HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Monografi nga studiuesi i ri Dr. Adrian Papajani:

Firmat tregėtare shkodrane Ēoba - Bianki 1795-1912

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Pėrmes njė analize serioze dhe shkencore Dr. Adrian Papajani, ka bėrė njė kronikė tė traditės sė hershme tė zhvillimeve ekonomike kapitaliste tė trevės sė Veriut tė Shqipėrisė.

Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Sshqiptare anglezja Miss Edith Durham pėr qytetin e Shkodrės shkruan: "Shkodra mė mrekullon... ajo ėshtė qyteti mė i mirė nė botė".

Shkodra, ka njė histori tė lashtė e tė lavdishme duke qenė njėherazi njė nga kryeqendrat e kulturės sė qytetėrimit shqiptar. E themeluar nė shekullin IV para Krishtit arriti lulėzimin e vet gjatė sundimit tė mbretit Gent, kur u bė kryeqendėr e Ilirisė. Nė shekullin III para Krishtit preu monedhat e para tė veta... Nė shek XVIII u kthye nė qendėr tė rėndėsishme tregtare qė kanė shtrirje gjeografike nė disa kontinente tė botės. Dr. Adrian Papajani, me pasionin e vullnetit tė lirė u muar me hulumtimin e veprimtarisė ekonomike tregtare tė firmave tregtare shkodrane tė njohura si Ēoba - Bianki. Si pasonjė e njė pune voluminoze 5-vjeēare me dokumentat e familjeve tregėtare tė njohura Ēoba - Bianki fiton gradėn shkencore doktor i shkencave historike nė vitin 1996.

Vepra ėshtė e ndarė nė tre pjesė dhe qė shquhet pėr njė llogjikė e gjuhė tė pastėr komunikimi me lexuesin e studiuesin, tė shoqėruar me disa konkluzione tė monografisė. Vepra ka njė fond tė pasur burimesh dhe litetaraturė historike tė shfrytėzuar e zbardhur deri mė sot. Qė nė hyrje gjendet pema gjenealogjike e familjeve tė pėrmendura shkodrane nė fjalė, e disa foto qė botohen pėr herė tė parė.

Zhvillimi i tregėtisė nė viset shqiptarenė shekullin XIX dhe nė fillimin e shekullit XX, ka qenė objekt studimi nga studiues tė vendas dhe tė huaj. Nė kėto studime ata duke u mbėshtetur nė tė dhėna burimore historike deri mė sot, kanė dhėnė njė tablo tė pėrgjithshme. Por siē dihet rajone e zona tė ndryshme kanė pasur veēoritė e tyre. Kėto tė fundit tė pėrcaktuara nga faktorė ekonomikė, politikė, gjeografikė, etj. Pra pas krijimit tė njė panorame tė pėrgjithshme ekonomike tejvendit tonė pėr kėtė periudhė ka ardhur koha pėr kryerjen e hulumtimeve tė detajuara dhe probleme tė veēanta.

Nėpėrmjet kėtyre studimeve realizohet njė plotėsim dhe pasurim i gjithanshėm ekonomik dhe pse jo argumentohen e dalin nė pah teza tė reja tė historiografisė tė panjohura mė parė nga pseudohistorianėt e sistemit shterp para vitit 1990. Mirėpo kėtij qėllimi i shėrben edhe monografia e sapobotuar e dr. Adrian Papajani, e cila tashmė i krijon mundėsi historianėve, studiuesve, mėsuesve tė historisė dhe lexuesve pėr t'u njohur mė afėr me zhvillimin e veprimtarisė sė biznesit tė ndershmė qė kanė ndjekur dy firmat shkodrane me zė. Botimi i kėsaj monografie e pasuron literaturėn historike shqiptare e sidomos atė pjesė tė saj qė i kushtohet zhvillimit ekonomik tė trevės veriore tė Shqipėrisė gjatė dy shekujve tė fundit. Pėr pėrpilimin e kujdeshėm tė librit tė ri ėshtė dashur tė kalohen nėpėr duar rreth 45-5000 dokumenta.

Baza e burimeve e kėsaj monografie, pėrbėhet nga dokumentacioni mjaft i pasur i fondit "Firmat tregėtare Ēoba - Bianki" i cili pėrfaqėson sot fondin mė tė pasur nė llojin e vet, tė depozituar nė Arkivin Qendror tė Shtetit, si dhe fondet e Arqipeshkėvisė sė Shkodrės, dhe ai i firmės tregėtare Muzhani. Dokumentacioni pėrbėhet nga hyxhete (dokumente pronėsie) tė kėtyre dy familjeve tė cilat janė dhe dokumente mė tė hershme, por edhe akte tė tjera tė mėvonshme pronsie si dhe regjistra, kopje - letrash, njė korrespodencė shumė e larmishme e zhvilluar me tregtarė e agjentė vendas e tė huaj, korrespodencė familjare. Njė vend tė rėndėsishėm zė pasqyrimi i ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė periudhės, qofshin kėto politike (ndėrrimi i Valinjėve nė qytetin e Shkodrės), ekonomike (falimentimi i tregėtarėve tė ndryshėm, importet, zhvletėsimi i monedhės) por edhe ngjarje tė jetės sė pėrditshme (si pėrmbytja epazarit dhe njė pjesė e qytetit nga lumi Buna, vjedhjet qė bėheshin nė pazar, sėmundjet, rėnia e tėrmetit, etj).

Gjuha e dokumentacionit pėr atė pjesė tė tij qė bėn fjalė mbi pronėsinė ėshtė osmanisht, ndėrsa nė pjesėn e pasme pėr secilin prej tyre, ėshtė pasqyruar njė pėrmbledhje nė italisht e pėrzier nė shqip nė vitin 1800) ose edhe vetėm italisht e shkruajtur nga vetė pjesėtarėt e familjes Ēoba-Bianki. Pjesa tjetėr e dokumentacionit ėshtė nė italisht dhe shqip. Shfrytėzimi nga autori nė mėnyrė shteruese i njė baze tė tillė burimore kaq tė pasur, autentikė dhe mjaft konkrete pėr tė dy kėto familjeje tregtare shkodrane, pėrbėjnė njė kontribut mjaft tė vlefshėm nė drejtim tė njohjes gjithnjė e mė tė plotė tė aktivitetit tė pastėr tė biznesit nė qytetin veriperėndimor tė Shqipėrisė, nė rrethina e mė gjerė.

Aktivitetin e suksesshėm tė dy firmave nė fjalė Dr. Papajani e shtrin deri nė aktivitetin e Pavarėsisė mė 1912. Ekzistenca si bashkėpronarė Ēoba-Bianki tė 50 anijeve tė kohės si dhe ekzistenca e anijeve avullore shqiptare tregtare shkodrane tregon se edhe shqiptarėt nuk ishin mė pas se kombet e tjera nė fushėn e lundrimit dhe tė biznesit, ku elementėt e zhvillimit shprehen mė dukshėm tek kėto firma tė fuqishme tregtare tė Shqipėrisė sė Veriut. Dhe Shkodrės i mungonte njė vlerėsim i tillė ng autori joshkodranė qė gjithsesi kanė kėnaqėsi kur punojnė pėr tė rivlerėsuar lerat e humbura gjatė 60 vjetėve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara