HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ditari i njė zhgėnjimi

-- marrė nga Revista Klan, 21.05.2003

Ditari i Mirash Ivanajt - ish-kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit, nė Mbretėrinė Shqiptare

Mirash Ivanaj "Na qe shpetimin e gjetem ne te ikun...", ditari i Mirash Ivanajt pershkruan oret e fundit te mbreterise se Zogut. Nje ngjarje ne pamje te pare e rrahur nga mjaft bashkekohes, por qe ndryshon ne thelb nga shumica e atyre qe jane shkruar rreth kesaj teme. Ndryshon fillimisht se kasaj radhe kemi nje tjeter deshmitar: nje nga funksionaret me te larte te Mbreterise se Zogut, Mirash Ivanajn, kryetar i Keshillit te Larte te Shtetit.

Me origjine nga Malesia e Madhe, nxenes i liceut klasik te Beorgradit dhe i diplomuar per letersi e drejtesi ne Itali, Mirash Ivanaj do te ngjiste shkallet e karrieres shteterore pas nje pervoje si mesues e intelektual. Ne detyren e ministrit te Arsimit, Ivanaj do te shquhej si reformator i shkolles shqiptare. 7 prilli i vitit 1939 e gjeti ne krye te Keshillit te Larte te Shtetit.

Studiuesit verejne qe ndonese funksionar i larte i Mbreterise Shqiptare, Mirash Ivanaj mbetej ne bindje nje republikan. Faktin qe ai i vuri njohurite e veta ne sherbim te mbreterise, e spjegojne me arsyen qe perpara zhdukjes se shtetit shqiptar, monarkia i dukej Ivanajt si e keqja me e vogel.

Gjate dy diteve qe zgjati pushtimi, Ivanaj deri ne momentin e fundit besonte se do te behej rezistence me lufte. Prandaj i bashkohet karvanit te Mbretit me shpresen se do te luftohej nga casti ne cast. Udhetimi i tij me karvanin mbtereror mbaron ne Larise. Prej ketu Ivanaj niset per ne Turqi, me pas ne Liban dhe Egjipt. Ne vitin 1945, mendon se kishte ardhur koha qe ai te kthehej ne Shqiperi. Ne fillim pritet mire, por ne vitin 1947 arrestohet dhe pas gati nje viti ne hetuesi denohet me shtate vjet burg me akuzen: "ish minister i regjimit zogist dhe agjent i anglo - amerikaneve". Pas nje kalvari te gjate mundimesh, vdes ne spitalin e Tiranes ne moshen 62 vjecare, vetem 12 dite para mbarimit te afatit te burgimit.


Nasho Jorgaqi: ja si e zbulova ditarin

Gjate nje pune kerkimore ne Arkivat e Shtetit profesor Nasho Jorgaqit i ra ne dore "Na qe shpetimin e gjetem ne te ikun...". Ne ate kohe nuk mendonte se ditarin mund ta botonte, Mirash Ivanaj ne hyrje te tij kishte shkruar se ditari mund te botohej vetem pas vdekjes se tij, vetem nese do ta lejonin familjaret. Jorgaqi e fotokopjoi ditarin "vetem per arsye studimi", pa menduar se do te vinte nje dite qe do ta bente gati per botim.

Ishte viti 1997 se bashku me fushaten elektorale per referendumin qe do te vendoste mbi formen e regjimit ne Shqiperi qe e beri Nasho Jorgaqin t'i hedhe edhe njehere syte nga ditari i shkruar nga Mirash Ivanaj, ndihmuar nga i vellai Martini. Antimonarkist i perhershem, Jorgaqi e mendoi botimin e ditarit si nje kontribut qe mund te jepte kunder rivendosjes se monarkise ne Shqiperi. Ne ato dite te nxehta te fushates elektorale te pragveres '97, ditari u botua dhe u hodh ne treg pa ndonje buje te madhe.

Ndonese ne kaosin shqiptar te asaj kohe dalja e librit ne treg nuk u shoqerua as me zhurma as me polemika, lajmi i botimit te tij mberriti deri ne Shtetet e Bashkuara, ku jetonte e vetmja trashegimtare e Ivanajve, vajza e Martin Ivanajt. Vetem pak jave me pas Jorgaqit do t'i mberrinte me poste lajmi se ishte hedhur ne gjyq per vjedhje te te drejtave te autorit e per perfitime te pandershme. Vetem pas nje udhetimi te Jorgaqit ne Amerike, pasardheses se Ivanajve do t'i mbushej mendja ta terhiqte padine e ta pranonte botimin e ditarit ne Shqiperi, sic tregon Jorgaqi "jo si nje gjest perfitimi material, por si perpjekje te nje republikani kunder rivendosjes se monarkise".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara