HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Forumi Shqiptar i Mediave tė Lira

Luan Rama duhet tė dorėzojė detyrėn dhe imunitetin e tij si deputet

-- nga Deklaratė pėr shtyp, 15.10.2003

Ilir Babaramo Gazetari i njohur i kanalit televizv "Vizion Plus", Ilir Babaramo, ėshtė qėlluar publikisht me grushta nga Ministri i Rendit Luan Rama dhe mė pas nga bodigardėt e tij, ndėrkohė qė ka qenė i ftuar nė njė pritje tė organizuar nga Partia Socialiste nė njė lokal nė Tiranė. Gazetari Ilir Babaramo ėshtė qėlluar, pasi ka pranuar autorėsinė e tij mbi njė koment, mbi rezultatet negative nė luftėn kundėr krimit nė Shqipėri dhe pėr 'hobby'-t e Ministrit tė Rendit pėr personazhe tė botės muzikore.

Luan Rama Pas kėsaj Ministri i Rendit, Luan Rama, ka qėlluar me grusht nė fytyrė gazetarin dhe mė pas bodigardėt e tij kanė vazhduar dhunėn derisa gazetari ka kaluar nė njė gjendje tė rėndė fizike, por pa rrezik pėr jetėn.

Forumi Shqiptar pėr Mediat e Lira shpreh indinjatėn e tij pėr kėtė ngjarje tė rėndė, tė paprecedent nė historinė e politikės shqiptare dhe kėrkon dorėheqjen urgjente tė Ministrit tė Rendit. Akti i parė qė duhet tė bėjė Kryeministri Fatos Nano nė shenjė reflektimi ndaj kėsaj ngjarjeje tė rėndė, duhet tė jetė shkarkimi i Ministrit, nėse ai nuk jep vetė dorėheqjen. Dhuna fizike mbi njė gazetar, - e ushtruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga njė ministėr, - ėshtė njė akt i paprecedent nė historinė e shtypit botėror.

Dorėheqja e Ministrit Luan Rama ėshtė akti i parė qė duhet tė shoqėrojė procesin e reflektimit tė kėsaj qeverie ndaj kėtij akti banditesk. Zhvillimi i njė procesi penal normal ndaj Ministrit dhe heqja e imunitetit tė Luan Ramės duhet tė pasojnė doemos kėtė akt tė dhunshėm qė cėnon rėndė, jo vetėm dinjitetin e njė gazetari, por fyen rėndė gjithė gazetarinė shqiptare dhe autoritetin e njė kabineti qeveritar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara