HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Histori e 1968-tės e kėtej

-- nga Pjerin Sheldija

- Ē'ka asht njaj qė tash tri ditė qėndron n'atė qoshe e s'e lot kush?
- Shshsht... Shuej zanin e kush mos tė ndiej, se randė e pėson. Janė eshtnat e Fishtės, nxjerrė prej vorrit, ku dikur tė mbuluem me kunora e lule tė freskėta, por qė duert e pėrgjakuna ia hoqen dheut kėtė dhuratė, se edhe i vdekun ia verbon sytė.
Kaluen tri ditė e thesi s'u pa ma!

- Ē'u ba thesi me eshtnat e Fishtės?
E pra: Shshsht... shuej zanin, e mos tė ndiej kush! Duert e nxime e rrėmbyen, si thes plehnash, e vertiten me tanė fuqinė e djallit dhe e hodhėn nė lumin e ftohtė Drin... (Ky ishte dialog mes dy punėtorėve nė Kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit nė Shkodėr, qė po kthehej nė kinoteater...).
Qyqarėt ata pėr vedi! Menduen, se me ata eshtna gjindet i perziem edhe emni bashkė me ta, do tė shkrihet e zhduket nji herė e mirė.

Bylmezėt, qė deri tash vonė kanė firmos me gisht, e sot mezi, prej aty nalt, ku kanė mujt me hypė prej djallit, mbrrijnė me vue nji firmė shkarravinė, e s'kanė si me muejtė me dijtė ma gjatė, e mendojnė se tashma puna mbaroi e kaq e pat edhe Fishta: u zhduk, u shkri.
- O mjerana, qė s'keni si t'i njihni ligjėt e natyrės. Nė kėtė mėnyrė, ju, atyne eshtnave tė bekuem, i batė ma nderė, e emnin e tij e pėrhapėt, pa dashje, ma shumė.

Ata eshtna pėrnjimend qė u shkrinė nė ujė, por prap s'keni si e dini ju; ju vjen vera, e uji i perziem me ata grimca tė arta eshtnash tė bekuem, kėthehet nė avull, e njitet nalt kah Qiella, merr bekimin e Zotit, e tue lindė shtėllunga resh, lėshohet nė pikla ujit, e ma vonė nė rrėshekė, e tue ia kėthye pėrsėri tokės, qė e lindi dhe e pėrqafoi e para, nė ata dy metra vorr qė ju ia hoqėt sė ruejtuni, por tue i pėrhapė nė sipėrfaqe tejet tė haptė. E ata grimca qė mbarin me vete edhe atė emen, qė ju deshėt me e shue, janė aq tė fuqishme sa e zmadhojnė emnin e tij nė pėrmasa edhe ma gjigande.

E, danė kėshtu, si ai shiu nė pranverė, qė tue flladitė, kėrthnezė edhe ma tepėr bimėn edhe e mbushė nė lule. E kėshtu, qė ju kėtij Qiri, qi bante dritė mbi tė tjerėt nė atė errėsinė tė tmerrshme shekullore, pa dashje, ia shtuet dritėn, e sa ma kohė qė kalon, atij i pėrtrihen forcat, e pra, u shndrrue nė Diell pėr kombin, por edhe ma tepėr.

A nuk e shihni vedin, se pėrditė ju uleni ma poshtė e largoheni aq tepėr, sa mund tė matet vetėm me shekuj drite?
E pra, as fizikisht s'e zhdukėt kret. Diēka harruet, si duket tė dejun prej marrisė suej, ju rrėshqiti pak gja pa e futė nė atė thes vdekjet.
Me durimin e arkeologut, frati rrnoi nė atė ish-vorrin e tij, e pėrziem me dhe, ku asht shkri mishi i tij, por tepėr tė shtrenjta: jo eshtna kambet por doret, tė asaj dore qė s'pushoi kurrė, se mendjen na e latė trashėgim (ndėr vepra), jo eshtna ēfaretdo, por dy unaza kurrizit e dy brijė, me siguri qė dikur cikeshin me atė zemėr tė madhe qė gjithmonė rrahu pėr kėtė tokė, pėr kėtė Atme tė bekueme.

A e pyetni veten (se me siguri, shumė do tė jeni gjallė), ēka pėrfituet?
Po ju pėrgjigjem unė: Faqen e zezė, aq tė zezė, sa s'ka oqean qė jua pastron tė zitė e turpit, qė i keni veshė vedit.
Nuk e dij se a e keni ndergjegjen tė qetė, sepse ju kujtohet, se batė tė tuejen, por nė fakt batė tė tijen. Dhe e tija duel. A e shifni? Toka, Drini, Atdheu asht i tij, jo i jueji; shqiptarėt (tė vėrtetėt), janė tė tijėt, jo tuejėt. Pra, gjithēka asht e tija, jo e juaja.
Fishta, asht i Shqipnisė e i shqiptarėve, jo i jueni, natyrisht.
Mbyllni sytė, se ky Diell ju qorron!

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara