HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Opinion - nė 70-vjetorin e lindjes sė piktorit tė njohur Ismail Lulani

Piaca e privilegjit tė humbur

-- nga Vladimir Myrtezai Groshi*)

Ditė mė parė nė orė tė vona tė natės ra telefoni, nga ku pėrtej telit mė lajmėruan se dy ditė mė vonė nė qytetin e Shkodrės pėrkujtohej 70-vjetori i lindjes tė piktorit Ismail Lulani. Pasi falėnderova pėr telefonatėn, u ndieva nė njė nga ato momente qė tė sjell njė e papritur apo stepje pėr t'u vetėqendruar e parė nė rrethana reflektuese, nga ku rrodhėn shpejt dhe rrėmbyeshėm 10 vjetėt e fundit.

Mė kėrkuan qė duhet tė mbaja dhe njė fjalė nė kujtim tė mikut tim, Ismail Lulani. Ky moment mė dha shtytje qė kjo fjalė tė kalonte kufirin e njė tavoline miqsh, pasi kisha ndjesinė qė qe rasti ku unė tė paralajmėroja nė kujtim tė tij gjithė miqtė e humbur. M'u kujtua njė bisedė pėr miqtė e vjetėr ku paralajmėrohej se vlera e fjalės Mik nuk ekzistonte mė nė fjalorin modern tė ditėve qė po pėrjetojmė, nė vend tė fjalės Mik pėrdorej rėndom fjala Partner. Pikėrisht pėr kėtė arsye vendosa qė fjala ime tė tejkalonte njė tavolinė miqsh dhe tė bėhej publike.

Menjėherė perceptova njė radhė tė gjatė miq edhe shokė, fytyra shumė tė dashura tė cilėt kishin cekuar nė kėta dhjetė vjet e mė tej nė jetėn time.

Imazh i cili mė dha shijen e papritur pėr tė varguar nė njė hepim tė shpejtė tė gjithė ata rendės e bashkėrendės tė shpėrndarė anė e mbanė botės nė qėndrim dhe pėrzgjedhje tė fatit tė tyre.

Imazh tek i cili njeriu skicon si pa ndier bjerrjet, humbjet, mungesat dhe shpejtėsinė e ngjarjeve qė s'tė lėnė tė marrėsh frymė. Pėr tė kėrkuar sė fundmi secili nga ne mbijetesėn e vet pozicionin nė shoqėri, pėr t'u bėrė pjesė e transformimit tė shpejtė qė u atakua pėr dikė si shans dhe, nė tė kundėrt, si mungesė shansi.

Imazh nga ku lėvizin pjesė tė rėndėsishme qė tronditėn steriotipe modelesh, fondamente tė stampuara kulturore, kontraversione si shkak i historisė dhe lėvizjes, ripozicionime tė hierarkisė sė re tė ardhura nė radhė tashmė si zakone, shprehi, forma tė sjelluri, mėnyra shprehjesh e modele qėndrimesh.

Pikėrisht nė kėtė rrėnajė tė vrullshme, tė ēngjyrosur, tė pisėt, si model tė njė loje pa rregulla. Lojė me modelime ngjarjesh monstruoze, me shkėmbime lehtėsisht tė qendrueshme qėndrimesh interesi dhe tejet tė pangjyrta. Pikėrisht nė kėtė vrundull tė paparė nė modelin dhe psikikėn shqiptare pikėrisht kėtu ndaluan pa frymė dhe urtėsisht disa nga protagonistėt e kėtij shkrimi: Ismail Lulani, Franc Ashiku dhe Danish Jukni dhe tė tjerė protagonistė tė heshtur qė ende besonin se modeli i heshtjes si vlerė nė veprim qe ende nė kandarin e shoqėrisė sė re tė propozuar po si vlerės.

Kam besuar gjithnjė se nė kompozimin e njė shoqėrie artistėt pėrbėnin pjesėn mė tė brishtė e mė delikate nė shoqėri veēmas nga kategori tė tjera tė shoqėrisė ku me praninė dhe influencėn e tyre do tė veēonin pjacėn e privilegjuar pėr tė trasmetuar e dhėnė nė mjedis njė cilėsi te re dhe tė ndryshme nga rėndom jetojmė dita me ditė njė cilėsi tė jetuari nė formė tė veēantė nė zgjedhje.

Dhe kėtė modelim e pata konstatuar te tre miqtė e mi artistė nė tri mėnyra tė ndryshme. Te Franc Ashiku shihja privilegjin e modelit nga ku prejardhja kulturore, mbijetesa e sofistikuar dhe forca e aplikimit pėr t'u imponuar nė njė pramje aristokratike, qė u shpėrdor nė njė sistem tė gabuar.

Te Danish Jukni, atė tepri pėrmbajtje dhe filtrimi drejt tė vėrtetave tė rėndėsishme tė pėrcaktuara qartė dhe me llogjikė.
Tek Ismail Lulani njė tė vėrtetė njerėzore tė shqipėtuar thjesht dhe me vėrtetėsi modelin e eksperiencės jo aq tė sofistikuar, por tė drejtpėrdrejtė tė njė karakteri plot volum. Te Lulani ka shumė pėr tė thėnė. Nė rrethana miqėsore shpesh i thosha qė mė ngjan me njė jugor tė mirė. Pėr artistėt kanė shumė rėndėsi modelet qė zgjedh si rrjedhė e vetė identifikimit tė tij. Nuk do ta harroj reagimin e tė treve nė njė bisedė kur Edi Rama ndėrroi status dhe iu drejtua politikės. Reagimet qenė siē i parashikoja.

Tek Islamili ndieva dyshimin e madh qė kish kohė dhe bluante daljen nė skenė tė Edi Ramės. Do tė pohonte: "Piktura ėshtė punė burrash dhe jo kurvash", ndėrsa Danishi me pėrmbajtjen e zgjatur tė tij lėshoi njė nėnqeshje tė shuar, duke e lėnė evazive shprehjen dhe hedhur gjatė qė ēdo zgjedhje do qėndresėn e vet, por qė vetė jeta ėshtė terren ku eksperimentohet. Unė ndėrkaq kisha tė ngrehur aventurėn qė Edi Rama do qe njė model ekstra pėr rrugėn e zgjedhur. Ndėrkaq Franc Ashiku me njė vėshtrim gjithnjė skeptik e skicoi veprimin e Edi Ramės si njė vijim i natyrshėm i tė atit. E gjitha kjo na dha tė kuptonim se secili prej nesh kishte tė drejtėn e zgjedhjes nisur nga parimet qė zgjedh.

Gjithsesi, nė njė vėshtrim pėrfshirės nė dhjetėvjeēarin qė kaluam, kjo rrėnajė gjithpėrfshirėse me sado vullnet tė mirė pėr ta konfiguruar nė lėvizjet e sloganet e politikės mbetet e rrėgjuar, e vrarė me zhvillime dramatike pėr shoqėrinė dhe veēmas pėr fatet e ngjyrimeve tė brishta. Nuk qe e lehtė, as ēėshtje entuziazmi fillimi i lėvizjes, por njė strapacė e anarki qė nė vėshtirėsi do tė shlyhet nga ata bashkėkohės qė jetuan kėtė trans tė dhimbshėm, pjesė e tė cilit qenė dhe kėta njerėz tė pėrveēėm ku, me punėn e gjatė pa bujė, propozuan modelin delikat e tė heshtur tė artistit nga ku tė gjitha reflektimet e tyre i radhitėn nė pėrpjekjen pėr kulturė, nė pėrpjekjen pėr ndjeshmėri dhe po nė pėrpjekjen nė njė shenjė tė mjaftueshme pėr t'u identifikuar.

Nuk do tė lė pa pėrmendur njė nga bisedat e pėrditshme qė artistėt mes vedi artikulojnė nė shkėmbim tė kafeve tė shkurtra. Nė njė bisedė ku ra fjala se sa ėshtė zbehur ndjeshmėria e pushtetit ndaj artit apo artistit, njė miku im qė shpesh gjykon drejtpėrdrejt, mė tha me sinqeritetin mė tė madh se nė zonėn e Mbishkodrės ne e kemi tė shenjtė me hy nė kangė dhe tė kėndohesh dhe jo tė quhesh epėrsi njė lloj modeli qeverisje, a kėsisoj modele pushtetarėsh qė mbijnė si kėrpudhat pas shiut dhe unė them se lėvizjet pa shkak do tė mund tė zhurmojnė dhe krijojnė qendra pėr t'u pėrfolur, folur a kryer nė karrierė, "por pėr nė kangė", siē thotė miku im, janė tė tjerė burra tė urtė e tė menēur qė ka kush i dokumenton.

Sot qė pėrvjetori i Lulanit njė ditė qė solli nė radhė njerėz tė dashur qė me praninė e tyre dhe veprės sė tyre tė bėjnė tė mendohesh se historia zgjat dhe me shoshėn e saj do tė leēiten nė radhė e gjithė kjo performancė deformimesh klasifikimesh tė shtiruri a mosqėndresėn, pėrkundėr formės aktive tė tė qenit protagonist pa shkak impostues, gangsterė dhe tė tjerė nė kohė tė pakryer qė zbuloi kjo rrėnajė dhe nė mungesė e nė kohė jam i bindur qė historia do rilevojė nga pirgu i djegur i saj pjesė tė buta e tė heshtura tė vlerave afruar. Mik apo partner. Dilema e lėnė hapur pėr njė tavolinė miqsh dhe mė gjerė.

*) autori ėshtė artist

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara