HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ditet e fundit te P. Anton Harapit

-- nga Pal Duka-Gjini

P. Anton Harapi Erdhėn ditė tė zymta tė cilat i njeh gjithkush kaloi periudhėn e idhtė 1944-45. Gjermanėt u tėrhoqėn prej vendit tonė mā fort tė lodhun prej luftet e tė thyem nė fronte tė shumta tė Europės; jo sigurisht prej tė ashtu quejtunės luftės nacional-ēlirimtare. Mė kujtohen trupat e fundit tė Gjermanėve nė Shkodėr, kur mbas kodrave tė Tepes e tė Rrencit shprazėshin pushkė e automatikė partizanėt. Njė divizion gjerman na kishte xanė kolegjėn e lokalet pė rreth. Ishin shumica oficera tė naltė qė ndiqshin ushtarėt e fundit nė tėrhekje prej Grekijet e vendit tonė. Qeshėshin kur ndigjojshin tė shtimet e brigatave komuniste nė ndjekje.

Shetitėshin lirisht ndėr rrugė tė qytetit dhe flejshin pa pasė kujdes tjetėr jashta tė lidhshin tė sėmuetėt e tė varruemėt mė armatat e tyne, tė cilat endč luftojshin nė Jugosllavķ. Mė kujtohet si sot kur oficerat e naltė katolikė, tė cilėt nėn nacizėm vuejshin si kemi vujtė na nė brigata tė punės sė detyrueshme tė Enver Hoxhės, na thojshin: "Pėr jś kanė me ardhė dit edhe mā tė vėshtira se pėr né qė kemi me pėshtue gjallė. Keni me thanė njė ditė: jemi kenė mā mirė kur jemi kenė keq.

Nė kėtė ndėrkohė Harapi, mbasi s’pat pranue as tė ndalej nė Austrķ, ku nė kohė tė fundit shkoi me pį vendet, shokėt e profesorat e vet endč nė jetė, as nė ditėt e mbrame tė tragjedisė sė konfliktit botnuer – tė largohej prej Shqipniet me mjete e mbroje ushtarake gjermane, pėr popull e pėr né franēeskanėt hupi gjurmė. Aq i shtėrngueshėm kje sekreti i strehimit tė tij, sį shumica e deri autoritetet e para kujtuen se regjenti frat e kolega i tij Lef Nosi, kishin kalue kufijtė e atdheut dhe ishin strehue kund njeti.

Pėrkundra Harapi u tėrhoq ndėr male, ne e parė nė Kir, nė shoqnķ me Martirin tjetėr tė kombit, Lef Nosin, e mandej nė Plan. Nė kėtė fshat ishte kryetįr kėshillit Prekė Ndou, njė ndėr burrat mā tė pėrmendun tė tre bajrakėve tė Pultit, njeri besnik dhe mik i franēeskanėve. Nė sekretin mā tė madhn ky e strehoi fratin te njė vejushė e vorfėn me katėr jetima, tė cilėn e mbajshin nė jetė mā fort lmoshėt e katundit, se sa fryti i krahėve tė sajė.

Kjo, simbas porosisė sė kryetarit tė kėshillit, u zotnue ta pranonte nė shtėpķ nė Lumaj, vend gadi krejt i izoluem, pa dijtė as ajo vetė se kush ishte apo, mā mirė me thanė, tue kujtue se ishte njė plak kosovįr, i cili pritėte tė ēilej rruga pėr tė kthye nė vend tė vet. Pėr disį kohė puna shkoi pa i rį nė sy kurrkujt. As vetė famulltari i Planit, aso heret Atė Fabian Miraj, nuk iu kujtue mfsheftėsisė. Ndėrkaq Lef Nosi, ishte dį prej kolegės dhe kishte marrė rrugėn, mshehtas, pėr Tiranė me shpresė tė gjente pėshtim pranė ambasadės amerikane a angleze, endč tė ēiluna nė Shqipnķ.

Me kaq brigatat komuniste, qė herė mbas heret nė vjetėt e para kontrollojshin malcitė tona, ku ishte e gjallė rezistenca, kalojnė prej Malit tė Shoshit e prej Qafės sė Boshit e bien nė Plan. Ishte 6 qershori 1945. Njė kompanķ e brigadės sė kontrollit merr rrugėn e Kodėr Kujės dhe prej shtėpisė sė Lek Lecit bjen nė Lumaj pėr tė kalue mandej lumin dhe pėr tė dalė nė lagje tė Kishės. Nė Lumaj kontrollojnė dy shtėpijat e vetme qė ndodheshin nė kėtė vend. Gjatė kontrollit tė shtėpisė sė vejushės gjejnė gjurmė qė lānė me kuptue se aty strehohej ndokush jo vendas. Bāhen dyshim dhe kėrkojnė me kėrcnim prej grues e prej fėmijėve se kush ishte ai qė ata strehojshin. Deri kėtu pėr gjithkėnd mund mendojshin, por jo pėr Atė Harapin. Dikur tė rrahunat e fėmijėve bājnė qė njani prej tyne tė kallxonte se ata kishin mik tė huej me emėn Anton, i cili gjindej nė atė ēas jashta shtėpijet, nė Kashnjet tė afėrm. E ‘i mend Atė Harapi gjindej aty ndejė mbi njė gur me breviįr nė dorė kah thonte uratėt e ditės. Ushtarėt i bėrtasin kėrcnueshėm: - Duart Lart! Dorėzņ armėt!

Ai qetėsisht ēon oficen e thotė: - Armėt e mia janė tė lutunat: jam nė duer tueja. E kapin dhe pa vėshtirėsi kuptojnė se kush ishte. U duhet dijtė pėr nderė kėtyne partizanėve qė ndaj tij s’pėrdoruen nė kėtė rasė, as dhunė as tė shame, as tė rrahuna, as tortura. Muerėn hetimet e para, i dhanė lajmin Tiranės dhe atė natė Atė Antonin e dėrguen nė Kishė tė famullisė ku, natyrisht i burgosun dhe me roje tė forta, kaloi natėn. E para punė kje me hetue se a kishte pasė dije e lidhje me tė frati i famullisė, gjā qė u vėrtetue negativisht mbasi orėdiftuesat e njenit e tė tjetrit kishin aq ndryshim orėsh, sa qė ishte e pamujtun mos t’i kishin akordue, po tė kishin pasė dijenķ e marrėveshtje njeni me tjetrin. Nė tė vėrtetė Atė Miraj, nėmosė pėr atėherė, s’kje burgosė as trazue.

Ne e nesre Atė Antoni kje ulė nė Shkodėr. Nė udhėtim, prejse tepėr i lodhun, i kje gjetė njė mushk e, me ēka duket, nuk e muerėn me tė keq as nuk e prekėn me dorė.
Nė Shkodėr e nė Shqipnķ mbarė u hap menjėherė zāni se Atė Anton Harapi ishte kapė nė malet e Veriut. Nė qytet na pritshim se do tė bāhej njė manifestim masiv e se regjentin e xanun do ta siellshin nė shpotķ e dėnim, ndėr rrugėt e para tė qytetit, si bājshin atėherė me shumicėn e antikomunistave, tė ashtuquejtun reaksionarė, qė bijshin nė thoj tė tyre. Deshti Zoti e kurrgja e tille, mund lejuen qė tė burgosunit t’i dėrgohej zhguni franēeskan dhe njė palė ndėrresa. Me e pį, veē, s’lanė ta shifte kush. Mbas ndonjė dite u muer vesht se e kishin ēue nė Tiranė, ku do tė rrinte deri nė dėnimin e dekės.

Kalbej nė burg pėr sė gjalli, para se tė kalbej sė dekunit nė dhé tė panjoftun. Kalonte ditė tė errta e net tė pafund nė pranga i mėnķm posi tradhtįr dhe i pėrbuzun posi klerik. Pak pėrpara – nė shkamb tė madhnķsė, ishte dashtun prej tė gjithve si njerķ e si frat. Nė poltronėn e Kėshillit tė Naltė u mundue tė mshehė madhnķnė. S’ndėrroi sandale as konop, s’hoq zhgun as s’pranoi roje nderi. Madhnķja e tij tashti shprehej mā dukshėm se nė kulmin e pushtetit. Anmiqtė e kishin zdeshė nga tė gjitha sendet. Shi pėr kėtė pasunia i shtohej. Vėrtetohej nė tź aksioma: burri diftohet nė ditė tė ngushtė e prap: sį mā shumė tė hiqet, aq mā i madh bāhet njeri qė din tė hjekė.

E dėnuen me dekė, pėrpara se tė dėnohej me gjyq. Gjyqi ishte tragjikomedi e tragjikomedinė e lujshin "katilat – aktorė paburrnķ". E pse tė paburra e qė s’mund tė pėrballoheshin me burra, kėrkojshin t’i zhdukshin burrat me brutalitet e poshtėrsķ.

Nė burg shkruente me gjak kujtimet e veta. Thohet se shkroi rreshta e mbushi faqe. Kishte mjeft ēka tė shkruente. Mjerisht kujtimet e tija patėn tė njajtin fat me trupin e tij mbas dekės: s’dihet se ku shkuen me mbarue.

Nė burg ditė me tjetrėn prekte me dorė pėrherė e mā ndieshėm, shfarosjen e franēeskanizmit bė Shqipnķ e rrenimin e shpirtit shqiptįr. Shihte pėrēudnimin e fizionomisė kombėtare. Zatķ kėtė burrė ia kishte vū vedit komunizmi enverian: synonte tė formojė njeriun e rķ mbas modelit stalinian tė riprodhuem nė "brutta copia" si brutta copia kjenė shkrimet e diktatorit. E ‘i mend, gati pėr njė gjysė shekullit nuk u punue pėr tjetėr veē pėr kėte qėllim. Krim i pafalshėm pėrpara kombit! Mā mirė qė Harapi nuk e pau me sytė e vet kėtė shemtim qė lypė gjyq para historisė: do tė kishte plasė mā trishtueshėm se kur plumbat breshėri ia kėputėn zemrėn.

Harapi diq tue lānė breznive tė ardhshme njė amanet: e amanetin e pat formulue ē’me kohė: atėherė kur muer barrėn e randė tė Regjencės: "Tė krijojmė njė fuqķ morale nė Shqipnķ, - tė krijojmė rendin shoqnuer me njė disiplinė dhe me njė organizim tė pėshtetun nė drejtėsķ e dashtėnķ. Tė sakrifikojmė pikėpamjet tona e jo popullin as Shqipninė; tė bashkohemi mbasi vendi pret pėshtimin prej nesh e jo prej tė huejve".

Mbi vorrin e Patėr Antonit nipat tonė do tė mėsojnė se me dashtė Zotin e Kombin dhe pėr Zot e Komb me dhanė jetėn, āsht mā i larti ideal i njerit. Pėr kėtė ideal Harapi jetoi, pėr kėtė ideal dha jetėn.

Marrė nga Parathanjet e librit tė At Anton Harapit "Valė mbi valė".
Romė 1995.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara