HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQIPTAROFILIA SI DASHURI DHE ARSYETIM

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Moikom Zeqo Si te qe nje bote e re
Me del perpara liqeni i Shkodres
Nga poema "Europa" e Valery Larbaud

Kombi shqiptar duke krijuar vetedijen e vet ka krijuar njekohesisht edhe vetedijen per te tjeret. Qe ne gjeneze te gadishullit ilirik shqiptaret jane zhvilluar si komb gjate mijevjeareve sipas institucionit te identitetit gjuhesor, kulturor dhe historik.

Meqenese gjeografikisht Shqiperia ndodhet midis Lindjes dhe Perendimit, eshte kryestacioni i rruges Egnatia, qe lidhte dikur Romen me Konstandinopojen, vetekuptohet qe shqiptaret kane qene ne qender te optikes se gati te te gjithe popujve evropiane. Levizjet e medha te popujve, kryesisht ne antikitetin e vone, te goteve, te kelteve, te longobardeve, te sllaveve etj., kane bere qe ne Shqiperi udhetare te ndryshem, stratege ushtarake, kronikane, te kalojne ne kete udhekryq koherash dhe ngjarjesh nga me te cuditeshmet.

Vetekuptohet qe shenimet kronikore per truallin e Shqiperise nisin qe ne librat e pare te Homerit. Homeri flet per fiset ilire te pajoneve rreth liqenit te Ohrit, saga mitologjike e Kadmit te Tebes, i cili u be mbret i ilireve enkelejas dhe lindi buze liqenit te Ohrit djalin e tij, te quajtur Ilir, qe u be eponim i fiseve ilire tregon jo vetem per nje interesim te fqinjeve per banoret e vendit tone, por edhe per nderthurrje mitologjike dhe kulturologjike.

Virgjili ne Kengen e Dyte te "Eneidas", ka shkruar per udhetimin e princit trojan Enea ne qytetin e Butrintit, qe gjoja qe konstruktuar si nje Troje e Dyte duke imituar ate te Trojes se Pare. Ky subjekt eshte nga me te famshmit ne letersine boterore antike. Te shumte jane autoret antike qe kane shkruar per iliret dhe shqiptaret e hershem.

Ne mesjete jane kronikanet anzhuine, normane si dhe ata bizantine, qe kane shkruar mijera faqe qe perbejne nje biblioteke te tere per Shqiperine. Me vone ne nje sens tjeter ate te pushtuesit kane shkruar edhe kronikanet osmane.

Ne te gjithe kete univers shkrimesh spikatin dy tendenca: tendenca objektive dhe realiste, pra edhe me dashamiresi per Shqiperine dhe popullin e saj dhe tendenca negativiste, me tone mohuese, sipas tipologjise perandorake te pushtimit dhe te asimilimeve kulturore. Midis ketyre dy skajeve te medha eshte ravizuar perhere profili i Shqiperise.

Profili i Shqiperise eshte ne substance sinkretik, qyteterimi iliro-shqiptar nuk ka karakter purist, por ka reflektuar dhe pervetesuar shume elemente te qyteterimeve te medha, kryesisht te qyteterimit greko-romak, qe perben bazen e krejt qyteterimit te Evropes Perendimore.

Shqiperia eshte vend i krishterimit te hershem burimor por edhe i inflitrimit te feve te tjera te medha sic eshte islamizmi apo mistika lindore. Vetekuptohet qe simbolet kulturore te qyteterimeve qe kane levizur ne udhekryqin shqiptar kane qene te interesuar per te lene deshmite e tyre per Shqiperine. Fola per dy skajime te medha. Kjo strukture arketipale ekziston edhe sot. Tendenca e pare qe mund ta quajme tendenca e njohjes se Shqiperise shpesh ka marre veshjen e nje shqiptarofilie me karakter shkencor.

Tendenca e dyte lidhet me deformimin e njohjes se Shqiperise dhe eshte paraqitur gati ne te gjithe koherat ne formen e nje shqiptarofobie antishkencore, irracionale. Tendenca e dyte ka krijuar perbindesha informativ mbi Shqiperine me epiderma te politizuara pambarimisht dhe egersisht. Tendenca e dyte perhere ka synuar eleminimin dhe zhdukjen e vete nocionit te Shqiperise dhe jo afirmimin e saj.

Vetekuptohet qe dijetaret dhe personalitetet evropiane te kultures si dhe te letrave kur kane shkruar per Shqiperine i jane kundrvene qartesisht edhe shqiptarofobise, qe shpesh eshte konsideruar si nje mallkim biblik per shqiptaret. Per fat te keq eshte shkruar pak per personalitetet e kombeve te ndryshme qe kane shkruar per Shqiperine me dashamiresi dhe sinqeritet humanist. Kjo teme eshte nje dimension plotesues i jashtezakonshem dhe i shkelqyer i vete historise kombetare te shqiptareve. Ne momente te caktuara, shpesh apokaliptike dhe ekzistenciale faktori pozitiv nderkombetar ka luajtur nje rol kolosal, disa here edhe ne raport me faktorin e brendshem shqiptar. Nga kjo pikepamje merr vlere shume njohja e shqiptarofilise evropiane ndaj shqiptareve.

Ne periudhen mesjetare Shqiperia eshte vendkalim i kryqezatave te medha drejt Lindjes, Kostandinopojes dhe Jeruzalemit. Edhe sulmet e normaneve ne shek. XI dhe XII lane gjurme jo vetem ne faktet kronikore.

Ne shek. XII nje poet francez i quajtur Amon De'Varanez hartoi nje roman poetik prej 13680 vargjesh ne frengjishten mesjetare me titull: "Florimont". Ky roman kalorsiak mesjetar lidhet me figuren e heroit Florimont, i cili eshte biri i Dukes te Durresit dhe ngjarjet subjektivohen jo vetem ne hapesiren rreth qytetit te madh te Durresit por edhe ne ate qe quhet Shqiperia mesjetare. Amon De'Varanez mund te quhet me plot gojen shkrimtari i pare evropian, pararendes, qe shkruan pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret.

Ne shek. XIII Dantja ne kryevepren e tij shkruan vargje te bukura per Durresin dhe per nje banor te Durresit, te quajtur Amilkati i Durresit.

Ne shek. XVI gjeniu francez Fransua Rable ne vepren e tij "Gargantua dhe Pantagryel" flet edhe per shqiptaret dhe per nje lloj kapeleje, te cilen ai e emerton "Kapelja Shqiptare", qe sipas studjuesve eshte nje lloj kapele, te cilen e mbajne ne koke figurat e barinjve te pikturuar ne afreskat dhe ikonat e Onufrit te madh ne shek. XVI. Per shqiptaret ka shkruar dhe Nostradami, profet, duke i quajtur si "populli i agimit dhe i misterit".

Shekulli XVI eshte shekulli me i hovshem dhe me popullarizues per Shqiperine ne Evrope. Kryehumanisti shqiptar Marin Barleti botoi ne latinisht librin e tij per Gjergj Kastriot Skenderbeun, qe u perkthye rrufeshem ne te gjitha gjuhet evropiane. Te shumte jane dijetaret dhe artistet e Evropes, qe bene libra per Skenderbeun dhe Shqiperine. Emrat e tyre perfshijne nje biblioteke gjigande. Keshtu u krijua per here te pare nje institucionalizim i njohjes per Shqiperine ne rrafshin e epikes apo dhe te heroikes. Edhe Erazmi i Roterdamit ka shkruar nje vajtim ne forme psallmi kur osmanet pushtuan qytetin e madh te Durresit me 1501. Xhentile Belini dhe Dyrre e bene te pavdekshem Skenderbeun ne pikturat e tyre. U shkruan tragjedi, poema, dhe apologji per Shqiperine.

Gjate pushtimit osman shqiptaret u futen ne kellefin e nje litargjie dhe te nje mosnjohje te re. Eshte e famshme thenia e Gibonit, qe brendesia e Shqiperise eshte me pak e njohur se sa Afrika apo Kaladonia e Re. Kjo tregonte nje realitet. Duhet te kalonin kohe, qe emri i Shqiperise te behej serish nje pike inkadeshente per kujtesat dhe interesimet e popujve evropiane. Epoka e romantizmit evropian lindi nje gjeni te tille si Xhorxh Bajroni, i cili ka shkruar vargjet me te mrekullueshme per shqiptaret. Shume dijetare te kohes te Bajronit bene libra per Shqiperine dhe per Ali Pashe Tepelenen. Keshtu konsulli francez Pukevil, shkroi qindra faqe per shqiptaret. Piktori anglez Eduard Lir ka lene ne ditaret e tij pershkrime te mrekullueshme per Shqiperine, te cilat i ka ilustruar me piktura fantastike.

Ne shek. XIX fillon e ravizohet per here te pare shkenca e albanologjise, kryesisht nga gjuhetaret gjermane. Lajbnici dhe Franc Bobi, jane nismetare te studimit dhe klasifikimit te gjuhes shqipe si gjuhe e mirefillte indevropiane me vlera te vecanta. Por nje rendesi kolosale kane veprat e pionierit te albanologjise Georg Hahn si dhe Ami Bues. Kaq te rendesishme jane keto vepra per njohjen e Shqiperise sa ata mund te konsiderohen te dy kampione te pozitivitetit shkencor shqiptarofil.

Ne shek. XIX zbret ne Durres arkeologu dhe dijetari francez Leon Hezei. Ai u dergua nga Napoloni III per te studjuar ne terren betejen e famshme te ezarit dhe te Pompeut ne Durres te zhvilluar ne vitin 48 p.e.sone. Kjo pikenisje qe teper e plleshme dhe beri qe Hezei te shtjelloje per here te pare nje veshtrim arkeologjik te monumenteve duke vijuar ne nje farė menyre punen e nisur nga nje humanit italian i shek. XIV, i quajtur Kirjaku i Ankones. Hezei beri nje epoke, duke futur perfundimisht emrin e Shqiperise ne tempullin e arkeologjise boterore.

Arkeologu tjeter francez Leon Rei, zbuloi qytetin antik te Apolonise, arkeologu italian Luigji Ugolini zbuloi qytetin arkeologjik te Butrintit. Te dy keto qytete zbuluan nje Shqiperi arkologjike absolutisht te nivelit boteror.

Nuk mund te rri pa permendur edhe emrin e arkeologut austriak Kamilo Prashniker, qe profesionalisht qe ndoshta me nivel me te larte nga arkeologet e huaj. Veprat e tij jane substanciale per arkeologjine shqiptare.

Ne fillim te shek. XX nje gjeni i shkences Ferenc Nope, baron, me origjine hungareze, por qe shkroi gjermanisht, studjoi ne terrenin e Shqiperise situaten gjeologjike dhe sidomos ate etnografike dhe etnologjike. Trashegimia e Nopes eshte e jashtezakonshme. Ai ka lene ne doreshkrim edhe nje veper poetike, ne te cilen ka poezi te mrekullueshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo veper duhet perkthyer ne shqip se mund te quhet nje monument poetik nga me te rrallet per Shqiperine.

Shek XX eshte shekulli i tragjedise shqiptare te vitit 1913 kur u ndane trojet tona ne Konferencen e Londres. Struktura arketipale afirmuese dhe mohuese ndaj kombit shqiptar funksionoi edhe ne kete rast. Duhen shenuar emrat e personaliteteve te medha olitike evropiane qe me guxim e mbrojten identitetin etnik dhe territorial te Shqiperise. Nuk mund te rrime pa permendur emrin e Garibaldit qe nje shekull me pare, i cili mendonte t'ja kushtonte jeten edhe ceshtjes se sherimit te Shqiperise nga lirimi otoman. I paharruar do te mbetet gjesti i Presidentit amerikan Willson, i cili do te ngrinte zerin per mbrojtjen e Shqiperise ne vitet 20 te shek. XX. Nje gjest i tille historik qe edhe ai i demaskimit te Traktatit te fshehte te Londres per copetimin e Shqiperise. Kjo shpjegon edhe nje poezi te poetit Majakovski, i cili mbron Shqiperine kunder etjes grabitqare per ta copetuar.

Por miku me i madh i shqiptareve eshte poeti francez Gijom Apoliner, mik i ngushte i Faik Konices. Apolineri mbas Bajronit eshte figura me e madhe evropiane, qe ka shkruar mrekullisht dhe pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret. Poeti i njohur francez Valery Larbaud (1881 - 1957), ne nje poeme te tij te famshme te quajtur "Europa" flet dhe per nje udhetim te tij nga mali i Zi ne Shkoder. Ai shkruan dhe keto vargje:

Si te qe nje bote e re
me del perpara liqeni i Shkodres

Poetet franceze kane shkruar per suliotet, Marko Bocarin dhe Ali Pashe Tepelenen. Po te mblidheshin keto poezi do te perbenin nje antologji.

Keshtu ne shek. XX terhiqet vemendja kryesisht e njerezve te letrave, per fatin tragjik te Shqiperise. Per Shqiperine ne kete shekull kane shkruar: Pol Eluar dhe Filip Supo, Aragoni dhe Ilia Eremburg, Kostandin Simonovi dhe Tvardovski, Romen Rolandi dhe Jani Ricos, Antoni Samuraqis, Jashar Kemal, Dymfa Kysak, Zhorzh Amado. Amadoja ka botuar nje liber per Shiperine, qe u perkthye ne te gjithe gjuhet e medha te botes dhe me kete rast u quajt "I Fejuari i Shqiperise". Edhe poeti i madh kilian Pavlo Neruda i ka kushtuar nje poezi te shkelqyer Shqiperise. Per Shqiperine ka shkruar edhe poeti nobelist italian Salvatore Kuazimodo, nobelisti tjeter italian Dario Fo, semiotisti dhe shkrimtari italian Umberto Eko, etj.

Shkrimtarja franceze me e madhe e te gjithe koherave Margarit Jursenar i ka kushtuar nje novele mitit shqiptar te Rozafes.

Me adhurim per shqiptaret ka shkruar dhe Danillo Kish dhe sidomos Miroslav Kerlezha. Ky i fundit ka bere dhe nje portret per eruditin shqiptar Fan Noli.

Libra per shqiptaret kane shkruar edhe Justin Godart dhe poetja greke Rita Bumi Papes. Ne nje nga romanet e tij shkrimtari gjenial argjentinas Ernesto Sabato ka shkruar per origjinen e tij shqiptare nga ana e gjyshes, si dhe shkrime per viziten e tij ne Shqiperi me 1998. Per shqiptaret eshte shprehur pozitivisht edhe poeti me i madh amerikan i shek. XX i bitnikeve Alen Ginsberg, si dhe miku i tij i se njejtes gjenerate Ulliam Borrous. Ky i fundit i dhuroi Ginsbergut muziken e nje fyelli shqiptar, te cilen Borrous e kish incizuar ne Shqiperi. Nje nga poetet me te medhenj bitnike amerikane Filip Lamantia ka shkruar gjithashtu nje poezi ku permendet Shqiperia, qe meriton te perkthehet ne shqip. Per shqiptaret ka shkruar edhe prozatori me i famshem amerikan Xhon Apdajk, si dhe nobelisti gjerman Gynter Gras. Poeti me i madh i sotem gjerman Hans Maks Enzesberger i ka kushtuar nje poezi Shqiperise. Nje poezi te mrekullueshme per Skenderbeun ka shkruar dhe poeti irlandez Patric Kolumn, mik i ngushte i Xhejms Xhojsit. Eshte per tu theksuar se edhe vete Xhejms Xhojsi ne librin e tij "Zgjimi i Fineganeve", ka afro 40 shprehje dhe fjali ne gjuhen shqipe, ku tregon shqipofiline e tij.

Tabloja e mesiperme eshte vetem e porsaskicuar. Te tere keta dijetare dhe kampione te letrave evropiane dhe boterore e kane trajtuar shqiptarofiline si humanizem i mirefillte. Ne epoken globale kjo parakupton nje integrim duke mos humbur identitetin. Ne fillim te shek XXI struktura arketipale pozitive dhe negative per Shqiperine perseri funksionoi dhe funksionon. Tashme mund te themi me plot gojen se pozitivizmi informativ per Shqiperine e ka kapercyer negativizmin e politizuar dhe informal.

Tani mund te flitet per nje Shqiperi informative dhe virtuale te re, e me perspektive te qarte historike.

-- marrė nga Koha Jonė, 04.08.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara