HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria, e shqetėsuar nėn pushtetin e mafies

-- nga Philippe Gélie, 20.06.2003

Kjo pyetje ėshtė njė nga kryesoret e provimit nė Akademinė e policisė: "Ēfarė do tė bėni, nėse shefi juaj ju pėrzien nė trafiqe ose nė marrje rryshfetesh?" Daniela, 21 vjeēe, studente nė vitin e parė, nuk ka nisur ende tė merret me kėtė pjesė delikate tė pyetėsorit. Ajo guxon: "Do t'i drejtohesha shefit tė shefit tim!" Por nė Shqipėri, kjo s'do tė bėnte gjė tjetėr, veēse do tė mund tė ēonte nė agravimin e problemit.

"Vendi i shqiponjave" ėshtė pushtuar nga prirjet e tij pėr pazare dhe vjedhje. Hija gjigante e "krimit tė organizuar" shtrihet nė shoqėri dhe shtet, duke krijuar njė imazh tė korrupsionit tė pėrgjithshėm. Trafiku i qenieve njerėzore (emigrantė ose prostituta), rrjetet e drogės, importimi i makinave tė vjedhura, kontrabanda e cigareve, kafesė, bananeve... Bashkimi Europian, qė negocioi njė "Marrėveshje asocimi dhe stabilizimi" me Shqipėrinė, ėshtė i shqetėsuar. Shtypi dhe intelektualėt denoncojnė fenomenin. Opozita politike e ka bėrė "kalin e saj tė betejės". Nė Tiranė ėshtė shndėrruar thuajse nė obsesion.

Nė njė nga ditėt e majit, njė nga tė pėrditshmet e pavarura, Tema publikon diēka shumė larg tė zakonshmes: "Mikesha e kryetarit tė bashkisė shpenzon 40 milionė lekė pėr Shėn Valentinin". Bashkangjitur botohen dokumente, provat e "subvencionit" tė akorduar me zemėrgjerėsi "shoqatės" sė saj. Sipas kritereve shqiptare, ėshtė njė dukuri tipike: "Edhe unė vetė do tė isha i prirur ta falja, sepse ėshtė njė kryetar i mirė bashkie", shpjegon Mero Baze, kryeredaktori i "scoop-it". Por nė celularin e tij, vijnė mesatarisht 15 mesazhe anonime nė ditė: "Ta kemi hapur varrin", thotė i fundit. Tek njė tjetėr janė thjesht tė rreshtuara njė seri pikash tė zeza, qė ngjanin si njė breshėri automatiku.

"Kam tre procese nė dosje, llogaritė e mia bankare janė bllokuar, mė kanė qėlluar me plumb nė makinė", shpjegon gazetari me mėrzi. Por, pėrsa kohė qė ai nuk shkon tė ankohet nė polici ose nuk i ēon dokumentat para drejtėsisė, gjėrat do tė mbeten kėshtu. Kohėt e fundit, ai ka publikuar njė aferė kontrabande ku ishin tė implikuar ministri i financave dhe shoferi i tij. "Rezultati? Nuk ndodhi asgjė. Ministri vazhdoi tė qėndrojė nė funksion e nuk mė preku."

Nė mars, njė bombė shpėrtheu nė garazhin e Ylli Pangos, dekanit tė fakultetit tė shkencave sociale, i njohur pėr qėndrimin e tij kundėr "familjeve mafioze"; njė paralajmėrim i hapur.

Nga trafiku i drogės dhe prostitucionit grupet mafioze shqiptare fitojnė rreth 4 miliardė dollarė nė vit, ndėrkohė qė buxheti i shtetit shkon nė 2,4 miliardė. "Rrjetet kriminale mbajnė peng vendin, ata emėrojnė kė duan dhe ku tė duan", thotė Sali Berisha ish president i republikės dhe shef i opozitės. Njė anėtar i Kėshillit tė magjistraturės ishte pjesė e njė afere tė ndyrė tė trafik tė organeve tek fėmijėt. Njė shef policie liroi njė vrasės tek miqtė me influencė. Vetė kryeministri Fatos Nano, ka bėrė burg nė vitet 1993 dhe 1997 pėr vjedhje tė ndihmave humanitare italiane.

A dilet nė konkluzionin qė, 13 vjet pasi u liruan nga stalinizmi paranojak i Enver Hoxhės, ky vend i vogėl me 3 milionė e 200 mijė banorė u bė njė lloj Far West pa besė e pa fe? Anarkia e provokuar nė 1997-ėn nga shembja e sistemit tė "piramidave" financiare, vuri nė qarkullim (sigurisht) mijėra armė. Megjithė fushatat sensibilizuese, ato nuk u rekuperuan kurrė. Por "ato qėndrojnė nė shtėpi", dhe rendi publik u rikthye tėrėsisht nė Shqipėri. Shoqėria, pjesa dėrrmuese muslimane, ėshtė e prirur drejt perėndimit pa komplekse: megjithė zhvillimin e pakėt, ajo nis tė pėrfitojė frytet e lirisė dhe modernizimit.

Pra ja njė vend tė cilit nuk i mungojė (kartat kryesore) - naftė, nikel, krom, pasuritė e rėndėsishme hidroelektrike dhe njė turizėm potencial - por nė tė vėrtetė shfrytėzon vetėm njė: pozitėn gjeografike mes dy shteteve anėtare tė BE-sė, Greqisė dhe Italisė. "Droga vjen nga Afganistani dhe Turqia ose nga Amerika latine nėpėrmjet Egjyptit, shpjegon njė diplomat. Kėtu, ėshtė problemi numėr njė." E ridėrguar drejt BE-sė, ajo prezanton 10-fishin e totalit tė eksportimeve ilegale tė Shqipėrisė, qė arrin nė 300 milionė dollarė. Qė kėtej ngjallet lakmia. "S'ka pikė dyshimi qė elita politike ėshtė e implikuar", thotė diplomati.

Ēėshtja ėshtė tė dish deri nė ēfarė pike, korrupsioni, i varur nga krimi i organizuar, gangrenizon shtetin. Pėr Sali Berishėn, ėshtė vetė Fatos Nano "inspiruesi i madh, arkitekti i njė pushteti mafioz". "Ka shumė ekzagjerime, tė krijuara nga politikanėt tanė tė papėrgjegjshėm", kundėrshton shkrimtari Sabri Godo. Sokol Nako, ministri i ri i Integrimit europian, pohon: "Lufta kundėr krimit, ėshtė prioriteti ynė absolut. Ne po reformojmė procedurat e emėrimeve, pėr ta ērrėnjosur krimin nga administrata". Nga ana tjetėr, propozimi i projektligjit qė kishte tė bėnte me heqjen e imunitetit tė deputetėve tė implikuar nė aferat e korrupsionit dhe krimit tė organizuar, u hodh poshtė nga parlamenti.

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, personalitet "asnjanės" dhe i respektuar, i jep pėrmasa mė reale problemit. "Ėshtė njė rrezik pėr vendin tone, por mafia reziston deri nė momentin qė e kap pėr fyti", shpjegon ai. Qė nga shtatori i kaluar, trafiku i emigrantėve dhe prostitutave ndėrmjet portit tė Vlorės dhe brigjeve italiane tė Barit, praktikisht ka reshtur: njė operacion i policisė i koordinuar mes dy vendeve mundėsoi ndalimin e skafistėve dhe djegien e gomoneve. "Disa thonė qė korrupsioni hedh vajin nė ingranazhet e zhvillimit, thotė presidenti. Unė nuk jam dakord: ėshtė njė parazit qė shoqėron zhvillimin."

Kėto dobėsi janė tė kuptueshme, kur njė profesor fiton 120 euro nė muaj, njė polic 200 euro dhe presidenti i republikės 100 euro nė muaj. Por, "vendi i shqiponjave" ka lejuar qė paraziti tė bėhet aq i madh sa preja e tij. "Kur ekonomia nėntokėsore pėrfaqėson 50% tė pasurisė kombėtare, ju nuk mund tė bėni gjė tjetėr veē tė legalizoni tė ardhurat gjatė viteve", thekson njė ekspert europian. Ky ėshtė padyshim rasti i ndėrtesave qė bien nė sy brenda "qytetit tė ndaluar" tė nomeklaturės - "Bllokut". Por ky nuk mund tė jetė njė burim fitimi si trafiku i drogės.

Pėrnjėherėsh, krimi i organizuar ėshtė pika qėndrore e betejave politike. Nėse Shqipėria dėshiron tė zgjohet njė ditė brenda BE-sė, ajo duhet tė zgjedhė sa s'ėshtė vonė, njė fat tė ri.

-- dėrguar nga TemA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara