HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ALIAS ENVERI

-- nga Prof. Dr. Ylli Pango, Gazeta TemA, 06.12.2003

Ylli Pango Kėshtu, pasi e la nė mes fakultetin e zoologjisė nė Montpellier, nė Francė, Enveri brodhi ca kohė nė Paris, nė Belgjikė, dhe sė fundmi erdhi. Erdhi siē thotė Kadareja tė rrėnojė Shqipėrinė. Mė pas siē e dimė tė gjithė, e rrėnoi sa mundi, vrau, preu, internoi, burgosi dhe historia vazhdoi kėshtu derisa sė fundmi vdiq. Por shpirti i tij jo. Shpirti i tij nuk mund tė kishte veēse lindje. Ai vendosi tė fluturojė nė trupin e piktorit tė ardhshėm.

Kėshtu ai u ringjall. Si trup, si formė, si tru. Shpirti mbeti po ai. Alia, Ramizi, kishte tė drejtė. Ai s'kishte vdekje, veēse ditėlindje. Ai erdhi sėrish mes nesh, tė na gėzojė, tė na mbushė me gaz e shpresė, tė na ndreqė. Kush nuk e sheh, le t'i hapė sytė mirė.

A nuk erdhi nga Franca si atėhere? A nuk e thirri dikush rastėsisht? Kur askujt s'ia priste mendja? A nuk quhet ky qė e thirri Koēo Tashko d.m.th. afėrsisht Fatos? Nuk ngjajnė shumė emrat? Ē'rėndėsi ka. Ai qė u thirr ėshtė i njėjti. Ai na intereson. A nuk po lufton i porsaardhuri t'i hajė kokėn atij qė e thirri. Si atėhere? A nuk e futi nė burg atėhere Koēon? A nuk po e fillon njėlloj me Fatosin?

A nuk po lufton ai pėr partinė, vetėm pėr atė? A nuk po lufton ai pėr ta shpėtuar partinė nga njė e keqe e madhe nė kokė tė saj, le tė themi njė puē nė kokė tė saj? Pėr tė mirėn e popullit tė thjeshtė natyrisht, tė anėtarėsisė sė thjeshtė socialiste, qė pėrfiton aq shumė nga fitoret e partisė. A nuk ju duket se ėshtė po ai? Ende jo? Vijojmė mė tej.

A nuk mendon ai vetėm pėr popullin si dikur? A nuk vdes populli pėr tė? A nuk e duan pikėrisht mė tė kėputurit, veteranėt, pensionistėt, kalamanėt qė kėndonin e kėndojnė sėrish kėngėn e Enverit, tė pabukėt, tė pastrehėt, tė padritėt, tė paujėt? A nuk po pi ai kafe gju mė gju me ta?

A nuk po lufton ai t'i shkatėrrojė armiqtė si atėhere nė konferenca partie? A nuk thotė ai si dikur "Tė rrojė partia". Si me shaka? Jo ai e ka seriozisht si me shaka. Si atėhere.

Nė fund tė fundit a nuk ėshtė ai i gjatė e i pashėm si atėhere, njė kokė mė i gjatė se tė tjerėt, me pardesynė a pallton e gjatė, i lartė.

Pa kujtohuni pėr imazhin. Sa kujdesej Enveri pėr tė. Tė gjithė tė afėrmit e miqtė e dinė sa shpesh ndėrrohej ai, sa kujdesej pėr kostumet, sa do ta gėzoje mjaft t'i sillje njė kostum tė mirė nga jashtė. Me hak. E gjitha ishte pjesė e imazhit. Ne mburreshim se kishim udhėheqėsin mė tė bukur nė botė. Dhe ja sot ėshtė po ai qė pasi mė nė fund i mbaron studimet pėr pikturė, pasi e ka braktisur zoologjinė e filozofinė nė Francė, i dizenjon vetė kostumet, veshjet, qillotat, ēorapet, xhaketinat.

Me imazhin, me propagandėn e vetes, me propagandėn e partisė, lidhet edhe kujdesi i posaēėm pėr median, sot dhe atėhere. Edhe sot, si dikur, Enveri e fillon punėn nga shtypi e media e pėrditshme. Ai lexon, kėnaqet, bubullin, heq vėrejtje, dėnon, darovit, si atėhere. Tmerri i tij janė mediat tradhtare. Shtrembėruese tė realitetit. Ekipe tė tėra janė nė shėrbim, nė pėrgjim tė medias, nė analizė, nė raportim. Kjo ėshtė e do tė mbetet kėshtu pėr Enverin.

A nuk po bėn edhe sot ai lulishte nė Tiranė tė re, rrugė atje. Dhe vetėm atje. Nė qendėr? A ju kujtohet si tha atėhere, mė 1945? Tirana e re tė bėhet mė e mira, simboli i Shqipėrisė sė re. Dhe ja ku po e bėn sėrish si atėhere, pas 48 vjetėsh.

A nuk po i shtrėngon e shtrydh ai tregtarėt e biznesmenėt e poshtėr si atėhere me taksa e tatime tė jashtėzakonshme?

Po, ky Enver ashtu si mė parė ėshtė i tmerrshėm me disa njerėz. Natyrisht tani pėr tani jo pėr tė gjithė njerėzit. Kėta e kanė qemanen mbrapa. Tani pėr tani vetėm pėr ata qė ka pranė, tė afėrm, vartės, nevojtarė. Mė parė bubullinte e gjėmonte. Tani po ashtu por si mė i kohėrave tė fundit, shan edhe me nėnė e babė vartėsit. Pyetini po tė doni. Por ėshtė po ky njeri qė jep nga ana tjetėr, nė provincat e largėta, tek ata qė s'i kanė qenė kurrė pranė, imazhin e njeridashėsit. Kjo ėshtė pjesa mė e frikshme e Enverėve. Imazhi dhe asgjėja e humanizmit brenda vetes.

A nuk po i shkelmon ai profesionalisht ata qė ka pranė, mė tė afėrmit, nėpunėsit, vartėsit? A nuk janė ata qė ndiejnė mė thellė nė lėkurė thonjtė e tij? A nuk janė hallexhinjtė qė pėrpara kamerave u fėrkon kokėn me dashuri e tek dera e KQ, a e Bashkisė s'u hedh sytė? Madje ka edhe mė tej. Do tė shohim mė poshtė njė shembull tė bukur.

A nuk po shpie ai buqeta-kurora atje ku dėshiron tė hapė varre. A nuk po flet ai me dashuri pėr shokėt e rėnė si dikur? A nuk preket ai e a nuk po i qan shpirti nga vuajtja njerėzore, aq sa i bėn tė thinjen tė afėrmit e tė dashurit nga vuajtja pėr vuajtjen e tij?

O njerėz, thirrini mendjes! Ai ėshtė sėrish midis jush. Ai s'do tė tijėt, por ju do juve!? Duajeni, t'ju dojė, o njerėz! Duajeni t'ju dojė, t'ju hajė dashurisht kokėn, t'jua kėndojė!...

Tani cila ėshtė e reja e shpirtit tė ringjallur sot pas gjysėm shekulli? Ku po ndryshon ai disi, nė dukje, nga pjesa e parė e jetės sė vet?

Nė jetėn e parė ai jetoi modestisht, nė bllok por jo kushedi se ēfarė. Dje premtoi tė jetojė po ashtu. Shau, blasfemoi, u kalli krusmėn tė gjithė pushteteve. U tha se s'ua kish sevdanė e se i vinte keq pėr lakminė e tyre e zoti i shpėtoftė. Por sot i ka braktisur tej matanė korijet plot gjemba tė disidencės, pasi premtoi se do tė vdiste i varfėr. E filloi si luftėtar kundėr pasurisė e politikės e tani po u bie pas me pasion. Pėrse? Pėr para? Lavdi? Edhe mė shumė se kėto.

Ja edhe njė ndryshim tjetėr. Pas ringjalljes Enveri nuk e nisi luftėn pėr pushtet nga kulisat, por nga masat. Ose mė saktė, kulisat nuk arriti t'i pėrdorė a t'i njohė si duhet.

Edhe kėtu ai ndryshon nga Enveri i parė. Asnjėherė lideri s'ka dalė ashtu menjėherė nga populli. Asnjėherė nuk i ėshtė kundėrvėnė ai grupimeve a klaneve tė fuqishme nė pushtet duke i kėrkuar ndihmė popullit tė gjorė, duke i kėrkuar tė votojė pėr tė. Gjithnjė, pasi ka ēarė konjukturat, ka mposhtur kundėrshtarėt, ka luftuar mirė me bėrryla, lideri i ardhshėm ka bėrė pėr vete njė grup a ėshtė vėnė nė krye tė tij e pastaj ka kėrkuar, a ka fituar, a ka imponuar, simpatinė e popullit qė e ka mbėshtetur. Ai qė bėn tė kundėrtėn, duartroket pastaj pėr kundėrshtarin siē ndodhi nė Fier. Por s'ka gjė ky ėshtė ende nė fazėn foshnjore tė pushtetit, si atėhere kur erdhi nga Franca, pėr herė tė parė. Do tė mėsojė e do tė sundojė. Lum kush tė rrojė ta shohė zot.

* * *

Ndėrkohė pa shihni ē'ndodh. Shokėt e partisė qė i dhanė krahė kuptojnė mė shumė se populli. Asnjė s'i jep firmė. Armiqtė e dikurshėm kthehen tek njėri-tjetri. Shtrėngojnė radhėt. Rreziku ndjehet nga pranė. Kush ėshtė ai qė e do pėrsėri mbi krye njė Enver tė ringjallur qė i do aq shumė njerėzit!? Njė Enver qė tė lė pa mall e gjė. Sidomos tani pas pasurimit. Se Enveri e kishte atė terbiet, ishte vetėm pėr vete. Edhe kur tė jepte, ta merrte dhe e paguaje 10-fish, me hapsanė, e me familje.

Pra ky njeri "I madh" pėrbėn rrezikun mė tė madh. Sado ende naiv, Enveri i ringjallun e ende i vockėl, ta kujton sėrish atė tė parin se, nė fund tė fundit, ėshtė po ai, dhe tradhėtarėt e komunizmės dridhen. "Jo, mė mirė ne se ai" thonė nė bllok dhe marrin masa. Madje edhe njė nga simpatizantėt mė tė mėdhenj tė tij nė kryesi tė PS-sė e nxori qejfit. "Paska qenė fare. Po si mund tė sulmohet kėshtu ballas e vetėm, partia?!" Dhe njerėzve iu kujtua menjėherė formula e ashpėr e Enverit: "as me kėtė, as me atė, as me liberalizmin as me konservatorizmin, me marksizėm-leninizmin". Dje Enveri i ringjallun e zbatoi sėrish formulėn: "As me Metėn, as me Meidanin, as me Nanon, me tė mirėn e partisė, me vijėn."

I ringjalluri operon me paradoksin sfidues. Kėtu modelimi ėshtė i plotė. Mė kot thotė Berisha pėr tė i biri i tė atit. Alias i Enverit. Ai ėshtė vetė Enveri. Enveri i ringjallun. "Alia's Enveri". Enveri i Alisė. Vini re me sa mjeshtėri i pėrdor slloganet e partisė. "Tė na rrojė partia", nėnqesh. Ulqini e sheh me dyshim: "A po tallet me partinė si dikur nė 1992, apo po pėrgatitet tė na vrasė mė vonė, gjoja nė emėr tė saj, si dikur nė 1945, '50, '60, '70, '80 kur t'i dukemi se i fyejmė partinė, a jemi armiq tė saj?"

* * *

Po pėrse e do pushtetin sėrish Enveri i riardhur? Thjesht pėr pushtet? Thjesht pėr lavdi si dikur mė 1941? Pėr lakmi? Pėr tė gjitha kėto, por kėsaj radhe edhe pėr diēka tjetėr. Edhe kėtu ka njė ndryshim. Nė fillimet e veta Enveri nuk i ruhej asgjėje. E mori pushtetin me 1941 e 1945 e mė pas duhej ta ruante edhe pėr t'u ruajtur se i ikte koka. Nė kėtė fazė tė re Enveri ka bėrė mjaft zullume. Qė nga 1942 e tėhu. Ka vrarė, ka burgosur, ka internuar, pas 1998 ka vjedhur, ka dėmtuar, ka grabitur, mashtruar e falsifikuar. Kėshtu tani atij i duhet pushteti edhe pėr njė gjė tjetėr. Pėr ruajtjen e pjesės sė pasme, tė poshtme tė trupit. Aty thuhet se ka vazhdimisht tė ftohtė, i dhemb, dridhet kur kujton se mund t'i bjerė nė ujė.

Edhe ajo arsyeja e lakmisė sot ėshtė ca mė ndryshe se nė tė kaluarėn kur liderėve u mjaftonte blloku e modestia proletare. Sot jeta ka mė shumė kėrkesa. Ka look, ka qejf, ka miell. Nė Ministrinė e Kulturės vartėsit e vegjėl rrėnqetheshin nga kėnaqėsia e bakshisheve tė vogla. Por kur u tha se do tė shkohej nė bashki, brejtėsit e vegjėl filluan tė kėlthasin nga enthusiasmi: "Atje po, atje ėshtė buxhet i madh. Thonė 30 milionė" gazmonin kėlyshėt...

* * *

Po t'i hedhėsh njė sy pėrmbledhtas, rrugės sė tij drejt pushtetit, qė nga Franca, grupi komunist i Korēės, marrja e partisė, vdekja e stimuluar, nxjerrja e sekretit tė pėrjetėsisė sė tij nga Ramiz Alia, rilindja nė familjen e njė skulptori tė njohur, studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve, disidenca nė fillimet e 1992-shit, sulmi ndaj vetvetes (1991; sharjet qė i bėnte Enverit shpirti i tij i ringjallur), tallja me Enverin qė ndėrkohė pėrgatitej ta rinxirrte sėrish nga brenda, tek tė gjitha kėto, sheh vijimėsinė. Njė lloj proteste e trupit tė piktorit tė ri s'donte ta pranonte e ndėrkohė po mishėronte Enverin brenda vetes. Pastaj ky i fundit fitoi. U ringjall krejtėsisht. Ai rifilloi rrugėn drejt pushtetit, mori nė fillim Ministrinė, pastaj bashkinė, filloi tė dėrgojė buketa-kurora me lule, tė manipulojė kuti, e deri sa erdhi te lufta pėr rimarrjen e plotė tė PS, tė partisė sė Punės, dhe vendit tė sekretarit tė parė tė K.Q., tė partisė, e asgjėsimit tė kundėrshtarit kryesor. Kujtoni transformimin e tij nga lider nė viktimė, e sėrish nė lider. A nuk ndodhi kėshtu nė Mallakastėr, nė Vlorė, vende ku Enveri i ringjallun nuk u lejua tė hyjė nė sallė, Ai u kthye nė viktimė e sėrish nė lider nė Kurbin. U ul gju mė gju me popullin jashtė derės sė plenumeve, piu kafe, pėrkėdheli fėmijėt. Erdhėm kėshtu sėrish nė pikėn kulmore. Cikli u mbyll. Njė cikėl i mbyllur inkarnacioni, qė jo vetėm shokėt udhėheqės tė partisė, por madje edhe disa, ndonėse pak, nga njerėzit mė tė thjeshtė, si ai nė Laē, a nė qytetet e tjera e ndien, e kuptuan. Jo mė kot ai militanti i PS-sė e bekoi, se i nxori mallin e Enverit tė sė shkuarės. Nė tė vėrtetė ėshtė po ai, i ringjallur. Historia na e risjell sėrish mė tė plotė, mė modern, mė tė gjatė. Historia na kujton se ėshtė po ai, Enveri i viteve tė para tė partisė, i plenumit tė Beratit, i Koēi Xoxes, i rrezikut e i viktimizimit nga armiqtė e partisė, nga ata qė mė vonė i shkatėrroi, i zhduku, gjithnjė pėr partinė, se donte partinė, se e donte tė pastėr, se e donte tė mirė, se e donte nė pushtet, vetėm pėr kėtė, pėr partinė.

E si mund ta dinė shumica e njerėzve tė gjorė, nė Mallakastėr, Laē, Fier, Elbasan e kudo qė pėrpara tyre ėshtė vetė Enveri. Ata nuk e njohin ringjalljen. As fluturimin e shpirtit nga njėri trup nė tjetrin. Vetėm mė finokėt, mė tė ndjeshmit dhe shokėt kryesorė tė partisė me nuhatjen e tyre tė veēantė e kanė kuptuar.

Dhe kėshtu, populli i trajtuar nė mėnyrė atėrore mbetet gjithnjė i gėnjyeri i madh, ai qė tė njeh nga larg, apo mė mirė qė s'tė njeh se ėshtė larg.

Enveri tė vriste tė flisje keq pėr partinė, dhe ishte po ai qė kur viktimat e radhės mbroheshin me emrin e partisė nė gojė, vdisnin me emrin e saj, me grushtin lart, tallej, mėrmėriste, "partia, po partia, po unė tė fus nė burg!" Edhe sot po ky Enver, tallet me partinė, tallet pėrsėri, tani ca mė hapur. Por duke qenė njėkohėsisht i besueshėm dhe paradoksal kur thotė "shoku filan", "tė na rrojė partia", etj.

Dhe njeriu i vogėl sėrish beson tek njeriu i madh. Kjo ėshtė psikologjia e tij. Lideri gjithnjė e gėnjen, i qan hallet, i flet pėr tė mirėn e vet. Dhe i vogli beson. E do liderin e madh, e fetishizon, ngjethet nga kėnaqėsia kur ka qoftė edhe njė shtrėngim dore. Pa le mė tė pijė njė kafe me tė. Le mė t'i rrahė krahėt. "Vetė Enveri mė shtrėngoi dorėn, vetė ai mė foli." Pastaj bėn njė provė, vetėm njė, e vjen ta takojė nė Tiranė, te Bashkia, a te Komiteti Qendror. Vjen ai qė e ka pirė njė kafe me tė, ai qė e ka ndihmuar nė fushatė, ai qė lideri i ka drejtuar njė buzėqeshje nė njė konferencė partie. Dhe sheh dashurinė e liderit tė madh. Sheh atė qė pa ai militanti i PS-sė hallexhi, qė i doli pėrpara tek dera e bashkisė. "Jam ai sekretari i PS i lagjes filan, erdha pėr...", i thotė burri i gjorė. "Me plasi b...!" i gjegjet kryebashkiaku, alias Enveri, nėn entuziazmin e dėshmitarėve tė rastit qė ua tregojnė tė tjerėve ngjarjen nė kafene, dhe krenar ngjit shkallėt e bashkisė.

Por ka edhe mė keq. Ai sekretari i PS, tė kėnaqet me pak. Ka, siē e thamė mė lart, edhe me shkelma, si bashkėpunėtorėve, kur e mėrzisin, me largime nga puna, me ulėrima, me sharje, ka e me ē'nuk ka.

Por kėtu Enveri i ringjallun nuk ka faj. Ashtu si ēdo lider i vėrtetė ai duhet t'u ruhet njerėzve. Duhet tė bėjė sikur i do, por duhet t'u ruhet. Jeta, qetėsia, mendja e tij janė tė ēmuara. Sa u ruhej Enveri njerėzve. Sa u ruhet edhe sot ai. Sa pak besim kishte ai tek ata. Ja, vini re, sėrish! Paranoidi shfaqet sėrish tek i ringjalluri. Madje edhe shokėt mė tė afėrt, janė larguar si tė pavlefshėm, tė dyshimtė.

Ka edhe gjėra tė tjera tė bukura tė ndryshme. Duke kaluar nė shpirtin e piktorit tė vogėl trupmadh, Enveri kishte vendosur tė ripėrjetonte pėrvojėn e artistit tė kthyer nė diktator. Atij iu kujtua Hitleri, rrugėt qė ai ndėrtoi, transformimi i tij nga bojaxhi nė diktator. Atėhere shpirti i ri i ringjallur u vu tė pikturojė, tė zhgarravisė, tė bojatisė, tė kallangjosė, pastaj u kthye nė trajtė kryetari bashkie nė ndėrtues rrugėsh, filloi tė lyejė pallate, shtėpi, tė shfrejė tė gjithė frustracionin e mbledhur ndėr vite tė piktorit tė vockėl.

Dhe kishte sėrish njerėz qė sėrish nuk kuptonin a kinse bėnin sikur s'kuptonin. Qyteti ngazėllehej nė pallaēollėkun e ngjyrave tė piktorit tė ardhur nė pushtet.

* * *

Po a ia vlen tė merresh me ringjalljen e Enverit?! Ē'mund tė bėjė sėrish ai? A ka sy pėr qabe i ringjalluri si atėhere kur erdhi nga Franca, tė rrėnojė Shqipėrinė? Edhe po, edhe jo. Natyrisht pas ringjalljes Enveri po bėn mjaft budallallėqe si ato qė pėrmendėm mė sipėr e qė i bėnė edhe ish-shokėt mbėshtetės tė tij tė partisė, tė thonė: "Ky s'qenka nė terezi". Se Enveri i ringjallun pati guximin e zbriti mu nė Mallakastėr, Vlorė, kudo ku partia kishte kockėn e saj mė tė fortė. Mendoi si atėhere t'i ēonte nė kėmbė, por mjaft njerėz e kishin harruar. Ata qė e rikujtuan e ftuan nė sallė, por njė pjesė e tė rinjve iu trembėn. Idhuj tė rinj kishin dalė. Kurse ky ishte idhull taze i ri, ndonėse i vjetėr si kujtim, idhull pa taban, pa kockė, pa klan. Atėhere hodhi sytė nga veriu. Aty ku partia s'kishte fituar, por i duhej dhėnė modeli. Por mbi tė gjitha pėr tė bėrė spektaklin. Zgjodhi Kurbinin, ku PS nuk kishte elektorat e ku pleqtė i kėrkuan t'i mėsojė se si tė fitojnė. Edhe kėtu s'e bėri si Enveri dikur qė nuk shkonte kurrė aty ku nuk qe i sigurt. Por ky ende nuk njihte gjė nga partia e atyre viseve. Ani... Por mos harroni se edhe Enveri i parė s'erdhi kaq kollaj nė pushtet. Nė fillim, sondoi, tatoi, pėsoi, e mė pas mėsoi. Edhe sot ai nuk po e hedh dorashkėn mė kot. Ta provojmė njė herė sado pa frut e pa tru. Mė pas shohim e bėjmė. Nostalgjikėt janė ende gjallė. Tė tjera nostalgji krijohen. I gėnjyeri i madh sėrish mund tė gėnjehet.

Nė fund tė fundit kėtu tek ne Enverizmi pėrbėn njė fenomen. Njė fenomen i pėrsėritur nė historinė tonė. Duhet patur gjithnjė parasysh "Enveri, ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė ishte! Sė paku edhe ca kohė".

Populli, sėrish rob i imazheve e i iluzioneve edhe gabon. Ndodh qė i pazoti pėr gjė tjetėr, mund qė edhe tė bėhet gati tė mbajė nė kurriz atė qė ia bėn mirė. Ja sepse ia vlen tė analizohet kavia e re. Jo se ėshtė me vlerė, por se pėrbėn rrezik.

Miq tė vjetėr tė Enverit tė ri, tregojnė se ai tentoi njė herė tė ikė nė 14 shtator. Mori valixhen, Sanēon e vogėl qė iu gjend pranė si kudo dhe u struk te miku, sot ish miku a armiku i vjetėr. I strukur nėn njė qosh tė shtėpisė sė mikut tė vjetėr, dridhej e dridhej pa pushim: "A mos po vinė tė na marrin, tė na fusin nė burg?!" Nuk ishte e thėnė. Por atij sėrish e sėrish, si atėhere nė Francė, i shfaqet e i rishfaqet fantazma e valixhes nė krahė, mėrgimi, vetmia buzė Senės, frika e ekstradimit dhe i ėshtė futur rrugės sė pushtetit. Jo veē pėr para. Jo veē pėr lavdi. Tani mė shumė e sidomos pėr tė ruajtur fundshpinėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara