė, nė rastin mė tė mirė, mes kėtyre rreshtave, ėshtė se Presidenti ėshtė kapur peng nga Kryeministri dhe nuk guxon tė flasė, ndėrsa nė rastin mė tė keq, se Presidenti, megjithėse ėshtė i detyruar t'i japė rrugėzgjidhje krizės, nuk dėshiron ta bėjė kėtė. Nė tė dyja rastet ai ėshtė tani njė kukull qė vėrtitet pėr zbavitje nė duart e Fatos Nanos, dhe nuk ia vlen t'i kėrkosh tė ikė nga duart e Nanos, pasi vendi kėrkon burra shteti dhe jo kukulla tė prodhuara nga pushteti.

Kriza tė tilla si kjo qė po pėrjeton Shqipėria, dhe qėndrime tė tilla si tė "trojkės zyrtare" pėr kėtė krizė, nuk janė asgjė tjetėr veēse ngjarje qė rrisin dėshpėrimin e qytetarėve dhe i bėjnė ata tė drejtohen nga rruga si e vetmja mėnyrė pėr t'i dhėnė njė zgjidhje thelbėsore krizės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara