HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy fjalė pėr Patėr Anton Harapin, Martirin e Madh tė harruar

Procesi kanonizimit tė disa Martirėve

-- nga Mėrgim Korēa

Sapo e lexova nismėn e Kishės Katolike Shqiptare lidhur me fillimin e procesit kishtar pėr kanonizimin e disa prej martirėve kishtarė si edhe laikė, njė gėzim tejet i madh ma pushtoi zemrėn time. Kjo qe domosdo ndjenja e parė, ajo e menjėherėshmja. Por shpejtė ajo ia la vėndin njė ndjenje tė dytė, tejet e fuqishme edhe kjo, por shumė shumė mė tronditėse. Tek fillova tė lexoj emrat e atyre martirėve, si pakuptuar u fshinė nga kujtesa ime 55 vite jete tė cilėt, kush mė pak e kush mė thellė, i kanė lėnė gjurmėt e tyre nė vetėdijen time dhe rrėmbyeshėm mu shfaqėn para syve egėrsija e viteve tė para tė marrjes sė pushtetit nga ana e partisė komuniste qė mes dhune e gjaku e filloi t’ashtuquajturin marshim fitimtar duke prer’e kositur jetė intelektualėsh nga mė tė shquarit si edhe patriotėsh nga mė tė pėrkushtuarit, djathtas edhe majtas !

Edhe sot mėndja ime shikon nėpėrmjet flakėsh si tė ferrit ecjen e kollonės sė tė burgosurve nga konvikti – burg pėr nė kinema Rozafat ku do tė zhvillohej gjygji. At Gjon Shllaku, At Daniel Dajani si edhe At Gjon Fausti, tė lidhur me pranga i prinin kollonės sė fatzinjėve. Mbas tyre seminaristi Mark Ēuni me shokė si edhe Qerim Sadiku. Dy anėve tė rrugės e intoksikuar dhe n’ekstazė rinia komuniste ulėrinte hakmarrje, hakmarrje ! E ky kor t’ekzaltuarish, i mbėshtetur edhe mė fuqishėm akoma nga kategoria e servilėve, (shum fytyra dhe emra tė cilėsh jo vetėm qė i mbaj mėnd qartė edhe sot por edhe dij se si u katandisėn mė vonė gjatė viteve), e pėrcillnin atė kortezh pėr tek salla ku i priste ajo pjell’e mbrapsht’e natyrės qė mė tė pėrēudnuar ajo s’kish se si ta kish rravijėzuar, prokurori Aranit Ēela !

Sa e skajėshme diferenca ndėrmjet gjykatėsve dhe tė gjykuarve. Prokurori-bishė ulėrinte pėr gjak mbi t’ashtuquaj-tur fakte qė as ekzistonin. Kryetari trupit gjykues Mustafa Iljazi vuloste dėnimet me vdekje duke i lexuar me ngulē, rrokje pas rrokjesh, fjalėt e tekstit leximi i tė cilave pėr tė dukeshin shkencė e madhe. Ndėrsa At Gjon Fausti tė cilin nė seancėn e nėntėmbėdhjetė e sollėn pėr krahėsh se shkatėrruar e kishin nė tortura, i drejtohet trupit gjykues nė fjalėn e fundit dhe u thotė :

" Ju nuk do tė ma besoni, se nuk arrini as ta kuptoni, por mbrėmė tėrė natėn i jam lutur Zotit pėr shpirtrat e juaj mėkatarė. Zoti ju faltė juve qė nuk dini se ē’bėni ".

Dhe nė analizė tė fundit, kujt i shėrbenin dhunuesit e kujt viktimat ? Tė parėt, tė ndezur pėr gjak, tė nxitur e pėr t’i shėrbyer sa mė besnikėrisht jugosllavėve, padronėve tė tyre ! Ndėrsa tė dytėt, pa pėrjashtim, vdiqėn me thirrjen: "Rroftė Krishti Mbret".

Duke dalė nė sipėrfaqe aq rrėmbyeshėm nga thellėsit’e vetėdijes sime ato kujtime thuajse tė harruara, nuk mė lanė tė pėrqėndrohesha menjėherė nė leximin e emrave njė pėr njė. E pikėrisht tashti fillon edhe dhimbja e madhe tek unė. U dizintegrua vėrtet mė nė fund ai sistem dhune, rrugėn e zbatimit praktik tė tė cilit e dha ai manjaku mjekėr cjap e sy mongoloid (Vladimir Iliēi), qė siē e thosh vetė, se me premtimin e lirisė do ta tund botėn. Dhe e tundi nga themelet njė pjesė tė saj. Pėr kėtė nuk ka as mė tė voglin dyshim !

Por e trishtė ėshtė se edhe sot, kur tė vėrtetat duhet tė dalin nė dritėn e diellit, ndikimi i sė kaluarės diktatoriale vazhdon dhe e dhunon tė vėrtetėn ! Fatkeqėsisht ajo tundje themelesh akoma i lėshon hijet e saja qė ta errėsojnė historinė ! E kjo deri kur ? Deri kur do tė vazhdojė e tė kujtohet nėpėr tekstet historike Patėr Anton Harapi si kuizling ? Deri kur do tė jenė nė gjėndje kjo kategori tekstesh me ndikim tė fortė mashtrues t’a ushtrojnė trysnķnė e tyre aq ndjeshėm sa qė Kisha Katolike tė stepet qė emrin e Patėr Antonit ta verė nė krye tė listės sė martirėve tė kishės pėr t’u kanonizuar ?

Unė nuk e ngre zėrin tim i prirur nga paragjykim fetar, pėrkundrazi. Formacioni im besimtar ėshtė musliman. Unė do tė doja qė Kisha Katolike njė herė e pėr gjithmonė ta shtronte haptas problemin e gjykimit tė figurave si e Patėr Anton Harapit nė bazė faktesh edhe dokumentash. Nuk kam asnjė pretendim t’a marr nė mbrojtje Patėr Antonin. Ai nuk ka nevojė t’a mbrojė njeri. E vetmja gjė qė Ai ka nevojė ėshtė tė nxirren nė dritėn e diellit dokumentat, faktet, tė vėrtetat. Ngelėn duke e gjykuar Patėr Antonin se ka dalė nė njė fotografi duke pritur nė takim gjeneralin gjerman Fitstum. E pastaj ? Kjo fotografi vėrtetoka tradhėtin’e tij ? Po teksti se ē’i ka thėnė atij gjeneralit nė atė takim Patėr Antoni, pse nuk shkruhet ? Ai qe takimi ku Patėr Antoni i kujtoi gjeneralit Fitstum se marrėveshja me Reichun ishte qė trupat gjermane do t’a kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brėndėshme shqiptare ! Vetėm tridhjetė fjalė janė kėto. Pėr gjysėm shekulli rrjesht kėto tridhjetė fjalė kurrė nuk u zunė nė gojė.

Por kėto tridhjetė fjalė sanksjonuan, veē tė tjerave, paprekshmėrinė e qytetarėve izraelitė nė territorin shqiptar ! Vetėm nė Shqipėri edhe nė Danimarkė, falė kėmbėnguljes sė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare dhe Mbretėrisė sė Danimarkės, u vendos kjo marrėveshje midis Gjermanisė dhe kėtyre dy shteteve sovrane. E ne mburremi si komb, dhe me plot tė drejtė, pėr fatin e izraelitėve nė Shqipėri ku asnjė prej tyre nuk u cėnua. Por njė pjesė tė kėsaj merite e ka edhe Patėr Anton Harapi, si pjestar i Regjencės, sė bashku me tre kolegėt e tjerė anėtarė tė saj.
Pėrgjatė kėsaj hullie dua tė ndalem edhe nė njė detaj kuptimplotė.
Drejtoresha e Institutit tė Historisė pranė Akademisė sė Shkencave, zonja Ana Lalaj, nė njė intervistė tė sajėn dhėnė gazetės Illyria nė New York, njoftonte se po punohej pėr tu botuar historia e vėrtetė e Shqipėrisė, e ripunuar sipas fakteve tė reja si edhe dokumentave tė zbuluara sė fundi.

Me atė rast ajo sillte si shėmbull figurėn e tė ndjerit, ish anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Lef Nosit, pėr tė cilin shprehej se … vėrtet ai kish qenė bashkėpunėtor me okupatorin, por figura e tij do tė vlerėsohej edhe mbėshtetur nė disa fakte tė reja tė zbuluara qė vėrtetojnė se ai kish edhe merita … ! Unė dua tė ve nė dukje dy gjėra. Sė pari, se ato qė drejtoresha quan fakte tė reja, nuk janė aspak tė tilla. Ato janė fakte e dokumenta qė mbase kanė qenė bashkėshoqėruese tė Lef Nosit si edhe Patėr Anton Harapit me shokė pėrgjatė veprimtarisė sė tyre e madje edhe tė keqruajtura. Ato mund tė jenė dokumentat qė mbetėn kur Fadil Kapisyzrat, Nesti Kopalrat e Thoma Karamellot me shokė shkatėrronin arkivat e i hidhnin nė erė ato e kur u thuhej … mosni se ato janė dokumenta me vlera tė pallogaritėshme historike, ata thonin me mburrje … historinė do ta shkruajmė vetė tani e tutje …!

Po ato dokumenta si edhe njė morķ tė tjerash kanė qenė tė sistemuara nė arkivat tona, e ato tanimė janė zverdhur nga koha. Zonja Lala i quan dokumenta tė reja. Ato zonjė e nderuar nuk janė hiē tė reja. Por ato dokumenta pedagogėt e juaj konformistė nuk ju kanė lėnė t’i lexonit kurrė. Ato kanė qenė fond i ndaluar. Kėtė pranoje, zonja Lala. Edhe vetė fakti se ju nuk i keni parė kurrė ato mė parė e ju duken fakte tė reja, flet pėr mangėsķ tuajėn e jo pėr fajėsķ tė personave qė u dėnuan padrejtėsisht atėherė e qė edhe tashti moralisht vazhdojnė e dėnohen nga ju !

Nga ana tjetėr, ndėrmjet historianėve qė zinte nė gojė zonja Lala, ka nga ata qė e shkruan historinė e Shqipėrisė sipas mėsimeve edhe udhėzimeve tė ish Institutit tė Marksizėm – Leninizmit. Ndonjeri mund tė jetė po ai qė i doli dėshmitar akuze Lef Nosit dhe e ėma e diskreditoi nė sy tė trupit gjykues si bukėshkelės dhe gėnjeshtar. E ndonjė i ri, qė si emėr mban aliteracionin e emrave tė Marksit, Engelsit edhe Leninit, (ndonėse ai vetė nuk mbart faj pėr emrin qė ka), nuk ka tė ngjarė t’i studjojė dokumentat historike, i mėkuar nga prindėt qė i vunė emrin, me syrin e studjuesit tė ftohtė dhe me drejtėsķ tė paanėshme.

Nė kėtė kontekst, jam skajshmėrisht i dėshpruar qė kjo trysnķ psikologjike, vazhdė e politikės mashtruese tė diktaturės, arrin e ndikon edhe nė Kryesinė e Kishės Katolike Shqiptare e cila, pėr hir tė mosndeshjes, stepet dhe pranon t’a sakrifikojė ndonjė kokė tė shquar martiri tė madh veē mos tė bėhet zhurmė ! Jo tė nderuar klerikė, kjo nuk ėshtė e drejtė. Unė e kuptoj fare mirė pozitėn tuaj. Ju jeni mes dy zjarresh. Por kijeni parasysh se as diplomacija e Selisė sė Shėnjtė e as opinioni komunist nuk janė asgjė para zjarreve me tė cilėt u ndeshėn Patėr Anton Harapi me shokė dhe tė vetėdijshėm pėr atė qė bėnin, zgjodhėn vetėflijimin e tyre ! Selia e Shėnjtė ėshtė po ajo qė ka qenė edhe nė vitin 1944. Njerėzit drejtues tė saj janė ndėrruar, por principet qė ata mbrojnė presupozohet tė jenė tė njajta !

Ajo Selķ ishte qė ndaj Padre Pios mbajti qėndrim nga mė tė rreptit duke i ndaluar Atij meshėn publike si edhe rrėfimin. E tashti, po ajo Selķ, po e shėnjtėron Padre Pion ! Dhe shumė mirė bėn qė mė nė fund e nxori nė dritė tė vėrtetėn ndaj Tij ! E pra kėsaj Selie i duhet thėnė se Patėr Anton Harapi nuk e pranoi detyrėn e Anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės pa lejen e Selisė Shėnjtė. Kur asaj iu shpjegua se si anėtarėt potencialė tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės e kishin vendosur qė Gjermanisė ti vinin disa kushte tė forta pro-kombėtare, atėhere Ajo u konformua me situatėn dhe e lejoi Patėr Antonin tė flijohej, (siē e konsideronte Ai vetė), dhe vetėm kur erdhi miratimi zyrtar me nėnėshkrimin e Papės nga Vatikani, pasuesi i bindur dhe i pėrvuajtur i Shėn Franēeskut, mbajti atė fjalim vėrtet shėmbullor dhe udhėrrėfyes prej tė cilit sa pėr ta rikujtuar lexuesin po transkriboj ndonjė kalim nga mė kuptimplotėt :

" E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet … nuk dojshem tė krijohej nji Babilonķ shqyptare me luftė vllavrasėse qi tė zhgatrrote katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet … ndjeva mėshirė si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypnķ … Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’źme e tė ruejshem prestigjin personal nė vźnd qi t’a rrezikojshem jetėn t’źme pėr ēashtjen e pėrbashkėt ? Le tė ndollė ajo qi ka me ndollė, thashė me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnija ! … E fillueme me nji poezi e po e pėrfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujtdo … e vetmja gjā m’u bāmun āsht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bājnė mā dame … Nuk duhet tė egzistojnė filogjerman, anglofila apo italianofila. Duhet tė jena veē shqyptarė …"

Kėto duhet t’ia paraqesė Selisė Shėnjtė Kisha Katolike Shqiptare sot e t’i thotė se diktatura e vrau Patėr Antonin me akuzėn si bashkėpunėtor i okupatorit, se ishte mėnyra mė e thjeshtė qė armiqve tanė shekullorė jugosllavė t’u servirej koka e Tij nė tabakį. Dhe ėshtė mė se e qartė se po tė mos vritej Patėr Antoni si kolaboracionist, atėhere do t’ish vrarė si Provinciali i Shkodrės qė kishte qenė, me At Gjon Shllakun e At Gjon Faustin me shokė. Nuk kishte rrugė tjetėr, motra jonė e madhe Jugosllavija titiste i kėrkonte ata kurbanė ! Nga ana tjetėr Selia e Shėnjtė duhet ta mėsojė edhe dėshminė e kryetarit tė skuadrės sė pushkatimit tė Anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės, ish partizanit Pjetėr Sinishta, i cili ua ka pohuar shumė vetėve, ndėrmjet tė cilėve edhe Dom Prenk Ndrevashajt se :

I rreshtuem Patėr Anton Harapin, Lef Nosin edhe Maliq Bushatin para gropave tė ēiluna mā parė dhe gjuejtėm n’ta me breshnķ. Rane tė tre. Shkova me u dhānė edhe ka nji plum kresė, veē kur gropa ku duhej tė kishte rį Patėr Antoni u mlue prej nji rźje tė dźndun qi shtrihej prej gropet e nalt. N’at fillim nuk i dhashė rāndėsķ e shkova u rashė kresė dy tė tjerėve e kur u ktheva mandej kah gropa e Patėr Antonit, pashė se rźja vazhdote e mbante pėshtjellė e s’lźnte m’e pamun. U deshtne disa minuta derisa u zhdavarit rźja e veē njatherė e kreva detyrėn partizane.

Ta dijė edhe kėtė dėshmķ Selia e Shėnjtė, e ta katalogojė ku tė mendojė se i takon, por ta mėsojė edhe kėtė.

E tashti qė u erdhi fundi edhe kėtyre radhėve, do tė rikthehem edhe njė herė tek ai vit i largėt 1946, tek ai shkurt gjithė shi e murlan i Shkodrės, e do tė kujtoj fjalėt e Provincialit i cili pėrkohėsisht e zėvėndėsoi Patėr Antonin nė postin e tij e pastaj e ndoqi edhe nė dėnimin kapital qė i dhanė. Nuk kam se si tė mos ia kujtoj lexuesit se si e vlerėsoi At Matķ Prendushi dėnimin e At Gjon Shllakut me shokė: Tė lumtė o serbian se sot ia dole me ia paraqitė tė tānė botės se shqyptari, me bisht ose pa bisht, āsht nji egėrsķnė e vėrtetė !

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara