HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aleksandėr Moisiu - aktori i famshėm shqiptar

Marrėdhėniet me Pirandelon dhe Cvajkun

-- marrė nga Koha Jonė, 17.03.2003 dhe shėnimi i Mikel Prendushit

Aleksandėr Moisiu Ka patur marrėdhėnie tė ngushta me Luixhi Pirandelon. Ky i fundit kishte mjaft dobėsi pėr aktorin e madh shqiptar me famė botėrore, Aleksandėr Moisiun. Madje heronjtė e tij, ai donte t’i shihte nė skenė vetėm nėn interpretimin e tij. Po ashtu, njė njohje duket se ka pasur dhe mes Aleksandėr Moisiut dhe Stefan Cvajkut, i cili ishte pėrkthyesi i veprave tė Pirandelos. Por Aleksandėr Moisiu, aktori i njohur shqiptar, njihet prej njė pjese njerėzish si njė aktor i madh austriak. Nė njė email- dėrguar nė forumin e shqiptarėve brenda dhe jashtė Shqipėrisė “Art Kafe”, Vitore Stefa Leka, rrėfen mbi njė rast tė tillė, kur i ėshtė dashur ta mbrojė origjinėn e aktorit tė madh nėpėrmjet njė artikulli mjaft interesant qė flet pėr Aleksandėr Moisiun.

Ajo rrėfen se ndėrsa shėtisnin nė Porte Roza, njė nga qytetet mė tė bukura dhe turistike tė Sllovenisė, vetėm 1 orė larg Triestes, asaj i kishte tėrhequr vemendjen busti i Aleksandėr Moisiut dhe shėnimi pėrkatės: Aktor i madh, ditėlindja dhe dita e vdekjes. “Isha shkėputur pak nga grupi duke ndenjur mė shumė para bustit, kur dėgjoj qė mė thėrrasin...

- Ej, u thashė, hajdeni tė shikoni bustin e njė aktorit tonė tė famshėm”, - shėnon Leka, duke shtuar se pas kėsaj ftese kishte ndėrhyrė njė prej mikeshave tė saj, aktore e teatrit "Giuseppe Verdi,". “Aleksandėr Moissi ėshtė Austriak. Edhe kėtė shqiptar do tė na e nxjerrėsh ti”? - mė tha. Vitore Stefa Leka shkruan se i kishte thėnė aktores italiane: “Ky ėshtė puro shqiptar, mė vjen keq se merresh dhe me art. Pse, si e keni mėsuar nė shkollė ju, pėr italian?”. Ndėrsa aktorja italiane i ėshtė kthyer se nuk kanė bėrė orė mėsimi mbi Aleksandėr Moisiun, por e dinte qė ishte austriak, madje edhe qė ka debutuar shume nė skenat italiane, e se ka qenė dhe mik i ngushtė me dramaturgun e njohur, Luiggi Pirandelo. E ndėrsa me aktoren italiane ishin bashkuar edhe dy miq tė tjerė, Vitore Stefa Leka, rrėfen se i ėshtė dashur t’iu tregojė atyre revistėn "Doruntina" ku ishte njė shkrim i z. Mikel Prendushi, qė flet pikėrisht pėr jetėn e aktorit tė madh. Mė poshtė po botojmė shkrimin e Prendushit, pėr aktorin e madh.

Nga Mikel Prendushi

Aktori i madh shqiptar me famė botėrore, turneun e fundit e bėri nė Itali. Ai kishte ikur nga Gjermania si i pėrndjekur dhe po kėshtu mė 1934, u largua dhe nga Austria, i thirur nga sipėrmarrėsi teatror italian, pėr njė turne. Nė qytete tė ndryshme tė Italisė, ai interpretoi pjesėt mė tė bukura tė repertorit tij. Pėr suksesin e tij tė merituar shkruajnė gjerėsisht gazetat italiane, por dhe ato evropiane. Nė kohėn kur fama e Moisiut tonė kishte arritur kulmin, Musolini kėrkoi t'i jepte shtetėsinė italiane dhe ta aktivizonte nėpėr podiumet kryesore pėr propagandėn e tij, por aktori i madh, qė ishte kundėr diktaturave dhe kundėr luftės, e refuzoi kėtė propozim.

Kohėt e fundit, janė botuar nė Itali disa dokumente e kujtime nė tė cilat tregohet se si Musolini kėrkonte ta afronte me ēdo kusht Moisiun, duke i dhėnė dhe rolin kryesor tė dramės "Savonarola", qė do tė shfaqej nė ditėt e "Majit Fiorentin" me 1935, aktivitet ky i manipuluar nga fashizmi.

Vetė Mussolini, kishte parė talentin e mrekullushėm tė Moisiut, nė disa interpretime tė kryeroleve dhe, megjithė dyshimet pėr tė si pacifist, kėrkonte ta afronte. Aleksandėr Moisiu e refuzoi dhe kėtė herė, duke vazhduar turneun e tij simpas kontratės, qė kishte lidhur.
Gruan e tij Johana Terwin, e kishte lėnė nė Austri, me qėllim qė tė kthehej dhe vetė atje. Pas refuzimit qė i bėri disa herė Musolinit, Moisiu, mendonte njė orė e mė parė tė ikte nga Italia. Nė ato ditė, dramaturgu i njohur Italian Luiggi Pirandelo, kishte shkruar njė komedi me titull "Nuk dihet se si", ku rolin kryesor ia kishte caktuar aktorit famoz. Pirandelo e ēmonte shumė aktorin si dhe ky Pirandelon. Vėnia e kėsaj drame do ta shtynte qėndrimin e Moisiut nė Itali. Nė letėrkėmbimet e tyre nė kėtė kohė, shihet njė farė ftohtėsie, e deri kritikat e Moisiut, ndaj komedisė sė re.

"Nė kėtė komedi, nuk ka asgjė pėr tė qeshur apo pėr tė qarė”, - i shkruante Moisiu Pirandelos, pėr tė justifikuar refuzimin e tij. Mė vonė nė mes tyre, u arrit njė kompromis. Komedia e rishikuar, do tė vihej nė skenė, si premierė jo nė Itali, por nė Austri (Vienė). Vetė Stefan Cvajgu, shkrimtar i mirėnjohur mori pėrsipėr pėrkthimin e kėsaj komedie, siē tregojnė dokumentacionet e kohės. Eshtė interesante tė theksohet se kėtė komedi, ia kishte kėrkuar Pirandelos teatri kombėtar i Parisit, po Pirandelo preferonte ta vinte nė skenė, vetėm me Moisiun nė rolin kryesor.
Nė ditėt e para tė marsit, Moisiu lexoi nėpėr gazetat Italiane rreth pėrgatitjeve pėr pushtimin e Abisinise (Etiopisė). Porsa lexoi kėto lajme ai ka thėnė: - U pa puna... Lamtumirė... Vendosi njė orė e mė parė tė largohej.

Shfaqjen e fundit e dha nė San Remo mė 12 mars 1935. Aktorja Italiane Maria Fabri, nė artikullin "Debutimi i fundit i Moisiut" ka shkruar:
“Atė mbrėmje u pamė pėr tė fundit herė nė debatimin tonė te "Kufoma e gjallė" e Leon Tolstoit, ku Moisiu kishte rolin kryesor atė tė Fedias. Atė natė kishte ethe dhe ashtu siē ishte, njė artiste e re, i propozoi tė futeshin nė det nė ujin e akullt tė Tirrenit. Tė nesėrmen pa zbardhur dita, ai do tė merrte, trenin ekspres pėr Vienė. Gjatė rrugės u sėmur dhe mė tepėr. Mushkėritė e tij, tė lodhura nga tuberkulozi, qė kishte marrė gjatė luftės sė parė Botėrore nė Francė, nuk duruan mė dhe atij ju shfaq polmoniti akut. Porsa arriti nė Vienė e shoqja e shtroi menjėherė nė spital, por gjendja e tij sa vinte dhe rėndohej mė tepėr...

Vdiq mė 22 mars 1935 nė Vienė. Varrimi i tij, qe vėrtet madhėshtor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara