HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryengritja antiosmane e vitit 1911, amaneti i trashėguar pėr njė Shqipėri tė vėrtetė

-- nga Ndue Bacaj

Ndue Bacaj Edhe pse pas vitit Shqipėria ka pėrjetuar kohė e ngjarje qė nga mė heroiket e deri nga mė tragjiket, tė cilat kanė lėnė "gjurmė" tė thella nė vijijm tė mbijetesės sė trojeve tona, tė coptuara e asimiluara plagėt e tė cilave vazhdojnė tė kullojnė gjak tė pastėr shqiptarėsh, e ku pėr fat tė keq "Melhemi" i mbylljes sė kėtyre plagėve edhe sot nė shekullin e 21-tė ende vazhdon tė "eksperimentohet" nė laboratoret e Europės, por qė gjithsesi jehona e "Kryengritjes" tė vitit 1911 ėshtė e do tė jetė pėr shekuj Drita e pashuar e Shqipėrisė sė vėrtetė. Pasi ėshtė pikėrisht kjo "drita" qė bėri tė mundur qė pas rreth katėr shekujsh e gjysėm terri turkoshak tė "shfaqet" pėr here tė pare Flamuri Shqiptar qė na kishte lėnė amanet Simboli i Shqiptarisė, por edhe i civlizimit Europian Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu).

Padyshim pėr tė gjithė ata qė i thonė vehtes shqiptarė, kryengritja e vitit 1911 ėshtė kurora e lavdisė, mbi lavditė qė gjithnjė shndritė nė qiellin blu tė Malėsisė e Shqipėrisė e cila na kujton pėrherė se Liria jonė, ndoshta si tek asnjė popull tjetėr nė Botė i ka themelet nė gjakun e tė parėve tanė. Padyshim epopeja e luftrave heroike tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė simbolit tė saj Malėsisė sė Madhe ėshtė njė thesar brilant qė mban tė gjallė kujtesėn e brezave tė sotėm e atyre qė do tė vijnė, se ēmimi i mbijetesės sonė ka qenė aq i shtrenjtė sa as nuk mund tė shitet e as nuk mund tė blihet kurrė dhe nga askush…

Sidoqoftė kryengritja antiosmane e vitit 1911 ėshtė shpallja de fakto e pamvarėsisė sė krejt Shqipėrisė, e pamvarėsisė sė fituar me gjak e sakrifica e jo nė laboratoret e errėta tė diplomacive shpesh antishqiptar, ndėrsa ngritja e flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 ishte "thjeshtė" nėnshkrimi zyrtar (madje paqėsore pasi nuk kishte asnjė incident tragjik qė mori tė paktėn jetėn e njė shqiptari) i pamvarėsisė sė paralajmėruar kohė mė pare. Natyrisht pėr tė nderuar e kujtuar sadopak ato kohė heroike qė i zbardhėn faqen Malėsisė e Shqipėrisė le t'u referohemi shkurtazi kronikave tė shkrutėra e gojore qė koha e historia jonė na i ka lėnė pas. Fillimisht pėrshkrimin e kėsaj epopeje tė lavdishme shqiptarie po e filloj me vargjet lapidarė tė homerit shqiptar, simbolit tė nacionalizmit modern me pėrmasa ndėrkombėtare poetit patėr Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan pėr kėtė ngjarje:

Tė shtatė krajlat ēua janė nė kėmbė
kah ka ra medet kjo gjamė
N'atė Malėsi, n'atė Rapshė tė Hotit
Ded Gjo Luli burrė si motit
Me i ēetė Lekė burra Shkorretit
Ka nisė pushkėn me asqer tė mbretit
.........................................
Se mbas sodit emri i Zotit
Ēka jemi nipa tė Gjergj Kastriotit
E shqiptar qė i thom na vetit
ma duva nuk i bajmė mbretit…

E nė fakt kėshtu ndodhi pasi mė 23 mars 1911 Malėsorėt nė veēanti e shqiptarėt e veriut nė pėrgjithėsi muarėn "sinjalin" e fillimit tė sulmit tė armatosur mbi kazermat e mjerimit qė ruanin regjimi mesjetar tė turqve tė rinj apo tė vjetėr, e ky sinjal njihet si thirrja qė ju drejtua popullit tė vilajetit tė Shkodrės e mė gjerė nga drejtues e pjesėmarrės tė Lidhjes historike tė Prizrenit tė vitit 1878, tė cilėt kishin mbijetuar tėrė ato vite edhe pse flakėt e mjerimit e barbarisė Otomane kishin kėrkuar ndėr vite tė pėrpinin lidhjen e Prizrenit e drejtues tė saj. Kjo thirrje ishte nėnshkruar nga tre luanė tė pėrmendur tė pamposhtur nė luftėn pėr liri e mvehtėsi si nga pushtuesit shekullorė e ata sllavė tė vonė, si Isa Bolentini, Ndue Gjoni e Mehmet Spendi, ku ndėr tė tjera nė kėtė thirrje thuhej se ka ardhur koha qė tė lirohemi nga pushtimi Osman.

E pikėrisht tė nesėrmen mė 24 mars Hotjanėt e Malėsorėt e "ndigjuan" kėtė thirrje, pasi ata si gjithnjė kishin pranė e nėkrye tė tyre simbolet e trimėrisė e menēurisė shqiptare tė cilėt kishin marrė pjesė nė Lidhjen e Prizrenit nė vitin 1878, si Ded Gjo Luli, Ēun Mula, Baca Kurti e tjerė, por edhe tė paktėn gjashtė klerikė qė momentalisht kishin gjetur strehė nė trevat shqiptare tė Malit tė Zi tė cilat edhe pse Mali i Zi kėrkonte t'i shfrytėzonte pėr qėllimet e veta dashakeqe ndaj trevave tona; e ata njihen nga istoria ndoshta si truri i kėsaj kryengritjeje lirie, e kėta janė: At Karl Prenushim famullitar i Vuksalekajve, At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzės, At Mati Prenushi, famullitar i Kastratit, At Sebastian Hila, famullitar Rapshės, At Bonaventura Gjeēaj, famullitar i Grudės dhe At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit.

Natyrisht fillimi i kėsaj kryengritjeje ishte nė kushte tė vėshtira e tė pavolitshme, pasi shqiptarėt ndodheshin nė mes dy armiqve, atyre Frontal Turq e atyre Hileqar Malazez. Por gjithsesi mė 24 mars 1911 hotjanėt tė parėt sulmuan fortifikatat kufitare turke nė Rapshė e Traboin tė cilat i ēliruan. U sulmuan edhe postat kufitare nė Pikal, Selisht, Dinoshė, Omerbozhaj, Mali i Vranės dhe Nenhelm. Tė gjitha kėto u ēliruan, ku u vranė disa ushtarė turq dhe tė tjerė i zunė robėr, ndėrsa luftėtarėt e lirisė kapėn njė sasi tė madhe armėsh e munizioni.

Nė kėtė kohė Valiu i Shkodrės Bedri Pasha duke parė humbjet dhe disfatėn e pashmangshme urdhėroi Kajmekamin e Tuzit Nėnkolonelin Ahmet Beun qė tė rigrupojė forcat pė tė mbrojtur kėshtjellėn me rėndėsi strategjike pėr Turqit atė tė Shipshanikut. Gjithsesi sukseset e kryengritėsve malėsorė e mė gjerė "detyruan" dinakun Bedri Pasha qė tė nxjerrė nga sundyqet e qelbura tė perandorisė propagandėn e pėrēarjes fetare. Mė 26 mars ai nė Shkodėr spalli kryengritjen e Malėsorėve Shqiptarė si luftė Fetare "Si luftė katolikėsh kundėr muslimanėsh", "si luftė kaurish Malazezėsh" e tjerė, si dhe pėr kėtė i bėri thirrje popullsisė muslimane qė tė bashkohej e tė nisej nė luftė pėr tė mbrojtur perandorinė Islame e besimin e saj tė "njėjtė".

Natryisht kjo propagandė arriti tė mashtrojė rreth 1000 veta me tė cilėt u formua njė batalion nėn komandėn e Emin Beut tė cilėt u nisėn pėr tė shkura nė Tuz e nė trevat e Malėsisė pėr tė luftuar kundėr "Kaurrėve", por qė shpejt ata e kuptuan se turkoshakėt i kishin mashtruar e marruar, pasi panė me sytė e tyre se nuk luftonin kundėr Malazezėve, por kundėr vėllezėrve tė tyre qė kėrkonin liri jo vetėm pėr vete, por dhe pėr vėllezėrit e tyre tė gjakut, Muslimanėt.

Pas kėsaj njė pjesė e kėtyre tė mashtruarve ose u rikthyen nga kishin ardhur, ose u bashkuan me kryengritėsit malėsorė kundėr ushtrive turke, ndėrsa njė pjesė e vogėl vazhdoi "ėndrrėn dehse" tė turkoshakėve pėr tė luftuar kundėr "Kaurrėve", tė cilėt shpejt u zunė rob nga trimat malėsorė e shqiptarė, ku pasi i kapėn pėrsėri i trajtuan si vėllezėr tė mashtruar e jo si armiq tė betuar, madje atėherė duhet ta kenė kuptuar hilen Osmane qė gati u mori jetėn. Me datėn 28 mars kryengritėsit sulmuan Tuzin kryeqendrėn e krahinės ku arritėn tė djegin ndėrteat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrėn e bukės pėr ushtrinė, magazinėn e kripės si dhe ndėrtesėn e Kajmekamit (Nėnprefekturėn), ndėrsa kėshtjellėn e Shipshanikut nuk arritėn ta pushtojnė plotėsisht pasi u munguan topat. E pėr ta pėshkruar me nota sa mė realiste kėtė luftė trimash pėrsėri po citoj disa vargje tė At Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan:

…Drejt kah Rpsha, Rapsha e Hotit
Qe si heret, si n'ditė sotit
kjo po m'ishte i falme agzotit
se aty vendi ėshtė ndezė zhari
janė herre krenat porsi bari
sa herė Lekėt na janė perla
grykė pėr grykė me Turk e Shkja
idhtė tuj ba shkinat me kja
idhtė tuj ba me fsha turkinat
kah n'dorė flakė u rrinė "Martinat"…

E pas kėsaj fillė Stambolli u detyrua tė riemėrojė nė krye tė ushtrive turke (kundėr shqiptarėsh) pashain famėkeq Shefqet Dergut Pashėn i cili pėr tė shuar kėtė kryengritje qė mė 29 mars kėrkoi ti fuste kryengritėsit nė mes dy zjarresh, ku nga Shkodra nisej vetė pashai famėkeq nė krye tė 20 mijė trupave, ndėrsa pas shpine do tu binte Et'hem Pasha i cili nisej me katė batalione nga garnizonet ushtarake qė ndodheshin nė Gjakovė. Nė kėto luftėra tepėr tė pabarabarta, madje disi tė izoluar nga pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut mbetėn tė vrarė mbi 150 ushtarė turq, kjo sipas kronikės turke, pasi humbjet duhet tė jenė shumė herė mė tė mėdha, si dhe nga kryengritėsit trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesė traboinas, shtatė grudjanė, katėr rapshjotė dhe u plagosėn tre tė tjerė. Por mjerisht kjo luftė pati hilet edhe tė Kral Nikollės sė Malit tė Zi, i cili u kishte premtuar ndihmė kryengritėsve malėsorė, por qė u kėrkonte kushtin kobndjellės, qė kur tė ēliroheshin tokat nga turqit tė valėvitej flamuri i Malit tė Zi, natyrisht malėsorėt kėtė nuk do ta pranonin kurrė e ky mospranim ėshtė paraqitur bukur me pėrgjegjen lapidare tė Ded Gjo Lulit i cili i thotė Kral Nikollės: "Pėr mik tė pranoj, pėr Baba jo kurrė. Mė i madh ėshtė mbreti i Stambollit se sa Ju, dhe nuk e pranoj pėr baba. Baba kam vetėm Shqipėrinė."

Gjithsesi malėsorėt kryengritės, trma e liridashės ishin nga e gjithė Malėsia, qė nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e tjera, madje luftėtarėt e lirisė ishin edhe nga Dukagjini e zonat e Nėnshkodrės e deri nga Mirdita e pse jo ndonėse nuk morėn pjesė direkt nė luftė nė kėto troje, lufta kundėr ushtive osmane u ndie qė nė rrethin e Durrėsit, nė Breg tė Matės nė Lezhė, nė Hajmel, Rrobosht, Kallmet, Milot e tjerė e tjerė.
Por aurora e lavdisė sė kėtyre luftrave e betejave mbetet padyshim, beteja gati hyjnore e 6 prillit 1911 e cila u kurorėzua me ngritjen e flamurit kombėtar nė majėn e Bratilės nė Deēiq. Nė kėtė betejė u dalluan tė gjithė trimat kryengritės, por mbi tė gjitha u dalluan luftėtarėt e Kojės, Kuēit tė cilėt sulmuan fortifikatėn turke tė Deēiqit ku "Valėvitej e venitej" flamuri turk. Pėr tė "marrė" kėtė flamur turk e pėr tė hedhur pėr tokė ku tashmė e kishte vendin ranė dėshmorė gjashtė Kojas njėri pas tjetrit, ev etėm i shtatėti arriti objektivin, dhe pėr kėtė populli i ka pėrjetuar me disa vargje tė paharruara ku po cilėsoj vetėm dy:

"…Koja e Kuēit me pakicė
Muar Bajrakun nė Deēiq…"

Pėr tė ēuar nė vend fjalėn e Ded Gjo Lulit, se aty ku trojet tona ēlirohen nga turqit do tė ngrihet flamuri shqiptar, nė majė tė Bratilės po mė 6 prill (1911) dolėn Nik Gjelosh Luli (kushėriri i Ded Gjo Lulit) bashkė me Ujk Miculin dhe Pjetėr Zefin tė cilėt ngritėn flamurin tonė kombėtar nė kėtė majė tė shenjtė.
Natyrisht fati i mėtejshėm i kėsaj kryengritjeje nuk ishte siē e dėshiruan shqiptarėt e vėrtet, por qė edhe pas kėsaj luftrat e pėrpjekjet nuk u shuan kurrė, madje edhe nė rrugė diplomatike, ku kulmi arrin me atė qė njihet si Memorandumi i Greēes qė shpesh njihet me emrin "Libri i Kuq" i cili parashtronte para portės sė lartė e fuqive tė tjera Europiane 12 (dymbėdhjetė) kėrkesat e Malėsorėve shqiptarė qė nė thelb kishin lirinė e mvehtėsinė e ėndėrruar…

Nė organizimin e kėtij akti diplomatik pėr momentin (pra pėr memorandumin e Greēes) pėrveē prijėsve tė njohur malėsorė njė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė edhe Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali tė cilėt pėr momentin ishin strehuar nė trevat shqiptare qė mbante tė "Pushtuara" Mali i Zi, e qė mjerisht mė vonė (mė 1913) do tė bėheshin realitet nga Europa. Qėndrimi dhe interesimi i kėtyre dy shqiptarėve tė mėdhenj pėr kryengritjen e malėsorėve tė vitit 1911 tregon qartėsisht se kjo kryengritje kishte pėrmasa kombėtare e jo lokale, madje edhe nė pjesėt jugore tė Shqipėrisė e tjera kishin filluar kryengritjet antiosmane, qė natyrisht pėr momentin nuk u ngrinin nė nivelin e kėsaj kryengritjeje, dhe fatkeqėsisht nuk u arrit qė kėto kryengritje tė ishin tė njėkohėshme e tė njėtrajtėshme nė tė gjithė Shqipėrinė… Por gjithsesi kjo kryengritje e armatosur shqiptare ėshtė e madhe sa vetė historia jonė, e natyrisht edhe lista e luftėtarėve tė lirisė sė paralajmėruar ėshtė po kaq e gjatė, por nė kėtė shkrim tė shkurtėr e modest unė dua tė kujtoj disa nga emrat mė tė spikatur tė kėsaj "Ere" Lirie tė ėndėrruar prej shekujsh, e ata janė:

Ded Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetėr Nik Daku, Maēo Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Ēoku, Pjetėr Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Nik Zefi, Tom Nika, Dokė Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukė Marku, Gjeto Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e Stak Breci,Lik Mirashi, Gjok Dedė Luli, Gjon Ujk Ēeku, Kol Gjo' Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetėr Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci, Ded Ēoku, Dedė e Llesh Nik Daka, Tom Gjurgji e Mark Preng Dudi, Preng Nikoll Gjeēi, Mark Per Zefi, Gjekė Marash Haka, Mehmet Shpendi, Islam Makalushi e tjerė e tjerė, qė natyrisht edhe kėta qė shėnuam mė sipėr nuk janė tė gjithė prej Malėsisė sė Madhe, por prej trevave tė tjera shqiptare, por qė tė gjitha sė bashku luftuan pėr tė fituar lirinė, e si tė tillė edhe ne nuk kishim pse i ndanim sipas trevave.

Me kėtė shkrim nuk mund tė mbetet pa pėrmendur bilbili i kėsaj lufte, Poeti e partioti nga Shkodra Hil Mosi, por mbi tė gjitha vlen tė theksoj se nė kėtė luftė lirie morėn pjesė edhe dhjetėra gra e vajza malėsore tė cilat kanė nė themel tė kėsaj kryengritjeje kontributin e tyre tė rėndėsishme, por dy janė ato burrėresha qė shėndrisin si meteor nė gjerdanin e kėsaj lufte, Tringė Smajlja e Grudės dhe Norė Luli e Hotit. E tė gjithė trimat qė i dolėn pėr zot atdheut nė kėtė luftė Fishta i madh i pėrjetėson:

…Burrat le pėr ēak t'martines
Fjalėn, fjalė e besėn ēelikut
Ballė pėr ballė e jo mbas shpinet
Mėsy me i ra nė luftė armikut…

Gjithsesi, luftėtarėt e lirisė, si dhe tė rėnėt pėr liri, pamvarėsi e identitet, janė tė shumtė sa vetė historia e krejt Ilirisė, por ata edhe pse sot prehen nė varre, ose diku nė tokėn arbėrore, janė gurėt e themelit tė "Kalasė" sė pėrbashkėt qė ne shqiptarė ka shekuj qė po mundohemi ta ndėrtojmė e bashkojmė e qė ka emrin Shqipėri (Etnike), e tė parėt tanė na e lanė lėnė amanet, qė siē dihet pėr ne shqiptarėt amanetin duhet ta mbajmė se pėrndryshe as varri s'ka pėr tė na mbajtė…

Mjerisht ne kemi ende tė pushtuara territore tonat, por jo kurrė zemrėn e trimėrinė tonė qė duhet ta dėshmojmė fuqishėm pra Europės sė vjetėr e tė re, pjesėtarė tė sė cilės duhet tė jemi. Jo tė Ndarė nė "katėr Vilajete" e nė njė shtet tė cunguar, por tė bashkuar ashtu siē na fali Zoti nė njė Shqipėri Etnike…

-- dėrguar pėr Shkodėr.net... nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara