HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Revista:

NĖ AMERIKĖ DOLI NĖ QARKULLIM REVISTA “PENA”

Organ i shoqates sė shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanė. Numuri 1/Pranvere 2003.

-- nga Shefqet Dibrani, Zvicėr, 9 shkurt 2003.

Shefqet Dibrani Kėtė vitė doli numri i parė i revistės “PENA”, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė, shoqatė kjo e themeluar nė gjysmėn e parė tė vitit tė shkuar, falė kontributit dhe angazhimit tė poetit dhe intelektualit tė ri Gjekė Marinaj i cili ėshtė pėrfaqsues i shoqatės pran Zyrės Amerikane N.P.O. nė Washington. Kryetar i saj i parė me mandatin njė vjeēar ėshtė shkrimtari i njohur Naum Prifti kurse sekretar tė saj janė Sami Milloshi e Luigj Ēekaj.

Kryeredaktor i revistės “Pena” ėshtė Gjekė Marinaj, kurse redaktor e bashkėpunėtor janė emra tė njohur si Naum Prifti, Kolec Traboini, Adnan Mehmeti, Sami Milloshi, Skifter Kėlliēi, Petraq J.Pali, Qazim Rrushaj etj. Pena

Revista hapet me studimin e Anton Ēefės “Vokacioni atdhetar dhe kontradiktat e Nolit”, pėr tė vazhduar me njė intervistė tė shkurtėr me poetin Dritėro Agolli. Me poezi janė prezentuar Agron Tufa, Anton Ēefa, Bujar Salihu, Luigj Ēekaj, Adnan Mehmeti, Albana Mėlyshi, Gjeto Turmalaj, Petraq J.Pali, Uk Lushi, Dhimitėr L.Gjoka, Shefqet Dibrani, Qazim Rrushaj, Ymer Abdullai, Lekė Gjoka dhe poetėt e rinjė si: Elton Prendi, Zina Mroshaj; Pal Qarraj etj. Nė rubrikėn “Letėrsi artistike” shkruajnė: Naum Prifti, Ramiz Gjini, Kolec Traboini dhe Albana Mėlyshi-Lifschin.

Ndėrsa me vizione letrare me tri trajtesa paraqitet Gjekė Marinaj; “Epistomologjia dhe metamorfizmi nė ndihmė tė njė vepre letrare”; “Dy mundėsitė e probabilitetit tė njė poezie” dhe shkrimin “Poetėt nuk vdesin-ata vetėm kalojnė nė orėn e njėzetepestė tė ditės”, ky i fundit ka tė bėjė me poezinė e poetės amerikane Emily Diskinson. Intelektuali i shquar Peter R.Prifti shkruan recensionin “Njė vėshtrim i poezisė sė Qazim Rrushajt”, si dhe janė botuar edhe dy shkrime tė kėsaj natyre nga Dalip Greca. Poezinė e poetit hebrej nga Ukraina e ka pėrkthyer Agron Tufa, duke i shoqėruar me njė shkrim pėr autorin. Ndėrsa nė gjuhėn angleze me poezi dhe njė tregim prezentohet Edward Garcia.

E veēanta e kėsaj reviste mund tė thuhet se janė prezentimet e njė mori librash, ballinat e tė cilave ilustrojnė faqen e parė tė revistės sikurse qė i ilustrojnė faqet e poezive te shumė autorė. Aty kėtu ka ilustrime me piktura tė ndryshme, portrete autorėsh dhe fotografi artistike duke e bėrė revistėn mė tėrheqse pėr lexuesin.

Adresa e redaksisė ėshtė “PENA”, P.O. Box 833213, Richardson, TX 75083 USA. Tel. (972) 669-2561 dhe Fax: (792) 669-2561. Revista “PENA”, kushton 15 dollarė, pa u llogaritur edhe shėrbimet postare. “Pena” ėshtė revistė e formatit A4, ka 112 faqe, dhe ėshtė shtypur nė shtėpinė botuese "Marinaj Publishing" USA.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara