HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt nė kurth...

-- nga Preē Zogaj, Koha Jonė, 25.12.2003

Preē Zogaj Dalngadalė po mbėrrijmė nė pikėn kur mund tė shtrojmė sėrish gjeagjėzėn e njohur "ēfarė ėshtė njė gjė qė rritet e rritet dhe nuk duket?". Pėrgjigje: Ėshtė mirėqenia!

Si nė kohėn e regjimit komunist kur lindi kjo gjeagjėzė, shifrat dhe treguesit e qeverisė paraqesin njė gjendje rozė dhe ky ėshtė modeli-vitrinė i zhvillimit, model qė nuk ka lidhje me ekonominė reale, me saktė me treguesit realė tė gjendjes sė vendit. Varfėria, papunėsia dhe vėshtirėsitė e tjera tė panumėrta tė shqiptarėve pėr tė jetuar njė jetė normale pėrgėnjeshtrojnė orė e ēast retorikėn qeveritare tė progresit. Buxheti i vitit 2004 premton pėrkeqėsim tė mėtejshėm. Nuk e besoni? Basti i ri u hodh sonte, nė kėtė debat pėr buxhetin dhe koha do tė gjykojė kush pati tė drejtė.

Deputetėt e opozitės, por edhe disa deputetė tė shumicės, bėnė kriticizmin shterrues tė kėtij buxheti. U propozuan edhe disa rregullime e arnime qė nuk e ndryshojnė thelbin e ēeshtjes. Gjithsesi, duke mos i hequr presjen kėtij kriticizmi, dėshiroj tė nėnvizoj nė kėtė finale tė debatit tre momente.

Momenti i parė ka tė bėjė me diferencimin politik nė buxhet tė shtresave dhe kategorive qė janė subjekt i kompensimit apo pėrkujdesjes parėsore. Konkretisht: vitin e kaluar, me tė drejtė, u dhanė rreth tetė milion dollarė pėr familjet e dėshmorėve. Kėtė vit, gjithashtu ėshtė planifikuar njė shumė e pėrafėrt. E kemi thėnė dhe e pėrsėrisim se jemi dakord. Nderimi pėr tė rėnėt dhe familjet e tyre nuk na ka ndarė kurrė. Edhe gjatė regjimit komunist, brenda suazės sė mundėsive tė kohės, tė rėnėt janė nderuar. Pas vitit l990 lufta e klasave pushoi edhe pėr familjet e dėshmorėve; fitoi qytetari mendimi se janė dėshmorė tė gjithė ata qė vret plumbi i armikut, tė gjithė ata qė bien pėr interesat e larta tė atdheut.

Por ndėrkaq, jam i bindur se vetė familjet e dėshmorėve nuk do tė ishin dakord qė buxheti i shtetit t'i trajtojė ca si tė nėnės, ca si tė njerkės, duke mos planifikuar asnjė lek pėr kompensimin e ish tė pėrndjekurve politikė, pėr martirėt e diktaturės, pėr pararendėsit e lirisė dhe demokracisė. Injorimi i sė drejtės sė tyre pėr kompensim ėshtė shprehje e mentalitetit klasor qė i ndan njerėzit dhe grupet nė "votues pėr ne" dhe "votues kundėr nesh". Por drejtėsia sociale dhe pajtimi kombėtar mbeten fjalė boshe kur nuk shoqėrohen me akte konkrete, siē ėshtė kompensimi i ish tė pėrndjekurve.

Momenti i dytė ka tė bėjė me rrugėn Durrės-Kukės. Taksa "Majko" pėr ndėrtimin e kėsaj rruge i habiti dhe i shqetėsoi shumė kundėrshtarėt e zhvillimit tė Shqipėrisė, natyrisht edhe armiqtė e saj. Biznesi shqiptar e pagoi kėtė taksė, u mblodhėn rreth 50 milion dollarė, qė u tjetėrsuan dhe avulluan nė operacione tė tjera tė qeverisė "Nano". Nė buxhetin e ri kjo taksė u hoq fare dhe nuk ka qartėsi pėr investimin e ndėrtimit tė kėsaj rruge. Ushtria ka nisur punėn nė stilin e "aksioneve" tė dikurshme, ndėrkohė qė ishin dhe janė tė gjitha mundėsitė qė rruga tė ndėrtohet nga kompanitė serioze vendase e tė huaja nėpėrmjet tenderimit. Me skenarin e tanishėm tė qeverisė ndėrtimi i rrugės do tė zgjasė jashtėzakonisht shumė, ose nuk do tė bėhet fare. Jam anėtar i lobit parlamentar tė rrugės Durrės-Tiranė. Pėrshtypja ime ėshtė se qeveria ka kapitulluar pėrballė lobeve tė tjera qė nuk e dėshirojnė ndėrtimin e kėsaj rruge, qė kanė kėrkuar leje nė Serbi dhe nė ndonjė vend tjetėr fqinjė pėr ndėrtimin e saj.

Momenti i tretė ka tė bėjė me taksat, me barrėn fiskale. Opozita nuk do tė pushojė sė mbrojturi njė politikė fiskale qė ndihmon biznesin vendas; opozita nuk do tė pushojė sė denoncuari taksat dhe politikat vdekjeprurėse pėr prodhuesit shqiptarė; opozita nuk do tė rreshtė sė promovuari programin e saj pėr pėrgjysmimin e taksave, pėr rritjen e bazės sė taksapaguesve me parimin "taksa tė pagueshme, taksa pėr tė gjithė". Por e shoh me vend tė citoj kėtu njė funksionar tė lartė tė FMN-sė, qė deklaroi para pak muajsh nė Tiranė se "taksat nė Shqipėri i vendos populli shqiptar". Kjo duket si parullė, por nė fakt ėshtė njė e vėrtetė absolute. Taksat, nė thelb, janė ato qė voton populli, kur zgjedh programet e partive nė zgjedhje tė lira e tė ndershme.

Kėtė e kuptojnė tė gjithė qytetarėt. Sipėrmarrėsit po e po. Partia Demokratike ka nė programin e saj pėrgjysmimin e taksave. Edhe PS, nė fushatėn e vitit 2001 konkurroi me opsionin e uljes sė TVSH deri nė masėn 12,5 pėrqind. Ky buxhet mbulon tre vjet e gjysėm tė mandatit qeverisės tė PS-sė. Shihet qartė se PS nuk ka pėr ta mbajtur fjalėn dhe nuk po pėrgatitet pėr skenarin e heqjes sė taksave dhe tarifave doganore kur buxheti do tė mbledhe vetėm 2 pėrqind tė tė tė ardhurave nga doganat. Gjithsesi, pėr tė mos u hallakatur, mendoj se duhet t'u jepet fund spekullimeve me FMN-nė, sikur kjo dikton politikėn fiskale nė vend. Edhe njėherė: taksat i vendos populli nė momentin kur voton programet e partive. Prej kėtij momenti, partitė duhet tė dėshmojnė pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė.

Kriticizmi i buxhetit tė qeverisė pėr vitin 2004 ėshtė gjėja mė e lehtė pėr t'u bėrė dhe kjo, mua personalisht, nuk mė shijon fare pėr faktin se, sėbashku me deputetėt e opozitės, kam nė mendje njė tip tjetėr buxheti qė ndryshon thelbėsisht nga ky i qeverisė aktuale. Por mė shqetėson mendimi qė pėrcjell kėtė buxhet sikur kaq janė mundėsitė e Shqipėrisė. Jo. Mundėsitė e Shqipėrisė janė shumė herė mė tė mėdha. Dikur, njė udhėtar i huaj, pat thėnė pėr shqiptarėt se ecin zbathur nė tokė tė artė. Sot mund ta pėrshtasim kėtė thėnie lakonike me rrethanat e reja. Nė sistemin tonė bankar janė mbi tre miliard dollarė depozita tė shtetasve. Ka tė dhėna se jashtė sistemit bankar qarkullojnė ose "flenė" dy herė mė shumė. A ka ndonjė plan pėr tė mobilizuar gjithė kėto kapitale nė favor tė njė bumi tė vėrtetė ekonomik nė vend. Kjo kėrkon guxim, sigurisht. Jam kundėr aventurizmit, por edhe kėshtu, mbaj dorėn nė rubinetin e shtrėnguar tė inflacionit, nuk ėshtė mė prudencė, sa kohė qė zhvillimi real bėn hapa prapa.

Nuk po flasim kėtu pėr rezervat e antikorrupsionit, antikrimit, tė evazionit fiskal, tė resurseve tona natyrore. Kandidati pėr kryetar bashkie i PS-sė ankohet se qeveria nuk i ka dhėnė para pėr shkollat. Nuk them se nuk ka tė drejtė. Nė buxhetin e ri, fondet pėr kryeministrinė janė dy herė mė tė mėdha se fondet pėr bashkinė e Tiranės. Por pėrtej kėtij kurioziteti, paratė nė Tiranė derdhen papushim grykave e kanaleve. E kam fjalėn pėr ujin, si njė prej pasurive mė tė mėdha tė kryeqytetit. Futja e ujit tė Tiranės nė treg do tė sillte rreth 40 milion dollarė fitime pėr bashkinė. Por uji shpėrdorohet qė tė fitojnė monopolet, qė tė fitojnė polipėt e Greqisė qė nga Kosmote e deri tė Call Center, qė thithin pa ndėrprerje paratė e shqiptarėve. Disa qeshin, por shqiptarėt janė nė kurth. Nuk kam kohė tani tė shpjegohem gjerė e gjatė, por shqiptarėt e dinė mirė se janė nė kurth. Ata duhet tė pėrpiqen vetė tė evitojnė kurthin e madh derisa tė vijė momenti kur nė kėtė sallė tė diskutojmė dhe tė miratojmė njė buxhet tjetėr qė nuk sheh interesat e shtetarėve, por tė shtetasve.

(Fjala e mbajtur nė seancėn e debatit pėr buxhetin e vitit 2004 nė Kuvendin e Shqipėrisė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara