HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARIA ATDHETARE E KAPIDAN NDUE GJON MARKA GJONIT DHE ROLI I TIJ NE UDHEHEQJEN E BLLOKUT KOMBETAR INDEPENDENT

-- nga NUE OROSHI, PRIZREN

Nue Oroshi "KUJTIMETE E MIA SOT FLUTUROJN NE EPERSIT E QIELLIT, KALOJN OQEANE E MALE ME ZATET PAK SA NATO GRYKA E SHPATE TE VENDIT TEM, QE ASHTE MIRDITA KRESHNIKE, ATDHEU I HEROJVE TE KALUEM E TE TASHEM"

KAPIDAN NDUE GJON MARKU

Kujtimet e mia sot fluturojn ne epersit e qiellit, kalojne oqeane e male me zatet pak sa nato gryka e shpate te vendit tem, qe ashte Mirdita kreshnike, atdheu i herojve te kaluem e tė tashem, dhe pikerishte me keto fjale te Kapidan Ndue Gjon Marka Gjonit, atdhetarit dhe nacionalistit, i cili ter jeten me mishe e me shpirte dhe me te gjithe fuqin atdhetare, morale e kombėtare luftoji e u perpjek qe Shqiperis dhe shqiptarve t'i kthehet dinjiteti moral e demokratik me parimet kombetare per bes nder e burrni, po e filloj ket shkrim per njerin nder personalitete me te medhaja kombetare shqiptare, qe e ka populli shqiptar ne shekullin qe e lame pas dhe ne shekullin qe po jetojmė.

Po kush eshtė atdhetari dhe nacionalisti kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni?

Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni esht d’jali i dyte i kapidan Gjon Marka Gjonit, aji u linde ne zemer te Mirdites ne fshatin Orosh, me 29 Shtator 1914, dhe pikerisht ne ket dite, ne Mirditen Kreshnike krisen pushket e gezimit se dera e Kapidan Gjon Marka Gjonit u shtua edhe me nje d’jale, te cilen e pagzuan me emrin e tradites shqiptare Ndue.

Kapidan Gjon Marka Gjoni duke ditur rendesin e shkollimit, aji vendosi qe djemet e vet t'i shkolloji, qe te jenė me te zotet, qe ta mbrojnė Shqiperinė, jo vetem me pushkė, por edhe me penė.

Dhe krahase vellaut te madh Kapidan Mark Gjon Marku dhe vellauit te tret Kapidan Llesh Gjon Marku edhe Kapidan Ndue Gjon Marku e kryen gjimnazin ne Shkoder.

Por duke ditur se Shqiperisė i nevojiten edhe politikanet, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni do t'i kryeji studimet univerzitare ne Univerzitetin e Firences ne drejtimin e shkencave Politike ne vitet 1939-1943.

Pase pėrfundimit te studimeve, kapidan Ndue Gjon Marka Gjonin do ta ftoji zeri i atdhuet, aji ze i cili me shekuji i ka thirrure Mirditasit ne lufte kunder pushtusve te hueji, dhe disa shqipfolesve qe ishin bėr vegla te ideologjive te ndryshme te mbrapshta. Keshtu Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni ne vend qe te kthehet dhe te punoji politikisht per Shqiperin, rrethanat politike ja imponuan, qe aji me tu kthyer ne Shqiperi ta rrok pushken ne lufte kunder mbeturinave pansllaviste, qe kishin filluar t'i shtrin kembet dhe t'i nxjerrin dhembet per varrosjen e Shqiperis.

Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni do te udheheq luften ne Mirditė, kunder hordhinave komuniste, banda t'egra gjakatare preji Qershorit te vitit 1944 e deri ne Tetorin e vitit 1944 duke i udhehequre Mirditasit kunder mbeturinave pansllaviste, qe Shqiperia mos te bjerė nė duart e klyshve te Rusis.

Me 10 Qershor 1944, Kapidan Ndue Gjomarku ishte ne Shkodėr. Kapidan Gjon Marka Gjoni, e Kapidan Mark Gjon Marku ndodheshin ne Tiranė. Kapidan Ndue Gjon Markut i vije lajmi se preji Burrelit komunistat pansllavist kishin mberritur, ne katunin Zajs te Matit, nė kufi me Selit (Mirditė). Kapidan Ndue Gjon Marku aty pėr aty vendosi me dalė ne Mirditė, mė lėshue zanin (me ba thirrjen) me u mbledh rreth tij e tėrė Mirdita nė luftė kundėr antikombetarve.

Kapidan Ndue Gjon Marku preji Shkodre i telefonon ne Tiranė vellait te tij Kapidan dr. Mark Gjomarkut, tu i dhanė hollesina e tue e lajmerue pėr vendimin e vet. Kapidan Mark Gjomarku i pergjigjet: ”Ndue qė mė sot fillon nje kthes e re politike, jo vetem pėr vendin ton Mirditėn, por pėr tan Shqipninė tonė. Fuqia perdhunuese komuniste na kercnon. Ajo poshtnon, dhunon, njollos gjithshka tė shejt qė ka shqiptari: ndjenjat e njeriut te thjesht, emnin e tij, vetit e tija, vyrtytet e pastra morale, familjen, Besėn, nderen, burrnin, e zotin e madh nuk e njeh pėr zot, e ne s'na mbetet tjeter vecse me kundėrshtue, me ato fuqina qė kemi ne dispozicion. Del ne Mirditė i pari e filloja rezistencės. Nė ty sot mbėshtet fillimi i luftės pėr liri e ardhmėri. Tu priftė e mbara”.

Kapidan Ndue Gjon Marku shkon ne Mirditė e preji Oroshit qet kushtrimin. Mbrenda tri ditėve, 200 burra grumbullohen rreth tij dhe nisen pėr Selit. Komunistat qė kishin hy nė katunin Zajs tė Matit ne kufi me Selit (Mirditė), prej frige tė njė sulmi tė papritun terhiqen nė drejtim te Burrelit prej nga kishin ardhur.

Pėr pes muaji rresht brigadat komuniste qė kishin qarku Mirditėn, nuk guzojshin me e mėsy Mirditėn pa u organizśe e pa u lidh mir ndėr veti. Ne fillim, te Tetorit te vitit 1944, brigada e Petrit Dumės kishte hyr ne Lume, e ishte vendos ne livadhet e Srroit nė Lumė, e preji aty kalon nė sulm drejt Fushė Arrsit (Mirditė). Kjo brigadė e djajve te mallkuem komunista ishte e furnizume mjaft mir me arme, dhe kishte material luftarak tė bollshem. Luftimet filluan kacafytjet ne mes te Kombetarve qe mbronin nderin dinjitetin dhe krenarin kombetare e qe udhehiqeshin keta atdhetar Mirditas nga Kapidan Ndue Gjon Marku, dhe qė sulmoheshin nga antikombetaret komunist pansllavist qe udhehiqėshi nga Petrit Duma. Sulme te hovshme te komunisteve pansllavist vazhdonin pa pra. Nė anen tjeter preji Matit me qendėr Burrelin, forcat komuniste tė asaji ane futėn ne Kthellė, dhe marshojn drejt Sh’Palit.

Nė Lurė ishte Brigada e terroristit Mehmet Shehut, porė ajo nuk levizi kundra Mirditės, se e kishtė marr nje shuplak tė fort nė Fushė te Vjerrthit, nė malin Shejt t’Oroshit. Fuqia aq e madhe numerike komuniste fillon me penetrue ne Mirdit, neper rrugė e shtigje tė mshefta te udhehequn preji komunistave tė vendit, Sh’Pali rrethohet. Sulme te medha komuniste filluan me 20 Tetor 1944, por u kthyen mbrapa me humbje tė medha. Pėr tri dit e tri net u luftua me ashpėrsi tė madhe, dhe pati shum tė vrar dhe tė plagosur nga tė dy anėt. Ndue Gjomarku keshillohet preji kapidan Mark Gjomarkut e Kapidan Gjon Marka Gjonit pėr me e lėshue Sh’Palin, por aji pėrgjigjet ”Nuk shtrohet ky vend pa gjak”. Ne kry tė tri ditėve tu pa humbjet qė shkojshin tu u shtue, dhe municioni tu u paksue, e me qellim me e shperthy rrethimin, me qėllim kush mbet mbet e kush pshtoji pshtoji, dha urdherin me u tėrheq. Ata canė rrethimin, neper njė shtek tė panjoftun, preji Sh’Palit teposht malit e nė breg te lumit, permes Fandit te Madh e pėrteji tij te kodrat e Simonit. Kapidan Ndue Gjon Marku shkoji ne Shkoder me u kėshillue me Kapidan dr. Mark Gjon Markun dhe tė marrė udhezime tė caktueme me qėllim me dale nė Mirditė, e me vazhdue luftėn. Kesaji radhe me organizue qetat me nga 25 luftetar, dhe grupe tė vogla qė tė kryejnė veprime tė pėrbashketa dhe tė ndara nėper vende tė caktuara, dhe me ju ra komunistave ne katėr anet.

Pasiqė pėr gjasht muaji tė tėrė, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni udhehoqi luften ne Mirdit, kunder bandave komuniste, vellai me i madhe i Kapidan Ndue Gjon Markut, kapidan dr. Mark Gjon Marku, komandanti i forcave nacionaliste ne ter Shqiperin Etnike duke ditur se lufta per liri dhe demokraci duhet te zhvillohet edhe jashte Shqiperis, ne mbarim te Nentorit te vitit 1944, cakton qe babaji i tij, kapidan Gjon Marka Gjoni dhe vellai i tij i dyte, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni te dalin ne mergim. Pershendetja e mbrame e ketyre atdhetareve ishte ber me 27 Nentor 1944, tue i shtrengue doren njeri tjetrit, e tuja marre hallallin e fundit, u ndan per se gjalli atdhetaret e Mirdites dhe te ter Shqiperis etnike per tė mos u pare me kurre me njeri tjetrin. Pase nje udhetimi te gjate te Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe te Kapidan Ndue Gjon Markut, mberriten ne Austri, ndersa ne Prill te vitit 1945 mberriten ne Merano te Italis.

Duke ditur qe Roma ishte qender Evropiane, ata vendosen qe ne gusht te vitit 1945 te shkojn dhe te vendosen ne Romė. Dhe derisa ne Romė Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe Kapidan Ndue Gjon Marku pergaditeshin qe t'ja fillojn punes kombetare qe edhe ne Itali t'ju dalin zote ashtu edhe sic i dualen forcave nacionaliste qe luftonin per Shqiperin Etnike dhe udhehiqeshin nga komandanti i ketyre forcave Kapidan Dr. Mark Gjon Marku dhe vellai i tij kapidan Llesh Gjon Marku, lufta ne malet e Mirdites kishte arritur ashpersin e saji te madhe, dhe duke luftuar ballė perballė me forcat e komunisteve pansllaviste dhe aleateve te tyre ruse, asnje Mirditas nuk i ka lakue beses se dhanun dhe ne ket lufte te ashper plagoset rand edhe udheheqesi i luftes per Shqiperin Etnike Kapidan dr. Mark Gjomarku, i cili ishte betuar se kurr i gjall nuk do te bije ne dore te klyshve te Rusis, dhe ne pamundesi qe te leviz, i ka rėn vetit me 14 Qershor 1946 ne bujtin tė Perlatit Kthell.

Pas vrasjes se Kapidan dr. Mark Gjon Markut dhe takimit miqesor te dy figurave kombetare kapidan Gjon Marka Gjonit dhe profesor Ernest Koliqit ata te dy me kembngulje dhe duke analizuar luften e nacionalisteve qe Shqiperia mos te bie ne duar te klyshve te Rusis vendosen qė ta formojnė nje organizatė politike, e cila ne menyr te organizuar do ta ndimon clirimin e Shqiperis. Kjo organizat politike me vonė do ta merr emrin Blloku Kombetar Independent.

Po si rrodhi ideja per formimin e Bllokut Kombetar Independent, njeri nder kater themelusit te saj Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni thote: Pas shume bisedimesh e shqyrtimit te problemit ndermjet Kapidan Gjon Marka Gjonit e profesor Ernest Koliqit, profesor Koliqi paraqiti mendimin me u bashku ne nje organizate politike, qė te delte ne shesh si nje forcė politike e tret me pika te caktueme. Kapidani i Mirdites iu pėrgjigj se i takonte Grupit Nacional Independent, krijue preji Mark Gjomarkut ne Shkoder ne Mars te vitit 1944.

Profesor Koliqi mbeti disi i topitun, por tue perblue neper mend rendesin e asajė vepre kombetare, te kapidan dr. Mark Gjomarkut,m bas disa ditėve i tha kapidan Gjonit: Un me Markun kam pase miqesi te ngusht dhe kemi qen bashkpuntor, prandaji ase unė nuk mendoji me u shkeput preji rrugės se tij, por nė gjendjen nė te cilėn gjindemi kėtu nė mergim, mė duket e arsyeshme me e zgjanue rrethin. Pėr kėt arsy un ju propozoj: Grupin Nacional Indenpedent, me e shendrrue ne Blloku Kombetar Indenpendent. Ky sygjerim i profesor Koliqit na u duk i arsyeshem prandaji e pranuem thot Kapidan Ndue Gjon Marku.

Pas ketyre konsulltimeve u vendos qe te fillojn pėrgaditjet per formimin e Bllokut Kombetar Indenpedent ku ne kuader te ketij blloku te gjen vend te gjitha forcate e shendosha Nacionaliste te cilat ideal te vetem e kishin Shqiperin Etnike dhe demokratike me parimet kombetare te beses nderit dhe burrnis, duke dalluar mikun nga armiku, dhe engjellin nga djalli.

ROLI I KAPIDAN NDUE GJON MARKUT NE FORMIMIN E BLLOKUT KOMBETAR INDEPENDENT

Pas shume pėrpjekjeve te atdhetarve kombetare ne Itali u ra dakord qe te formohet Partia e Djathtė kombetare, e cila u pagzue me emrin “Blloku Kombetar Indipendent”.

Per realizimin e kesaj ideje u njoftuan te gjith atdhetaret e mirfillte, me crast kuvendi themelues u mbajt me 6 nentor te vitit 1946, ne Romė. Kur shikon emrat e pjesmarresve te kuvendit themelues te Bllokut Kombetar Indipendent, asesi historiani i vertet nuk mund te mos rrėnqethet kur shikon se ne mesin e njezetekater intelektualve, qe kan themeluar Bllokun Kombetare Indipendent gjasht preji tyre kan qenė doktorra te shkencave, kater me tituji profesor, politikan, ushtrarake te mirfillte dhe kur kujtojmė kohen se kur ndodhi kjo me 6 nentor 1946, kur dija e popullit shqiptar ishte nė nivel shumė te ulet, prandaji lirisht mund te themi se atdhetaret qe formuan Bllokun Kombetar Indipendent ne Romė, me 6 nentor 1946 ishin truri i shqiptareve ne pergjithesi. Por meqė Historia shkruhet me fakte, ateherė te shohim se c'na thotė proces-verbali i kuvendit themelues te Bllokut Kombetar Indipendent, qe pata fatin ta marre nga njeri nder kater themeluesit e saj, Kapidan Ndue Gjon Marku, dhe udheheqesi i saj per mbi gjysėm shekulli.

Proces-verbal i mbajtur sod me 6 Nanduer 1946: Tė poshtshenuemit pėrfaqėsusesit e grupeve tė ndryshme indipendente, te Romės tė mbledhur nė njė shqyrtim tė gjendjes, dhe tė aspekteve mė tė ngutshme tė imigracionit, mbasi rrahėn imtėsisht tė gjitha cėshtjet qė u paraqitėn ne bisedim, e mbasi i drejtuen njizani mendimin e tyne mirnjohes qeveris Demokratike te Italis, pėr mikpritje nė tokėn e saji bujare, tue kujtue se vet situata ndėrkombetare, e sygjeron njė afrim sa mė tė ngusht e me aktiv, tė gjithe atyne shqiptarėve tė emigracionit qė janė tė frymezuem, preji ndjenjave mė tė shejta tė atdhedashunis, shumė preji tė cilėve cėshtjes shqiptare i kan kushtuar tanė jeten, e qė preji saji nuk duan te hjekin dorė, tue pasun bindjen mė tė thellė, se sytė e tė tan shqiptarve sod tė robnuem nė atdhe, jan drejtue kahe aktiviteti i emigracionit, tue kujtue mirfilli se pa njė bashkim tė ngusht, tė gjith ketyne fuqinave te emigracionit, nuk asht e mundur me i sjell ndonji dobi situatės sė vajtushme tė atdheut, me plot bindje se kryejn nje vepėr patriotike, sikur nė cdo kohė e sidomos sod, qe vendi yne u lėshue dhe u braktis preji mbar botės, vendosen:
1. Te formohet sikurse u formue Blloku i grupeve indipendente, i cili kendeji e tutje, merr emrin Blloku Kombėtar Indipendent.
2. Tė kenė pėr parim bashkpunimin e pėrzemert me tė gjith ata shqiptar, a grupe shqiptarėsh, qė kan pėr qėllim luftimin me cdo mjet ligjor tė pėrshtatshėm ,pėr shpėtimin e atdheut nga robnija, nga terrori dhe nga shfarosja e racės qė dita ditės po i kėrcnohet, e qė duen t'i sigurojn popullit sovranitetin e integritetin toksor, tansuer si dhe te gjitha lirit demokratike, e sidomos ato tė shprehjes sė votės, pėr caktimin e formės konstitucionale tė shtetit. Me pėrdor nė cdo mėnyrė pėr me e mbajt ne eficiencė emigracionin qė tė veprojė me anėn e shtypit, e me cdo mjet tjeter propagande, pėr ndricimin e mendimit tė pėrbotshėm, e sidomos tė kolonive shqiptare jasht atdheut.
3. Ky vendim merr fomen e preme mbasi tė marr pėlqimin, e grupeve indipendente te Reggio Emilias e ngjeti.
4. Nėnshkruesat e ketij proces-verbali angazhohen se nuk do tė zhvillojnė ndonje veprimtari politike individuale, jashta Bllokut deri sa te kthehen ne Shqiperi.

Romė, 6 Nanduer 1946

- Pjesmarres te keti kuvendi themelues ishin: 1. Kapidan Gjon Marka Gjoni, 2. Kapidan Ndue Gjon Marku, 3. Qazim Mulleti, 4. Dr Xhemil Dino, 5. Nebil Dino, 6. Prof Satir Kozmo, 7. Kap. Asllan Libohova, 8. Pandeli Papalilo, 9. Luigj Gjergja, 10. Safa Vlora, 11. Jak Koqi, 12. Dr Eduard Lico, 13- Dr Ismail Vėrlaci, 14. Prof. Ernest Koliqi, 15. Nexhmedin Vrioni, 16. Dr.Xhelal Mitrovica, 17. Prof. Namik Resuli, 18. Don Frani Karma, 19. Kap Jorgji Ruqo, 20. Kap. Kapllan Libohova, 21. Theofan Qezari, 22. Dr Kadri Myftiu, Dr. Lin Shkreli, 24. Prof. Stefan Gazulli.
Ne fund te keti kuvendi themelues u caktua nje komision prej tre antaresh qe te beji kordinimin e lidhjeve me mergimtaret e kampit tė Reggio Emilias qe tė informohen pėr krijimin e Bllokut Kombetar Indipendent, perberja e te cileve ishte Kapidan Ndue Gjon Marku per ata te veriut, Dr Xhelal Mitrovica pėr grupin Kosovar, dhe Kadri Myftiu pėr ata tė qendres. Me pas delegatet e kuvendit themelues te Blokut Kombetare Independent, themeluan edhe Statutin e Bllokut Kombetar Indipendent dhe kur ja hedh nje shikim ketij statuti, qysh ne piken e pare thuhet: ”Per te arritur qellimin gjat qendrimit ne mergim, Blloku Kombėtar Indipendent e frymzon veprimtarin e vet ne mbajtjen parasyshe dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e te drejtave bashk me pavarsin, sovranitetin shtetnor, e integritetin toksor dhe perpjeket qe me cdo mjet ta beji Shqipnin Etnike, tue luftue me te gjitha mundesit komunizmin e cdo lloji qoft”. Mbase perpilimit te Statutit, Blloku Kombėtar Indipendent filloi veprimtarin ne shume lemi te ndryshme. Ne Mars te vitit 1947 nxorri per her te parė gazeten L’Albanie libre, dhe mbas kesaji revisten Lajmtari i te Merguemit. Pervec qė ne aspektin informativ, Blloku Kombetar Indipendent dhe udheheqesi i saj Kapidan Ndue Gjon Marku, filluan ta pergadisin terrenin per fluturimin e helikopterve ne Mirditė dhe zbritjen e Parashutisteve me qellim qe t'ju bashkohen luftetarve kombetarė ne Malet e Mirdites. Pas vrasjes se Kapidan dr. Mark Gjomarkut udheheqesit te kesaji lufte, komanden e mur vellai i tij me i ri, Kapidan Llesh Gjomarku, i cili me plot vrull dhe me nje mencuri te pashoqė shkoji hapave te vellait te madh Kapidan Dr. Mark Gjon Markut, por kur kryengritja e kishte marr hovin e duhur ne nje prit dhe pase nje rezistence disa oreshe vritet ne krye te luftetareve me 9 gusht 1947 edhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Keto dy vrasje te udhehqsve te luftes ne Mirditė, e tronditen Mirditen fort por nuk e dorzuan, megjithse pas vrasjes se Kapidan Llesh Gjon Markut, kryengritesve ne male ju mungonte truri politik e per ket u kujdesen mjaft mir nga Italia kapidan Gjon Marka Gjoni, dhe Kapidan Ndue Gjon Marku, te cilet e dergojn kusheririn e tyre Ndue Pjeter Gjomarkaji, qe ta udheheq kryengritjen e Mirdites dhe e autorizojnė perms nje letre, ku thuhet:

Kapidani i Mirdites , 9 Fruer 1949

MIRDITAS
Gjendja e veshtirė qe u krijue ne vendin tonė, mbas sulmit tė furishem tė bandave, tė kryesume prej agjentave Rusė, me 1944 mė shtrengoji me e lanė Atdheun, bashk me djalin tem Nduen (djalin e dytė) pėr me gjet streh nė tokė te huaj, ku bashk me shok tė mergimit u perpoqa si dijta e mujta, me mbrojt tė drejtat kombetare, tė popullit shqiptar, sot tė shkeluna mizorisht prej anmiqve shekullorė. Pėr mos me e lan vetėm popullin e Mirditės, lashė nė vend tem dy djemt e mi, Markun (djalin e madh) dhe Lleshin (djalin e tretė) tė cilėt janė mundue me sa fuqi kan pas, me i mbrojt ato tė drejta, derisa mė ne fund dhanė edhe jetėn, vetėm e vetėm me i sherbye atdheut e me i kthye lirin Shqipnis. Mbasi nuk mundem me hjek dor prej luftės se fillume, e mbasi nuk mundem me tradhtue idealin e gjakun e djelmve te mi, Markut e Lleshit, po e dergoji kusherinin tem Ndue Pjeter Gjomarkaj, qe ta kryesojė levizjen antikomuniste ne Mirditė. Per kėt qellim autorizoj, me anėn e kėsaji shkrese, me administrue ne emen tem, keshtu qė tė mundet me organizue nje qendres tė dobishme, pėr tė drejtat e popullit e tė kombit, qė aqė mizorisht po vuajn nen sundimin barbar te komunizmit.

E porosis nė mėnyr tė vecant, qė ta formoji sa mė parė Komitetin Egzekutiv te Mirditės, e nepermjet te tij me u marr vesh e me ba lidhje me tė gjith liridashsat e Shqipnis se Veriut, per me themelue nje Komitet Qendror, i cili tė ket pėr qėllim luftė kunder komunizmit e liri Shqipnis e popullit Shqiptar. Porosis qe edhe te organizohet sa mė parė njė qender informatash, e cila tė perpiqet me krijue mardhenje tė sigurta, ndermjet krahinave tė Shqipnis, e sidomos me grupet e Dibres e te Kosovės. Bashk me Ndue Pjeter Gjomarkajn, po e dergoji edhe Ndue Gjon Mėlyshin, i cili ka tager me ken krahi i djatht i tij. Bisedimet e cdo mbledhje te verbalizohen, dhe sigurohen nė menyr qė mos tė bien, nė dor tė agjenteve tė Rusis,q ė jan antart e qeveris mizore te Tiranės. Porosis nė mėnyr tė vecant tė gjith popullin e Mirditės, e sidomos ata qė sod enden neper male me arm nė dorė, tė shkojn mir nder veti, tė vllaznohen e tė ndjekin parimet e Kanunit: Bes, Nder, Burrni. Vetem ateher keni me ken te dejė me u quajt Mirditas, e si tė till me xan vendin e meritushėm ne Historin e Shqipnis, kur ju te ndiqni keto parime e te mbani nalt flamurin e Tradicionit.

P.S.
Bashkė me Ndue Pjeter Gjomarkajn, e Ndue Gjon Melyshin, vijne edhe zoterit prof. Alush Leshanaku, e Xhevdet Blloshmi, tė cilet jo vetem tė pėrkrahen, por tė sigurohen pėr sa tė jet e mundun, dhe tė percillen deri ne Elbasan, ku do tė formojn qendren e tyre.

Kapidan Gjon Marka Gjoni
Kapidan Ndue Gjon Marku

Mbase arritjes ne Shqiperi te Ndue Pjeter Gjomarkut dhe Ndue Melyshit, u mbajt nje mbledhje e luftetarve nacionalist, ne Qafmolle, me crast u lexua letra dhe udhezimet e dhena nga Roma tė Kapidan Gjon Marka Gjonit, dhe Kapidan Ndue Gjon Markut. Luftetaret kombėtar e mirpritrėn kėt leter, dhe kėto udhezime, dhe nė baz tė vendimit te dhėn nga Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe Kapidan Ndue Gjon Marku, ne kėt mbledhje u vendos qė Ndue Pjeter Gjomarku, kusheri i Kapidan Gjon Marka Gjonit u zgjodhe udheheqes i luftės, ndersa Ndue Melyshi zavens i tij. Ata pėrkundėr ndjekjeve qė ju beheshin nga forcat komuniste, vendosin ta mbajn nje mbledhje tjeter, ne Bukmir, e cila u mbajt me 10 Prill 1949, ku u morėn kėto vendime:

1. Me u nda ne grupe tė vogla dhe me qarkullue nėpėr vende tė ndryshme.
2. Me u takue dhe me bisedue me popullin, pėr tė qen mė tė sigurt, pėr strehim dhe veprimtari kundėr regjimit komunist.
3. Esht caktue nje mbledhje tjeter pėr datėn 1 Korrik 1949 qė tė mbahet ne Shqopen e Murgjės. Me daten 1 deri me 3 Korrik ėsht mbajtur kuvendi themeluse, me crast ėsht vendos, qė tė riorganizohet organizata e krijueme, prej kapidan dr. Mark Gjon Markut ne Mars te vitit 1945, ku mbas vrasjes se tij me 14 Qershor 1946, ket organizat e ka udhehequr Kapidan Llesh Gjon Marku, deri sa edhe aji ra deshmor me 14 Gusht 1947 ne Munegj.

Ky kuvend i luftetarve kombetar, i cili u mbajt me 1 deri me 3 Korrrik 1949 morri kėto vendime:

1. Riformohet Organizata luftarake e Mirditės.
2. Simbas porosis ne leter kryetar zgjidhet Ndue Pjeter Gjomarkaji.
3. Keshilli i Organizates me keta antar: Ndue Melyshi, Marka Dod Lleshaj, Mark Jak Bajraktari.
4. Keshilli i gjan - me te gjith luftetaret.
5. Vehet ne fuqi organi i shpagimit.
6. Denimi me vdekje dhe ekzekutimi i komunistit Bardhok Biba, komisar i nalt pėr Mirditėn, dhe deputet ne Tiranė, me shpetue popullin prej atij njeriu te rrezikshėm.
7. Ėshtė vendos me u mbajt nje mbledhje tjeter me 7 Gusht 1949 ne Shqopen e Mungjes.

Me 9 Gusht janė bashkue me shqyrtue situaten dhe derisa po diskutojshin u shkon lajmi qė Bardhok Biba qė ishte shkuar ne Kacinar, me mbledh puntorė per t'i dergue angari, neper vende tė ndryshme jashtė Mirditės, atė ditė do tė niseji pėr nė Shpal. Lajmi ishte i sigurt te gjith njezani vendosen ekzekutimin e tij.

Pėr ket detyr u caktuan personat e organit tė shpagimit dhe pushketar tė shquem, tė cilėt jan vendos nė prit, nė qaf te Valmerit dhe realizuan me sukses vrasjen e tij. Ndue Pjeter Gjomarkaji me vendosmeri tė patundur e me deshmue se Bardhok Biba si komunist, nuk bente ndryshim me spijujt tjer tė Mirditės, te pushkatuem ne emer te Komitetit te Rezistzences, me nenshkrimin e vet lėshon fletvendimin e egzekutimit. Komunistat pansllavist Enver Hoxha e Mehmet Shehu u terbuan. Ata nė vendin e egzekutimit tė Bardhok Bibės pushkatuan 14 burra Mirditas te pafajshem, emrat e tė cilėve janė: 1. Llesh Melyshi, 2. Nikoll Bardhok Bajraktari, 3. Bardhok Dod Lleshaj, 4. Gjergj Keq Beleshi, 5. Dod Marka Biba, 6. Ded Preng Gjomarkaj, 7. Nikoll Llesh Nikolli, 8. Gjin Keqi, 9. Preng Shkurt Nikolli, 10. Ndoc Gjet Palaj, 11. Frrok Mata, 12. Marka Ndrec Marku, 13. Ded Paloka dhe 14. Zef Vila.

Pas vrasjes se ketyre 14 burrave shqiptar te Mirdites nga krimineli Mehmet Shehu,dhe ashtu pėr se vdekuri, nje kriminel tjeter qė fatkeqsisht ishte nga katundi Shebe e Kthelles, i Quajtur Mhill Doci, pasi merr lejen nga krimineli Mehmet Shehu, te gjitheve ketyre burrave te vdekun ja u dha edhe nga nje plumb ne ball. Ket tradit te Kriminelit Mhill Doqi e vazhdoji vellai i tij komunisti dhe besniku i Enver Hoxhes me emrin e quajtur Pal Doci. Ky i ashtuqujtur Historian, me shkollė te Rusisė, pėr pesėdhjetė vjet te regjimit komunist te Enver Hoxhes, u mundua qė ndytsirat e tij dhe te familjhes se tij, t'ja ngarkojė ne shpinė familjes atdhetare te Kapidan Gjon Marka Gjonit.

I shkreti dhe i gjori Pal Doci, harroj se Mirditasit e njohin shumė mire atdhedashurin e familjes atdhetare te Gjon Marka Gjonit, brez pas brezi e djal pase djali dhe nuk ishte rastesi qe ata qysh heret u betuan se Deres se Kapidan Gjon Marka Gjonit si kemi kurrfarė borxhi, pervec nje mashkull ne cdo shpi, kjo tregon se Mirditasit e vertet te kjo familje qė eshtė me prejardhje te drejtperdrejt nga Pal Dukagjini, vellai i Lek Dukagjinit me shekuj, paten besim te plotė. Prandaj, cdo fallsifikim i Historis, sic ėshtė ky fallsifikim i komunistit, enveristit e pansllavistit Pal Doci, nuk ka jet tė gjat dhe tezat e tilla te fallsifikuara gjuhen ne plehin e Historisė.

Perkunder ketyre 14 vrasjeve, Mirdita nuk u ligshtue. Pas shumė perpjekjesh, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni, ja doli qė ta pėrgadisė edhe grupin e dytė, qė tė zbresin ne Mirditė me keta persona: Kol Quni, kryetar dhe telegrafist, Gjon Gjini, Udheheqės dhe antarėt tjerė Zef Luka, Pashk Letaj, Ndue Frisku, Mirash Marku, Bardhok Gjeta, Nikoll Nika dhe Pjeter Gjoci telegrafist. Ky grup megjithse ne numer mjaft i madh udhehiqej nga Gjon Gjinaj, luftetar i provuem, njohes i thellė i vendit (Mirdites), ndjekes besnik i Kapidan dr. Mark Gjon Markut, bashkpuntor me cetat e malit qysh ne oret e para te vitit 1945, me nje fjalė, ekspert pėr nje veprimtari tė tille. Mbas shume pergaditjesh keta besnikė te ceshtjes kombėtare, me 28 Dhjetor 1950, zbriten ne pyllin e Qaf Kombit ne Fand, te Mirditės.

Mbasi u bashkuen tė gjithė, Gjon Gjinaji me nje shpejtėsi tė madhe vendosi me u largue prej zonės sė zbarkimit. Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni, Gjon Gjinajt ja kishte dhen nje leter, e cila ishte nje mesazh per Mirditasit. Ne mbledhjen e par me kryetart e cetave dhe luftetarte qė ndodheshin tė pranishėm, Gjon Gjinaj lexon mesazhin e Kapidan Ndue Gjon Marka Gjonit ku thuheji:

MIRDITAS TE DASHTUN
(Romė, 2 Nanduer 1949)
Misioni i filluem ne fruer te keti viti, prej Ndue Pjeter Gjomarkaj, e Ndue Melyshi fatkeqsisht nuk dha rezultate te duhuna, jo pėr munges te zotesis e te trimnis se tyne, pse ata meritojn levdatat me te mdhaja, por pėr shkaqe krejtsisht teknike. Mbas tet muajsh pune te dendun, mbrritem me pertri edhe njeher misionin e filluem. Per kėt qėllim na u ofruan vullnetarisht nand djem petrita, tė vendosun me e ndjek shembullin e tė parve, dmth. me i mbrrijt ne ndim Rezistences Kombetare. I di vuajtjet dhe sakrificat e juaja dhe cdo dit i kam parasysh, prandaji ta besoni se jam mundue me sa fuqi kam pas, bashk me shoket e mi me ju ardhe ne ndime, e s'kam me pushue kurrė, deri sa t'kam jet me jetue, vecse me punue ne ket drejtim. Pėr ket arsye, keshilloj te formohet Komiteti Ekzekutiv i Mirditės, i cili te dal si i vetmi autoritet qeveritar kombetar i vendit tonė. Kėshilloj qė te behet cmos per sistemimin e Radios, pse pa tė gjithcka calon. Me shpejtue organizimin e cetave, harmonizimin e vllaznimin e tyne dhe her mbas here me na lajmrue, e preji kendeji keni me marr udhezimet e duhuna.

Tu urue sukses ne pune, ju pershendes me mall, e nepermjet jush gjith popullin e Mirdites, qė ne keto kohe kaq tė veshtira ka dijt me qindrue e me luftue, ka dijt me e mbajt nalt flamurin e tradicionit te vet kombetar.

Ndue Gjon Marku
Kapidan i Mirditės

Kjo rezistenc e Mirditasve dhe ky rekrutim i parashutisteve qė ushtroheshin ne Itali, ka vazhduar preji 15 Shkurtit 1949, e deri me perfundimin e tyre, fillimi i vitit 1953.

Gjatė gjithė kesaji kohe, atdhetari Xhafer Deva, ishte ne dijeni te plot, me tė gjitha planet strategjike dhe stervitjet e parashutisteve, qe behej ky organizimi nga Blloku Kombetar Indipendent. Gjate viteve 1949–1953, edhe Xhafer Deva ben jetė thellesisht te angazhuar, me pergaditjen e strategjis, te interesave Amerikane ne Shqiperi dhe ne Kosovė. Ne ket kohe, Xhafer Deva udhehiqte grupin Kosovar dhe gjithnje ushtaret e Xhafer Deves zbrisnin me parashut ne Mirdite dhe percilleshin ne Kosovė.

Fryemezuesit dhe projektuesit kryesor te ketyre misioneve te shenjta, qe Shqipėria t'i kthehet shqiptarve dhe permes ketyre misioneve te bie nga pushteti regjimi komunist ne Shqiperi dhe Kosove ,ishin atdhetaret: Kapidan Gjon Marka Gjoni, Kapidan Ndue Gjon Marku, profesor Ernest Koliqi, Xhafer Deva, Ismail Verlaci, si dhe miqte Amerikan dhe Italian, Admirali i Marines Italiane, Talarigo, Konti Karabio, si dhe dy miqte amerikan: Roger dhe Hart.

Sic shihet, keto misione ishin mir te programuara, per ket atdhetaret shqiptar te lartpermendur, qysh ne ket periudh kohore, kishin qen te vetdishem, se Amerika esht dhe do tė mbetet miku me i afert i Shqiptarve. Me vone koha e vertetoji se nacionaliste dhe atdhetaret qe luftuan per Shqiperin Etnike, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Ernest Koliqi dhe Ismail Verlaci, kishin pasur te drejt, qe permes dy miqeve Amerikan perfaqsues te derguar nga qeveria Amerikane, Roger dhe Hart, te shtrinin ndikimin amerikan ne te gjitha viset shqiptare, dhe keta atdhetarė te lartpermendur permes ndihmes Amerikane ta bejn Shqiperin Etnike.

Edhe pase perfundimit te ketyre misioneve atdhetare, mbrenda ne Shqiperi, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni e vazhdoji veprimtarin kombetare, duke udhehequr Bllokun Kombetar Indipendent.

Ne vitin 1953 formohet Komiteti Kombetar apo sic mund ta quajm ndryshe Qeveria Shqiptare ne Mergim, me kryetar Hasan Dostin. Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni ishte antar i keti Komiteti, i cili perfaqsonte Bllokun Kombetar Indipendent ne ket Komitet.

Ne vitin 1956 bie ky komitet dhe krijohet komiteti tjeter me kryetar Rexhep Krasniqin, kapidan Ndue Gjon Marku ishte antar edhe i ketij komiteti. Koha gjithnje kalonte dhe Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni e zhvillonte aktivitetin kombetare edhe jasht atdheut.

Ket aktivitet e vazhdoji edhe pas vdekjes se atdhetarit te devotshem, te Shqiperis Etnike Kapidan Gjon Marka Gjonit, i cili vdiq me mallin per ta parė Shqiperin Etnike dhe u varros ne Romė ne vitin 1966. Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni e vazhdoi veprimtarinė kombetare edhe pas vdekjes se babait, por tani jo nga Italia por nga shteti me mik i Shqiptarve, nga Amerika.

Dhe ket aktivitet kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni e zhvilloi deri me ramjen e komunizmit ne ter Shqiperin Etnike. Edhe sot, ne pleqrin e thellė qe i ka kaluar tetdhjet e tetate, kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni flet me modesti per punen e ber ne sherbim te kombit ku aji thot: ”Se pėr “Bllokun Kombetar Indipendent”, per shoket e mi te atyre diteve, te cilet nuk jetojn ma, dhe per mue fatkeqsi ka qen dhe asht ndikimi i politikes serbe dhe greke ne Shqiperi”.

Ne fund te ketij shkrimi, atdhetarit te Shqiperis Etnike, Kapidan Ndue Gjon Marka Gjonit, i urojm jet te gjatė sa malet, kreshtat dhe shkrepat e Mirdites martire, kesaji vatre te atdhetarizmit shqiptar, brez pas brezi dhe djal pas djali dhe i sigurojmė se e verteta historike vonon por ajo dalngadalė do te dalė ne shesh dhe ku kapidanet e Mirdites per atdhedashurinė dhe sakrificat qė bėnė, ne mbrojtje te kombit shqiptar nė shekuj me radhė, do te jenė ne krye te vendit, nė altarin e heronjeve tė kombit shqiptar.

-- Ky shkrim ėshtė botuar nė "Bota Sot" nė pesė vazhdime, qershor 2003.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara