HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėnė Tereza - kjo bijė e madhe e popullit shqiptar!

Nėnė Tereza Ditėt e fundit ka patur diskutime tė mėdha nga njė grup i njohur intelektualėsh shqiptarė, duke pėrfshirė edhe Ismail Kadarenė, lidhur me pėrpjekjet qė po bėn shteti maqedonas pėr tė vjedhur Nėnė Terezėn. Shteti maqedonas ka rėnė dakort me komunėn e Romės, qė tė dhurojė njė statujė tė nėnė Terezės pėr kėtė komunė, duke propozuar mbishkrimin cirilik nė kėtė statujė: "Nėnė Tereza - bijė e Maqedonisė".
Intelektuali dhe politikani i njohur Arbėn Xhaferri sqaroi nė njė artiull tė para disa ditėve, se kur nėnė Tereza ka lindur, vendi ku ajo u lind nuk quhej Maqedoni. Pėr mė tepėr, dihet tashmė se Maqedonia vetė, Maqedonia e Aleksandrit tė Madh, nuk ishte sllave, dhe maqedonėt e sotėm nuk janė pasardhės tė asaj Maqedonie. Shteti i sotėm maqedonas po mundohet tė blejė figurėn e nėnė Terezės sonė, pėr kapital politik.

Shteti maqedonas i fyen shqiptarėt tejskajshėm, duke i vrarė ata herė pas here nė kufi, dhe duke injoruar apo dhunuar tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoninė e sotme. Shteti shqiptar duhet tė pėrdorė tė gjitha rrugėt nė kėtė rast, qė tė mos lejojė falsifikimin e historisė nga shteti maqedonas, lidhur me figurėn e shėnjtores sonė Nėnė Tereza. E gjithė bota, qė njeh historinė e nėnė Terezės e di, se ajo ėshtė shqiptare.
Kėtu mė poshtė vijojnė njė pjesė e shkrimeve tė kėtyre ditėve lidhur me kėtė ēėshtje, tė botuara nė shrypin shqiptar.
/Arben Ēokaj


“Ngrini monumentin e Nėnė Terezės”

Zotit ALFRED MOISIU - President i Republikės sė Shqipėrisė
Prof. YLLI POPA - Kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė
Zonjės ARTA DADE - Ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
Zotit EDI RAMA - Kryetar i Bashkisė sė Tiranės

Me bindjen se shprehim shqetėsimin, ndjenjėn dhe dėshirėn e rretheve tė gjera tė bashkatdhetarėve, po Ju drejtohemi pėr sa vijon:
Viti 2003 ėshtė vit gjatė tė cilit nė shumė vende tė botės zhvillohen ceremoni tė shumta, fetare dhe laike, nė pėrkujtim dhe nderim tė bamirėses sė madhe shqiptare, ēmimit Nobel pėr Paqen, Nėnės Terezė.
Kjo “Bijė e zgjedhur e popullit shqiptar”, siē e ka quajtur Papa Gjon Pali II, “kjo grua e vogėl e madhe qė mbart dhe ruan brenda saj humanizmin e popullit shqiptar” ėshtė bėrė njė simbol i admiruar dhe i respektuar nė shkallė botėrore nga njerėz tė besimeve dhe kombėsive mė tė ndryshme.
Ajo ėshtė njė nga personalitetet mė tė mėdha tė kombit tonė shqiptar dhe kėtij kombi i pėrket e drejta dhe detyra ta nderojė denjėsisht, jo vetėm si tė mbarė botės, por edhe si tonėn. I ėshtė vėnė emri i saj sheshit tė madh para Universitetit tė Tiranės, aeroportit ndėrkombėtar tė Rinasit, kompleksit spitalor tė Tiranės. Nė Kosovė i ėshtė vėnė emri i saj sheshit kryesor tė Prishtinės dhe ėshtė vendosur aty shtatorja e saj. Por Sheshi “Nėnė Tereza” nė Tiranė pret ende tė ngrihet aty shtatorja e saj, sipas vendimit qė ėshtė marrė. Ne nuk e dimė se cilat janė arsyet e vonesės, por Ju drejtohemi Juve, me thirrjen qė ngritja nė Tiranė e monumentit tė Nėnės Terezė tė shkėputet nga ēdo qerthull burokratik, tė realizohet ashtu si i pėrket dhe monumenti tė pėrurohet nė festėn kombėtare tė 28 Nėntorit 2003.
Njė nga zgjidhjet e mundshme, me kuptim edhe simbolik, do tė ishte ndoshta qė, ashtu siē u ēua nė Prishtinė kopja e monumentit tė Skėnderbeut nga Kruja, tė sillet nė Tiranė kopja e monumentit tė Nėnės Terezė nga Prishtina.
Ndėrkohė lexojmė nė shtypin e ditėve tė fundit mbi disa pėrpjekje pėr ta bėrė Nėnėn Terezė “maqedonase”. Nėnės Terezė mund t’i ngrihen monumente nė ēdo qytet tė botės, ashtu edhe nė Shkup, ku ajo ka lindur, por ajo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė quhet “maqedonase”, vetėm sepse ka lindur atje. Bijė familjeje brez pas brezi shqiptare nga Prizreni, me tė jatin veprimtar tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė helmuar nga pushtuesit serbė, me nėnėn dhe motrėn tė varrosura nė Tiranė, Nėnė Tereza deklaronte nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit Nobel mė 10 dhjetor 1979: “Atdheu im ėshtė Shqipėria”.
Shprehim mendimin se opinioni publik shqiptar duhej tė ishte vėnė mė parė nė dijeni, si pėr pėrpjekjet e pahijshme qė bėhen pėr t’i mohuar shqiptarsinė Nėnės Terezė, ashtu dhe pėr ndėrhyrjet e drejta tė organeve tė shtetit shqiptar nė Romė, Vatikan e Shkup. I mbėshtesim fuqimisht kėto pėrpjekje dhe kėrkojmė qė ato tė vazhdohen kudo ku duhet, me tė gjithė forcėn e duhur dhe me tė gjithė argumentat e drejtė e tė pakundėrshtueshėm historikė, juridikė dhe etikė.

FORUMI I INTELEKTUALĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ
Tiranė, 11 korrik 2003

Me respekt:
Nė rend alfabetik: Afėrdita Onuzi, Ali Aliu (Shkup), Ali Podrimja (Prishtinė), Arbėn Xhaferri (Shkup), Basri Ēapriqi (Ulqin), Bashkim Hoxha (Durrės), Bashkim Kuēuku, Edit Mihali, Fatos Arapi, Eleni Laperi, Eva Brinja, Gjergj Sinani, Hivzi Islami (Prishtinė), Jovan Basho, Kim Mehmeti (Shkup), Koēi Petriti, Kristaq Prifti, Lazėr Stani, Leonard Zisi, Luan Mullisi (Prishtinė), Luljeta Lleshanaku, Mehmet Myftiu, Mirush Kabashi, Moikom Zeqo, Natasha Lako, Nexhat Mustafa (Strugė), Pandeli Ēina, Pano Taēi, Ramiz Kelmendi (Prishtinė), Rexhep Ismajli (Prishtinė), Romeo Gurakuqi (Shkodėr), Sherif Delvina, Shqipe Zani, Tajar Kokalari (Gjirokastėr), Tish Daija, Xhevahir Spahiu, Yllka Beēi, Zef Rakacolli.


Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka reaguar ndaj shtrembėrimit tė identitetit tė Nėnė Terezės

Kadare: Mjaft racizmit ndaj shqiptarėve

“Shqipėria duhet ta bėjė problem tė madh kėtė nė tė gjitha instancat europiane”

Z.Kadare, si mendoni pse ndodh pikėrisht ky incident kur ėshtė viti i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, shqiptares sė madhe?
- Kjo qė po ndodh pėr mua ėshtė shumė shqetėsuese. Ėshtė shumė shqetėsuese jo vetėm pėr faktin se lidhet pėr Nėnė Terezėn, por merr njė kuptim dhe mė tė gjerė. Kjo ėshtė njė gjė qė nuk ardhur nga mungesa e informacionit, apo nga padija, ėshtė gjė qė ėshtė bėrė me lloj cinizmi, sepse botėrisht dihet se Nėnė Tereza quhet shqiptare kudo. Zyrtarisht, botėrisht nuk ka keqkuptim me kėtė gjė, pėr shkak se ka shumė vite, me kėmbėnguljen e saj, ajo ėshtė deklaruar si shqiptare dhe pranohet kudo, nė tė gjitha gjuhėt e botės si Nėnė Tereza me origjinė shqiptare, qė ka lindur nga prindėr shqiptarė. Pra ajo njihet si murgesha, shenjtorja shqiptare. Prandaj kėtu nuk ka punė mungesė informacioni, kėtu duket ėshtė kureshtje shqetėsuese si dukuri, lidh njė dukuri mė tė gjėrė.

Europa ka kulturėn e saj, por pėr fat keq ditėt e fundit vihet re qartė njė racizėm antishqiptar. Ato janė shenja shumė tė kėqija pėr botėn, pėr kontinentet, pėr rajonin ku lindin. Pėr fat tė keq kjo ėshtė njė gjė nuk mund tė na pėlqejė, por ėshtė e vėrtetė. Shqiptarėt, Shqipėria krijon nervozizėm jo vetėm nė rrethe tė caktuara, nė ato qė quhen antishqiptare, jo, por pėr fat tė keq krijon nervozizėm shumė vende edhe nė rrethe tė gjėra nė opinionin publik. Dhe kėtu nuk ėshtė fjala qė ne tė hiqemi si viktima, siē e kemi patur zakon dhe tė ankohemi se tė gjithė janė tė kėqinj dhe vetėm ne jemi tė mirė. Jo! Natyrisht nė kėtė gjė populli ka mungesat e veta, ka pėrgjegjėsitė e veta, ka atė gjė qė ka nervozuar botėn, e nervozon. Megjithatė nė kėtė realitet tė errėt qė kanė provuar disa herė njerėzit e kėtij populli, unė vė re qė populli shqiptar nuk meriton njė racizėm tė tillė, tė kėsaj pėrmase.

Asnjė popull nuk e meriton, kjo padyshim. Racizmi ėshtė njė shenjė shumė e keqe kur shfaqet dhe ne duhet tė jemi shumė tė shqetėsuar tė gjithė si Shqipėri, popull, opinion publik, si shtet, si kulturė, si institucion. Nuk duhet tė rrimė duarkryq, nė qoftė se bindemi nėse ka njė racizėm antishqiptar. Shteti shqiptar, shoqėria dhe opinioni publik shqiptar nuk duhet tė rrijė duarkryq. Ėshtė shumė i rrezikshėm racizmi, paralajmėron gjėra shumė tė kėqija nė tė gjitha format. Ai ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe i tėrthotė. Racizmin e drejtpėrdrejtė e vuajnė njė milion refugjatėt shqiptarė tė shpėrndarė nėpėr Europė. E dinė ata qė vuajnė, ėshtė njė tragjedi e tmerrshme, e padukshme qė ėshtė e shpėrndarė nė mijėra e mijėra familje. E vuajnė qė nga njerėzit qė ndeshen drejtpėdrejt me tė, fėmijėt shqiptarė qė shkojnė nė shkollė, nėnat u thonė tė mos deklarohen si shqiptarė.

Duke pėrgatitur kėshtu njerėz tė gjymtuar, qė janė tė huaj pėr ato nėna vetė, pėr vendin qė i ka pjellė, tė huaj pėr vendin ku jetojnė, tė huaj pėr tė gjithė botėn. Pėr fat keq Shqipėria nuk flet pėr kėto gjėra, sociologėt dhe psikologėt tanė nuk flasin pėr kėto gjėra, ėshtė njė temė tabu, sepse nuk duan tė shikojnė tė vėrtetėn nė sy. Pra ky ėshtė rasti i drejtpėrdrejtė qė vuan njė pjesė e madhe e popullit shqiptar. Racizmi i tėrthortė nė Shqipėri, ėshtė rasti i Nėnė Terezės, ku duan ta heqin popullin shqiptar nga ēdo kujtim i tij i vyer, qė ėshtė Nėnė Tereza, qė tregon njė simbol, njė dėshirė e popullit shqiptar pėr tė patur njė kontakt me botėn, pėr t’u lidhur me familjen e popujve, nėpėrmjet dashurisė dhe jo nėpėrmjet mllefeve, urrejtjes, disa herė siē paraqitet, egėrsisė. Por ja qė tashti ka disa mendje qė mendojnė se si ta neutralizojmė sė paku, si t’ua heqim shqiptarėve.

Duke marrė shkas nga rasti i Nėnė Terezės, si mendoni zoti Kadare, kujt i shėrben manipulimi i historisė sė shqiptarėve?
- Unė nuk mendoj se ka ndonjė vendim qė ėshtė marrė nė zyrė pėr tė fituar nė kurriz tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė rrjedhojė e nervozizmit tė shqiptarėve, e njė psikoze tė rrezikshme, tė hapur nė Europė ndaj shqiptarėve. Nuk duan qė populli shqiptar tė ēmohet pėr diēka, qė pėr kėtė shkak ėshtė qortuar gjithmonė se ėshtė shkatėrruar, nuk ėshtė i aftė tė krijojė shtet dhe tė ndėrtojė. Kjo figurė, Nėnė Tereza, papritur e kundėrshton kėtė gjė, duke treguar se ėshtė njė popull qė ka nxjerrė simbole tė mėdha tė dashurisė nė shkallė planetare dhe tė tillė nuk i pėlqen. Kėsaj lloj psikoze nuk mund t’i pėlqejė ky kundėrshtim, ashtu siē nuk mund t’i pėlqejė pėr fat keq edhe rretheve shqiptare dhe antishqiptare qė janė sot, siē ka njė fushatė tė heshtur nė Shqipėri ndaj Skėnderbeut, figura mė e madhe e Ballkanit dhe vendit tonė, figurė e ndritur pėr Europėn politike, qė mishėron zhvillon krejt Ballkanin drejt Europės, prandaj ka propagandė kundėr tij.

Vlera tė tilla duan ta privojnė popullin shqiptar, ta ndajnė prej tyre, nė mėnyrė qė tė triumfojė kjo psikozė negative, ky racizėm. Prandaj ndaj racizmit nuk duhet qėndruar duarkryq. Shqipėria duhet ta bėjė problem tė madh kėtė nė tė gjitha instancat europiane, qoftė nė planin kulturor, etik, edhe nė atė politik. Kur ajo konstaton racizėm flagrant, Shqipėria duhet tė ankohet qoftė edhe nė Kėshillin e Europės, sepse racizmi ėshtė i dėnuar nga Europa. Ajo i ka larė duart nga racizmi, i ka mbyllur hesapet me tė, nuk duhet tė ringjallet. Ėshtė njėlloj si tė ringjallet nazizmi, sepse racizmi ėshtė vėlla i nazizmit, bėn pjesė nė kuzhinat fashiste. Prandaj tė gjitha institucionet shqiptare dhe opinioni publik duhet tė mobilizohet kundėr kėsaj gjėje.

Pavarėsisht iniciativės tė ndėrmarrė nga intelektualėt shqiptarė, si mendoni ē’rol duhet tė ketė shteti shqiptar pėr kėtė incident tė ndodhur me shqiptaren e madhe Nėnė Tereza?
-Unė nuk jam specialst i diplomacisė, por mendoj se duhen bėrė tė gjitha demarshet. E para, ko ėshtė njė falsifikim shumė i rėndė, njė mashtrim pėrpara gjithė opinionit botėror. Ėshtė e ēuditshme se kjo ndodh nė Itali. Nė Romė, vendin kur njerėzit e kulturės dhe dijes e dinė se kush ėshtė Nėnė Tereza, nga vjen dhe si ėshtė cilėsuar ajo zyrtarisht qė nga Vatikani dhe nga Papa vetė, nga vetė kėshtjella e katolicizmit. Atėherė si shpjegohet, pse nė Romė ndodh kjo sfidė, ky pėrēudnim, ky mashtrim. Prandaj kėtu duhen bėrė tė gjitha lėvizjet, ndėrhyrjet qė nga diplomacia shqiptare, organizmat, institucionet shqiptare kudo qė janė, tė kėrkojnė se pėrse bėhet kjo gjė, ku ėshtė qėllimi, pasi kjo ėshtė njė gėnjeshtėr kaq e trashė qė tė lejohet pėrpara opinionit botėror, nė qendėr, nė Romė, nuk ėshtė nė njė qytet jo tė rėndėsishėm tė Europės.

Dhe Roma nė kėtė rast lidhet me emrin e Nėnė Terezės, sikurse lidhet Shqipėria. Prandaj nuk duhet tė rrimė duarkryq dhe nuk mjafton ky peticion qė kemi bėrė ne, ky ėshtė vetėm fillimi, tė paktėn ndonjė reagim duhet bėrė. Sigurisht ky ėshtė incident. Nuk e di se kryetari i Bashkisė sė Romės, kujt bindjeje politike i pėrket, sa lidhje ka me qeverinė italiane ose jo, me luftėn politike-kulturore nė Itali. Por ėshtė njė incident, madje unė do tė thosha ėshtė mė kot t’i themi njė incident, sidoqoftė mbetet nė rrethe tė kufizuara diplomatike, shtetėrore dhe zyrtare, kjo ėshtė njė fyerje, njė lloj shuplake qė i bėhet njė populli tė tėrė. Ajo ēka fshihet prapa ėshtė edhe mė e shėmtuar. Pėrse bėhet kur dihet se kėtu nuk ka mungesė informacioni, ėshtė njė lloj sfide, pėrēmimi qė bėhet publikisht pėrpara gjithė botės njė populli.

Mendoni se Ballkani vazhdon tė vuajė ende nga nacionalizmat, ka ende qarqe antishqiptare kur liderėt e Europės dhe tė vetė rajonit janė angazhuar pėr integrimin europian tė rajonit?
-Ballkani nuk mund tė ēlirohet lehtė nga psikoza nacionaliste. Sigurisht ēdo pastrim i tij ēdo vit ėshtė njė sukses pėr tė gjithė. Unė besoj se Ballkani do shplahet nga kjo damkė. Besoj se ne duhet tė gėzohemi pėr kėdo qė fillon tė shplahet nga Ballkani, nuk duhet tė jemi xhelozė. Pėr fat keq cmira dhe xhelozia janė sporti kombėtar i tė gjithė ballkansave, vuajnė tė gjithė nga kjo dhe duhet tė dimė tė shkėputemi nga kjo metodologji, pseudokulturė e keqe. Unė shpresoj se megjithė kėtė kaluar tė keqe, ballkanasit do e kapėrcejnė kėtė gjė. Ne shqiptarėt, pavarėsisht se i bėjnė tė tjerėt nuk duhet tė ushqejmė mė urrejtje, duhet tė pėrpiqemi qė tė emancipohemi, tė pėrpiqemi edhe vetė. Por emancipimi kalon nėpėrmjet ndėrtimit dhe jo shkatėrrimit. Nė qoftė se ne ndėrtojmė jetėn tonė siē duhet, ēdo ditė ekonominė, kulturėn tonė, gjithēka qė pėrbėn jetėn tonė njerėzore, vetvetiu mund tė emancipohemi. Vetvetiu edhe imazhi i keq qė u krijua nė botė do tė fillojė tė retushohet, tė pastrohet.

Si e komentoni ndikimin e faktorit shqiptar pėr integrimin europian?
Faktori shqiptar ėshtė shumė i rėndėsishėm nė Ballkan dhe ka shumė peshė. Por ai peshėn e vet do ta fitojė kur ai tė shkėputet, tė luftojė edhe vetė, tė mos kėnaqet me atė ē’ka arritur. Ėshtė gjė e mirė qė populli shqiptar ka njė autokritikė sot dhe kjo po vėrehet nga shumė njerėz, mendje tė ndritura sot nė Evropė, domethėnė qė populli shqiptar ka filluar tė shikojė me kritikė veten e vet, tė kuptojė se ēfarė duhet ndrequr, tė mos kėnaqet kot me pėrralla dhe me fantazira tė kota. Natyrisht kjo nuk bėhet vetėm, miqėsitė nuk ndėrtohen vetėm, miqėsitė ndėrtohen mbi njė bazė reciprociteti, miqėsitė janė tė ndėrsjellta, kėshtu qė populli shqiptar nuk mund tė ndėrtojė vetėm miqėsitė duke shpallur atė pa iu pėrgjigjur tė tjerėt. Kėshtu qė kthehemi prapė te figura e Nėnė Terezės, adhurimi i shqiptarėve pėr tė ėshtė njė mesazh miqėsie qė ai i dėrgon popujve tė tjerė. Kjo ėshtė njė gjė e madhe, sepse ky mesazh kthehet mbrapsht, si tė thuash nė rrethe tė caktuara, e pėr fat tė keq hidhet njė dush i ftohtė mbi kėtė prurje tė mirė tė vlerave tė popullit tonė qė tregon nė kėto ēaste nė Evropėn e sotme, nė Ballkanin e sotėm.

Marrė nga TV Alsat


Identiteti i Nėnė Terezės, mollė sherri nė Ballkanin Jugor

-- nga Agim Bacelli

"By blood I am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the heart of Jesus." - Mother Teresa

Eshte shume e cuditeshme te shohesh se si maqedonasit (te cilet pervec emerit maqedonas nuk kane asgje te perbashket me maqedonasit autoktone) e quajne Nene Terezen me plot gojen dhe pa pike turpi, "Bija e Maqedonise!" Ata jo vetem qe nuk zbrapsen ne kete gje por edhe shkojne akoma me tutje duke bere dhurata neper bote me portretin e Nene Terezes ku shkruajne pa pike turpi "Bija e Jone." Sikur kjo te mos mjaftonte, ata me se fundi kane vendosur qe te bejne nje Statuje te Shenjetores Shqiptare qe do te financohet direkt nga qeveria e Maqedonise per t'ja dhene si dhurate Komunes se Romes sipas nje marreveshje dypaleshe dhe ku do te shkruhet, "Bija e Maqedonise."

Me te drejte dhjete nga intelektualet me te njohur te Shqiperise, midis tyre edhe Ismail Kadare, kane bere nje peticion proteste per kete gje, drejtuare Kryetarit te Bashkise se Romes, Z.Walter Veltroni.*

Kjo nuk eshte e tera, greket nga ana e tyre, pretendojnė se Nėnė Tereza ka qenė ortookse nga babai dhe organizojne seminare fetare dhe historike, ku nepermjet 'fakteve historike' vertetojne qe 'te gjithe ortodoksit e Shqiperise dhe aq me teper te Maqedonise Greke, jane greke!!' Ata pretendojne qe Vendlindja e Nene Terezes eshte Shkupi, nje emer grek qe eshte derivat i fjales "Kullė" ne shqip, dhe qe ne greqisht ka qene; "Skupie," Scopia,""Scopje," etj.

Sigurisht qe edhe serbet s'ngelen prapa. Ata, sic kane bere me nenen e Skenderbeut; Vojsaven, me Millosh Koplikun, me Millosh Gjergj Nikollen, etj. ne bashkepunim edhe me vllehet,shulet dhe greket e Shqiperise qe kishin uzurpuare Akademine e Shkencave Shqiptare ne kohen Enver Hoxhes,edhe sot duane ta pervetsojne origjinen e Nene Terezes por, 'nuk kane patur shume kohe' keto kohet e fundit qe te merren 'zeriozisht me identitetin serb' te Shenjetores Shqiptare!

Ketu s'mjaftoka llogjika dhe faketet,as edhe pohimi i vete Nene Terezes qe shpesh thoshte se:"Nga gjaku jam Shqiptare.Nga qytetaria jam Indiane..." Ketu s'mjaftojne as emeri dhe mbiemeri i saj qe eshte teresisht shqiptar,as gjuha e te pareve te saj, as varret e tyre ne tokat shqiptare,asgje qe eshte fakt i palekundshem. Ketu mjafton vetem lakmia e pangopur ziliqare e greko-serbo-maqedonasve per te pervetesuare kulturen dhe heronjte e vertete shqiptare.

*Shenim: Per disa gjera qe thashe me siper, ben fjale edhe shkrimi i me poshtem i ANSA-s Italiane.

PETIZIONE A VELTRONI SU STATUA DI MADRE TERESA

(ANSA) - TIRANA, 11 LUG - Dieci fra i piu' noti intellettuali albanesi hanno inviato una petizione al sindaco di Roma, Walter Veltroni, per chiarire l'origine albanese di Madre Teresa.
Nella lettera, firmata anche da Ismail Kadare, si chiede di modificare l'iscrizione che dovra' essere apposta su una statua della futura santa, e nella quale si afferma che Madre Teresa e' ''figlia della Macedonia''. La statua, in verita', non esiste ancora: essa infatti dovra' essere realizzata dal governo macedone e poi donata al comune di Roma nell'ambito di un accordo bilaterale. Ma nel progetto i macedoni hanno specificato che sul busto sara' riportata quella frase oggi contestata dagli albanesi.
Madre Teresa di Calcutta era nata a Skopje da una famiglia di origine albanese e il suo vero nome era Gonxha Bojaxhiu. Alcuni suoi familiari vivono tuttora in Albania e la madre della religiosa e' sepolta in un cimitero alla periferia di Tirana. Dal 1948 prese la cittadinanza indiana ma la suora ha piu' volte ribadito anche in pubblico che la sua patria era l'Albania.
Circostanza contestata a Skopje dove si ricorda che Madre Teresa, nata nella capitale della Macedonia, non puo' che essere macedone.
La polemica, che per gli albanesi ha un valore soprattutto culturale e di immagine, in Macedonia assume invece anche connotati politici. Il governo di Skopje e' alla continua ricerca di occasioni per riaffermare il nome della Macedonia come proprio: i greci sostengono infatti che quel nome appartiene a un'antica regione ellenica e sono riusciti ad ottenere che l'ex repubblica jugoslava venga indicata negli atti internazionali con la sigla di Fyrom. Per i macedoni scrivere su una statua che Madre Teresa e' ''figlia della Macedonia'' appare cosi' anche un modo per ribadire la propria identita' nazionale.
(ANSA) BLL 11-LUG-03 13:08 NNNN
11/07/2003 13:17


Shekulli, 12.07.2003:

Skandali. Qarqet maqedonase kėmbėngulin qė nė Romė tė ngrihet njė monument: “Nėnė Tereza e kombit maqedonas”

Manovra maqedonase pėr tė pėrvetėsuar Nėnė Terezėn

-- nga Ylber Lili

Qarqet qeveritare maqedonase po pėrpiqen me ēdo kusht tė manipulojnė qė tė pėrvetėsojnė njė nga figurat e mė tė njohura dhe tė pakontestuara shqiptare - Nėnė Terezėn. Ata po nxitojnė tė fshehin nė mėnyrė tinzare identitetin e saj shqiptar, duke e zėvendėsuar atė me njė identitet absurd si "skopjanka". Edhe pse ndaj kėtij manipulimi me prapavijė politike kanė reaguar deputetėt e opozitės shqiptare nė Maqedoni, si dhe intelektualėt mė tė njohur tė Shqipėrisė, qarqet maqedonase akoma mė shumė kėmbėngulin nė realizimin e projektit tė tyre antishqiptar. Zanafilla rreth manipulimit me emrin e figurės mė tė madhe tė kombit shqiptar, Nėnė Tereza, i pėrket viteve 2000. Pikėrisht nė kėtė kohė ambasadori maqedonas nė Itali, Viktor Gaber, ka pėrpiluar njė letėr, tė cilėn ia ka adresuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė si dhe Bashkisė sė Romės, konkretisht prefektit, z. Francesko Rutelli, ku i ka kėrkuar njė vend nė sheshin e Romės qė tė vendoset busti i Nėnė Terezės, gjoja dhuratė nga Maqedonia. Iniciativa ėshtė ndėrmarrė me rastin e 90- vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės.

Pėr kėtė ngjarje nė sheshin qendror tė Romės, sipas kėtyre planeve, do tė vendoset monumenti i saj si: “Nėnė Tereza e kombit maqedonas”. Duke ngulmuar nė kėtė inciativė, maqedonasit sėrish tė njėjtėn kėrkesė e kanė dėrguar nė tavolinėn e prefektit aktual tė Romės, z. Veltroni. Nga ana tjetėr, pėrpjekjet nga pala maqedonase kanė qenė dhe janė sa tinzare, po aq dhe kėmbėngulėse. Ambasadori maqedonas nė Vatikan, gjithnjė duke iu referuar burimeve tė huaja, ka kėrkuar nga Komisioni i Kanonizimit qė tė marrė parasysh variantin se Nėnė Tereza na qenka maqedone. Nė kontekst tė kėsaj manovre me qėllime tė errėta nga ana e maqedonasve, kohė mė parė kryeministri maqedonas Branko Cervenkovski dhe shefja e diplomacisė maqedonase, Ilinka Mitreva, gjatė qėndrimit tė tyre nė Itali, nė mėnyrė tė paturpshme kanė kėrkuar nga autoritetet e atjeshme qė tė pėrshpejtohet sa mė parė procedura pėr vendosjen e bustit tė Nėnė Terezės. Tinzėria e institucioneve maqedonase pėr tė pėrvetėsuar Nėnė Terezėn me origjinė shqiptare, ka bėrė qė deputetėt e PDSH-sė tė reagojnė ashpėr, pėrmes njė letre dėrguar deri te presidenti Trajkovski dhe te kryeministri maqedonas Cervenkovski. Gjithashtu intelektualė shqiptarė i kanė dėrguar njė letėr kryetarit tė Bashkisė sė Romės, Valter Veltroni, qė tė kihet parasysh historia dhe e vėrteta e origjinės sė Gonxhe Bojaxhiut, tė cilėn gjithė bota e njeh me emrin Nėnė Tereza.

Letra e PDSH-sė drejtuar presidentit maqedonas Trajkovski dhe kryeministrit Cervenkovski
PDSH: “Stop uzurpimit tė figurės sė Nėnė Terezės”

Deputetėt e PDSH-sė vlerėsojnė se kėrkesat e palės maqedonase janė me prapavijė vulgare politike qė mėtojnė ta profanizojnė veprėn e madhe tė Nėnė Terezės. Ata u rikujtojnė shtetarėve maqedonas se e dinė mė mirė se gjithė tė tjerėt se “Ajo” as pėr nga origjina, as pėr nga misioni nuk i takon trashėgimisė maqedonase. “Me shqetėsim jemi duke i ndjekur orvatjet qė bėhen nga qarqe tė ndryshme maqedonase pėr fshehje tinzare tė identitetit tė saj shqiptar, duke e zėvendėsuar atė me njė identitet konfuz si "skopjanka" apo “maqedonase”. Ata pėrmes letrės i pėrkujtojnė edhe njėherė Trajkovskit dhe Cervenkovskit se kur ka lindur Nėnė Tereza kanė ekzistuar rrethana dhe realitete tė tjera dhe nocioni maqedonas nuk ka ekzistuar as si shtet e as nė trajta tė tjera. “Nė vitin 1910 nė kėto hapėsira ende ishte nė fuqi sundimi i Perandorisė Otomane, kėshtu qė realitetin e sotėm nuk mund ta projektoni vend e pavend tė kaluarėn.

Sė kėndejmi duke qenė thellė tė irrituar nga ky projekt i uzurpimit tė veprės, tė origjinės, tė misionit sublim dhe universal tė kėsaj shenjtoreje, duke pasur parasysh se me kėtė e politizoni, vulgarizoni njė figurė qė nė asnjė mėnyrė, nė asnjė segment nuk pėrputhet me realitetin e sotėm tė Maqedonisė, duke pasur parasysh se me kėtė dėmtoni brutalisht identitetin kombėtar tė shqiptarėve, duke marrė parasysh se me kėtė objektivisht na shtyni nė pozita tė njė “dis luajaliteti” ekstrem ndaj kauzės maqedonase, ashtu siē veprojnė fqinjėt e tjerė, ju drejtohemi me kėrkesė skajshmėrisht serioze, qė urgjentisht tė ndėrprisni kėtė ndėrhyrje tė pakuptimtė dhe irrituese”. Nė fund letra e deputetėve tė PDSH-sė mbyllet: “Kėtė reagim dhe kėtė kėrkesė e parashtrojmė nė emėr edhe tė pėrpjekjeve tė subjektit politik shqiptar, qė tė ruhen dhe avancohen marrėdhėniet e respektit tė ndėrsjelltė tė trashėgimive kulturore dhe etnike”
Nėnshkrues: Deputetėt e Parlamentit tė Republikės sė Maqedonisė, nga radhėt e PDSH-sė Menduh Thaēi, Ruzhdi Matoshi, Iljas Halimi, Dr. Zamir Dika, Zudi Xhelili, Dr. Fatmir Asani, Xhevdet Nasufi.


Koha Jonė, 13.07.2003:

NENE TEREZA, ĒMIMI QE MERITOJME

-- nga Erl Murati

Ajka e inteligjencies shqiptare reagoi pak ditė mė parė pasi qeveria maqedonase i sugjeroi kryebashkiakut tė Romės, Veltroni, ndėrtimin e njė monumenti tė Nėnė Terezės nė njėrėn nga sheshet e kryeqytetit italian, tė shoqėruar me mbishkrimin "Bijė e Maqedonisė". Ky sensibilizim i intelektualėve shqiptarė pasoi edhe reagime tė njerėzve tė ndryshėm, tė cilėt tentuan t'i jepnin pėrgjigje pyetjes: Ē'kemi bėrė ne pėr Nėnė Terezėn?! Nė fakt shteti shqiptar nuk ka bėrė aq sa duhet pėr bijėn e vet, Gonxhe Bojaxhiun, e cila megjithėse ka lindur nė Shkup, nuk ka pasur asnjėherė nėnshtetėsinė maqedone, por vetėm atė indiane, italiane dhe shqiptare.

Qeveria jonė ėshtė mjaftuar tė emėrtojė aeroportin dhe njė shesh nė qendėr tė Tiranės me emrin e shenjtėrisė sė saj, nė njė kohė kur varret e motrave Bojaxhiu janė shkatėrruar dhe po u bien edhe shkronjat e mbishkrimeve. Askush nuk ėshtė kujtuar tė ndėrtojė njė minimuze sa pėr tė dėshmuar se simboli i paqes dhe i dashurisė nė botė, pėrveē nėnshtetėsisė dhe emrit, ka njė ZEMER shqiptare. Fundja do tė mjaftonte kujtesa dhe pėrjetėsimi i kėtij fakti, pėr t'u dhėnė pėrgjigje tė gjithė atyre dashakeqėve nėpėr botė qė tentojnė t'i satanizojnė shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Rasti "Bojaxhiu" nuk ėshtė njė precedent: sa herė kemi qarė hallin dhe vėnė kujėn me njėri-tjetrin se Pirro Dhima ėshtė shndėrruar nė grek, Ferit Murati nuk flet shqip dhe Elsa Lila prezantohet me dashakeqėsi nga prezentatorėt italianė me "nėnshtetėsi joshqiptare". "Tė tjerėt tė vėnė atė ēmim qė ti i vė vetes", thonė amerikanėt. Po ne, kur do t'ia vėmė vetes atė ēmim qė meritojmė?!


Shekulli, 13.07.2003:

Nėnė Tereza dhe diplomacia shqiptare

-- nga Skender Shkupi

Lajmi se njė shesh i Romės do tė ripagėzohet me emrin “Maqedonia” dhe nė qendėr tė tij do tė vendoset njė statujė e Nėnė Terezės me mbishkrimin “Bijė e Maqedonisė” ka shkaktuar njė shqetėsim tė madh e tejet tė ligjshėm nė tė gjitha trojet shqiptare e, nė radhė tė parė, nė Republikėn e Shqipėrisė. Njerėzit ndihen tė revoltuar dhe me tė drejtė pyesin – si ėshtė e mundur qė njė ngjarje e tillė, qė lidhet aq fort me interesat tona kombėtare, merret vesh vetėm tani kur pėrurimi i statujės dhe i sheshit gati-gati ėshtė bėrė njė fakt i kryer? A e dinė nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme qė viti 2003 ėshtė viti i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės dhe me rastin e kėsaj ngjarjeje tė pazakontė ka njė program me njė mori veprimtarish nė Itali e kryesisht nė Romė? Ē’tė dhėna kanė nė Ministrinė tonė pėr kėtė program? A e dinė ata qė e drejtojnė kėtė dikaster se ē’pėrpjekje tė mėdha po bėn fqinji ynė lindor pėr ta bėrė “tė vetėn” Nėnė Terezėn pasi nė Shkup janė nė kėrkim tė njė identiteti, qė deri sot ėshtė vėnė disi nė dyshim?

Dėshira pėr tė rivalizuar me Shqipėrinė pėr pėrkatėsinė e Nėnė Terezės ėshtė e vjetėr nė Maqedoni. Atė, unė dhe bashkėpunėtorėt e mi nė Ambasadėn Shqiptare nė Ankara, e kishim tė qartė edhe nė ēastin e mbėrritjes sė lajmit tė hidhur pėr vdekjen e shenjtores sonė. Menjėherė, pa pritur sugjerime nga Tirana, lajmėruam tė gjitha ambasadat e akredituara nė kryeqytetin turk pėr ngjarjen dhe ceremoninė e ngushėllimeve qė do tė organizonim tė nesėrmen nė Ambasadėn tonė. Shumė ambasadorė vetėm me atė rast “zbuluan” qė Nėnė Tereza ishte shqiptare. Pas dy ditėsh tė asaj ceremonie Ambasada Indiane do tė organizonte njė pėrshpirtje dhe njė koncert nė kujtim tė Nėnė Terezės. Ata kėrkuan ndihmėn tonė. Tė gjitha gratė e Ambasadės dhe njė atashe, tė prira nga zonja e Ambasadorit, kaluan dy ditė tė plota nė Ambasadėn e Indisė dhe dhanė njė ndihmesė tė ēmuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė. Dhe vetėm njė ditė mė pas, Ambasada e Maqedonisė organizoi ceremoninė e saj tė ngushėllimeve pėr pėrfaqėsuesit e huaj. Veēse ishte tepėr vonė. Ne ua patėm “djegur” letrat dhe nė Ambasadėn e Maqedonisė pothuaj nuk vajti askush. Ata erdhėn te ne pėr ngushėllim. Kuptohet, askush nga ne nuk vajti tek ata sepse “gjėma” kishte ndodhur nė “shtėpinė” tonė. Nėnė Tereza ishte shqiptare dhe ne kapėm rastin pėr t’ua bėrė tė njohur tė gjithėve njė fakt tė tillė.

Nuk e kam aspak tė qartė, a shfrytėzohet nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme pėrvoja e kaluar? A u jepen udhėzime ambasadorėve qė tė ndėrtojnė lidhje tė afėrta, miqėsore, me kryetarėt e bashkive tė kryeqyteteve pėrkatėse? Nėse janė dhėnė udhėzime tė tilla, si shpjegohet qė pėrfaqėsuesit tanė nė Romė janė informuar me kaq vonesė pėr “sanksionimin” italian tė Nėnė Terezės si “maqedonase”? Ministria jonė e Punėve tė Jashtme duhet tė ishte, qė nė fillim tė kėtij viti, tejet e angazhuar pėr ngjarjen e madhe tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės. Ajo duhet t’i sugjeronte pėrfaqėsuesve tanė nė Romė qė tė viheshin nė kontakt tė vazhdueshėm edhe me kryetarin e bashkisė tė atij qyteti i cili dihet qė ėshtė njė personalitet politik nė Itali. Diplomatėt tanė atje duhet ta nxirrnin me kohė “jashtė loje” Maqedoninė nė tė gjitha veprimtaritė e pritshme tė organizuara nė kryeqytetin italian e jo tė prisnin t’u bjerė nė kokė si njė gur i rėndė ceremonia qesharake e tjetėrsimit absurd tė Nėnė Terezės nga shqiptare nė maqedonase. Por, mbi tė gjitha, i takonte MPJ-sė t’u jepte orientime tė qarta si drejtuesve tė ambasadės qė, jo vetėm tė pėrpiqeshin tė njiheshin me programet e planifikuara nga Selia e Shenjtė apo Bashkia e Romės pėr ceremonitė e shenjtėrimit tė pritshėm tė Nėnė Terezės, por edhe tė bėnin sugjerime tė ndryshme me tė drejtėn e pėrfaqėsuesve tė kombit qė kishte lindur atė grua tė madhe. Me sa duket, angazhime mė tė rėndėsishme e kanė penguar dikasterin tė merret me punė tė tilla qė mbase duken si jashtė profilit tė asaj Ministrie e qė atje ndofta konsiderohen si ekskluzivitet i z. Ferdinand Samarxhi.

Njė fushė tjetėr e punės sė MPJ-sė sonė duhet tė ishte edhe “lufta me injorancėn e europianėve pėr problemet shqiptare”. Nė Europė rėndom Shqipėria paraqitet si “vend islamik”. Kjo pėrshtypje ekziston edhe nė Itali. Nė rrethana tė tilla, ndonėse z. Veltroni mund ta dijė fare mirė qė Nėnė Tereza ėshtė shqiptare, ndofta mendon se do tė ishte mė mirė t’ua “blatonte” maqedonasve si “tė krishterė” se shqiptarėve “myslimanė” tė cilėt “nuk kanė si ta kuptojnė vlerėn dhe rėndėsinė e figurės sė njė shenjtoreje tė krishterė”. Ne ende nuk kemi ditur tė pasqyrojmė njė realitet shqiptar nė marrėdhėniet me europianėt duke ua bėrė tė qartė atyre qė ne jemi njė vend multifetar e jo njė vend islamik. Dhe sė fundi, nuk kemi arritur gjithashtu t’ua shpjegojmė atyre se islamizmi shqiptar ėshtė tepėr i butė, pėrparimdashės dhe krejt i huaj ndaj veprimtarive terroriste tė sekteve ekstremiste tė Lindjes sė Mesme. Sikur ta bėnim diēka tė tillė mbase do tė shmangeshin edhe shumė ngjarje tė papėlqyera qė ne na irritojnė. MPJ duhet tė jetė shumė aktive, shumė e zhdėrvjellėt dhe me iniciativė. Nuk ėshtė puna tė organizojmė neutralizimin e njė evenimenti negativ i cili na kap nė befasi. E rėndėsishmja, e parapėlqyera, e dobishmja ėshtė parandalimi i saj. E pėr ta parandaluar njė fatkeqėsi, madje qoftė edhe njė incident, duhet njė punė e gjatė dhe kėmbėngulėse por mbi tė gjitha, inteligjente. Le tė shpresojmė qė nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme do tė dinė t’i japin pėrparėsinė qė kėrkon punės cilėsore qė ngjan e nevojshme pėr ēdo institucion por qė nė dikasterin e lartpėrmendur pėrbėn njė domosdoshmėri.


Gonxhe Bojaxhi - Nene Tereza: Indetiteti femres shqiptare qe frymezon mbare njerezimin

-- nga BEQIR SINA

HARSTDALE NY : Nobeliste e Paqes shpėrblyer me 122 mirėnjohje ndėrkombėtare, prej ēmimit Nobel pėr Paqe, Padma Shree,Baharat Ratna dhe deri tek ai I Kongresit Amerikan, Simbol i Dashurisė, dhe krenarisė kombėtare, Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza e shqiptarve mė 13 tetor tė kėtij viti, do tė bėhet: Shėn Tereza e shqiptarve.

Me 13 tetor 2003 arritja e saj ne altarin e Shenjtė

Nėnė Tereza - Angje Gonxhe Bojaxhiu, nobelistja me origjinė shqiptare dhe me famė tė madhe botėrore, mė 13 tetor mbėrrin nė altarin e Shenjtė , krahas simboleve tė tjera shenjta . Ne sot , kemi tė gjalla fjalėt e ėmbėla dhe mbresalėnėse tė saja, se "Nuk kemi nevojė pėr bomba e armė pėr tė sjellė paqen, kemi nevojė pėr dashuri e mėshirė", ka thene ajo. Pėr tė gjithė veprėn e pėrjetėsuar tė Nėnė Tereza - Angje Gonxhe Bojaxhiu, edhe dy muaj, mė 13 tetor tė kėtij viti, kisha katolike do tė ēojė nė altar misionaren Nėnė Tereza -Shėnė Tereza e Shqiptarve

Nėnė Tereza e shqiptarve ose Gonxhe Bojaxhiu lindi nė Shkup, vitin 1910, nga prinder shqiptare

Nėnė Tereza e shqiptarve ose Gonxhe Bojaxhiu lindi nė Shkup nė vitin 1910, nga prindėr shqipatr, pėr tė shkruar historinė e fundshekullit tė kaluar shekullit tė XX -tė, nė tė pamen e vetėsakrificės dhe devotėshmėrisė qė njeh asaj njėrėzimi. Ajo, me kėtė vepėr e dėshmoi fuqinė e miqėsisė vėllazėrore , duke nxitur kėshtu zhvillimin njėrėzorė dhe shoqėrorė mbarė Botės. Mė parė se ajo tė shėnjėtrohet me datėn 22 gushtė, pėr tė do tė shėnohet 93 vjetori, nga dita kur ajo lindi me emrin Angje Gonxhe Bojaxhiu.

Qė nga viti 1950 , kur ajo themeloi urdhėrin e saj tė murgeshave , tė quajtur Misionarėte Bamirėsis, ajo u bė Nėna e tė gjithėve dhe jetėn e saj do t'ja dedikonte tėrėsishtė njėrėzimit, tė varfėrve dhe tė gjithė atyre qė lėngonin nga dhėmbja e tmerrshme e sėmundjeve vdekjeprurėse,"lepurza""tifoja e kolerja" "sida" "tuberkulozi".

Kalkuta e Indise u be shtepia e saj qe i dha famen

Pėr kėtė bamirėsi tė jetėsuar, ajo tani ėshtė e dashur dhe e respektuar nė tė gjithė botėn , por veēanėrishtė nė Indi, Kalkuta, aty ku filloj veprėn hyjnore, patjetėr qė ajo ka dashuri dhe respekt tė pakufi.Urata e saj plotėsohet edhe me veprime shoqėrore nė dobi tė Botės , tė asaj Bote, qė sot po vuan pasojat e tė mbrapėshtėve tė saj. Kjo Botė, qė jemi ne sot, kurr s'do t'a harrojė vepėrn e pėrjetėsuar tė Nėnė Terezes - Angje Gonxhe Bojaxhiu. Jeta dhe vepra e kėsaj gruaje fisnike dhe tė lavdishme shqiptare ėshtė njė pėrkushtim dhe njė kujdes ndaj tė gjithėve atyre fėmijve tė dėbuar apo njėrėzve qė panė vdekjen me sy.

Ata do t'a kujtojnė gjatė kujdesin dhe dorėn e lehtė tė bekimit qė morėn si pėrkėdhelje prej saj. Prej shtėpisė qė ngrit ajo nė Kalkuta"Nirmal Hriday" e deri tek palgėt e luftės nė Liban dhe ndihmės sė madhe ndaj tė sėmurėve dhe tė varfėrve nė Afrikė.Pėr tė gjithė kėtė bamirėsi Nėnė Terezes - Angje Gonxhe Bojaxhiu pati thėnė: "E di qė jemi njė pik nė Oqeanin e mjerimit dhe tė vuajtjes njėrėzore, por nė se s'do tė ishim ne, kjo pik mjerimi dhe vujatjedo tė ishte edhe mė e madhe" .

Madheshtishem ajo zuri vend ne patenonin e njerezve te medhenje te botes...

Prandaj edhe sot nga tė gjithė ne shqiptarėt nuk mund tė jetė as e fsheur dhe as e harruar mė kjo figurė e ndritur e kombit tonė. Atė nė rradhė tė parė e kanė pėrjetuar e zbuluar tė parėt tė varfėrit, tė shtypurit, tė uriturit,tė mjeruarit, ata qė lėngonin nga dhimbjet e pashėrueshme tė sėmundjeve vdekjeprurėse, por edhe njėrėzit fetar, politkanėt, njėrėzit e artit, tė cilėt e shpėrblyn dhe me tituj moral jetėn dhe veprėn e saj.

Nė kėtė kontekest njė mori prodhimesh letrare e kinematografike e ka shoqeruar pėr sė gjalli kėtė grua tė vogėl e me vullnet tė hekurt, tė papėrkulur sepse Zoti ishte afėr saj. Jashtė ēdo retorike janė mrekullitė e Nirman Hriday, shtėpia e fėmijeve tė uritur e Shishu Bhavan, shtėpia e fėmijes e krijuar nė Kalcutta. Tashmė mrekullitė e shtėpive tė motrave misionare tė Nėnė Terezes dhe e bashkėpunėtoreve nė tė gjithė anėt e Botės pėr tė ndihmuar tė varfėrit e me tė varfėrve janė tė panumėrta.

Lekė Gojēaj me banim ne New York, shqiptaro - amerikani qe punon me devoteshmeri per ngritjen e figures se Nėnė Terezes

Lekė Gojēaj, me banim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mėrgimtar i herėshėm ėshtė dhe aktivist i ēėshtjes kombėtare, biznesmen I suksesėshėm dhe bamirės i dalluar nė Diasporė. Ai ka bėrė shumė pėr ngritjen lart tė figurės sė Nėnė Tereza - Angje Gonxhe Bojaxhiu dhe ndjen krenari pėr ē'ka ka bėrė deri tani pėr Nėnė Terzen dhe ėshtė tepėr i angazhuar pėr tė kontribuar edhe mė tėj.

Askush nuk ndjen lodhje kur punon pėr njė simbol kombėtar shqiptar mė pėrasa tė pėrbotėshme, ndaj I pėrket ēdo shqiptari tė bėjė diēka pėr tė, thotė ai.Kjo qe kemi bere ne dhe po bejme tani eshte nje fillim i mrekullueshem.

Sepse, pot'a krahasosh atė ēfarė ajo ka bėrė pėr njėrėzimin,athere ėshtė fare pak ajo qė bėjmė ne per ate. Ne, thotė Leka duhet tė jemi me fat qė ajo i takon gjinės sonė dhe pėr kėtė duhet tė krenohemi. Prandaj, vijon zoti Lekė Gojēaj "Unė dhe familja ime nuk kemi bėrė asgjė mė shumė pėr Nėnė Terezen se sa miljona njėrėz nė Botė, qė kanė nderuar kujtimin e saj me njė devocion tė rrallė... Nuk kemi bėrė aspak mė shumė seē i takon asaj.

Shtatorja gjigande e" "Nėnė Terezes", ngritur nė mes tė Prishtinės dhe para Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrės e nė Tuz, janė shenja tė mirėnjohjes pėr tė gjitha trevat shqiptare, pėr figurėn e ndritur tė Nobelistes Shqiptare -Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Terezes.

Jo te gjithe punojne si ai per te perjetesuar figuren e saj...

...Ka njėrėz idealistė qė luftojnė t'i ngrenė emrin e mirė kombit tonė duke u mbėshtetur tek simbolet kombėtare, ndėrkohė! qė njė pjes tjetėr pėrpiqen tė bėjnė tė kundėrtėn e shumicės, tė na i rrėnojnė edhe ato pak vlera ose tė na pėrēajnė po ne emėr tė simboleve... tha Lekė Gojēaj, duke aluduar tek vėshtėrist dhe pegesat e mėdha qė i nxorrėn para disa koheve, pėrfaqėsuesit e misionit shqiptarė pranė Kombeve tė Bashkuara, nė Nju Jork.

Ndėrsa vėllezėrit Gojēaj, Leka e Pashko, e patėn nisur heret rrugėn e tyre tė vullnetėshme pėr tė pėrjetėsuar simobolin tonė me famė tė pėrjetėshme botėrore, qė nė tė ngjallė tė saj. Pikėrishtė! nė vitin e mbrapėsht qė kaloi vėndi ynė i pafat, Shqipėria, nė 1997', shtatorja e Nėnė Terezės, mund tė ishte edhe nė mes tė Tiranės!?!

Shtatorja e Nene Terezes per here te pare ne token shqiptare, ne Tuz. Nga Tuzi ne Nju Jork, ne oborrin e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale per ne Prishtin e pritur me krah hapur...

Por si do qoftė jo larg , por mė 18 tetor 1997, shtatorja do tė zbriste nė Tuz, vendlindjen e vėllezėrve Gojcaj, nė praninė e mė shumė se 3'000 besimtarėve nė meshėn e dhėnė nė Kishėn e Shėn Ndout .

10 shtator 2000 shtatorja e Nėnė Terezes do tė bėhej pjes e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale tė Nju Jork(ut) pėr t'u kujtuar besimtarėve shqiptarė nė Amerikė, se ajo ishte pėrjetėsisht, sė bashku me ta nė vendin simbol tė lirisė e paqes nė Botė.

Nė vizitėn e parė tė bėrė nė Kosovėn e pasėluftės, vėllezėrit Gojcaj, si dhurat i premtuan presidentit tė Kosovės Dr Ibrahim Rugovės, se shtatoren e Nėnės Terezės do t'ia dhuronin nė shėnjė tė njė kujtimi tė paharrur Prishtinės e tėrė Kosovės.

Dhe kjo, dhurat e ēmueshme pėrkoi me dėshirėn dhe fjalėn e dhėnė, shtatorja u vendos mė 2 korrik 2002, nė pėrvjetorin e Kushtetutės qė ideoi rrugėn e ndritur tė Pavarsisė sė Kosovės. Shtatorja e Nėnė Terezes mė 2 korrik 2002 u vendos nė qėndrėn e kryeqėndrės sė Kosovės - nė Prishtinė, krah pėrkrah me atė tė heroit kombėtar, Gjergji Kastriotit Skėndėrbeut.

Rruga drejt Mitrovices...

Por rruga e vendosjes sė shtatores sė Nėnė Terezes, nėpėr qėndrat dhe vėndet mė tė rėdėsishme shqiptare e tė Botės nuk do tė mbaronte me kaq. Humanistja e madhe me famė botėrore, nobelistja e parė shqiptare duhej tė ishte edhe nė Mitrovicė edhe nė Strugė, si simboli shqiptarė i paqes dhe dashurisė ndaj saj nė mesin e njėrėzve te paqes dhe lirisė, mendon, Leka.

Ajo u bė simbol gjithė botėror paqes dhe mirėsisė, prandaj si simobol tė paqes Leka, mendon t'a vendosė edhe nė Mitrovicė dhe Strugė me kėrkesėn zyrtare tė autoriteteve vėndore tė dy kėtyre qėndrave shqiptare. Kėshtu , thotė Leka, "Prania e Nėnė Terezės edhe nė kėto dy qėndra shqiptare, patjetėr qė do t'i qetėsojė shpirtėrat e vujatura dhe do tė frymėzojė me stoicizėm paqėn, nė atė vend.

... e Struges eshte e hapur !!!

Inisiatiav pėr vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezes nė Mitrovicė dhe Strugė ka ardhur prej vetė popullit tė kėtyre dy qyteteve, pranon ai, pra ėshtė vet populli ai qė e kėrkon mendon Leka, shqiptari qė me shpenizmet dhe vullnetin e tij e ka ngrtiur atė edhe nė Tuz, edhe nė Nju Jork, edhe nė Prishtinė e tani , ka ide pėt ta ngritur ndoshat edhe nė kryqėndrat botėrore Paris, Romė, Londėr, Ushington e tjer...

Ndėrsa, famulltari i Kishės Katolike"Zoja Fat ime" nė Mitrovicė, dr Don Jak Prenku, i drejtoj njė letėr ku i bėhej thirrje nė emėr tė kuvendit komunal tė Mitrovicės, se duhet tė jepej kontributi pėr ngirtjen e pėrmendores sė Nėnė Terezses, edhe nė kėtė pjes tė Kosovės, ku nuk ka shumė besmitarė katolik, por ka shumė shqiptarė tė cilėt kėrkojn tė ken nė gjirin e tyre pėrmendoren e cila simbolizon paqen dhe dashurin ndaj Zotit.

Kėshtu, kjo ide e cila po shkon drejt realizmit tė saj qė mė ditėn kur Papa Gjon Pali II do t'a shpallė tė shėnjėt Nėnė Terezen, ajo tė ngrihet edhe nė Strugė ka thėnė kryetari i Shoqatės Humanitare e Bamirėse "Nėnė Tereza" Jashar Pollozhani, duke ju referuar Lek Gojēaj shqiptari mė inspirues nė ngritjen e shtatoreve tė Nėnė Terezes.

Pasi, thotė ai ata mendojn se me rastin e shpalljes shėjtore tė Nėnė Terezes mė14 mars 2003, tė ngrihet edhe nė qytetin e Strugės mė 15 tetor 2003 shtatorja e Nėnė Terezes - Gonxhe Bojaxhiut.

Leka, na tha, se nė asnjė mėnyrė nuk duhet lanė pas dom. Lush Gjergjin nė kėtė ndėrrmaje tė madhe tė ngrtjes sė shtatores sė saj, rolin e veēantė nė rekomandimin e gjetjes sė rrugve qė do tė ēojnė deri nė ngritjen e tyre.

Shqiptaro - Amerikanet te gateshem te vendosin shtatoret ne vendbanimet shqiptare

Leka tregon si pėr kėtė qėllim ėshtė edhe njė komisioni i ngritur nė SHBA-s, i cili do tė punojė deri nė sigurmin e bazės finacaire nga SHBA-s, i pėrbėr nga kėta persona : Marijan Cubi, Agim Rexhaj, Sylė Lajēi, Lavdrim Cami, Simon&Noc Simolacaj. Komuntetit shqiptarė nė SHBA-s, i duhet tė sigurojė rreth 21 mijė USD, pėr sponsorizmin e shtatores qė do tė vendoset nė Strugė dhe 10 mijė USD pėr atė qė do tė vedoset nė Mitrovicė. Ai tha se nė Mėshėn e sė djelės nė Kishėn Katolike Shqiptare nė Harstadle nė Nju Jork, i pėrndershmi dom Pjetėr Popaj, famulltar i kėsaj Kishe, pėrshėndeti dhe u bėri thirrje besimtarėve tė shumtė, tė japin edhe ata kontributin e tyre, nė realizmin e nismės pėr vendosjen e dy shatoreve, nė Mitrovicė dhe nė Strugė.


Koha Jonė, E Hėnė, 14 Korrik 2003

BERISHA: MOSIU TE NDERHYJE PER NENE TEREZEN


Kryetari i PD-se, Sali Berisha kerkoi dje nderhyrjen e presidentit te Republikes Alfred Moisiu, per te zgjidhur ceshtjen e Nene Terezes. Emri i bamireses me origjine shqiptare, e cila ne vjeshten e vone pritet te shpallet shenjtore nga Vatikani, eshte bere objekt i opinionit shqiptar per shkak te marrjes se emrit te saj nga maqedonasit. Ekziston nje projekt i kryetarit te bashkise se Romes ne Itali zotit Ealter Veltrone, per t'i dhene nje sheshi te ketij qyteti emrin "Sheshi Maqedonia" si shenje respekti per dhuraten qe qeveria maqedonase i ka bere ketij qyteti me bustin e Nene Terezes, duke e shpallur dhe qytetare te maqedonise. Kjo ka shkaktuar reagim ne boten intelektuale shqiptare, ku me ane te nje letre kane kerkuar nga kryeyari i bashkise se Romes qe te mos marre inisiativa te tilla. Ne vazhden e ketyre reagimeve, kryetari demokrat Berisha kerkoi dje qe Moisiu te nderhyje ne menyre te drejtperdrejte per te zgjudhur kete ceshtje. "I bej thirrje presidentit te marre direkt ne dore kete problem" u shpreh kryetari i opozites. Sipas tij, presidenti duhet te hartoje nje komision te posacem me personalitete qe t'i japin zgjidhje kesaj ceshtje, ne menyre qe shenjtorja shqiptare te mos lakohet ne kete menyre.Pergjegjese per kete situate kryetari demokrat beri qeverine Nano, pasi sipas tij ajo nuk i ka potencialet e mjaftueshme per te mbrojtur figura te tilla qe nuk nderojne vetem kombin, por mbare boten. "Nuk mund te lihet kjo ceshtje ne dore te nje fatushi, e kam fjalen ketu per Blendi Klosin", cilesoi kryetari opozitar, duke akuzuar keshtu qeverine dhe duke kerkuar dhe nje here qe ky problem te marre zgjidhjen me te drejte te mundshme.

LESI FALENDERON BERISHEN
Fill pas konferences se shtypit te kryetarit te Partise Demokristiane te Shqiperise (PDK), Nikolle Lesi per ceshtjen e Nene Terezes diten e enjte te javes se kaluar reaguan publikisht shume intelektuale te njohur shqiptare si Kadare, Agolli, Godo e plot te tjere.Nuk vonoi dhe nje reagim ne perkrahje te kesaj figure te Madhe dhe Forumi i Intelektualeve shqiptare qe nga Prishtina, Tetova, Shkupi dhe Tirana.
Prononcimi dhe hapja ne publik nga deputeti Lesi e lojes se fshehte qe po organizohej nga bashkia e Romes me insistimin e qeverise maqedonase beri qe shume shoqata e organizma te fillonin prononcimet e tyre. I vetmi nga politikanet e larte qe doli ne konference shtypi ishte dje lideri i demokrateve zoti Berisha. Ai theksoi se figura e Nenen Terezes kerkonte edhe impenjim qeveritar ,jo vetem ne reagim, por ne organizimin e gjithckaje ne lidhje me kete figure te larte te Kombit. Ndersa i pyetur nga "KJ" kryetari i demokristianeve shqiptare ,deputeti Nikolle Lesi tha se " e vlereson perkrahjen qe i beri zoti Berisha deklarates se demokristianeve shqiptare per te mbrojtur figuren e Nene Terezes. Por nuk kuptoj-tha Lesi- heshtjen e kryetarit te PS-se zotit Nano, i cili edhe ne cilesine e kryeministrit duhej te ishte i pari qe te kishte reaguar, mbledhur strukturat qeveritare jo vetem per te sqaruar ne menyre diplomatike lojen e qeverise maqedonase me kryebashkiakun e Romes z. Veltrone, por dhe te kishte urdheruar menjehere caktimin e dates per vendosjen e bustit te Nene Terezes ne sheshin qe mban emrin e saj ne Tirane. Me duket se vetem Nano dhe Namik Hoti- shtoi Lesi- jane politikanet e vjeter qe nuk reaguan. Per aq sa me takon si deputet dhe politikan i kam derguar nje leter ambasades se Republikes se Italise ne Tirane per kete problem ". /A.N.


Shekulli, 14 Korrik 2003

Berisha: Qeveria, indiferente pėr Nėnė Terezėn


TIRANĖ – Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, ka deklaruar dje se qeveria shqiptare po tregohet indiferente ndaj figurės sė Nėnė Terezės. Nė njė konferencė pėr shtyp, enkas pėr ēėshtjen e diskutuar ditėt e fundit, Berisha ka dashur tė vėrė nė dukje “indiferencėn dhe papėrgjegjshmėrinė e qeverisė shqiptare ndaj ridimensionimit tė figurės dhe personalitetit tė Nėnė Terezės”. Kėto ditė, tha ai, ka njė debat nė shtyp lidhur me vendosjen e bustit tė saj nė Romė. Kam bindjen se kryetari i Bashkisė sė Romės nuk do tė bjerė nė kurthet bizantine ballkanike. Qėllimi i kėtij prononcimi ishte cilėsimi si njė qėndrim tepėr i papėrgjegjshėm, cinik, jonjerėzor e jokombėtar i qeverisė shqiptare ndaj kėtij problemi. Berisha ka rikujtuar “se ekziston njė vendim qeverie, i tė paktėn katėr ose pesė viteve mė parė, pėr vendosjen e shtatores sė saj nė sheshin “Nėnė Tereza”. Prandaj, ai i ka bėrė thirrje Presidentit tė Republikės, “tė marrė direkt nė dorė kėtė ēėshtje, tė krijojė njė komision me personalitetet mė tė shquara tė kombit, tė hartohet njė program i denjė jo vetėm pėr kombin, por pėr mbarė njerėzimin”. Pas pėrhapjes sė lajmit se nė Romė do tė vendoset busti i Nėnė Terezės, madje edhe me mbishkrimin “Bijė e Maqedonisė”, rreth 10 intelektualė shqiptarė hartuan njė peticion, drejtuar kryetarit tė Bashkisė sė Romės, Vletroni, me tė cilin i kėrkonin qė busti me kėtė mbishkrim tė mos vendosej dhe se duhej tė sqarohej fakti qė Nėnė Tereza ėshtė shqiptare, pavarėsisht se ajo ka lindur nė Shkup.

Presidenti maqedonas shmang pėrgjigjen pėr kėrkesėn ndaj kreut tė Bashkisė sė Romės
Trajkovski: Nėnė Tereza, vlerė pėr rajonin
POGRADEC – Presidenti maqedonas Trajkovski, i pyetur dje nga gazetarėt se pėrse kėrkohet qė Nėnė Tereza tė paraqitet si bijė e Maqedonisė, ka thėnė se “Nėnė Tereza ėshtė njė vlerė e madhe pėr rajonin tonė dhe kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, mendoj unė”. Kaq ka qenė komenti i Trajkovskit, gjatė njė konference pėr shtyp sė bashku me Presidentin shqiptar Moisiu dhe atė bullgar George Parvanov. Megjithėse nga gazetarėt shqiptarė ėshtė kėmbėngulur nė pyetjen nėse, sipas tij, ėshtė apo jo shqiptare Nėnė Tereza, Trajkovski nuk ka shtuar asgjė nga kjo deklaratė. Pėr tė mbyllur kėtė situatė, ka ndėrhyrė zėdhėnėsja e shtypit e Presidentit Moisiu, e cila ka deklaruar mbylljen e konferencės, duke thėnė se pyetje tė tilla ishin jashtė temės sė konferencės. Ditėt e fundit ėshtė hapur njė debat i madh rreth ēėshtjes nė se Nėnė Tereza ėshtė shqiptare apo maqedone. Dhe kjo pikėrisht pėr faktin se qeveria maqedone, me rastin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, i ka dhuruar qeverisė italiane dhe veēanėrisht Romės njė bust tė Nėnė Terezės me mbishkrimin “Bijė e Maqedonisė”. Kjo nuk ėshtė pritur mirė nga shqiptarėt, tė cilėt kanė kėrkuar qė njė bust me kėtė mbishkrim tė mos vendoset nė sheshin romak.


QIK, 15 Korrik 2003

Tirana zyrtare reagon pėr ēėshtjen e vendosjes sė bustit tė Nėnė Terezės nė Romė, me emrin e propozuar nga Maqedonia

Tiranė, 15 korrik - Diplomacia dhe autoritetet shqiptare kanė ndėrmarrė disa masa lidhur me diskutimet e fundit mbi njė kėrkesė tė hershme tė qeverisė maqedonase pėr vendosjen e bustit tė Nėnės Tereze nė njė nga sheshet e Romės me emrin e propozuar Maqedonia.
Burime zyrtare tė Ministrisė sė Jashtme bėnė tė ditur se me marrjen e kėtij lajmi, ambasadori shqiptar nė Itali, Pėllumb Xhufi, ėshtė interesuar pranė Kryetarit tė Bashkisė sė Romės, Valter Veltroni, ku ėshtė informuar se njė gjė e tillė "nuk ka gjasa tė ndodhė".
Po kėshtu edhe nga Selia e Shenjtė janė marrė garancitė pėr shmangien e njė veprimi tė tillė.
Kjo ēėshtje ėshtė ngritur edhe nė takimin mes Presidentit shqiptar Alfred Moisiu me kryetarin e Dhomės sė Deputetėve tė Parlamentit italian, Pier Ferdinando Kazini.

Ndėrkohė, po vazhdojnė tė merren kontakte nė nivele tė larta me autoritetet pėrgjegjėse italiane, si dhe janė nė proces peticione tė intelektualėve tė shquar shqiptarė, bėjnė tė ditur burimet e Ministrisė sė Jashtme.
Hapa tė tillė kanė marrė shkas nga disa zhvillime tė diskutuara sė fundi, ku qeveria e Maqedonisė, pėrmes ambasadorit tė mėparshėm tė saj nė Romė, Viktor Gaber, i ka parashttuar njė kėrkesė ministrit tė dikurshėm tė Punėve tė Jashtme tė Italisė, pėr ngritjen e monumentit dedikuar pėrkujtimit tė 90 vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės me pėrkushtimin qė vijon: “Maqedonia pėr nder tė bijės sė vet Gonxhe Bojaxhiut-Nėna Terezė (Shkup 1910-Kalkuta 1997)”.


Shekulli, 15 Korrik 2003

Nėnė Tereza, lėvizjet e diplomacisė kundėr projektit maqedonas

TIRANE - Diplomacia shqiptare aktivizohet pėr tė mos lejuar vendosjen e emrit “Maqedonia” njė prej shesheve tė Romės ku do tė vendoset busti i Nėnė Terezės nė prag tė shenjtėrimit tė saj nga Vatikani. Burime nga Ministria e Jashtme thanė dje se hapat e ndėrmarra pėr kėtė ēėshtje nisin me interesimin e ambasadorit tonė nė Romė Pėllumb Xhufi pranė kryetarit tė Bashkisė sė Romės, Veltroni, ku ėshtė informuar se njė gjė e tillė nuk ka gjasa tė ndodhė. Po kėshtu, ėshtė realizuar njė takim me zyrtarė tė lartė tė Selisė sė Shenjtė ku i ėshtė paraqitur ky shqetėsim, dhe janė marrė garancitė pėr shmangien e njė veprimi tė tillė. Kjo ēėshtje sipas tė njėjtave burime, ėshtė ngritur nė takimin midis presidentit Moisiu me kryetarin e Dhomės sė deputetėve tė Parlamentit italian, Kazini.

Nė kėtė konteks ėshtė dhėnė intervistė pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje nga ambasadori Xhufi nė gazetėn “Shekulli”. Nė kėtė intervistė ai shprehej se ka marrė garanci se nuk bėhet fjalė qė ndonjė sheshi nė Romė t’i vihet emri Maqedonia dhe as qė Nėnė Tereza tė quhet bijė e Maqedonisė. Por pėr tė mos mbetur nė kuadėr tė garancive qė vijnė pėrmes deklaratave diplomatike po vazhdojnė tė marrin kontakte nė nivele tė larta me autoritetet pėrgjegjėse italiane. Ministria e Jashtme garantoi se janė nė proces peticione tė intelektualėve tė shquar shqiptarė.

Akademia e Shkencave: Nėnė Tereza ka deklaruar: “Atdheu im ėshtė Shqipėria”

TIRANĖ – “Fakti qė Nėnė Tereza ka prejardhje shqiptare ėshtė i pamohueshmėm. Ajo e ka deklaruar vetė nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit “Nobel” me plot gojėn: “Atdheu im ėshtė Shqipėria”. Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė nė lidhje me vėnien nė dyshim tė origjinės sė Nėnė Terezės pikėrisht para shenjtėrimit tė pritshėm tė saj nė Romė, ka dalė me njė deklaratė nė tė cilėn shprehet se nuk ka asnjė dyshim se humanistja e madhe ėshtė bijė e kombit shqiptar, se varret e tė parėve dhe tė tė afėrmve tė saj gjenden nė Shqipėri dhe se ajo vetė ka deklaruar me rastin e marrjes sė ēmimit “Nobel” se atdheu i saj ėshtė Shqipėria. “Kryesia e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė ka ndjekur me vėmendje dhe me shqetėsim tė madh lajmet e pėrhapura pėrmes medias pėr pėrpjekjet pėr tė mohuar origjinėn shqiptare tė Nėnė Terezės.

Asnjė pėrpjekje e frymėzuar nga motive tė mbrapshta nuk mund tė verė nė dyshim njė tė vėrtetė tė njohur botėrisht. Kryesia e Akademisė ka besim nė pėrpjekjet e shtetit shqiptar pėr ta mbrojtur kėtė tė vėrtetė pranė autoriteteve tė huaja kompetente”, - konkludon nė deklaratėn e djeshme pėr shtyp kryesia e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Sa i pėrket debatit pėr ngritjen e njė shtatoreje tė Nėnė Terezės nė Tiranė, kryesia e Akademisė shprehet se nė kuadrin e programit qeveritar pėr kremtimin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės ėshtė parashikuar pikėrisht ngritja e pėrmendores sė saj nė Tiranė. Ėshtė shpallur madje edhe njė konkurs pėr kėtė qėllim, si edhe ėshtė parashikuar mbajtja e Konferencės Shkencore Ndėrkombėtare “Nėnė Tereza dhe vepra e saj”, qė do tė organizohet nga Akademia e Shkencave dhe do tė mbahet nė muajin tetor nė Tiranė, muaji i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės nė Romė. /B. Budini

Berisha: Rezolutė pėr rivlerėsim tė Nėnė Terezės

TIRANĖ - Partia Demokratike kėrkon njė rivlerėsim tė figurės sė shenjtores Nėnė Tereza, duke miratuar njė rezolutė tė veēantė nga Parlamenti shqiptar. Lideri i PD-sė, Berisha nė seancėn e djeshme parlamentare paraqiti njė projektrezolutė nė tė cilėn kėrkohej rivlerėsimi i figurės sė Nėnė Terezės. “Brenda kėsaj legjislature parlamentare, korrikut, duhet tė miratojmė njė rezolutė pėr ridimensionimin nė Shqipėri tė figurės sė Nėnė Terezės. Shqipėria ishte i vetmi vend, pas Kambioxhias sė Pol Potit, qė nė kohėn e diktaturės, shqiptarja mė e madhe e kėtij shekulli, Nėnė Tereza ishte papranueshme. Shteti aktual vazhdon tė trashėgojė kėtė tė keqe. Tė marrė fund ky qėndrim komunist me kėtė rezolutė. Presidenti tė ngrejė njė komision ad-hoc, ne mė kėtė rezolutė tė kėrkojmė tė falur pėr qėndrimin qė kemi mbajtur ndaj saj, tė marrė fund ky turp kombėtar, duhet njė ridimensionim i figurės sė kėsaj shenjtoreje, pa nuanca nacionaliste”, - tha dje Berisha, duke akuzuar socialisėt. Socialisti Bardhyl Agasi ka reaguar pėr qėndrimin e Berishės, duke kėrkuar qė “me emrin e Nėnė Terezės tė mos bėhej politikė”. Pėllumbi tha se rezoluta do tė futej sipas programit, do tė caktohet edhe data e afati kohor i debatit, duke e diskutuar mė pas draftin nė grupet parlamentare. /B.H

Nga dita e shpalljes sė konkursit pėr realizimin e shtatores pėr humanisten shqiptare, deri mė sot, njė numėr i madh skulptorėsh nga vendi dhe diaspora, kanė hyrė nė konkurrim. Polemikat e fundit mbi origjinėn e shqiptares nė prag tė shenjtėrimit, kanė pėrshpjetuar procedurėn pėr zgjedhjen e projektit fitues.

Shtatorja e Nėnė Terezės, skulptorėt nė garė

-- nga Alma Mile

Ndonėse vetėm ditėt e fundit ėshtė ndezur debati pėr Nėnė Terezėn, Ministria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, ka kohė qė ka filluar punėn pėr tė nderuar emrin e saj. Dhe duket se punėt po shkojnė mbarė. Me hapjen nė 30 qershor tė konkursit kombėtar pėr realizimin e veprės nė skulpturė pėr humanisten e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhi, e konceptuar si bazoreliev ose shtatore, pranė komisionit tė konkursit, pėrbėrė nga emrat tė njohur si Ferid Hudhri (historian arti), Vilson Kilica (piktor), Rexhep Ferri (piktor, akademik nga Prishtina), Abaz Hado (Drejtor i Galerisė sė Arteve) etj, janė ofruar emrat dhe projektet e para. “Kjo ėshtė njė iniciativė shumė e mirė e qeverisė shqiptare, pėr tė pėrjetėsuar veprėn e Nėnė Terezės”, - thotė Abaz Hado, drejtori i Galerisė dhe kryetari i komisionit pėrzgjedhės. Kishte ardhur momenti qė edhe kjo humaniste e shquar tė kishte njė pėrmendore, ashtu si edhe shumė figura tė tjera tė historisė shqiptare, tė cilėve u ėshtė kushtuar nga njė e tillė”, - vazhdon Hado.

Pėr mbikėqyrjen dhe mbarėvajtjen e kėsaj gare, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ka caktuar Galerinė Kombėtare tė Arteve. Sipas drejtorit tė kėtij institucioni, tashmė janė kontaktuar njė numėr i madh skulptorėsh shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, nga diaspora, tė cilėt kanė shprehur interesin e tyre, pėr tė realizuar njė vepėr kushtuar Nėnė Terezės. Ndėr ta renditen emrat e disa skulptorėve tė njohur si Thoma Thomai, kujtojmė se ai ėshtė autor i shtatores sė Fan Nolit, Muntaz Dhrami, skulptori kosovar Luan Mulliqi, Pjerin Kolnikaj, autor i shtatores sė Gjergj Fishtės nė Shkodėr, Artan Peqini, Genc Mulliqi, Uran Hajdari. Ky i fundit ėshtė njė nga ata skulptorė i cili i ka hyrė punės pėr realizimin e njė monumenti pėr Nėnė Terezėn vite mė parė. Ndėrkohė pranė Galerisė sė Arteve, vazhdojnė tė paraqiten ēdo ditė konkurrentė, tė cilėt interesohen dhe tėrheqin dokumentacionin pėrkatės.

Sipas drejtorit Hado, ky konkurs ėshtė menduar tė jetė i hapur, duke i lėnė nė dorė artistėve tė paraqesin jo vetėm projektin, por edhe vendin se ku do tė vendoset shtatorja, nė pėrputhje me kriteret urbanistike tė vendosura mė parė. Projektet dhe vendet e preferuara prej skulptorėve, tė cilėt janė kontaktuar deri tani janė nga mė tė ndryshmet. Ka nga ata qė do tė donin qė vepra e tyre tė vendosej nė Sheshin “Nėnė Tereza”, tė tjerė nė lulishten pranė galerisė, etj. Pas ekspozimit dhe shqyrtimit qė do tė bėhet nga ana e komisionit, do tė zgjidhet edhe vendi mė i pėrshtatshėm, pėr vendosjen e shtatores. Ekspozimi i veprave tė pjesėmarrėsve nė konkurs, do tė bėhen nga data 25 gusht-5 shtator, nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, pėr t’u bėrė mė pas, pjesė e fondit tė saj.

Fituesi i ēmimit tė parė do tė marrė njė shumė prej 1 milionė lekėsh, ndėrkohė qė ēdo bocet i ekspozuar do tė shpėrblehet me nga 10 mijė lekė. Ndonėse kjo ėshtė hera e parė qė njė institucion shtetėror merr pėrsipėr tė bėjė njė shtatore pėr figurėn e shquar shqiptare, nuk ėshtė hera e parė qė realizohen vepra tė tilla. Sipas Abaz Hados, ka pasur pėrpjekje qė kanė pėrfunduar me krjime nė portret dhe bocet nga artistė shqiptarė, tė cilat mė pas kanė shkuar nė Malin e Zi dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndėrkohė qė nė ambientet e Presidencės shqiptare, ndodhet njė shtatore, me pėrmasa natyrale, e realizuar njė vit mė parė nga skulptorja dhe pedagogia Arminda Laēaj, falė sponsorizimit tė njė ēifti amerikan. Por kėtė herė bėhet fjalė pėr njė ndėrmarrje shumė mė serioze dhe tė organizuar, e cila dėshmohet dhe nga numri i madh i skulptorėve konkurrentė, tė paraqitur deri tani pranė Galerisė sė Arteve.

Ditėn e shenjtėrimit, festime nė Tiranė
Njė numėr i madh aktivitetesh kulturore, ėshtė menduar tė zhvillohen me rastin e shenjtėrimit tė humanistes sė madhe shqiptare Nėnė Terezės. Sipas Zyrės sė shtypit pranė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr datėn 19 tetor, ditė e Lumnimit tė Nėnės Terezė, janė parashikuar festime dhe aktivitete tė programuara, si : koncert i madh me artistėt mė tė mirė tė vendit, ekspozitė fotografike kushtuar Nėnė Terezės, koncert nė TOB etj. Gjithashtu po nė kėtė ditė do tė zhvillohet nė Tiranė, nė bashkėpunim me shoqatėn italiane “Maratona dei popoli”, njė maratonė ndėrkombėtare me disa qindra pjesėmarrės nga Italia, Evropa dhe Shqipėria, titulluar “Memorial pėr Nėnė Terezėn”. Duke i dhėnė njė ngjyrim mė festiv kėsaj dite tė shėnuar.
Projektet dhe vendet e preferuara prej skulptorėve, tė cilėt janė kontaktuar deri tani janė nga mė tė ndryshmet. Ka nga ata qė do tė donin qė vepra e tyre tė vendosej nė Sheshin “Nėnė Tereza”, tė tjerė nė lulishten pranė galerisė
Kjo ėshtė hera e parė qė njė institucion shtetėror merr pėrsipėr tė bėjė njė shtatore pėr figurėn e shquar shqiptare, por nuk ėshtė hera e parė qė realizohen vepra tė tilla. Janė realizuar edhe vepra nė portret dhe bocet nga artistė shqiptarė, tė cilat mė pas kanė shkuar nė Malin e Zi dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara