HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė rrėfim i jashtėzakonshėm i Dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Sociale, Prof. Dr. Ylli Pango

Ju rrėfej “bombėn”, pistat dhe “pisat”

-- nga Prof. Dr. Ylli Pango

Ylli Pango Tė gjitha pistat qė tė ēojnė tek ata qė prisnin vdekjen e profesorit. Buqeta misterioze me lule nė spital dhe pistat qė donin tė fshehin gjurmėt. Njė rrėfim i jashtėzakonshėm i z. Ylli Pango nė faqet e gazetės TemA nė datat 3, 4 dhe 5 qershor.

Bomba
Atė mėngjes tė 6 marsit 2003, si zakonisht ēdo tė enjte prej vitesh, nisesha pėr nė fakultet pėr leksionin tim tė zakonshėm tė psikoterapisė. Ishte e vetmja ditė mėsimi qė kur isha zgjedhur dekan. Auditori ishin studentėt e kursit tė 4 tė psikologjisė. Tek ngrija qepenin e garazhit pėr tė marrė Opelin e vjetėr, huazuar nga njė mik pėr pak kohė, dėgjoja njė zhurmė tė ngjashme me atė tė njė fishekzjarri. Nė lagjen tonė fėmijėt hedhin shumė tė tilla. Ktheva kokėn instiktivisht, andej nga erdhi zhurma. Mu duk se “fishekzjarri” mė kishte plasur diku aty majtas, pranė kėmbėve. Dhe pėr habinė time, aty nė fund tė qepenit, mė zunė sytė njė nga ato granatat e vogla tė gjelbra, llokma llokma, tė cilat nė zboret e dikurshme ishim mėsuar t’i shihnim vetėm nė trajtė mėsimore.

Mendimi i parė mė erdhi se ishte ndonjė shaka pėr tė mė trembur, pėr tė parė se si do tė reagoja a nuk e di se ēfarė. Pastaj menjėherė (thuhet se mendja nė tė tilla raste punon me njė shpejtėsi marramendėse e ashtu si pėrpara vdekjes kalon me mijra kuadro nė sekondė) ndofta mė ka shkuar nė mend se mund tė ishte edhe e vėrtetė, se mund tė lidhej edhe me kėrcėnimet e herėpashershme qė mė ishin bėrė me telefon dhe… ende nuk jam i sigurt, por them se mund tė jem hedhur nė krahun e kundėrt. Tė gjitha kėto i kam kujtuar, menduar e stėrmenduar qindra herė pasi e kam marrė veten, pas operacionit, apo nė ditėt e gjata tė shtratit.

Pėr atė moment dija vetėm se brenda 3-4 sekondash nga shfaqja e atij mjeti tė llahtarshėm vrastar, mjaft copa tė tė cilit i kam ende nė trup, jam gjendur i plasur pėrdhe gjithė gjak nė krahun e kundėrt. Miq, ushtarakė apo ekspertė qė mė vizituan nė spital mė vonė mė treguan se ajo granatė ishte difensive, nga ato qė ushtari ja hedh armikut nga llogorja dhe qė shfarosin deri nė 20 kundėrshtarė nė njė rreze veprimi prej 200 m. Njė tjetėr, prokuror, mė tha se ata qė e kishin vėnė kishin pasur urrejtje tė madhe dhe se ajo granatė ishte destinuar pėr tė mė bėrė copė e thėrrime. Miku im anglez Anthony Cordle, qė mė vizitoi nė shtėpi e qė iu lut zotit pėr mua tė mė jepte shėndet e tė mė ruante paskėtaj, si dhe ca tė tjerė, mė thanė se shpėtimi im i dedikohej veēse dorės sė zotit qė kishte bėrė njė mrekulli.

Pėr t’u kthyer tek ai moment, mbaj mend mė pas motrėn time tė tmerruar nė ballkon duke mė pyetur me britmė: “ Ē’ndodhi?”. Kam kthyer kokėn lart me vėshtirėsi e kam mundur t’i them vetėm: “Bombė”. Me duar tė dridhura mezi kishte arritur t’i telefononte tė shoqit, mjek nė spitalin ushtarak, e mė pas kishte zbritur shkallėt.

Mė erdhi pranė pa ditur ē’tė bėnte pėr tė mė ndihmuar. Ndėrkohė ula kokėn e pashė nė kraharor. Preka zemrėn. Nuk kisha asnjė njollė gjaku. Fytyrėn e kisha gjithė gjak, por mendoja kthjellėt. Ndėrkohė gjaku rridhte ēurkė kudo nga poshtė, por nuk kuptoja saktėsisht se nga ku. Bėra tė ngrihesha por kėmbėn e majtė s’e zvarrisja dot.” E qava njė kėmbė”, mendova “por tė shohim ē’ka mė tej”. Ēuditėrisht u ndjeva disi i lehtėsuar. Me njė kėmbė sė paku mund tė jetosh.

Ndėrkohė pėrrreth ende nuk ishin shfaqur njerėz. Ishte koha kur pothuaj tė gjithė kishin shkuar nė punė a nė shkolla. Pas pak u dukėn nja dy komshij e ca kalimtarė tė rrallė tė rastit. Nja dy gra tė tmerruara, qė nė fillim s’po mė njihnin, pasi fytyrėn e kisha tė mbuluar me gjak lėshuan britmėn: “ Uaaa qėnka profesori!”. Njė shofer mesoburrė, me njė makinė tė vjetėr ndaloi pranė. Komshiu pėrballė, njė burrė i vjetėr, mė ishte afruar e sė bashku me motrėn po mė zvarrisnin drejt asaj makine. Nuk dukej gjėkund as autoambulancė, as makinė policie. Ime motėr mė shtrėngonte pranė vetes nė sediljen e pasme tė makinės e nuk dinte mė ē’tė bėnte.

Ishte tepėr e vėshtirė tė arrije nė spitalin ushtarak Rrugės sė Durrėsit nė atė trafik tė rėnduar tė mėngjesit. Ndėrkohė gjaku rridhte ēurkė. Ndjeja ftohtė, dridhesha, i thosha shoferit tė mos e hiqte dorėn nga boria por askush nuk ia varte t’i hapte rrugėn. Madje kthenin kokėn e e shihnin apo i flisnin me inat. Herė e hapja dritaren se kisha tė nxehtė e herė e mbyllja se ndjeja drithma. Ca herė vija fytyrėn e pėrgjakur tek xhami tė mė shihnin policėt, pėr t’i hapur rrugėn shoferit qė askush nuk e pėrfillte. Pa dobi. Policėt si shihnin fytyrėn e pėrgjakur nuk kishin kohė tė merrnin veten nga habia.

Mbėrrita nė spital pas rreth 40 minutash por falė zotit, kunatit tim tė mrekullueshėm Dr. Ilia Mazniku dhe gjithė ekipit tė mjekėve e infermierėve, atje gjithshka ishte gati dhe menjėherė filluan mjekimi e pėrkujdesjet. Qė nga ky moment e mė pas, gjithshka e morėn nė dorė tė tjerėt…

…Mes mjaft shkrimeve tė mia botuar ndėr vite pėr krimin e alarmin e lėshuar pėr rrezikun nė rritje tė tij, ėshtė edhe njė shkrim i botuar nė dt. 4 tetor 1998 nė Gazetėn Shqiptare. Aty kam paralajmėruar se krimi do tė na godasė tė gjithėve. Ja citimi:

"Cubat vranė, e grabitėn, cubat e sulmuan shtetin, cubat dogjėn, plaēkitėn, vodhėn, rrėnuan Shqipėrinė, cubat do t’iu vrasin dhe juve, neve, Saliun, Fatosin dhe natyrisht edhe njėri-tjetrin."

Nuk mund tė them se kam qenė kaq i bindur aso kohe se krimi do tė mė godiste kaq rėndė e barbarisht edhe mua. Gjithsesi diēka do tė kem ndjerė e mesa duket edhe analizat e prognozat qė kam bėrė pėr krimin ndėr vite, qė vazhdoj t’i bėj edhe sot e qė i kam pėrmbledhur nė kėtė libėr, janė pėr fat tė keq tė sakta. Tė gjithė po goditemi. Tė gjithė mund tė goditemi. Askush nuk ėshtė mė i sigurtė nė kėtė vend. Nga mė i madhi tek mė i vogli, nga mė i fuqishmi tek mė i pambrojturi. Shumė janė vrarė a goditur pėrpara meje. Menjėherė pas meje u vranė mjaft tė tjerė, biznesmenė tė njohur, njerėz me para. Mes tyre edhe njerėz me lidhje, me bodiguardė, me njohje tė fuqishme, lart, fare lart. Le mė tė tjerė, njerėz tė thjeshtė, aq shumė tė tjerė fatkeqė qė ikin e nuk merren vesh. Pati edhe rrėmbime, shpėrthime tritoli nė 5-6 raste tė tjera, disa fatmirėsisht pa viktima. Historia vazhdon e do tė vazhdojė. Deri kur?

Atentati i dytė
…Tė tė vrasin natėn dhe tė tė qajnė ditėn. Kėtė e kisha dėgjuar e lexuar aq shumė si shumė tė tjerė. Por ka edhe ndryshe: Tė tė vrasin natėn dhe tė tė qeshin apo tė tė ndyjnė ditėn. Kėtė nuk e kisha menduar kurrė ndonjėherė, jo mė ta dėgjoja apo ta provoja nė veten time. Pėr ditė tė tėra gjatė e pas operacionit tė afėrmit e miqtė nuk mė thanė gjė pėr gazetat e ekranet. Nuk donin tė mė shqetėsonin. Mė pas kur shkova nė shtėpi lexova gazetat, mė treguan ngjarjet, thashethemet, “pistat”… Pashė e dėgjova se veē dhimbjes a solidaritetit kishte pasur edhe baltė e vrer, shpifje e ndyrėsi? Vėrtet si fillim mbeta i nemitur. E paimagjinueshme. Po kjo pėrse vallė?

Pėrse vallė? Se nuk mė vranė, dot? Se zoti s’deshi qė unė tė vdisja. Pse nuk kishin ē’tė qanin apo tė vajtonin ditėn? Apo ashtu si fillin e bombės, kisha prekur diēka qė s’duhej ta kisha prekur pa dashje me deklaratėn time? Ende nuk e di e s’mund ta them me siguri. Ndėrkohė mjaft dyshime e mjaft hipoteza, mjaft fakte e hamendėsime mė janė thėnė nga sa e sa njerėz qė mė kanė vizituar e rishtaz mė vizitojnė. Disa syresh janė mjaft tronditėse e me koincidenca jorastėsore. Gjithsesi…

…Ajo deklaratė e parė imja nė spital, pothuaj menjėherė pas atentatit, ku unė dyshoja se ai, lidhej me shprehjen e fjalėn time tė lirė, sigurisht qė mė erdhi ndėr mend si rrjedhojė logjike e paralajmėrimeve kėrcėnuese tė mė se 10 vjetėve tė fundit. Lidhej me sa e sa telefonata qė mė ishin bėrė, sa herė qė kisha folur hapur nė TV a shkruar diēka tejet tė ashpėr, pėr ndokėnd atje lart. Pėr ēfarė mund tė dyshoja tjetėr atėhere e ē’mund tė thoja pėr armiq personalė, kur s’kisha as mė tė voglin dyshim pėr tė tillė e pėrderisa dyert e shtėpisė i mbaja gjithmonė hapur.

Derėn e jashtme tė oborrit e kisha pa ēelės e deri tek pragu apo tek garazhi, mund tė hynte cilido. Garazhi ishte gjithashtu pa ēelės. Mund ta ngrinte cilido. (Mesa duket edhe kėtė e kishin studiuar, ashtu si faktin qė dita e vetme e mėsimit ishte e pikėrisht ajo. Pra qepenin nė atė orė do ta ēoja pikėrisht unė. Ditė tė tjera ndodhte edhe ndryshe. Siē doli edhe nga fakte tė tjera, ata qė vunė bombėn nė garazh dinin mjaft gjėra). Gjithsesi ajo deklaratė nuk ishte pėlqyer. Ndofta ishte edhe ajo shkak, por jo i vetmi, qė filloi ajo fushatė e ndyrė sajesash e shpifjesh.

Siē e thashė unė nuk dija tė kisha armiq personalė. Madje edhe ndonjė pistė tė rrallė private (s’besoj tė ketė njeri tė mos ketė a tė mos dyshojė sė paku ndonjė tė tillė pėr veten e vet, sidomos nė kohrat e sotme kur edhe pėr njė grindje a cėnim interesi sado tė vogėl, mund tė marrėsh kėrcėnime nga mė tė ēuditshmet) qė mund tė dyshoja ua thashė qė nė fillim prokurorit e drejtorit tė policisė sė Tiranės a kompetentėve tė tjerė. Pėr tė qenė krejt i pastėr.

Ndėrkohė, miq e tė afėrm tė mi, patėn vėnė re se pa mbaruar ende jehona e plasjes, plasi dhe lajmi i parė pėr bombėn. Madje mė shpejt se jehona. Pastaj pati njė ditė keqardhjeje tė pėrgjithshme, njė reagim timin ashtu me plagė siē isha, njė prononcim tė fuqishėm tė kreut tė opozitės S. Berisha kundėr krimit barbar karshi meje, dhe menjėherė tė nesėrmen filluan pėrbaltjet e para, ndyrjet e para, shpifjet nga mė absurdet, tė padėgjuara kurrė mė parė, pėr njė viktimė.

Miq e tė afėrm tė tjerė, vėzhgues mė tė mprehtė a mė tė ftohtė se shumica, kishin vėnė re gjithashtu se ndyrjet erdhėn nga disa vrima njėkohėsisht. Njė komshie dhe shefi i ndjekjes sė krimeve tė njė rajoni policie, gjithashtu disi mė tė vėmendshėm, mė thanė se lajmi i parė nė njė kanal televiziv u dha nė 8.05. Ndėrkohė unė kam qenė i plasur pėr tokė nė 8.03. Kėtė e dėshmon ora ime e mbetur dhe fakti qė afėrsisht nė atė orė unė duhet tė isha nė fakultet. Natyrisht po tė mė kishte lejuar bomba tė isha nisur normalisht.. Kush mė pa kaq shpejt? Kush e dha lajmin? U deshėn 10 minuta tė shfaqen komshinjtė e parė, ndėrkohė qė dergjesha gjithė gjak pėr tokė. Sa shpejt. Pra isha llogaritur i vrarė? Apo nė mos jo, menjėherė pas kėsaj i pėrbaltur, i fėlliqur, i bėrė pis. Kujt vallė nuk i mjaftoja veē kufomė? Kush vallė nuk ngopej a i duhej tė ma bėnte edhe emrin tė tillė? Pėrse? Ende nuk mund ta them. Ose mė mirė shumė gjėra mė janė thėnė, e shumė gjėra di, por sėrish nuk mund ta them me siguri.

Njė ndėr intervistat apo dėshmitė e para televizive dhėnė gazetarėve qė vėrshuan nė vendin e ngjarjes, ka qenė ajo e komshiut tim, atij burrit tė vjetėr tė mirė, qė mė ndihmoi tė zvarrisesha e tė plasesha gjithė gjak nė atė makinėn e vjetėr qė mė ēoi nė spital. Ai deklaroi se “Profesori (unė) i mbante dyert gjithnjė tė hapura, pa ēelės, madje shpesh dykanatėsh tė hapura, e qepenin e garazhit (qė kish kohė qė nuk mbyllej mė dot me ēelės se i ishte prishur ), tė ngritur”. Profesori sipas komshijve tė tjerė, nuk ruhej nga askush, nuk kishte haqe personale me askėnd, se po tė kishte tė tillė do tė tregohej disi mė i kujdesshėm. Madje edhe ndonjė rast i supozuar si i tillė (27 vjet punė e njeriut mund edhe t’i shkojė mendja te ndonjė konflikt a zėnkė sado e vogėl) e i deklaruar siē e thashė mė sipėr, qė nė fillim policisė e prokurorit, ėshtė tepėr pak e mundshme tė ēojė nė njė barbarizėm tė tillė. Profesori nuk ka asnjė student pakalues prej vitesh.

Edhe dy studente tė mbetura pėr vjeshtė ca muaj mė parė, u kaluan nė janar. Nga muret e ulta rrethues tė shtėpisė mund tė kėrcente lehtėsisht brenda edhe njė fėmijė. Ndėrkohė profesorin e godasin me njė urrejtje e barbari tė atij lloji qė nuk do tė kishte qenė e tillė as sikur tė kishte patur disa gjaqe borxh. Madje nuk mendojnė as pėr ta trembur me ndopak tritol e as pėr ta gjymtuar disi me ndonjė mjet disi mė tė butė, por direkt pėr ta bėrė copė e ēikė me njė granatė a bombė qė shfaros 20 vetė? (Njė analist “I shquar”, i njohuri im prej kohėsh, qė kurrė s’gjeti kohė as tė mė pyeste njė herė nė telefon “si je?” ka deklaruar se bomba ishte thjesht pėr tė mė trembur. Madje pėr tė mė dhėnė lavdi?! A thua ka provuar ndonjė tė tillė vallė?). Nga vinte kjo urrejtje apo dėshirė kaq e madhe pėr asgjėsim?

Profesori ende nuk e di me siguri.

Pas kėtyre pyetjeve ekzistenciale mė vinė shumė e shumė tė tjera ndėr mend por nuk mund t’i shkruaj tė gjitha sot se s’u jap dot pėrgjigje. Sė paku me kėto qė di. Veē njera syresh mė dhemb mė shumė se mjaft tė tjera. Mė dhemb o miq, o tė afėrm, o tė dashurit e dashamirėsit e mi, tė njohur e tė panjohur, qė me qindra e qindra m’u gjendėt nė ato ditė tė vėshtira, tė skėterrshme. Dua ta ndaj kėtė pyetje me ju o njerėz tė mirė, o njerėz qė nuk njihni pozė e nuk dilni as tė bėni analiza e as tė mbroni tė drejtat e njeriut a tė kafshės nė TV, o njerėz qė thirrja e parė e humane qė ju erdhi nė mend kur mėsuat atė qė mė ndodhi, ishte “kėtu u vra njė njeri, u godit barbarisht njė njeri” dhe erdhėt me vrap e mė puthėt, mė mbėshtetėt, mė shtrėnguat duart e plagosura, mė dhatė forcė.

Dua ta ndaj me ju o njerėz, me ty o shofer i panjohur qė mė more ashtu tė pėrgjakur dhe mezi munde tė mė ēoje nė spital teksa gjaku mė rridhte lumė. Dua ta ndaj me ju o mjekė e infermierė-njerėz, Njerėz me tė madhe qė mė pritėt tek porta e spitalit e s’mu ndatė e s’mu ndatė sa mė sollėt sėrish nė jetė. Dua ta ndaj me ju o ushtarė tė thjeshtė e njerėz tė njohur e te panjohur qė vutė njė dorė edhe ju nė barelėn time tek mė shpinin nga njera sallė mjekimi nė tjetrėn nė spital, nė sallėn e operacionit, nė … Dua ta ndaj me ju o njerėz qė s’ju pashė kurrė por qė nė kllapi ju ndjeva tė mė puthnit ballin, duart, sytė. Dua ta ndaj me ju kėtė pyetje qė do tė mė sfilisė gjatė e qė shpesh mė le pa gjumė, mė bėn tė vuaj.

Kėtė pyetje pėr atė “elitė” qė aq fort i mshon tė drejtave e demokracisė nė TV e gazeta, pėr atė pakicė qė shumė vonė mu kujtua se askund s’ma kishin zėnė sytė e s’ja kisha dėgjuar zėrin nė ditėt e mia mė tė vėshtira. Pėr atė pakicė tė famshmish qė e harrova. E harrova se ishin aq shumė e shumė tė tjerėt, tė njohurit e tė panjohurit qė mė ngrohėn, qė mė ndenjėn pranė, qė mė dhanė kurajo e forcė. Por qė sėrish mu kujtua kur e pashė mė pas, nė ekrane e faqe gazetash tek fliste, analizonte, debatonte, pėr Irakun, Sadamin, Maqedoninė, botėn mbarė.

“Ku ishit ju o intelektualė tė shquar (mes jush edhe ca pak “miq” tė mi, se miqtė e mi sė shumti i ndjeva e i ndjej ēdo ditė pranė), o klube a grupe intelektuale, o njerėz tė penės e tė mendjes, o analistė tė mėdhenj e tė panshėm apo tė anshėm, ju kritikė e mbrojtės tė tė drejtave tė njeriut, ju qė mė njihni e ju njoh sė afėrmi apo sė largmi qė nuk u shfaqėt kurrė, qė s’gjetėt kohė as tė mė pyesnit kurrė “Si je?”, qė nuk lėshuat njė fjalė, njė klithėm njerėzore: “Hej, o njerėz. Kėtu u godit barbarisht njė njeri” “Kėtu i hoqėn tė drejtėn elementare, tė drejtėn pėr tė jetuar, njė njeriu”” Kėtu barbaria dėnoi me vdekje njė njeri”. Si nuk shkruat njė rrjesht, njė gėrmė, pėr njė tmerr, pėr njė krim llahtar.

Jo kurrsesi pėr njė krim karshi njė profesori a doktori (nuk e di sa shumė tė tillė kemi nė vendin tonė), as njė dekani qė deshėn t’i merrnin jetėn, aq mė pak njė kėshilltari tė presidentit a njė pedagogu qė tash 27 vjet ka nxjerrė me mijra e mijra specialistė anekėnd vendit, as karshi njė intelektuali qė ashtu si ju ka shkruar e folur shumė, ka botuar sa e sa libra, qindra shkrime a ka folur si ju nė mjaft emisione televizive. Jo ju lutem mos i llogarisni kėto o njerėz tė penės e tė mendjes. Tė shkruanit sė paku pėr njė njeri, pėr njė shqiptar qė deshėn ta bėnin copė e ēikė, ta asgjėsonin, e qė pas kėsaj tė mbėshtetur edhe nga ju ose sė paku nga indiferenca juaj, deshėn ta pėrbaltnin, ta ndynin.

Ndėrkohė qė ju tryezave tė kafeneve e nė publik komentonit a mbėshtesnit, bėnit analiza abstrakte, a thjesht ngrinit supet pėr ato qė villnin sharlatanė tė shtypit, vegla dashur apo pa dashur tė gjaksorėve, pjella a marioneta tė vogla e tė mėdha tė krimit. Do tė doja sė paku kaq pak, kaq pak nga ju, pas 27 vjet pune e pėrkushtimi, pas 50 vjet jete mbi kėtė dhe a tokė qė e kam dashur e s’e kam lėnė kurrė. Kaq pak nė krahasim me atė qė ma dhanė me shumicė aq shumė njerėz tė thjeshtė e tė mėdhenj, aq pak nė krahasim me atė humanizėm pa fund qė ma dhanė nė spital, nė shtėpi, nė telefon nga anembanė, kudo sa e sa njerėz. Kaq pak nga ju o pakicė njerėzore me “nj” tė vogėl, qė u hoqėt mėnjanė a ngritėt supet e nuk thatė as edhe njė fjalė pėr barbarinė, pėr jetėn, pėr shpifjet. A e kuptoni sa pak? Do doja nga ju mė tė paktėn, njerėzillėkun.

Nė tė vėrtetė nuk do tė kisha dashur tė merresha fare me ju. Por edhe sot kur u shoh e dėgjoj si flisni mė duket sikur pa dashur doni t’i thonė krimit a kriminelėve: “Ja portėn e kini tė hapur, mund tė godisni pėrsėri. Ne nuk ju ngasim”. A e dini se indiferenca a poshtėrsia juaj e fshehur do tė vazhdojė edhe pėr tė tjerė, edhe mė vonė, dhe ndofta edhe pėr vetė ju, indiferenca mes vedi, kur krimi ashtu rastėsisht t’u godasė vetė ju (larg qoftė, zoti ju ruajtė!). Ndofta me kėtė thirrje nė mos ju prek sado pak, sė paku u rikujtoj: “Mendoni pėr veten zotėrinj. Askush nuk ėshtė i sigurt nė kėtė vend”...

Sepse o miq intelektualė, pas kėsaj qė mė ndodhi, sigurisht nuk mund tė mos u shkojė mendja, edhe tek vetja juaj, tek larg qoftė njė ditė kur edhe ju a ndonjė i afėrm juaj mund tė bjerė viktimė. Se kėshtu siē ka nisur e po vazhdon prej vitesh nuk ėshtė ēudi apo jo? Ja se pse qoftė edhe pėr hir tė kėsaj, pėr hir tė vetes suaj, tė shkruanit pak, tė debatonit ca mė pak. Tė pyetej sė paku: “Quo vadis Shqipėri?”

Se ėshtė po ky njeri, o tė nderuar qė ka paralajmėruar aq shumė, 12 vjet rrjesht. Lexoni shkrimet e kėtij libri botuar ndėr vite nga ky njeri qė do kohė mė parė dha kushtrimin pėr tė keqen e madhe qė po na godet tė gjithėve. Madje nė njė nga gazetat qė e blasfemoi mė shumė kur ishte ende buzė vdekjes. Se ishte po ky njeri qė deklaroi kėtu e tre muaj mė pėrpara, mes 30 profesorėve tė nderuar, nė senatin e Universitetit tė Tiranės, pas kėrcėnimit tė radhės, se edhe jeta e profesorėve ėshtė nė rrezik. Cudi, edhe nga kėta askush nuk e kujtoi kėtė e as e tha diku publikisht.

E pra ishin jo pak por 30 dėshmitarė. Sė paku ta pėrmendte diku nė shtyp, nė tv, nė biseda. E kėshtu vendi i mbeti ndyrėsve, zbrazėsia u mbush me shpifjet, qytetaria heshti ("ē’mė duhet mua”). “Qytetaria” dėgjoi, pa, ndofta edhe u tmerrua se si mund tė shpifet e vritet njeriu kaq lehtė nė Shqipėri, por gjithsesi kur mbaroi sė pari a sė lexuari, hėngri darkė, u shtri nė krevat pranė sė shoqes, a u kthye nė krahun tjetėr, e para se ta zinte gjumi tha: “shyqyr o zot qė jam gjallė, shyqyr qė s’mė mdodhi mua”.

Po o miq. Pėr fat tė keq tek ne ende Doktor Kondilėt qė bėjnė njė akt guximi thjesht pėr qytetari, janė ende tė rrallė, nė mos tė vetėm.

Por ka edhe mė keq o miq tė elitės. Pas jush a brenda jush vinė tė tjerėt. Rrathėt e Ferrit ngushtohen. Tė tjerėt qė folėn e shkruan ashtu siē i urdhėruan. Siē u thanė tė tjerėt, apo interesat e veta, apo tė dyja sė bashku, mpleksur. Ata janė e llahtarshmja, e paimagjinueshmja. E papėrfytyrueshmja e njė shoqėrie qė pretendon tė quhet njerėzore. Ata qė tallen edhe me vdekjen, qė shiten pėr tė pėrqeshur viktimėn, qė shpifin. Kėta qė nuk denjoj t’i pėrmend as me emėr, qė mund tė shesin siē ėshtė thėnė “edhe nėnėn pėr tė shitur gazetėn”. Vallė ē’shesin pėr gjėra tė tjera mė tė mėdha, pėr para, toka, ndėrtime, a leje ndėrtimi?

Kėta, do tė isha kurioz ē’do tė bėnin po tė ndodhte ajo qė njerėz tė ndershėm e njerėz qė luftojnė, me sa mund tė luftohet tek ne kundėr krimit, mė kanė thėnė se nuk ėshtė ēudi tė mos ndodhė prapė, po nuk u zbulua krimineli a kriminelėt “e mi”. Kėta do tė doja tė dija si do flisnin e shkruanin po tė mė godisnin pėrsėri. Kėta, pėrveē gėzimit tė brendshėm qė ua njoh, nuk di se si do tė shkruanin a flisnin nė shtypin a ekranet e tyre perverse, si do tė komentonin, sa humanė do tė bėheshin pas vdekjes. A do tė qetėsoheshin vallė mė nė fund? A do tė ngopeshin? Nuk e di. Mund sėrish tė jenė tė paimagjinueshėm, cinikė, tė llahtarshėm. Nė qindra faqe gazete ata vazhdojnė tė marrin nėpėr gojė tė vdekurit, tė komentojnė, tė shpifin. E ē’i kanė tė plagosurit apo tė gjymtuarit? Jo me kėta ėshtė e vėshtirė tė parashikosh se deri ku mund tė arrijnė. Kėta janė jonjerėzit, veglat, kėta janė krimi apo vrasja ime e dytė, kėta janė...

Vėreni ē’tė kėqia tė mėdha mund tė tė bėjė media kur e pėrdorin njerėz si kėta qė pėrmenda mė sipėr. Vėreni rastin tim dhe gjykoni:

Njė botues a drejtor mediash, mė vjen te kėmbėt e krevatit kur ende isha me bark tė ēarė, nė pritje tė operacionit e mė pyet pėr pista? “M’i thuaj mua, m’i thuaj…” Ishte aq i preokupuar nė fytyrė sa tė thoje ky njeri do mė bėhej mik, ndėrkohė qė kurrė s’kisha pirė njė kafe me tė. Tė nesėrmen del nė kanalin e vet televiziv e flet pėr fėmininė time, pėr bretkoca, zogj tė linēuar, pėr njė kafshėvrasės tė vogėl qė pa dyshim, sipas logjikės sė vet shpifėse, ka zbrazur mllefet a sadizmin e tij duke vėnė njė bombė, qė do tė vriste cilindo hajdut makinash qė do tė guxonte t’i afrohej garazhit tė vet. Shokėt a ish-shokėt e mi tė klasės a tė fėminisė, janė sot 50-vjeēarė a rrotull kėsaj moshe. Ka syresh qė kanė qenė me mua qė nga klasa e parė e shkollės fillore e deri nė maturė. Janė ende gjallė nė Tiranė, lindur e rritur nė kėtė qytet, pėrsėri miq tė mirė, qė mė takojnė e i takoj, qė mblidhemi e gjendemi shpesh bashkė. Ata janė mahnitur kur kanė dėgjuar njė njeri nja 10-15 vjet mė tė vogėl se unė, lindur e rritur diku larg Tiranės, tė flasė pėr biografinė time fėminore (pėr ta lidhur mė pas me atė burrėrore) e qė paska biseduar me dikė syresh?! Me cilin vallė? Shokėt e mi tė shkollės, fėminisė, lagjes, s’u kanė besuar veshėve kur kanė dėgjuar se cili paskam qenė unė sipas kėtij gazetari, qė i kalon shpesh netėt a ditėt lokaleve, kohėve tė fundit, me autorin kryesor tė shpifjeve kundėr meje. Shokėt e mi nuk e njihkeshin kėtė Ylli Pango. Ata mbajnė mend pėr tė tillė, njė Ylli Pango me syze qė nė vitet e para tė shkollės fillore, lexonte shumė e kishte qejf tė shkruante. Madje qė fare i vogėl. Pasioni i tij librat, letėrsia, poezitė humoristike. Poezia e parė syresh shkruar qė nė klasė tė parė fillore.

Mbajnė mend pra njė personazh krejt tė ndryshėm a mė mirė tė kundėrt nga ai i gazetarit. Njė djalė, fare tė paaftė madje tė ngulte njė gozhdė, siē e dėshmon edhe karriera e tij e mėvonshme aspak militare, e tėrėsisht e lidhur me librat, studimet e shkrimet. Natyrisht pa asnjė pasion pėr kafshėt, armėt, shfarosjen e tyre a ē’mund tė sajojė mė tej fantazia e ēartur e njė njeriu me tė cilin askush nga shokėt e fėminisė tė Ylli Pangos nuk ka biseduar qoftė edhe njė herė. Shokėt e fėminisė e tė shkollimit tė hershėm tė Ylli Pangos, njerėz tė nderuar, etj. etj. janė nė Tiranė. Cilido mund t’i pyesė.

Mrekullia ėshtė se fėmininė time e paska investiguar njė njeri me tė cilin as unė e askush nga tė njohurit a miqtė e mi s’ka biseduar as edhe njė herė. Vallė kur i paska takuar nga kėta shokė tė mitė?? Ku? Kė? Le tė pėrmendė qoftė edhe njė syresh. Shokėve tė mi, pyetini, ashtu si shumė tė tjerėve, u vjen ndoht nga ky njeri. Sidoqoftė ėshtė njė gėnjeshtėr lehtėsisht e verifikueshme. Ndėrsa parimi mjaft i njohur: Shpif, shpif se diēka do tė mbetet.

Me kėtė njeri e me inspiruesin a blerėsin e tij, qė ditė tė tėra u ka telefonuar gazetave pėr tė sajuar pistat apo mė mirė “tė pistat” lidhet edhe:

Kryeshpifja: - Njė bombė e vėnė vetė!!! Nga profesori!!! Nga njeriu qė kurrė nuk ėshtė dėgjuar jo mė pėr armė por as edhe pėr njė shuplakė tėrė jetėn e tij. Po pėrse vallė ishte vėnė kjo bombė? Pėr tė vrarė? Kė? Cilindo vjedhės makinash qė do tė vinte t’i vidhte “makinėn e re” qė e bleu kur i vodhėn tė parėn!!!. Sa mirė e stisur. Mungon vetėm diēka e vogėl nė sajesė. Profesori s’ka blerė asnjė makinė tė re. Makina e vjedhur profesorit nė dhjetor, qe shtetėrore dhe dy javė pas vjedhjes sė saj, Ministri i Arsimit akordonte fondin pėr t’i blerė njė makinė tė re e cila s’ėshtė blerė as sot e kėsaj dite, pėr arsye burokratike. Makina qė pėrdorte profesori pas vjedhjes sė makinės shtetėrore, ishte njė opel i vjetėr, qė profesorit ja dha njė i njohur a mė mirė simpatizant qė kishte dy makina (lehtėsisht i verifikueshėm). Pėr ta pėrdorur ca kohė deri nė blerjen e makinės sė re. Mbetet qė profesori vuri njė goxha granatė pėr tė vrarė kėdo qė do tė guxonte tė vidhte opelin e vjetėr tė Benit (emri i tė njohurit). C’profesor i mėnēur, e me karakter. Pranon tė hyjė edhe nė burg pėr vrasje, vetėm tė ruajė makinėn e vjetėr tė mikut. Kėtij i thonė vetmohim akademik. Madje pėr ta bėrė mė bindėse, shkruhet se kėtė version e paska deklaruar policia. Drejtori i policisė i Tiranės i deklaron profesorit se kjo pistė nuk ekziston dhe se policia nuk ka dhėnė njė version tė tillė. Madje askush nė polici nuk e pranon njė gjė tė tillė e as nuk pranon se ka dhėnė ndonjė deklaratė a informacion tė tillė. Gjithsesi kur u kėrkohet kėtyre gazetarėve se nga e kanė marrė kėtė informacion ata sėrish pretendojnė: nga burime tė sigurta, nė polici. E kur pyeten se nga kush, ēojnė supet. Ēuditėrisht verifikues mė tė kujdesshėm arrijnė tė gjejnė se filli i kėsaj piste interesante shpie te i njėjti vend e tek i njėjti person, diku nė qendėr tė qendrės sė Tiranės. Qendra burimore rezulton po e njėjta. Parimi mbetet po ai: Shpif, shpif se diēka do tė mbetet.

“Jo” hidhet njė analist “i shquar” mė “realist”, gjoja mik i vjetėr i profesor Yllit, madje edhe bir i njė miku tė vjetėr tė profesor Yllit. “Jo. Nuk e ka vėnė pėr tė vrarė vjedhėsin. E ka vėnė ashtu kastile, qė tė vritet njė ēikė, ashtu pak, e pastaj tė fitojė lavdi.” Kryevepėr. O miku e biri i mikut tim tė mirė qė tė ka ēoroditur aq shumė ekonomia e tregut, e lavdisė, e e punėdhėnėsit tė familjes. A nuk e provon njė herė vallė sa e lehtė ėshtė tė fitosh lavdi me njė granatė difensive. Provoje tė kam rixha e do tė mė kujtosh.

Megjithatė: shpif, shpif se diēka do tė mbetet...

Njerėz tė caktuar, tė pasnesėrmen e ngjarjes, kur ende nuk dihej a do tė dilja gjallė nga operacioni, me sa duket tė shqetėsuar nga shprehja ”profesori ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn”, fillojnė lojėn e telefonit tė prishur, apo manipulimin. Merren nė telefon nga kėta njerėz me goxha emėr, disa gazeta e televizione private. U diktohen tekste tė gatshme. Kryeredaktorė, analistė e gazetarė tė ndershėm kanė dėshmuar pėr kėtė. Tė nesėrmen shpėrthen fushata e organizuar nė tė njėjtėn kohė nė disa media. Rastėsi? Informacion? Nga kush? Qendra burimore po ajo. Manipulim nga njė manipulator i madh e disa mė tė vegjėl. Parimi po ai: Shpif, shpif se diēka do tė mbetet.

Njė personalitet i njohur qeveritar, “profesionist” qė s’ka tė sharė nė njohjen e krimit e ca mė shumė tė ndėshkimit, gjen edhe ai nja dy pista (“tė pista”). Vėrtet tė forta: Profesori nuk ka pasur marrėdhėnie tė mira me studentėt dhe profesori se ē’ka edhe ca probleme intime. Ēuditėrisht edhe nė rastin e kėtij “profesionisti”, tė gjitha “tė pistat” janė lehtėsisht tė verifikueshme si tė tilla. (Ftoj gazetarėt investigativė tė humbasin jo mė shumė se disa pak orė kohė pėr t’i vėrtetuar). Profesori ka nja katėr vjet qė nuk ka asnjė student mbetės qė tė ketė humbur jo mė shkollėn por as edhe njė vit shkollor. Madje edhe mbetėsit e fundit, u tha mė sipėr, ka nja tre-katėr muaj qė kanė kaluar.

Profesori, ndryshe nga zbuluesi a deklaruesi i “tė pistave”, ka vetėm njė marrėdhėnie intime prej afro dy vjetėsh, tė cilėn nuk ka frikė ta deklarojė dhe asnjė “tė pistė” tjetėr si ca e ca tė tjerė qė merren me pista. Megjithatė pasi i deklaron kėto “tė pista” personaliteti, gati gati sa s’thotė si rrjedhojė logjike: “E po shikoni se ē’mėkate i rėndojnė profesorit. E ka hak tė dėnohet me vdekje asisoj.” Krimi mbetet i justifikuar.

Mė vonė, pas kthimit tė profesorit nga spitali nė shtėpi, fushata vazhdon. Tani vetėm nė njė prej gazetave, ngarkuar me sa duket me detyra tė posaēme. Vijojnė “tė pista” apo shpifje tė tjera pėr ta mbajtur profesorin sėrish nė baltė si:

Profesori paska deklaruar se ka shumė frikė pėr jetėn e vet nė tė ardhmen etj., etj. Askund e thėnė. Askund e shkruar. Me askėnd biseduar. Nė asnjė gazetė, TV apo intervistė a bisedė. Lehtėsisht e verifikueshme. Parimi po ai: Shpif, shpif se diēka do tė mbetet.

Profesori paska bėrė kėrkesa tė panumėrta pėr bodiguard, pėr ta ruajtur, kėrkesa qė mė nė fund ja plotėsuan. Ku janė vallė kėto. Ju lutem gjeni njė. Botojeni. Lehtėsisht e verifikueshme qė nuk ka. Po ai parim: Shpif, shpif se diēka do mbetet.

Njė shpifje ekstra, qė duket si pa lidhje me atentatin por qė ka tė pėrbashkėt me tė, baltėn e personat shpifės: Ylli Pango paska penguar nga shtrati njė pedagog tė jashtėm tė ftojė ish-presidentin Mejdani tė japė leksion nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Edhe kjo lehtėsisht e verifikueshme si shpifje. Pedagogu, qė gjoja ma paska kėrkuar kėtė, gjithashtu i fyer pėr shpifjen e gazetės nė fjalė, jep deklaratė pėrgėnjeshtruese. Deklarata botohet tek Gazeta “Koha jonė” dt. 18 prill 2003. Natyrisht pasi nuk ja pranojnė tė botohet tek gazeta ku ėshtė botuar shpifja. Shkelet edhe rregulli mė elementar i etikės mediatike: E drejta pėr tu pėrgjigjur pasi sulmohesh. Por kjo s’ka rėndėsi, rėndėsi ka parimi: Shpif, shpif se diēka do tė mbetet.

Edhe njera prej kėtyre shpifjeve tė mėsipėrme do t’i mjaftonte profesorit pėr tė ngritur njė padi gjyqėsore shembullore. Por profesori nuk ka ende ndėr mend tė bėjė gjė tjetėr veē rikuperimit tė shėndetit dhe kthimit nė punėn e tij.

Nuk po hyj kėtu nė analizėn e plotė se pėrse u duheshin kėto shpifje, ky helm i derdhur disave. Kėtė shpresoj se dikur do ta vėrtetojnė plotėsisht, me fakte e dėshmi njerėz qė ende ndjehen tė tronditur se si u ėshtė kėrkuar tė shpifin kaq ulėt. Po ve nė dukje vetėm disa nga pasojat logjike tė kėtyre manipulimeve e shpifjeve qė nuk mund tė mos mė bėjnė tė mendoj sė paku si fillim, se shpifėsit mesa duket kanė pa tjetėr njė lidhje me krimin, njė dėshirė tė pamposhtur tė “mė qajnė”, medoemos tė “mė qajnė”...

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur arrihet apo synohet tė arrihet:

a - Sė pari: Shkatėrrimi e poshtėrimi i personalitetit tė njė njeriu, pėrbaltja, ndyrja, fyerja e cila mund tė shkojė deri aty sa dėmi vende vende tė mbetet i pariparueshėm. Sidomos pėr tė ardhmen qė disa i tremb ēuditėrisht shumė. Kjo duke marrė parasysh edhe naivitetin e njė pjese tė pafajshme tė opinionit publik shqiptar,
b - Sė dyti: kriminelėve apo kriminelit i hapet rruga pėr njė tentativė tė dytė pėr vrasje. Me fjalė tė tjera i thuhet “Ti vazhdo se ne po ndėrtojmė pista tė tjera. Pista jote mbetet e paprekur. Ti vazhdo deri nė kthimin tėnd tė shpejtė nga drejtimi i paditur”. Cili ėshtė ai kriminel a pagues krimineli, qė i vendosur pėr ta ēuar aktin deri nė fund, qė kur gjen shesh tė lirė nuk vepron. Apo sė paku qetėsohet nga njeri krah, e merr kurajo pėr tė kryer akte tė tjera barbare. Sidomos kur as shumė mė vonė, jo vetėm qė askush nuk e zbulon, por madje edhe e ndihmon duke krijuar si mik i mirė, jo pista por “tė pista tė tjera tė ndyra” qė s’lidhen me tė.
c - Sė treti: deformimi mbetės mund tė prekė a sė paku mund tė influencojė sado pak, deri nė profesionistėt a ndjekėsit e krimit, tė cilėt kėsisoj mundet gradualisht ta mbyllin dosjen. Lihet kėshtu edhe njė krim tjetėr i ndyrė e barbar i pazbuluar, si shumė e shumė tė tjerė. Cila do tė qe shpresa nė tė ardhmen e zbulimit tė autorėve, kur specialistėt punojnė nėn kėtė trysni e tė tjera tė kėtij lloji, mė sė shumti ardhur nga politika apo interesa tė tjera tė lidhura me tė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara