HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Marie Kraja” sėrish nė TOB

-- nga Zefina Hasani

Nė kėtė fund prill festivali i vetėm operistik ndėrkombėtar qė ka hedhur shtat mbi skenėn e TOB-it vjen nė edicionin e tij tė pestė me tė njėjtėn vulė: “Marie Kraja” Organizatorėt -Teatri i Operas dhe Baletit, Bashkia e Tiranės dhe Shoqata “Kulturė Media-Art”. President i Festivalit, Edi Rama. Ideatore dhe producente, Zana Ēela. Regjisor, Pali Kuke.

Marie Kraja Ndėrsa Marie Kraja buzėqeshte ėmbėl nė sfond, e vendosur mbi skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ca tė huaj kėndonin jaren shkodrane. Ēdonjėri prej tyre mundohej ta interpretonte sa mė shqip atė pakėz tekst qė i kishin besuar, atė pakėz muzikė shqiptare qė i kishin besuar. Nė krah tė tyre, Inva Mula, mundohej t’u mbante ritmin tė huajve. Kėrkonte me ēdo kusht qė jaria shkodrane tė kėndohej denjėsisht nga ata tė huaj... Nuk duhej gabuar se ajo, e madhja Marie Kraja ishte aty bashkė me ta. Tė huajt e dinin mirė historinė e asaj gruaje qė i vėshtronte me kujdes dhe kishin emocione. Por ia dolėn me sukses. Publiku i sallės sė Teatrit tė Operaas i duartrokiti. Publiku u ngrit nė kėmbė pėr nder tė Marie Krajės, pėr nder tė artistėve tė huaj qė kėnduan shqip nė skenėn shqiptare.

Kjo ndodhi njė vit mė parė, nė prillin qė shkoi, bashkė me atė vit. Ndodhi nė natėn finale tė festivalit tė katėrt operistik “Marie Kraja”. Jehona e asaj nate dhe e gjithė festivalit nė tre netėt e tij zgjati muaj tė tėrė. Ndėrsa tani qė prilli erdhi pėrsėri, ideatorja e kėtij festivali ka nisur sėrish punėn pėr tė ngritur nė kėmbė njė tjetėr edicion tė kėtij festivali. Portreti i Marie Krajės sėrish do tė ngjitet mbi skenėn e Teatrit tė Operas dhe Balerit. Artistėt e huaj sėrish do tė ngjiten, krah saj pėr tė konkuruar nė festivalin ndėrkombėtar operistik qė zhvillohet nė Shqipėri. Tė tjera ēmime do tė ndahen sėrish e tė tjera surpriza po pėrgatiten pėr natėn finale. Regjisori Pali Kuke sė bashku me producenten e kėtij festivali, Zana Ēelėn, tashmė i kanė hedhur nė letra projektet e tyre. Puna ka nisur... pėr tė mbaruar mė 19 prill kur do tė jetė dhe nata e fundit e edicionit tė pestė tė festivalit “Marie Kraja”

* * *

Kėtė vit, perdja e rėndė e kėtij festivali do tė hapet mė 17 prill. Nė tė tre netėt e tij, Zana Ēela do tė prezantojė artistėt pjesėmarrės nė kėtė edicion. I gjithė festivali do tė ndėrtohet sipas regjisė sė Pali Kukes i cili tashmė e di mirė se ēdo tė thotė tė ndėrtosh mbi skenėn e TOB-it njė “Marie Kraja”.

Ėshtė menduar qė edhe nė kėtė edicion festivali tė ruajė pothuajse tė njėjtėn natyre dhe strukturė si edhe edicionet e para tė tij. Tashmė, i kthyer nė njė festival ndėrkombėtar (ndėrsa vetėm nė edicionin e parė ka qenė vetėm kombėtar por me njė juri ndėrkombėtare) "Marie Kraja" kėtė herė ka thithur shumė artistė nga vende tė ndryshme tė botės, Anglia, Kanadaja, Koreja e jugut, Franca, Italia, Ukraina etj. Secili prej tyre do tė prezantohet me dy pjesė: njė arie tė madhe dhe njė gjini tė vogėl, si romancė, balladė, kėngė, etj. Kėta konkurrentė do tė vlerėsohen nga njė juri e cila do tė ketė nė pėrbėrjen e saj artistė nga vende tė ndryshme tė botės.

* * *

Ajo qė nisi vite mė parė (mė 1998), si njė ide e Zana Ēelės, qė nė kohėn kur ajo punonte nė TVSH, tashmė ka marrė formėn e plotė tė njė festivali ndėrkombėtar operistik, i cili pas vetes nuk mban vetėm emrin “Marie Kraja” por dhe atė tė presidentit Edi Rama, tė producentit dhe ideatorit Zana Ēela dhe tė regjisorit Pali Kuke. Nė skenėn shqiptare mungonte njė aktivitet i tillė ku talentet nė fushėn e artit operistik tė kishin mundėsinė tė pėrballnin vlerat e tyre, mes njėri-tjetrit e aq mė pak me tė huajt. Ēela, ndėrsa ideonte kėtė festival ndjeu nė fillim “frikėn” nėse do mundej t’ia dilte mbanė.

E nisi si njė konkurs kombėtar, fillimisht idenė e saj pėr ta zgjeruar njė vit mė pas nė njė festival ndėrkombėtar. Hapat pėr tė guxuar nė kėtė sipėrmarrje mė pas, i hodhi qė nė edicionin e parė tė “Marie Krajės”. Jurinė e kishte ndėrkombėtare nė atė edicion. Anėtarėt e saj ishin drejtorė tė operave nacionale evropiane, kėngėtare e kompozitorė nga mė tė njohurit, presidentė agjencish operistike nga mė tė suksesshmit nė Evropė. Ndėrkaq, sinjali nėpėr botė u dha pėr festivalin shqiptar. Njė vit mė pas, artistėt trokitėn nė adresėn e ideatores Zana Ēela dhe ajo vetė kishte se ē’tė pėrzgjidhte nė mes tė tė shumtėve. U kujdes qė artistėt-konkurrentė pėr tė marrė ēmimin “Marie Kraja” tė kishin njė tė kaluar shumė tė pasur artitike.

Kėshtu ideja qė Zana Ēelės konkretizoi pėrmes Shoqatės “Kulturė – Media – Art” (kryetare e sė cilės ajo ėshtė) pėrmes sensibilizimit tė institucioneve dhe fondacioneve kryesore shqiptare dhe tė huaja... tashmė ka arritur tė hedhė rrėnjėt nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit duke risjellė nė kujtesėn e ēdo viti tė madhen Marie Kraja, emrin e sė cilės artisti fitues e merr me vete nė triumfin e tij. Dy herė ka ndodhur qė ky emėr tė jetė pėrcjellė jashtė Shqipėrisė... nė Turqi (vitin qė shkoi) dhe nė Bullgari (nė edicion e dytė). Nė kėtė fund prill “Marie Kraja” nuk dihet se nė ē’duar do tė bjerė. Nata finale do ta tregojė.

Pak histori
1. Festivali i PARE i Vokalit Operistik "Marie Kraja" u zhvillua nė datat 22, 23 dhe 24 janar 1999.
Nė kėtė herė tė parė festivali kishte konkurrentė vetėm artistėt shqiptarė ndėrsa juria ishte ndėrkombėtare.
Ēmimi i Pare "Marie Kraja" u fitua nga Mariana LEKA, soprano.
Ēmimi i Dyte u fitua nga Oriana KURTESHI, soprano
Ēmimi i Trete u fitua nga Sonila BABOĒI dhe Shpresa BEKA
Nė tė tre netėt artistėt u shoqėruan nga Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit.
JURIA e Festivalit pėrbėhej nga: Edith MIHALI, soprano, (Shqipėri), Kryetare. Znj. Elisabeth GALLES, (Londėr). Glenville HARGREAVES, bariton, (Londer, Angli). Rodney Milnes, kritik muzike, (Londer), Maria Paola DE LUCA, Presidente Festivali Operistik, (Itali) Erla KULLAKU, soprano, (Itali) Peggy Bouverett, profesore e kantos, (France) Klodiana SKENDERI, violiniste, (Paris, France). Rifat TEQJA, dirigjent, (Shqiperi).

2. Festivali i DYTE i Vokalit Operistik "Marie Kraja" kėtė radhė u zhvillua si Festival Ndėrkombėtar nė datat 2, 3 dhe 4 qershor 2000. Festivali u transmetua nga KLAN dhe TELENORBA SHQIPTARE. Morėn pjesė 18 kėngėtarė tė njohur operistike nga Shqipėria, Anglia, Gjermania, SHBA, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Korea e Jugut, etj.
Ēmimi i Parė "Marie Kraja" - Lachezar LAZAROV, bariton, (Bullgari)
Ēmimi i Dytė - Adrian XHEMA, tenor, (Shqipėri)
Ēmimi i Tretė - Josif GJIPALI, tenor, (Shqiperi)
JURIA e Festivalit pėrbėhej nga: Mariana LEKA, (Shqiperi), Kryetare. Peter HALL, (Angli). Robert DEAN, (Angli). Sigfried MATTHUS, (Gjermani). Cvetan STOJANOVSKI, (Maqedoni). Edit MIHALI, (Shqipėri). Angelarossa RICCO, (Itali). Bruno dal BON, (Itali). Plamen KARTALOFF, ( Bullgari). Burhan SPAHIU, (Shqipėri)

3. Festivali i TRETE i Vokalit Operistik "Marie Kraja" pėrsėri u zhvillua nė datat 5, 6 dhe 7 prill 2001.
Ēmimi i Parė "Marie Kraja" - Elona ĒENO, soprano, (Shqipėri)
Ēmimi i Dytė - Giser GEORGIEV, bas, (Bullgari)
Ēmimi i Tretė - Irini NIKOLLA, soprano, (Shqipėri)
JURIA e Festivalit pėrbėhej nga: Klaudia EDER, (Gjermani), Kryetare. Stephen BARLOĖ, (Angli). Z. Plamen KARTALOFF, (Bullgari). Frano LUFI, (Itali). Peggy BOUVERETT, (France). Enkelejda SHKOZA, (Itali). Xhorxh ĖHITE, (SHBA). Gaqo ĒAKO, (Shqiperi). Burhan SPAHIU, (Shqiperi).

4. Festivali i katėrt i Vokalit Operistik "Marie Kraja" u zhvillua nė datat 25, 26 dhe 27 Prill 2002.
Kėngėtarėt u shoqėruan nga Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit nėn drejtimin e dirigjentit anglez Martin Andre.
Ēmimi i Parė "Marie Kraja" - Perihan Diana NAYIR, soprano, (Turqi)
Ēmimi i Dytė - Hyoung Koo KANG, bariton, (Kore e Jugut)
Ēmimi i Tretė -Gergana GELEVA, soprano, (Bullgari)
Juria e Festivalit pėrbėhej nga: Inva MULA – Shqipėri (Kryetare). Dominique MEYER – France. Martha COIGNEY (Amerikė). Bruno Dal BON (Itali). Suat ARIKAN (Turqi). Jose Antonio AMANN (Spanjė). Rita GHOSN (Bejrut). Kim Von BINZER (Danimarkė). Aris CHRISTOFELLIS (Greqi). Barboro MARCKLUND (Norvegji).

-- marrė nga Gazeta Shqiptare, 08.04.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara