HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria, vendi ku burrat shdėrrohen nė gra dhe gratė nė burra

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Moikom Zeqo Titulli i mėsipėrm ėshtė kaq sensacional sa mund tė konceptohet deri nė kufijtė e marrėzisė. Ēdo lexues mund tė dyshojė dhe tė jetė skeptik dhe qesėndisės. Nė tė vėrtetė unė nuk kam ndėrmend tė bėj shaka dhe as tė mikloj botėn me sensacione. Dua tė kumtoj publikisht dy dukuri etnopsikologjike tė shqiptarėve nė rrafshin e qytetėrimeve tė Evropės dhe tė Ballkanit.
Gjuhėtari ynė i madh Konstandin Kristoforidhi ka kryevepėr tė jetės, fjalorin e tij tė famshėm shqip-greqisht. Dorėshkrimi i kėtij fjalori shumė vjet pas vdekjes sė Kristoforidhit, mbeti pa u botuar. Vetėm mė 1961 ky fjalor gjeti dritėn e botimit nė kujtesėn e prof. Aleksandėr Xhuvanit. Fjalori i Kristoforidhit ka tė dhėna tė mrekullueshme dhe herė-herė tė ēuditshme. Kristoforidhi ka mbledhur frazeologji popullore me njė poetikė tė brendshme dhe befasuese, ka tė dhėna pėr kultet pagane, madje dhe citon vargjet folklorike. Shėnimet e Kristoforidhit janė plot substanca gjuhėsore dhe historike. Nuk harron analizėn e etimologjisė dhe atė tė fjalėformimit. Nė faqen 211 tė kėtij fjalori unė kam lexuar diēka tė habitshme. Kristoforidhi shėnon fjalėn e rrallė “mėrkosh”. Kėtė fjalė ai e ka gjetur nė fshatin Dumre, nė Shpat tė Elbasanit.
Njėjėsi “mėrkosh” e ka shumėsin “mėrkosha”. Sipas Kristoforidhit “mėrkosh i thonė atij burri, qė i ka pjellė gruaja, i cili dergjet nė shtrat posi lehonė dhe pret e pėrcjell ata qė vijnė pėr ta parė”. Ky fakt i pabesueshėm hap njė hulli tė madhe studimi. Eqrem Ēabej nuk harron ta theksojė kėtė fakt dhe madje tė bėjė klasifikimin shkencor tė mirėfilltė tė faktit. Sipas Ēabejt, zakoni i mėrkoshit quhet nė gjuhėn e shkencės universale tė antropologjisė me emrin “kuvadė”. Ēfarė pėrfaqėson kuvada? Ky zakon ėshtė tipik pėr popujt shumė tė lashtė, madje pėr ata popuj qė quhen paraindevropianė. Dihet se nė epokėn prehistorike popujt qė erdhėn nga Hindia u vendosėn me disa valė tė mėdha emigracioni nė kontinentin e vjetėr evropian.
Kėtu ata gjetėn popuj akoma edhe mė tė vjetėr, qė quhen paraindoevropianė, pėr tė cilėt dihet shumė pak. Disa nga kėto karakteristika, qė kishin popujt paraindoevropianė janė edhe zakoni i kuvadės si dhe sistemi i numėrimit vigsimal d.m.th. i njėsisė me 20 shifra, qė quhet 20 pėrfaqėsuar nga numri 1, apo 40 pėrfaqėsuar nga numri 2, por qė nė realitet parakuptojnė pėr 20 numrin 2 dhe pėr 40 numrin 4 nė fillim tė emėrtimit. Tė dy kėto gjurmė paraindoevropiane ruhen tek shqiptarėt. Tek sistemi i numėrimit akoma dhe sot ne kemi gjurmėn e sistemit viksimal. Po zakoni i Kuvadės?
Kristoforidhi e ka mbaruar dorėshkrimin e fjalorit mė 1904. Ai e ka parė zakonin e kuvadės me zytė e tij nė fshatin Dumre tė Shpatit. Kjo gjė i ka bėrė shumė pėrshtypje dhe nuk ka harruar qė tė mbledhė dhe fjalėn pėrkatėse, qė ruhet nė gjuhėn shqipe tė zakonit tė Kuvadės. Del kėshtu se fjala “mėrkosh” mund tė jetė trashėguar dhe tė ketė mbijetuar nė gjuhėn shipe nga substrati paraindoevropian, qė ka rezistuar brenda strukturės indoevropiane tė shqiptarėve deri mė sot. Kjo fjalė kaq e rrallė e unike ka nė zanafillė njė lashtėsi marramendėse dhe pėrfaqėson botėn e humbur tė prehistorisė sė matriarkatit. Zakoni i Kuvadės ėshtė zakon tipik i matriarkatit tė lashtė. Ky zakon tregon rėndėsinė absolute tė gruas nė komunitet. Kur gruaja lind ēuditėrisht burri i saj e imiton madje vishet si grua dhe hiqet si lehonė dhe sikur gjoja ai e ka lindur fėminė. Njerėzit e tjerė e urojnė atė sikur ai tė ishte gruaja.
Pėr kėtė zakon janė shkruar libra tė tėrė dhe asnjėherė nuk ėshtė bėrė njė sqarim shterues. Zakoni i kuvadės ka mbijetuar deri nė fillimin e shekullit XX vetėm tek shqiptarėt si dhe tek baskėt nė Pirenej tė Spanjės. Zakoni i kuvadės ngjan me njė skenar teatror tė etnopsikologjisė sė popujve shumė tė vjetėr. Ky zakon ka tėrhequr vemendjen edhe tė antropologut gjenial Klod Levy Strosit. Nė kryeveprėn e tij “Mendimi i egėr”, Strosi bėn pėr tė parėn herė njė teori shkencore mbushamendėse me njė shpjegim krejt origjinal pėr zakonin e Kuvadės. Sipas Strosit “lindja e fėmijės pėr indigjenėt ėshtė punė misterioze, sepse ata mendojnė se gruaja shtatzėnė ka marrėdhėnie intime me botėn e shpirtrave. Pėr kėtė arsye emri i fėmijės merr karakter fantomatik, gjė qė shpjegon pse fisi, burrin e saj e trajton sikur tė mos ekzistonte, sikur nė tė vėrtetė ajo do tė ishte e vdekur dhe nė ato ēaste nuk ishte mė gruaja e tij.
Ajo ėshtė nė kontakt me shpirtrat dhe pėr njė arsye magjike, ėshtė burri qė do tė bėhet me fėmijė dhe jo gruaja. Ky shpjegim vlen pėr kuvadėn, sepse do tė ishte gabim tė thuhet se burri zė vendin e lehonės. Herė burri dhe herė gruaja i nėnshtrohen situatave tė njėjta, sepse nė tė vėrtetė vihen nė pozitėn e fėmijės sė ardhshme…kjo ndodh pėr shkak tė teorisė indigjene mbi mbarsjen dhe shtatzaninė. Hipoteza qėndron nė faktin se babai nė rastin e Kuvadės nuk luan rolin e nėnės, por luan rolin e fėmijės”. Ky shpjegim i Strosit ėshtė vetėm njė pjesė e sė vėrtetės. Antropologė tė tjerė thonė qartė qė zakoni i kuvadės ka lindur nė fazėn e fundit tė matriarkatit, kur matriarkati ėshtė nė krizė dhe nis dhe lartėsohet roli i burrit mbi atė tė gruas, pėr kėtė arsye burri demonstron se gjoja ka edhe atributet e gruas, kėshtu ai meriton lavdėrimet e lindjes sė fėmijės. Dua tė shpjegoj se gėrmimet arkeologjike, sidomos ato tė prehistorisė, fjala vjen nė tumėn e Bazhokut nė Shqipėri, tregojnė qartė se ardhėsit indoevropianė kanė gjetur nė Shqipėri njė popullsi indigjene joindoevropiane. Ka patur tri valė tė mėdha tė indoevropianizmit.
Popullsia joindeoevropiane u asimiliua dhe nė periudhėn e bronxit u formėsua me tipare tė veēantė populli ilir, nga e kanė origjinėn edhe shqiptarėt e sotėm. Zakoni i kuvadės qė i shndrron burrat nė gra ka njė karakter tė theksuar konvencional. Tė habit prania e kuvadės nė Shqipėrinė e mesme deri nė fillimin e shek. XX. Unė vetė nė rininė time kam qenė dėshmitar i njė zakoni shumė tė vjetėr, qė burrat dhe gratė sė bashku me fėmijėt e tyre, ditėn e verės vinin nė bregdetin e Durrėsit dhe laheshin tok lakuriq, “nudo” nė sytė e njeri-tjetrit nė det duke i hequr rrobet e vjetra dhe pas larjes vishnin rrobe krejt tė reja. Nuk e kam takuar asgjėkundi kėtė zakon, qė gjithsesi tė kujton njė lloj pagėzimi me anė tė ujit apo larjen e stėrlashtė tė hindianėve nė lumin Gand. Pse ky zakon kaq i lashtė na vjen po nga Shpati? Si nuk ekzistonte turpi apo drojtja e pjesėtarėve tė sė njėjtės familje pėr t’u zhveshur lakuriq para njeri-tjetrit? Ja qė zakone tė tejlashta qėnkan ruajtur nė Shpat tė Elbasanit.

Po nėse ekziston ceremonia e shndėrrimit tė burrave nė gra, Shqipėria nuk mėton tė na habisė dhe me zakonin e kundėrt tė shndėrrimit tė grave nė burra. Tė shumtė janė etnologėt dhe udhėtarėt, qė kanė shėtitur Shqipėrinė, sidomos atė tė Veriut dhe qė kanė ndeshur njė zakon gjithashtu tė pabesueshėm. Nė shumė zona tė Veriut praktikohet njė rit tejet i pazakontė. Fjala vjen Georg Von Hahni, nė librin e tij “Udhėtim nėpėr viset e Drinit dhe tė Vardarit” tė shkruar mė 1863 flet pėr ritualin e kthimit nė mėnyrė konvencionale tė femrave nė meshkuj. Sipas Hahnit nė Shqipėri institucioni i vajzave tė virgjėra qė bėhen murgesha, duke qenė njė institucion i krishterė kishte njė pėrhapje shumė tė vogėl, sepse nė Shqipėri nuk ekzistonin manastire katolike pėr gratė nė kohėn e Hahnit.
Por Hahni thekson “nė radhėt e virgjėreshave shqiptare ekziston dėshira pėr tė bėrė deri nė fund njė jetė tė virgjėr. Nė kėtė mėnyrė pėr t’ia pėrshtatur kėtė dėshirė karakterit luftarak tė popullit shqiptar ato shpallin ndėrrimin e seksit tė tyre me seksin mashkullor duke veshur rrobe burrash, duke prerė gėrshetat, duke hequr dorė nga emri femėror dhe duke marrė njė emėr mashkullor, duke mbajtur armėt karakteristike tė meshkujve, qė pėrbėhen nga pushka, pisqolla dhe jatagani. Ky ndėrrim i seksit bėhet edhe nėn mbrojtjen e kishės dhe pėr kėtė arsye nė tė gjitha famullitė, pas kryerjes sė kultit fetar, komunitetit tė mbledhur aty, i bėhet e ditur nė mėnyrė solemne, qė filan virgjėreshė ka vendosur t’i kushtohet vetėm jetės sė virgjėr, se ka marrė njė emėr mashkullor dhe pėr pasojė nė tė ardhmen ajo duhet konsideruar vetėm si burrė. Ky ndėrrim seksi nuk shoqėrohet me asnjė premtim tė posaēėm, solemn dhe publik. Njė ndėrrim i tillė i seksit nga ana e njė vajze pėrbėn nė tė njėjtėn kohė mjetin e vetėm pėr prishjen e fejesės dhe pėr t’i mbrojtur tė afėrmit e saj nga hakmarrja e familjes sė dhėndrit tė shndėrruar.
Aktualisht jetojnė 4 virgjeresha tė tilla “mashkullore”. Mė e dėgjuara prej tyre ėshtė Mara e Perlatit. Ajo ka mbetur jetime qė nė moshė tė njomė. Daja i saj e fejoi atė nė fėmini me njė turk nga Lura. Kur mbushi 17 vjeē dhe turku dėrgoi njerėz pėr ta marrė, ajo doli para kėshillit tė pleqve tė krahinės sė saj dhe shpalli se kishte dėshirė tė bėhej burrė. Asaj i dhanė emrin e tė jatit Pjetėr dhe armėn e tij. Po kėshtu edhe Dila e Delbinishtit dhe Mrica e Bishkasit nuk qenė fejuar ende kur ndėrruan seksin e tyre, e para u quajt Pjetėr dhe e dyta Gjon. Margjela nga fshati Tenė nė rrethin e Kthjellės ishte dashuruar me njė djalė tė ri, i cili nė fėmininė e tij kishte qenė fejuar me njė vajzė tjetėr. I fejuari u kthye tek e fejuara e parė dhe ahere nė shenjė rebelimi Margjela ndėrroi seksin dhe mori emrin Gjin… pėr fat tė keq unė nuk arrita tė informohem pėrsa i pėrket lashtėsisė sė kėtij zakoni.
Kėshtu e pėrshkruan kėtė dukuri Hahni. Nė tė vėrtetė ky zakon ėshtė tepėr i lashtė. Po tė bazohesh mbi studimet e Mirēea Eliadės si dhe tė Frejzerit del se zakoni i shndėrrimit tė grave nė burra lidhet nė origjinė me tė ashtuquajturat gra luftėtare ose amazonat, qė ishin kalorėse tė zonjat dhe madje prisnin vetė gjirin e djathtė pėr tė mos i penguar nė stėrvitjen dhe hedhjen e shigjetave me hark. Ky rit i amazonave ku gratė marrin atributet e burrave gjithshtu trashėgohet nga matriarkati. Sipas etnologėve zakoni i shndėrrimit tė femrės nė mashkull ėshtė gjithashtu i kohės sė fundit i matriarkatit, pra i kohės sė krizės sė matriarkatit. Duke lexuar njė libėr tė fundit tė para njė viti botuar nga njė gazetar gjerman, qė ka udhėtuar nė Shqipėrinė e Veriut, mėsova se ai kishte takuar dy femra tė tilla qė ishin deklaruar si burra nė ditėt e sotme nė zonėn e Mirditės dhe Dukagjinit. Duket se ka njė ringjallje tė pjesshme tė kėtij zakoni tė lashtė.
Si riti i shndėrrimit tė burrave nė gra ashtu dhe riti i shndėrrimit tė grave nė burra burojnė nga matriarkati. Rasti i parė nuk e merr parasysh virgjėrinė madje ka tė bėjė me lindjen e fėmijėve. Rasti i dytė merr parasysh njė virgjėri tė pėrherėshme dhe mohon lindjen e fėmijėve si vijimėsi e familjes. Ky rast i mohimit tė martesės tė kujton vetėm ritualin kishtar tė celibatit, qė ndalon martesėn e priftėrinjve katolikė dhe murgeshave, sipas kushtimit ungjillor tė tė virgjėrve ndaj Jezu Krishtit. Shohim qė tek kėto dy rite, te shqiptarėt gėrshetohen kohėrat e lashta, por edhe ato tė sotme. Tė dy dukuritė kanė karakter etnopsikologjik dhe janė produkte tė jetės shoqėrore plot reminishenca dhe mbijetesa tė sė kaluarės. Tė dy dukuritė kanė interes shkencor tė madh dhe bėjnė pjesė nė historikun e qytetėrimit shqiptar nė kohėra.
Tė dy dukuritė kanė vetėm karakter konvencional. Pse e them kėtė? Nė kohėn e sotme plot perversitete ka klinika tė posaēme mjekėsore pėr tranversitėt, njerėz, qė me anė tė ndėrhyrjeve kirurgjikale ndėrrojne seksin e tyre, burrat bėhen gra dhe gratė bėhen burra. Njė gjė e tillė ėshtė bėrė e mundur nga pėrparimi i shkencės biogjenetike dhe e kirurgjisė. Po kėshtu dukuritė e homoseksualizmit dhe lezbizmit nuk duhen ngatėrruar fare me ritet e mėsipėrme, qė siē thashė dhe mė pėlqen ta ritheksoj kanė njė simbolikė konvencionale, shoqėrore dhe nuk kanė tė bėjnė fare me ndėrrimin apo konvertimin e thelbit biologjik tė seksit mashkullor apo femror tek shqiptarėt.

-- marrė nga Shekulli, 07.07.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara