HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Libri, armiku i shoqėrive jo demokratike

-- nga Nail Draga, Gazeta Shekulli, 17.05.2003

Nail Draga 1. Nazistėt djegin librat e autorėve dekadentė

Vazhdimisht kur flitet pėr librin dhe literaturėn nė pėrgjithėsi, ndėr ngjarjet mė tė shėnuara ėshtė data 10 maj e vitit 1933, qė ka tė bėjė me shtetin e Gjermanisė. Nuk ėshtė kjo njė datė e krenarisė sė librit pėr kėtė vend, por ėshtė data e krimit mė tė shėmtuar ndaj librit dhe kulturės nė tėrėsi. Sepse pikėrisht nė kėtė datė, shtypi ditor gjerman botoi lajmin mbi regjistrin e “shkrimtarėve dekadentė”, autorė, librat e tė cilėve nuk kanė qenė tė pėrshtatshme pėr regjimin e kohės.

Pėrveē regjistrit tė shkrimtarėve-demokratė, socialistė, ēifutė, ka ekzistuar edhe lajmėrimi mbi vendet ku do tė jetė e mundur qė “Gjermania e re” tė lirohet nga ky bagazh i padėshiruar. Pikėrisht nė mbrėmje tė asaj dite nė sheshet kryesore tė rreth 40 qyteteve tė Gjermanisė janė bėrė grumbuj tė tėrė nė tė cilat janė djegur me mijėra libra. Shėnime tė sakta nė lidhje me autorėt dhe librat qė kanė qenė nė listėn e zezė tė nazistėve nuk ekzistojnė. Por, opinioni i gjėrė ėshtė informuar se nė mes dhjetėra emrave tė autorėve, librat e tė cilėve u dogjėn bėjnė pjesė edhe Karl Marks, Sigmund Frojd, Franc Kafka, Berthold Breht, Tomas Man, Stefan Cvajg, Hajnrih Man, Erih Marija Remark, Albert Ajnshtajn etj.

Thuhet se vetėm nė Berlin janė djegur menjėherė rreth 25000 libra nė prani tė Jozef Gebelsit, i cili nė sheshin pranė Operės Shtetėrore, publikisht ka lexuar emrat e 24 autorėve veprat e tė cilėve duhet tė fshihen nga kujtesa, sepse nazistėt i patėn vlerėsuar si dekadente. Pas datės 10 maj, aksioni i famshėm pėr eliminimin e librave tė papėrshtashėm ka vazhduar nė forma tė tjera. Fillimisht ėshtė bėrė “pastrimi“ i bibliotekave private dhe publike, ndėrsa njė vit pas pas djegies publike tė librave bibliotekat kanė qenė tė obliguara tė respektojnė listėn e zezė nė tė cilėn ishin mbi 3000 tituj.

2. Persekutim i autorėve tė librave
Nė kėtė aspekt nė vendet e ish-kampit socialist nė pozitė tė papėrshtatshme kanė qenė shqiptarėt, si brenda Shqipėrisė edhe jashtė kufijve tė saj politikė. Nė Shqipėri sistemi diktatorial luftonte ēdo botim qe nuk ishte nė favor tė ideologjisė dhe propagandės sė tyre. Ai ndaloi veprat e kolosėve tė letėrsisė dhe kulturės kombėtare, si Fishta, Konica, Camaj, Koliqi etj. Ishte ky njė veprim shumė i dėmshėm pėr kulturėn kombėtare, qė vazhdoi deri nė vitin 1991.

Nga ana tjetėr, shqiptarėt nė ish-Jugosllavi nuk e kanė pasur hiē mė lehtė sepse diktaturat komuniste pothuaj ishin kudo tė njėjta. Edhe kėtu janė ndaluar librat, ndėrsa autorėt janė persekutuar dhe dėnuar me vite tė tėra. Pas ngjarjet e marsit tė vitit 1981 nė Kosovė, pushteti serb mori njė fushatė tė organizuar antishqiptare, gjoja nė emėr tė luftės kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Nė saj tė kėsaj fushate pati persekutime dhe burgosje politike. Njė numri individėsh iu sekuestruan edhe librat nga bibliotekat personale.

Nė Mal tė Zi dhe Maqedoni, kjo dukuri ishte specifike, sepse pushteti i kohės nė kėto mjedise bėnte eksperimentin e parė, i cili mė pas duhej tė aplikohej nė Kosovė. Kėshtu nė Mal tė Zi, sidomos nė komunėn e Ulqinit, ku shqiptarėt janė shumicė, u sekuestruan njė numėr i konsiderueshėm i librave nga individė tė ndryshėm. Nė komunėn e Ulqinit, me dhjetėra janė rastet qė individėve iu janė marrė librat nga bibliotekat personale. Nė kėtė aspekt u bė njė “pastrim“ edhe nė bibliotekėn e qytetit tė Ulqinit, ku nė “izolim” apo jashtė pėrdorimit u vendosėn 365 tituj, me rreth 2500 ekzemplarė. Nė tė njėjtėn mėnyrė u veprua edhe nė bibliotekat shkollore nė Katėrkollė, Guci etj.

Nė periudhėn dhjetėvjeēare nga viti 1989-1999 kur Kosovės me dhunė iu mor autonomia dhe u vendos administrimi i dhunshėm serb, si ndaj popullit shqiptar, edhe ndaj librit ėshtė ushtruar njė dhunė e pa parė nga regjimi fashist serb. Nė kėtė kohė nga Biblioteka Kombėtare dhe Universitare nė Prishtinė, administrata e dhunshme serbe ka eliminuar me mijėra tituj e ekzemplarė, nė sasinė prej disa tonelatash, duke i vendosur nė fabrikėn e letrės nė Lipjan e gjetiu. Ishte ky njė veprim vandal, qė do t’ia kishin zili edhe nazistėt gjermanė nga viti 1933!

3. Edhe nė pluralizėm digjen librat(!)
Nė periudhėn postkomuniste qė ka tė bėjė me pluralizmin politik, filloi qarkullimi i lirė i botimeve nė tėrė hapėsirėn shqiptare. Pėrjashtim kėtu bėn Maqedonia, ku albanofobia ka qenė dhe ėshtė e pranishme mė tepėr se kudo nė ish-republikat jugosllave. Rasti i paprecedent nė botėn bashkėkohore, ėshtė sjellja vandale ndaj librit nė gjuhėn shqipe. Fjala ėshtė pėr librin e Dr. R. Tudės ”Ne shqiptarėt“, i cili paraqet pėrmbledhjen e 14 autorėve shqiptarė nga tė gjitha trojet shqiptare, ndėrmjet tė cilėve Kadarenė, Agollin, Qosjen etj.

Gjithashtu nė kėtė libėr kishte njė kapitull tė veēantė nė lidhje mbi origjinėn e shqiptarėve tė Maqedonisė dhe numrin e tyre tė saktė. Nė libėr autori nėnvizonte se ka dhe mbi 200 mijė shqiptarė nė emigracion tė cilėt janė nxjerrė nga listat bazė tė regjistrimit tė popullsisė. Organet policore ia kanė rrembyer autorit nė shtėpi tirazhin e librit prej 1000 kopjesh, ndėrsa tre ditė mė pas u zhvillua njė gjyq formal nė qytetin e Strugės, nė tė cilin u mor vendimi i ndalimit tė librit dhe djegia e kopjeve tė tij me motivin “si libėr nxitės i pėrēarjes midis nacionaliteteve“.

Djegia e librit ėshtė bėrė nė njė shesh pranė gjykatės, nė shtator te vitit 2001. Ishte ky njė veprim identik sikurse nazistėt gjermanė tė kohės. Njė veprim i tillė shovinist nuk ėshtė pėr tė ēuditur duke pasur parasysh fobinė antishqiptare permanente tė strukturave shtetėrore maqedonase. Por, autori ka tė vetmen kėnaqėsi se ka shpėtuar pa u burgosur, ndėrsa libri nė fjalė dėshmon se kishte vlerė tė veēantė. Eshtė ky njė shembull tipik anakronik, antikulturor dhe anticivilizues, qė flet pėr strukturėn e njė shoqėrie tė sėmurė e me mentalitet hegjemonist, i cili nė kėtė republikė ende ėshtė nė funksion tė strukturave tė shtetit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara