HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Miti i Aleksandrit tė madh dhe statuti i Shkodrės

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Moikom Zeqo Duke e parė me vemendje kėtė libėr dua tė artikuloj disa ide dhe mendime pėr rėndėsinė kolosale tė monumentit juridik. Nė fillim Statuti nis me njė shėnim tė karakterit historik qė ėshtė njė tekst me tė vėrtetė i pėrkthyer nė latinisht nga njė dokument nė gjuhėn greke, qė titullohet “Privilegj i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė”. Kjo parafjalė nė latinisht krijon si tė thuash paraqitjen nismėtare tė dokumentit tė Statutit tė Shkodrės, tė shkruar nė italishten venedikase mesjetare. Po ēfarė thotė teksti i “Privilegjit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė”.

Ky tekst ravizohet kėshtu: “Unė, Aleksandri, biri i Filipit, mbretit tė maqedonasve, mishėrim i Monarkisė, krijuesi i Perandorisė Greke, bir i Zeusit tė Madh, bashkėbisedues i brahmanėve dhe i pemeve, i Diellit dhe i Hėnės, triumfues mbi mbretėrinė e persėve e tė medėve, Zot i botės prej ku lind e deri ku perėndon Dielli nga Veriu ne Jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve ilirikė tė Dalmacisė, Liburnisė dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė, qė popullojnė Danubin dhe zonėn qėndrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen e pėrshėndetjet e mia dhe tė gjithė atyre, qė do tė mė ndjekin nė sundimin e botės.

Duke qenė se ju gjithmonė mė jeni treguar tė besės, tė fortė dhe tė pathyeshem nė betejat e bėra krah meje, u jap dhe u dorėzoj juve, nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn prej Akuilonit deri nė skajin e Italisė sė Jugut. Askush tjetėr, veē jush, mos guxojė tė vendoset e tė qėndrojė nė ato vende dhe po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllav i juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj. U shkrua nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje, buzė lumit madhėshtor tė Nilit, tė vitit XII. Me vullnet tė hyjnive tė nderohen mbretėritė e mija, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitarė tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe 11 princėr tė tjerė, tė cilėt unė po i emėroj si trashėgimtarė tė mij dhe tė gjithė botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės. Aleksandri i Madh i Maqedonisė mė 355 para lindjes sė Krishtit, ose siē njihet ndryshe viti 4874.

(Qė nga krijimi i botės)”. Ky tekst ėshtė tepėr interesant dhe i ēuditshėm. Mjeshtrit juristė qė kanė formuluar Statutin e Shkodrės kanė dashur tė japin njė bazė ligjore shumė mė tė lashtė duke bėrė njė strukturė historike nė formėn e njė parabole zyrtare historike, por qė nė tė vėrtetė ka njė karakter apokrif, dhe ėshtė njė parabolė mė tepėr mitologjike dhe evokuese. Kjo traditė lidhet me trillin e gjenealogjive fantaziste, tepėr tė njohura tė shek. XV, qė u bė njė pasion dhe njė dalldi e pėrgjithėshme evropiane. Gjenealogji tė tilla plot elementė mitologjikė kanė pėrdorur dhe princėrit shqiptarė si psh. Karl Topia, Gjon Muzaka apo dhe familja princėrore e Ėngjėllorėve.

Teksti qė lidhet me emrin e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė gjithsesi ka njė karakter mbrojtės apotropoik, ėshtė njė element sugjestionues dhe njė mėnyrė konceptuale e konfirmimit lashtėsor, tė njė diplome mesjetare, qoftė dhe e njė materie juridike, siē ėshtė Statuti i Shkodrės. Kėtu nuk ėshtė pa vend qė tė kujtojmė se disa nga kronikanėt e mėdhenj osmanė tė shek. XV kanė shkruar se gjoja emri i Shkodrės lidhet me njė formė tė korruptuar tė emrit Iskanderia, qė gjoja qenka emri i vetė Aleksandrit, se gjoja vetė Aleksandri i Madh e paska themeluar qytetin. Ėshtė pėr tu habitur qė, humanisti mė i madh i shek. XV prifti erudit shkodran Marin Barleti e hedh poshtė tezėn se Shkodra ėshtė themeluar nga Aleksandri i Madh. Besoj se Marin Barleti ka patur mundėsinė pėr ta parė mė sytė e tij dokumentin e Statutit tė Shkodrės dhe ka lexuar hyrjen e kėtij Statuti.

Barleti nė kryeveprėn e tij “Rrethimi Shkodrės” i botuar nė Venedik mė 1504, shkruan “Thonė disa tė huaj se Shkodra paska qenė themeluar nga Aleksandri i Madh, mirėpo kjo s’duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar shumė mė parė se sa tė lindte Aleksandri i Madh, por edhe vetė muhamedanėt shkojnė me kėtė arsyetim, sepse Shkodrėn nė gjuhėn e vet e quajnė Iskander, dhe ky emėrtim sipas shpjegimit tė tyre ėshtė njė me emrin Aleksandri, mirėpo ky ėshtė qyteti i Egjiptit qė themeloi Aleksandri i Madh”. Qė dokumenti i Privilegjit ėshtė apokrif kjo vetėkuptohet edhe nga rrjeshtat e fundit ku thuhet se Aleksandri i Madh po vdiste pa trashėgimtarė nė Aleksandri, kur dihet se Aleksandri i Madh u sėmur dhe vdiq nė moshėn 33 vjeēare nė Babiloni duke e lėnė gruan e tij tė bukur Roksana me djalin e tij. Kufoma e Aleksandrit tė Madh, e futur nė njė sarkofag alabastri, e zhytur nė mjaltė u transportua nga Babilonia nė Aleksandri pėr t’u varrosur nė njė vend sekret, qė nuk ėshtė gjetur ende deri mė sot.

Dokumenti i Aleksandrit tė Madh pėrmend edhe njė jurist me emrin Atleti, gjithashtu njė personazh apokrif, por pėrmendja e njė juristi tė lashtė u ka interesuar juristėve mesjetarė, qė kanė formuluar Statutin e Shkodrės. Dėshminė e parė pėr Statutin e Shkodrės e ka dhėnė studjuesi Leone Fontana nė njė studim bibliografik tė vitit 1907. kėtė Statut e pėrmend edhe studjuesi i famshėm Zef Valentini, por studjuesi mė i mirėinformuar dhe konceptual pėr tėrė statutet e qyteteve shqiptarė nė Mesjetė ėshtė gjeniu Milan Shuflai. Shuflai ka njė njohje tė mrekullueshme tė situatės historike tė periudhės sė vetėpėrcaktimit dhe vetėqeverisjes tė qyteteve komunare, nė formėn e republikave mesjetare. Qytetetet shqiptare tė Adriatikut Lindor e patėn si nevojė tė brendshme formalizimin statutor juridik. Qė mė 1924 Shuflai nė disa studime tė tij flet pėr statutet e qyteteve shqiptare. Sipas Shuflait, qė nė shek. VIII pas Krishtit, nė Dalmaci, nė Italinė e Jugut dhe nė tokėn e Durrėsit, dobėsohet autoriteti juiridik i Bizantit.

Autonomitė qytetare krijonin njė formėsim tė ri shtetėror duke ja dhėnė fuqinė parėsore kryenėpunėsit tė komunės qytetare. Juridiciteti i tyre ka disa ndikime tė mėdha nga Perėndimi nė kohėn e Normanėve, tė anzhuinėve dhe sidomos tė periudhės sė Shqipėrisė, mė saktė tė bregdetit shqiptar nėn zotėrimin e Venedikut. Kėto ndikime nė shek. XII dhe tė XIV i lidhin qytetet shqiptare me tipin e qyteteve dalmatine, duke i afruar me tipin e qyteteve tė Italisė sė Jugut mė shumė se sa me qytetet e Italisė sė Veriut. Por nė shek. XIV Italia e Veriut i jep me tepėr ushqim shpirtėror nė rrafshin juridik. Gjatė sundimit tė Venedikut nė vitet 1392-1401 nė qytetin e Durrėsit sipas njė dokumenti tė ardhurat janė rreth 3000 dukat. Tė ardhurat doganore tė Shkodrės mė 1416 ēmoheshin nė dokumente deri nė 10.000 perpera. Dokumentet e llogarive financiare pėr Drishtin, Ulqinin, Danjėn, Shkodrėn dhe Durrėsin, janė njė element plotėsues dhe tregues i saktė i jetės praktike tė statuteve.

Kjo autonomi do tė ēonte dhe nė veprimtarinė e prerjes sė monedhave tė kėtyre qyteteve. Kėshtu monedha e argjentė e Kotorrit kishte figurėn e Shėn Trifonit, monedhat e Shkodrės kishin Shėn Stefanin e Shkodrės, monedhat e Ulqinit, figurėn e Shėn Marisė, monedhat e Tivarit figurėn e Shėn Gjergjit. Prerjet autonome tė monedhave shpesh punoheshin sipas figurės sė vulės sė qytetit. Kėshtu njė monedhė e Drishtit ka figurėn e njė kėshtjelle me mure me bedena me njė portė tė madhe rrethore dhe njė zambak nė tė. Stabilimentet e prerjes sė monedhave tė Shkodrės dhe tė Ulqinit, punuan frutshėm nėn sundimin e Balshajve. Venedikasit nė Shkodėr, prenė njė monedhė me figurėn e Shėn Markut. Kėto dukuri monetare lidhen me statutet e qyteteve nė fjalė. Shuflai i njihte statutet e Durrėsit tė vitit 1392, tė Shkodrės tė vitit 1396, tė Drishtit 1397, tė Tivarit 1369 dhe Ulqinit 1376.

Statuti me i vjetėr i vitit 1214 ėshtė ai i qytetit ishullor Korcula nė Dalmaci. Nė Raguzė Statuti nis mė 1272. Nė Italinė e poshtme dhe nė Sicili serinė e tė drejtave komunare e hap qyteti i Barit nė kohėn e Karlit tė I, Anzhu. Statuti i Budvės lindi nėn perandorin Dushan mė 1349. Redaktimin e ligjeve tė Ulqinit e ka bėrė konti Mark Polami nga Venediku mė 1280. Durrėsi nga viti 1350-1361 kishte njė kod ligjesh nė latinisht por gjatė sundimin tė Balshajve dhe Topiajve mė 1385-1392, qytetarėt e Durrėsit e fshehėn kėtė Statut dhe mė 1398 u gjet nė Kuvendin e Franēeskanėve njė fragment me 35 kapituj, tė shkruar nė letėr. Origjina mė e hershme e kėtyre statuteve sipas Shuflait ka qenė shprehimisht bizantine. E drejta bizantine ėshtė nė bazėn e statuteve tė qyteteve shqiptare por kjo e drejtė ėshtė modifikuar nga elementi juridik qė vinte nga Italia. Njė ndikim tė fortė mbi statutet e qyteteve tė Shqipėrisė sė Veriut ka ushtruar e drejta enkorike e zonės sė fortė me elementė reliktuarė, zakonorė, tė popullsisė shqiptare.

Mbas shek. XII rritet ndikimi i drejtėpėrdrejtė i shkollave juridike tė famshme tė Bolonjės dhe Padovės. Nė shek. XIV Venediku ka pėrparėsi dhe ndikimi nivelues i Venedikut nuk manifestohet vetėm nė faktin se statutet konfirmoheshin nė Venedik, por edhe se apelet gjyqėsore pėrcaktoheshin nga guvernatorėt qė nė instancė tė fundit si p.sh. ai i Shkodrės apo i Durrėsit caktoheshin me urdhėr dhe se vetė statutet e Venedikut qene burimi i sė drejtės nė statutet e qyteteve shqiptare. Ėshtė fakt qė Venediku, ėshtė nga polet e interesave tė shqiptarėve nė shekuj. Arkivat dhe monumentet e Venedikut, lidhen me shumė tė dhėna herė herė tė papritura, qė kanė interes shpesh eskluziv. Studjuesit kanė vėnė re qė nė themelimin e disa pikave nė periudhėn helenistike rreth Venedikut arkaik janė dhe disa emra kėshtjellash me emra epirotė tė epokės sė Justinianit tė Madh tė Bizantit dhe tė pėrmendura edhe nė kronikėn e Prokopit. Prof. Vladimir Dorrigo i Universitetit tė Venedikut, pėrmend popullsitė e hershme ilire nė Venedik, madje venetėt, konsiderohen si ilirė, prandaj edhe nė tė folurėn shqipe, ruhet forma Venedik dhe jo Venecia siē e shqiptojnė italianėt e sotėm.

Venedik – ėshtė pikėrisht nga venetėt. Nė kohėn e Perandorit romak, Augustit, shumė qytetarė, kolonė dhe veteranet venetė ishin transferuar nė Durrės. Pra, lidhjet e shqiptarėve me Venedikun, kanė tė bėjnė me njė substrat shumė tė hershėm. Nė shekullin e XV njė poet i quajtur Jakob Albizoti, mik i poetit Molmeti nga Firence shkruan njė poezi, ku pėrmenden dhe shqiptarėt nė Venedik. Aleanca Shqiptare Venedikase pėr Mbrojtjen e Shkodrės nė kohėn e Marin Barletit ėshtė njė faqe e mrekullueshme e kėtyre lidhjeve. Barleti librin e tij e botoi nė Venedik. Njė shekull mbas Barletit, njė dijetar i quajtur Xhiovani Palaxxi, boton njė histori tė tij pėr Venedikun, tė treguar nė mėnyrė origjinale nėpėrmjet njė palė letrash bixhozi me 52 karta.

Pikėrisht karta e 9-tė e kėtij libri, tregon figurėn e njė gruaje nga Shkodra, me qėndrim nė kėmbė pranė njė tryeze, ku ėshtė njė kafshė e vogėl hermelini, njė lloj maniferri dhe prapa saj ėshtė njė dritare e hapur ku duket njė pemė, qė ka nė njė degė njė turtull. Sipas Lucia Nadin, edhe hermelini edhe turtulli kanė qenė simbole tė ruajtjes sė zakoneve dhe besnikėrisė bashkėshortore. Me rėnien e Shkodrės nė pushtimin osman mė 1489 erdhėn nė Venedik shumė shqiptarė tė emigruar. Ata ndėrtuan njė institucion tė quajtur “Shkolla e shqiptarėve”, qė kishte nė fasadėn e ndėrtesės njė reliev, ku tregohet Sulltan Mehmeti i Dytė me shpatė tė ē’veshur nė dorė pėrballė malit me kėshtjellėn e Shkodrės. Po nė kėtė godinė ėshtė dhe njė relief, qė tregon portretin e Shėn Marisė sė Shkodrės nė ballė tė portės. Brenda godinės ėshtė realizuar njė cikėl afreskash pikturike tė artistit tė famshėm Viktor Karpaēi. Kėto afreske lidhen me 6 histori tė kushtuar virgjereshes Shėn Maria.

Njė e dhėnė historike flet se nė Venedik shqiptarėt qenė mė tė mirėt specialistė tė kapeleve. Madje pėrmendet dhe emri i shitėsit shqiptar tė kėtyre kapeleve njė farė Mark Pena. Gjithashtu shqiptarėt qenė tė njohur edhe pėr prodhimin e arkivoleve, si muratorė, argjendarė, skalitės guri, teknikė pėr matjen e vėllimit tė barkave, berberė dhe furrtarė. Por shqiptarėt qenė edhe mjeshtra tė xhamit. Pikėrisht nė Murano, qė ėshtė qėndėr e xhamit venedikas nė shek. XV pėrmendet njė Nikolla Biagi i cili kishte edhe njė fabrikė tė xhamit, qė drejtohej prej tij. Termi konvencional “Shqipėria venedikase” ėshtė pėrdorur nga shumė studjues. Ky term ka nė substancė tė vėrtetėn, sepse qytetet shqiptarė tė bregut lindor tė Adriatikut dhe Venediku kanė patur shumė elementė tė jetesės sė pėrbashkėt qytetare, politike, ushtarake, ekonomike madje dhe artistike. Jo mė kot njė nga piktorėt mė tė mėdhenj venedikas tė shek. XV Mark Bazaiti ėshtė me origjinė nga Shqipėria, zotėrimet venedikase kanė vazhduar vonė nė Shqipėri.

Fjala vjen deri nė shek. XVIII qyteti i Butrintit sė bashku me Korfuzin kanė qenė nėn juridiksonin venedikas me ndėrprerje, por mbas traktatit nė Kampoformino, Napoleon Bonaparti i dha fund si shtet mė vete Republikės sė Venedikut dhe sipas kėtij traktati, Butrinti dhe toka tė tjera shqiptare i kaluan zotėrimit francez. Po kjo ėshtė njė temė mė vete. Ideja ngacmuese ėshtė qė nuk duhen kufizuar marrėdhėniet e Venedikut me Shqipėrinė vetėm nė shekujt e mesjetės dhe kryesisht nė shek. XII dhe XVI por kanė vazhduar edhe nė shekujt e tjerė deri nė fillim tė shek. XIX. Shumė arkiva familjare tė Shkodrės ruajnė relike, piktura, dokumente, veshje, mobilje dhe sende tė tjera tė lidhjeve tė vazhduara nė hapėsirė dhe kohė me Venedikun. Historia kėshtu rizbulohet papushim sepse askush nuk duhet tė ketė frikė apo tė tutet nga e vėrteta historike.
Amen!

-- marrė nga "Fjala" (TemA), Maj 2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara