HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pasardhės tė Skėnderbeut

-- nga Masrur Imani, Trieste, 31.07.2003

Masrur Imani "fėmijė arti" ka lindur ne Teheran 18.06.1938. E ėma ka qene violiniste e shquar dhe prejaedhja e tij eshte nga familja e Shahut. Studimet i ka mbaruar ne Oksford per inxhinieri. Aktualish jeton ne Trieste. Jeta e tij eshte shume e pasur me aktivitete te ndryshme artistike dhe shoqerore. Eshte nje mbrojtes i flakte i te drejtave te njeriut, gjithashtu dhe mbrojtes i popujve te shtypur. Nuk ngurron te ēoje zerin lart e me lart ne mbrojtje te gjithe atyre qe kane nevoje. Ceshtja shqiptare e ka sensibilizuar jasht mase. Shume vjet me pare, ai u njoh me znj. Vitore Stefa Leka dhe qe nga ajo kohe, ai eshte mik i popullit shqiptar dhe nuk eshte kursyer te jape ndihmen e tij te vyer. Per kete eshte nderuar edhe me njė pasaporte nderi nga ish-presidenti i republikes Dr. Sali Berisha.
Ne fushen e artit si piktor i njohur ka pasur nje sere nderimesh, medaliesh dhe tituj nderi, po pėrmend ato me te rendesishmet:
  • Nomina di akademiko con medalgia d'oro
  • 2 leoni d'oro troffeo biennale di Venezia
  • Dottorato H.C in arte
  • Nobel per l'artin italiana
  • Nomina di cavaliere d'arte del ordine di Malta alle biennale d'arte di Malta, cittadino d'onore di Malta
  • Prima medaglia d'oro citta di Mosca e primo premio internacionale Andrei Zaharov.
    Kete mik te shqiptareve, kete njeri te madh te artit dhe te paqes, pata nderin ta njof personalisht ne nje vizite te bere ne shtepine e tij ne Trieste me znj. Vitore Stefa Leken.
    -- nga Nirvana Pistulli
  • Nje sovran shume i dashur i nje populli fisnik nga shpirti dhe krenar per atdheun e tij. Eshte i dashur dhe sot per dedikimin e madhe dhe te pa pare qe riservonte per njerezit plot bujari, zakoni tradicional i mikpritjes drejt te njohurve dhe te panjohurve, e kishin bere nderin e Atdheut.

    Menyra e lidhjes se miqesise me nje respekt reciprok ndermjet qytetareve, e konsoliduar gjate Mbreterise se Skenderbeut, (qe fatkeqesisht gjate diktatures u demtua) tashme po ristabilizohet ne saje te inisiativave te shumta kulturale dhe festive ne emer te Sovranit te Madh, ne te gjithe boten.

    Personazh te rendesishem dhe talente te rralla me nje force te madhe shpirterore qe jane te brumosur thellesisht me meritat e ketij qyterimi te veēante, qe u projektuan nga kujdesi i Fisnikut Sovran perkundrejt popullit te tij, bashkepunojne ndermjet tyre per te rivendosur ate kulture dhe te famshmin tradicion, jo vetem midis bashkatdhetareve, por kudo ku jane vendosur ne mergim.

    Prej shume vjetesh fati me solli te marr pjese ne dramen e ketij populli te mrekullueshem, kaq te durueshem, e kaq te vuajtur! Te privuar nga te drejtat me elementare, qe Perendimi ne saje te perpjekjeve civile, ka mundur brishtesisht pak nga pak t'ja garantoj qytetareve te tij, krijuseve aktivė qe perpiqen me force. Shpresoj qe kjo perpjekje per te drejtart kryesore te njeriut, te zhvillohen ne menyre civile dhe t'i garantoje te gjithe njerezve keto te drejta: te jene te respektuar per ndergjegjen fetare dhe etnike, per traditat kulturore - ne shkolle - ne pune - ne shendetesi - ne shtepi - ne pension - ne asistence per fatkeqet qe ndodhen ne veshtiresi jasht vullnetit te tyre - ne ushqim - ne mbrojtje te femijeve te braktisur - ne mbrojtje te pleqeve te vetmuar.

    Eshte e detyrueshme te njohesh keta njerez te dashur me ndjenja fisnike, e ne se mbeshtetesh ne to lehteson punen ne arritjen e qellimeve humanitare.

    Sigurisht per ata qe nuk kane mundur te shprehin te gjithe potencialin e tyre drejt shoqerise, per arsye nevoje dhe mbijetese, do te gjejne deren gjithnje te hapur dhe do te arrijne ata qe me shume lodhje kane qene me me fat dhe te mund te sistemohen dhe pse larg atdheut. Eshte e hapur dhe per ata qe do te donin te demostronin solidaritet ose te marrin pjese ne sherbimet bujare qe ne saje te punes se tyre eshte aktive ne te gjithe boten.

    Permend mbi te gjithe nje poete me vlera te medha, bije e dy prindeve te mrekullueshem per kulture dhe moral, Ai martir i lirise dhe Ajo nje poliglote mbi te tetedhjetat me emrin Eleni qe eshte e dekoruar "Mesuese e Popullit" nga ish Presidenti i Republikes Dr. Sali Berisha. Ndoshta e keni kuptuar qe e kam fjalen per znj. Vitore Stefa Leka. E kam quajtur Nene Tereza pa portofol, per kujdesin qe tregon gjithnje per ata qe kane nevoje, per kapacitetin pėr te marre gjithnje mbi vete detyra, qe e kalojne kapacitetin e saj financiar, por qe gjithnje i ēon gjer ne fund me sukses, duke i kenaqur te gjithe. I nderuar qe kam marre pjese ne mbledhjet e saj te panumurta dhe qe kam njohur njerz te mrekullueshem.

    Do te doja te kujtoj znj. Mimoza Kallfa, themeluesen e shoqates "Qytetar te botes" me gjithe problemet e shumta shendetesore, eshte e vendosur te ēoje perpara punet e shoqates ne Ancona. Prof. Engjell Koliqi nje gazetar i ndergjegjshem dhe i matur - shpresoj puna e tij e lodhshme dhe sakrificat e tij 24 ore mbi 24 te japin frytet e tyre per njohjen e te drejtave te njeriut. Binjaket Kuzhnini, Simon e Mikel aktiviste ne organizimin e takimeve te rendesishme internacionale per njohjen e te drejtave te shqiptareve dhe per rindertimin e asaj Mbreterie te Moralit, qe fatmiresisht historia ruan akoma gjurmet e saj.

    Prof. Astrit Leka - nje personazh me shpirt te madh patriotik, nje njohes i njerezimit dhe i epokave, pernjehere ne prezencen e tij zbulon pjekurine e urtine e tij te mbledhur, qe deshiron ta dhuroje per te mbrojtur dhe lufton te sensibilizojė politikanet e mbare botes per nje pėrgjegjėsi mė tė madhe, qe te garantoje ne favor te jetes, ne te gjithe kendet e mundeshme te shikimit, pa i elenkuar tashme nje nga nje dhe aspektet kulturale dhe artistike qe i takojne.

    Znj. Mira Kola, nje grua e mrekullueshme, e shkathet dhe me nje fantazi te zhvilluar e te rafinuar. Eshte e zonja ne organizimin e projektimin e inisiativave konkrete per te zhvilluar miqesite midis popujve. Ajo shkrin artin dhe punen se bashku. Faqet e verdha shqiptare tashme te publikuara dhe miss Albania ne Itali, qe shpejt do te publikohet celebrimi, jane disa nga gjerat simpatike qe ajo ka krijuar. Ana Hoxha, kengetarja e famshme, ne shume raste publikisht ne TV ne kanale te ndryshme, ka nderhyre ne menyre te denje ne favor te progresit dhe miqesise ndermjet etnive te ndryshme ne Ballkan dhe jo vetem, duke vene ne evidence nevojen e nje impenjimi serioz mbi miqesine e ēdo etnie kundrejt te tjerave, kunder luftes. Secila nga keto inisiativa do te sillte gezim ne shpirtin e Sovranit te Madh, ne se besojme ne pavdekshmerine e shpirtit.

    Irena Shabani gazetare e sukseshme, e ndershme dhe kurajoze ne informim. Aktiviteti gazetaresk per te, ka si qellim themeltar ate te zhvillimit te nje kulture morale dhe shoqerore te shpirtit modern qe te arrijė ne kolektiv. Kur ajo flet per artin e poezine ose per filozofine qe ushqen njohjen, perdor nje gjuhe te moderuar duke i lene lexuesit mundesine te formulojė opinionin e tij, me zotesine e te shprehurit nepermjet gjuhes se saj, bindjen mbi ēfare lexon prej saj. Eshte e kshillueshme qe menyra si ajo kryen gazetaren te imitohet dhe nga gazetaret e tjere.
    Raine Filip studente universitare ne Amerike, nje grua e re me shpirt te mbushur me humanitet dhe ndjenja miqesore dhe bashkimi midis popujve, me idete e saj te fresketa dhe te thella, arrin NėLinjė, zgjon dhe prek ndergjegjet e lexuesve. Eshte e keshillueshme qe bashkekohoret ta ndjekin shembullin e saj. Edhe Karolina Geci ka nje sensibilitet te njejte me Rainen dhe mund tė shfrytezojė kete talent ne sherbim te zgjimit te studenteve prane universitetit te Triestes.

    Nje jurist me emrin Nazmi Jakurti, nje njeri me nje te ardhme te shkelqyer, jeton dhe punon ne Zvicer. Per punen e Nazmiut, nuk e kam fjalen per ate qe bejme te gjithe per te mbajtur nje ton ekonomik ne sherbim te familjes dhe vetvetes, e kam fjalen per impenjimin konstant per t'i arritur qellimit, te siguroje garancite e nevojshme per mbrojtjen e te drejtave te njeriut qe te respektohen gjithandej, pa dallim, ngjyre dhe vendi nga vjen individi.

    Ali Nikoliqi, presidenti i LSHB-se per Zvicren e Ibrahim Egriu president i LSHB-se per Suedine, se bashku me Ramiz Zekollin president i LSHB-se ne Belgjike, Kolec Traboinin poet dhe shkrimtar i mendimeve te rafinuara e Agim Bacelli, poet qe i jep jete lexuesve te tij e jo vetem ne Amerike, jane personazhe te rendesishem qe punojne vazhdimisht per bashkimin ndermjet popujve.

    Arben Braēe, nje personazh konkret, shume i motivuar, mbeshtetes besnik i te drejtave te njeriut te formuluara nga Kombet e Bashkuara, vepron ne atdhe qe nga data e lirimit te Shqipersise nga diktatura, duke sjellur keshtu pak nga pak permiresime ne sektoret ku punon. Motoja e tij eshte qe qytetaret te punojne per qytetaret. Ky eshte nje virtyt i madh, i menyres se Skenderbeut aq e shtrejte dhe e nevojshme sot.

    Vasil Qezari, nje historian i perkryer, gazetar i suksesshem. Inisiativat e tij kulturore prane TV franēeze, jane te vleresuara dhe te mirepritura. Autor i nje libri te rendesishem me permbajtje historike, qe se shpejti shpresoj ta shohe te perkthyer ne shume gjuhe. Pata nderin ta njoh personalisht ne nje mbledhje dhe konsideroj nje element te rendesishem rreth te cilit mund rrotullohet nje organizem aministrativ modern gazetaresk.

    Mardena Kelmendi, grua e ndjeshme e poeteshe, qe me zerin e saj melodioz gjalleron mbledhjet midis etnive te ndryshme duke bere qe te tjeret te harrojne origjinen e tyre, para prezences se saj te gjithe ndihen pjese e nje familje. A nuk eshte e mrekullueshme?!
    Merita Bajraktari, poeteshe shume e ndjeshme, jeton ne Amerike, organizon takime per solidaritet dhe miqesi ndermjet kulturave te ndryshme dhe web siti i saj eshte i frekuentuar nga shume njerėz dhe punon per paqen.

    Skenderbeu pa keto mjete aktuale te komunikimit te shpejte dhe efikase, kishte mundur te mbronte nje komb nga invazionet e agresoreve te shumte. Sot personat e lart permendur me gjithe keto mjete komunikimi te shkelqyera ne dispozicion, kane per te qene ne gjendje te sjellin rregull ne ēdo vend ku punojne. Ne realitet, ne se reflektojne mbi punen e ndryshme te ketyre shpirtrave te paster, do te bindemi qe Skenderbeu dhe tani eshte i gjalle ne mendjet tona e ne zemrat tona ne te gjithe boten dhe kurre me me shpate. Te venerosh nje mit nuk i sjell nderim mitit vete, por miti i sjell nderim atyre qe i ndjekin gjurmet.

    Uroj qe ēdo lexues mund te konsiderohet nje personazh i ketij traktati, duke falur autorin, i cili nuk ka mundur ta permendė.

    -- pėrgatitur nga Nirvana Pistulli

    Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara