HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nue Oroshi: ”Shenjat e Shpirtit” dhe “Drejt Atdheut” (Poezi)

RILINDJA E VAZHDUESHME E KOMBIT DHE ATDHEUT NE VARGJE, DHE PRAGOXHAKU I TYRE DIELLOR...

-- nga AGRON SHABANI, WENDEN, GJERMANI

Nue Oroshi (Recension nga kėndveshtrimi socio-psikologjik)

“Nder ata qė shkruajn i dua dhe i cmoji vetem ata, qė flasin dhe shkruajnė me gjakun dhe shpirtin e vet!” - Do tė thoshte dikur Nicja, i cituar nga burimet e Enciklopedis gjermane dhe botėrore.

Nue Oroshi ndėrkaq rreshtin dhe vargun e tij poetik, vazhdimisht, sikur e shkruan me gjakun dhe shpirtin e vet. Pra nuk ėsht kopjues (imitator) recidivist, madje as interpret dhe ndonjė “poet konvencional” ose konformist, qė i ndjek dhe i imiton tė tjerėt. Por nė romanet e tij poetike me titull “Shenjat e Shpirtit”, dhe “Drejt Atdheut”, mund tė shihet dhe tė vėrehet teper qartė, se poeti i ri shqiptar nė fjalė, i ka ngritur dhe sendėrtuar unin, gjakun, skeletin dhe shpirtin e tij letrar dhe artistik.

Pėrkatesisht identitetin dhe strukturen e vet, pėrmbajtsore dhe kompozicionale, nė domenin e pėrgjithshėm letrar dhe poetik. Sė kėndejmi janė mesazhi dhe petku lirik dhe patriotik i fjalės dhe vet vargut, janė kumti dhe kushtrimi i mbrendshėm lirik, dhe metaforik i limfės dhe njė palce tė lėnduar, censuruar dhe eklipsuar pėr aqė shum kohė! Jan plazmimet dhe kushtrimet e fuqishme skeletore dhe gjenetike! Jeta dhe vetė bota e njeriut krijues nė mergim, qė vazhdimisht sikur penetrojnė dhe lėvizin, dikund nė mes ditenetėve, dritehijeve dhe ditekrijimeve…

Ėshtė “pellgu i madh” i njė gjaku tė shprishur dhe uji i rrugėve dhe kėtyre udhėkryqeve tė mistershme tė botės. Janė melodia dhe polifonia magjepse dhe kushtrimtare e atyre zėrave tė kohės dhe shpirtit tonė (sic ndodh me poezinė me titull “Heshtja e Gjakut” tė cilėn poeti Nue Oroshi ia ka kushtuar mikut tė tij, tė rėnė dėshmor nė luftėn clirimtare dhe heroike te UCK Jetulla Islamit)

Ėshtė ajo tendenca e kahmotshme (letrare dhe artistike–patriotike) e poetėve dhe shkrimtarėve tė mirfilltė dhe ekselent, tė cilet me qėllim qė tė prekin dhe zbulojn mirqenien dhe lirin e tė tjereve, (Ne rastin konkret te kombit dhe atdheut te vet) jo rrallė ndodhė tė lidhen dhe tė vet prangosen, me “prangat” dhe “zinxhiret” e tyre letrarė dhe poetikė.

Ėshtė pra ajo bukuria, dashuria dhe profecia e mbrendshme e poetit, i cili me tė njėjten dashuri, bukuri dhe profeci, ose hyjni qė e do zotin dhe shpirtin e vet, i do njerėzit popullin dhe kombin e tij… Se bashku me njė sėrė parimesh dhe premisash tė tjera sociopsikologjike dhe metaestetike, ato qė Nue Oroshin e bėjnė nje poet tė adhuruar dhe tė afirmuar shqiptar nė kohėn e kėtyre pėrthyerjeve (frakturave) metamorfozave dhe transfomimeve tė fuqishme (fundamentale dhe substanciale) tė artit kulturės dhe letėrsis sonė. Thėn shkurt: Nue Oroshi i takon “taborit” te atyre letrareve dhe esteteve, tė cilet artin dhe talentin e tyre letrar dhe artistik para sė gjithash e mbėshtesin dhe sendėrtojnė mbi motive dhe ambiente te ndryshme te thesarit popullor dhe bukurive e atraksioneve te shumta natyrore, fizike dhe etno-biologjike te kombit (popullit) dhe vendit tė tyre. Dhe mbase mbi motive, ambiente dhe fenomene, tė ndryshme natyrore,organike,panorganike,kosmagorike, shpirtrore (metafizike), filozofike, socio-psikologjike etj.

Madje, duke i shquar, eksploruar, ravijėzuar, konturuar dhe harmonizuar, ose konvencionalizuar keto parime tė pėrgjithshme, letrare dhe metaestetike, me ngjarje figura dhe personalitete tė shumta lapidare dhe emblematike tė historis sė lavdishme tė kombit dhe atdheut tonė, sic ndodh nė poezit me titull ”Tingujt e Gurit”, ”Per Diten e Flamurit”, ”Ded Gjo Luli”, ”Olimpi Shqiptar”,”Porosia e Gjyshit”, ”Drejt Atdheut”, ”Marshi i Pandalur” dhe kėshtu me radhė… Ku ne kuptimin e pėrgjithshem artistik dhe metaforiko-estetik, poeti Oroshi nė ndėrkohė (ashtu sikurse nė tingujt e njė opere ose simfonie pikante dhe tepėr ekzotike) i ka harmonizuar, konvencionalizuar dhe vėn nė spikam epiken, liriken dhe dramatiken e tij letrare dhe poetike. Duke e shquar dhe fokusuar madje nė nderkohe, Ringjalljen dhe Rilindjen e vazhdushme tė kombit dhe atdheut, nė strofet dhe vargun e tij poetik, sė bashku me pragoxhakun e tyre diellor.

Nderkohė qė futja nė skenė dhe mbindertimi i motiveve dhe ambienteve tė sipėrpermendura sė bashku me gėrshetimin dhe harmonizimin e shkėlqyer tė tyre, me pėrjetimet dhe tundimin e mbrendshėm shpirtror tė poetit nė fjalė, janė realizuar nė shkallė majash tė larta letrare dhe artistike. Kjo ndodhė nė poezitė e radhės me tituj ”Rruget e Jetės”, “Muzat e Shqetsuara”, “Varret nė fund tė detit” dhe kėshtu me radhė.

Ku poeti zėrin dhe shqetsimin e tij, sė bashku me tundimin e mbrendshem shpirtror dhe letraro poetik, nganjeherė e ngrit deri nė shkallė Eskiliane dhe baladike (sic ndodhė me poezinė “Varret ne fund te detit”, ku pos tė tjerash thotė: "eksperimentohet me njerėzit shpresthyer/kafshatėn se gjejn nė tokėn e shkrumbuar/shtatė palė kodra duhet kaluar/me ta edhe valėt e detit tė trazuar/". Apo nė poezinė me titull “Heshtja e Shkrumbuar”, kur poeti mediton: "Kėngėt s'kan tė ndalur sot/nė kullat legjenda tė shkrumbuara/nė varret e atyre qė s'janė dot" (strofa e dytė), ose: "ne pėr ta cpo bėjm/kėndojm kėng hedhim valle/nė heshtjen e shkrumbuar/kengėn se ndalim as nė Evropė/oxhaqet qendrojn sikur dic na thonė/kali i Trojės, kali i Trojės" (strofa e tretė). Dhe kjo me tendencė tė hetueshme (letrare dhe artistike), qė pėrmes ngritjes sė shqetsimeve dhe kushtrimit tė ti nė shkallė eskiliane ose baladike, ta zbulojė dhe fokusojė Rilindjen e vazhdushme tė kombit dhe tė atdheut nė vargje, sė bashku me pragoxhakun e tyre diellor. Kjo ėshtė pra kredoja dhe ajo “muza” e preferuar letrare dhe poetike e poetit Nue Oroshi - pėrmes tė tė cilave poeti sikur mėton tė jetė njė zė i vecant dhe tepėr ekskluziv ose eksotik, duke i tejkaluar madje ne kėtė kuadėr edhe “konventat”, dhe parametrat e njohura tė njė tė ashtuqujture “letersie tė standardizuar dhe konvencionale” ku shkrimtarėt, letrarėt dhe poetet e ndryshėm nė tė shumten e rasteve, e ndjekin, imitojnė ose recidivojnė njėri tjetrin, qė ne art, kulturė e letėrsi, nė tė shumtėn e rastėve quhet e njihet si konformizėm ose recidivizėm i njohur vlerash dhe parimesh qė levizin dhe qarkullojnė, (rotativisht) mbrenda permbrenda njė rrethi (harku) ose qarku dhe boshti tė caktuar letrar dhe kulturor.

Sė kėndejmi, si vecori dhe karakteristik dalluese dhe esenciale pėr kėtė krijues ėshtė harmonizimi dhe konvencionalizimi i refleksit lirik me vet legjendat dhe epikėn tonė kombėtare ose popullore. I tillė artikulohet dhe reflektohet frymzimi i ti meditativ dhe poetik qė buron i pashterrshėm nga bota e madhe shpirtėrore dhe historike i popullit dhe kombit tonė .Madje edhe atehėr kur “zė nė thua”, nė emocionet dhe ndjenjat intime te poetit Oroshi.

Edhe atėher kur reflekset dhe persiatjet e tij filozofike dhe socio-psikologjike (nė kuptimin poetik), ndodhen tė mbarsuara dhe tė stėrngarkuara me luftėn e vazhdushme tė kombit dhe atdheut tonė, pėr egzistencė dhe mbijetes tė pėrhershme biologjike dhe historike, nėpėr etapa tė caktuara kohore dhe hapsinore. Nderkoh qė eklipsimin dhe vet azgjesimin fizik dhe metafizik tė shpirtit dhe ambientit tė dikurshėm (biblik dhe idilik), tė vendlindjes dhe atdheut tė tij, poeti Nue Oroshi pėrmes poezis sė tij “Te Gurra” (lexo: vellimin e tij poetik me titull “Drejt Atdheut”, e ka pėrjetuar si njė vdekje dhe azgjesim (e eklipsim) tė pėrgjithshem dramatik tė shpirtit dhe substancės sė ti poetike. Me crast, vetė mesazhi dhe ngjyrimet e dy jehonave sė bashku, me sensin reflektiv dhe pjesen intime ,tė njė lirike tė thyer (idilike dhe romantike) nė vargun poetik tė Nue Oroshit, janė derdhur dhe skalitur si njė plotni (tėrėsi) e rrallė mjeshtrore dhe artistike nė mes imazheve dhe figurave.

Nė fund tė fundit edhe pėrkundėr faktit tani mė tė njohur se “Parajsa” dhe lumturia e pėrjetshme njerzore dhe shoqėrore, nė tė shumten e rasteve janė vetėm meditim dhe iluzion (janė tė pakapshme dhe tė pa arritshme), poeti Nue Oroshi megjithatė e parapėlqen gėzimin, shpresėn dhe lumturin e pashmangshme, me tėrė atė qė tė ofron jeta. Shteg as rrugdalje tjetėr nuk ka nga “rrethi vicioz” i kėtyre ligjeve tė pėrhershme dhe tė pandryshushme qė na janė dhėnė, falur (blatuar) dhe parapėrcaktuar nga njė pėrcaktues suprem i jetės dhe vet fatit tonė. Dhe mbasi nga Hyji ose Zoti, qė nė vargjet poetike tė Nue Oroshit vazhdimisht e merr epitetin e “Prijesit Suprem”, dhe gjeniut tė mbarė njerzimit.

Dhe kjo nė radhė tė parė pėr faktin se duke jetuar dhe banuar, Hyji (zoti) nė tė dhe ai nė Hyjin (Zotin), njeriu shumė mė lehtė e arrin cakun ose synimin e qelluar dhe suprem. Nė radhė tė par lirinė e tij personale dhe atė shoqėrore ose kombėtare, qė shprehur dhe formuluar me “gjuhėn poetike” te Nue Oroshit, vazhdimisht sikur ėshtė dhuratė dhe atribut i lartė Hyjnor ose profetik i popujve tė lashtė biblikė.


RRUGĖT E JETĖS

Tani kur shenjat e pėrgjakura
Shihen nė mur e mė thėrrasin
I lodhur pa frymė sillem pėshtillem
Herėzit e rreme shetisin pėr rreth
Qilimat e qėndisur mbesin nė vek
Kėputen penjtė nė mes
Pėr tė padukshmen imtėsi
Me libra eci e molla e sherrit
Kafshohet fshehurazi as flitet
Pėr aromė, pėr dhembje e rrugėtim
Nė derė troket lajmi i keq
Verbėrisht ndėrrohen stinėt motivet
Sot e nesėr mbase ėshtė vonė
Ta shqyejmė rrjetėn e merimangave
Nė rrugėn e nisur, qė s'do ta lėmė.

HARK

Ar ėshtė kjo kohė e harkut kohor
Nė mes dy mileniumeve presim tė tretin
Kycje e shkycjeve nė harqet e vijėzuara
Tė papėrgaditur me altoparlantė nė duar

Harqet nuk janė vija tė trasha
Ku vijėzohen shenjat e vdekjes
Po as aparatura moderne
Tė biografisė sė jetės

Ato janė tė kufizuara
Edhe sikur tė mos ishin fare
Cdo gjė do tė shkojė pėrmes vijėzimit
Pa pėrfitime profetike tė pakohės

Nė mbylljen e njė cikli jetėsor
Me abetare nė dorė
Hark bėjnė shenjat e jetės
Nė shqetsimet e befta tej horizonteve

TITUJT E MBETUR

Aq sa ka zėra nė botėn e cudirave
Trokitjet nė dyert e mbyllura
Qė diku tė zotėt janė tretur
Sė bashku me titujt qė ju mbetėn nė jetė

Nuk jetohet me zana tė malit
As me ujin e turbulluar nga ujqit
Jetėn ta bėn tė cuditshme
Botė e cudirave
Botė e tretur

Kėrkoj parajsėn e premtuar
Nė kėtė lojė jetė tė gllabėruar
Kush na hėngri tejmase

Zot a do ta mposhtim botėn e cudirave
A do tė bėhemi robėr tė cmendurisė
C’mė thua jeta ime a mė do
Apo mė gjuan nė akullnajet e ditės sė humbur
Tė mbetem nė kujtimet e tua
I dashuri im
Emrin nuk dua tė ta them pėr jetė
Se ai ka hyrė me kohė nė zemrėn time

Tani unė jam i plagosur nė shpirt
Do ta mund tė keqen i dashuri im
Fjalėn e kam pėr ty atdhe.

ZJARR SHPIRTĖROR

Tani kur shenjat e pėrgjakura
Ma vrasin bukurinė
E biografia e jetės
Me shqetsime tė befta
M'i fal mėkatet
Maje Olimpit shqiptar

Dhe nė prag tė vitit dy mijė
Kthehem nė atdhe
Ta flak ėndrrėn e shėmtuar
Me zjarrin shpirtėror
Me mė pak dhembshuri.

--
Marrė nga pėrmbledhja poetike e Nue Oroshit
“Drejt Atdheut”, Rilindja, Prishtinė 2000


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara