HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nacionalisti Qerim Berisha - njė jetė e re e kėputur nė mes nė ShBA

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Klajd Kapinova Tomė Mrijaj Mė 28 prill vitit 2002, mbushėn 32 vjet kur u nda nga jeta djaloshi kosovar Qerim Ukė Sadik Berisha. Pas njė sėmundje tė rėndė, me tė cilin luftoi pėr 5 ditė me radhė, i riu Qerim, nuk mundi tė mbijetonte, por emri dhe vepra e tij atdhetare mbetet njė shembull i ndritshėm pėr tė gjithė pjesėtarėt e komunitetit shqiptar nė emigracionin e SHBA-sė.

Qerimi u lind nė Qerret tė Durrėsit nė vitin 1941. Ishin vėrtetė kohė tė kobshme nė Shqipėri dhe tek trojet e tė parėve tė tij nė Kosovė. Tashmė Italia fashiste, kishte kohė qė sundonte si pushtuese nė trojet shqiptare. Por vogėlushi i brishtė nuk i dėgjonte krismat e armėve qė nė vendin tonė merrnin jetė shqiptarėsh nacionalistė, qė ēdo ditė luftonin me vendosmeri kundėr pushtuesve tė huaj fashiste. Kėto krisma armėsh, ninullat e nėnave nė djep, pėr mėmėdheun ai do t’i mėsonte edhe mė vonė.

Ai ishte jo mė shumė se 4 vjeē, kur komunistėt me dhunė e mashtrime kishin pėrgatitur terrenin pėr tė marrė pushtetin, ndonėse flisnin se ishte i popullit, ai asnjėherė nuk ka qenė i tillė. Prindėrit e tij ishin larguar nga Kosova, para Luftės II Botėrore, pėr t’i shpėtuar masakrave tė pėrgjakshme tė pėrsekutimeve tė kolonėve serbė e malazezė. Pėr traditėn atdhetare tė pėrhershme tė prindėrve tė tij kemi folur nė kapitujt e mėsipėrmer tė monografisė.

I shtrėnguar prej ndjekjeve familja shkoi rishtas nė Kosovė. Atje vijoi aktivitetin e zakonshėm, kundėr tė huajve qė nuk vinin si miq nė trojet etnike shqiptare. Nė emigracion, veprat e qėllimet atdhetare ishin pėr tė ēliruar Kosovėn dhe bashkimin me nėnėn Shqipėri. Ata ishin tė dėgjuar pėr trimėri, si familje nė tė gjithė zonat e kuvendet e burrave tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Nė vitin 1945, kur ai ishte 4 vjeē, humbet axhen e vet Shabanin dhe shumė shokė tė tij nė luftimet qė u zhvilluan nė Siēevė (me brigadėn e Kotorrit), nė pėrpjekje me komunistėt serbė, tė cilėt e vrasin. Qerimi mbetet jetim, mbasi komunistėt e pushkatojnė tė atin Ukėn, njė ndėr komandantėt mė tė mėdhenj tė ēėshtjes kombėtare Ukė Sadikun. Kjo humbje ishte e madhe dhe njė dhimbje e thellė pėr tė gjithė Kosovėn, familjen e madhe tė Sadik Ramė Gjurgjevikut dhe vogėlushin Qerimin me nėnė e vėllezėr. Ai kishte nevojė mė shumė pėr dashurinė dhe ngrohtėsinė e babait tė vet. Ai vazhdoi tė shkollohet nė Prizren. Kishte mbaruar shkollėn fillore dhe ishte pėrgatitur pėr tė hyrė nė gjimnaz.

I cilėsuar shpesh me nofken "djalė reaksionari", sikurse ishte zakon prej komunistėve e aq mė tepėr serbėt kundėr shqiptarėve, e nxjerrin nga shkolla, duke e privuar pa tė drejtė pėr tė vijuar sė bashku me bashkėmoshatarėt studimet. Privimi kishte ndodhur disa javė para se tė mbaronte me sukses vitin shkollor. Kur u rrit shpesh qendronte nė kuvendet e burrave sė bashku me vellezėrit e tjerė, mbasi si familje ishin tė njohur nė Kosovėn pėr traditat shqiptare. Ai dėgjonte me vėmendje veprimtaritė e shpeshta atdhetare tė babait tė tij, tė axhės, e tė burrave tė tjerė kosovarė, qė kishin sakrifikuar gjėnė mė tė shtrenjtė, jetėn e tyre nė mbrojtje tė interesave nacionale.

Epopeja e burrave tė shquar tė nacionalizmit nė fushėn e nderit atdhetar e kishin frymėzuar Qerimin aq fort, sukur edhe ky ka qenė, pjesėtar i pėrpjekjeve heroike. Si djalė serioz, u vu nė sy tė keq prej UDB-sė. Shpesh agjentėt besnikė tė UDB-sė e merrnin pėr ta pyetur, "kėshilluar" dhe mė nė fund e rrahnin pa asnjė shkak vetėm e vetėm se i urrente si kolonė, qė shtypnin pa mėshirė popullin kosovar. Urretja dhe zemėrimi ndaj pushtuesve shekullorė serbė, erdhi duke u rritur. Ai antisllavizmin e shprehte mes miqve e shokėve tė ngushtė tė idealeve tė larta tė vlerave nacionaliste.

Pėr t’u shpėtuar rreziqeve tė tjera, i kėshilluar gjithnjė prej njerėzve besnikė, mendoi tė bėj njė plan pėr t’u larguar nga vendi drejt njė toke tė lirė. Kėtė dėshirė e bėri realitet falė kėmbėnguljes dhe brenda pak kohe shkoi nė SHBA. Aty menjėherė u bashkua me dy vėllezėrit Skėnderin e Ismetin, qė kishin shumė vite qė jetonin nė Amerikė. Kėtu gjeti njė truall tė gatshėm tė punės e aktivitetit tė pasur patriotik, qė kishin bėrė emigrantėt kosovarė tė tubuar rreth vatrės sė ngrohtė amtare "Lidhja e Prizrenit nė Mergim", e cila kishte hapur dyert pėr bijtė e vet emigrantė nė vitin 1962. Qerimi, ishte Sekretar i Degės sė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" nė Bruksel tė Belgjikės, para se tė vinte nė New York.

Duke kujtuar shembullin e shumė figurave tė shquar tė Kosovės, zellin dhe pėrkushtimin e rinisė martire kosovare nė vendlindje, Qerimi nisi tė bėnte realitet ėndėrrat dhe aspiratat e kahershme tė bijve kosovarė. Ai punoi me zell e dashuri tė veēantė nė Organizatėn patriotike, politike e shoqėrore "Lidhja e Prizrenit" nė Amerikė. Vėllait tė vet Ismetit, qė ishte asokohe Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit, menjėherė iu bė njė krah i fuqishėm dhe njė ndihmesė e madhe nė qėllimet e mėdha fisnike. Vėrtetė ishte i ri me moshė, por me gjykim, jepte shumė pėr tė kuptuar, se kishe tė bėje me njė djalė tė zgjuar, trim, tė mprehte Ishte i dashur me tė gjithė emigrantėt shqiptarė pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Ai ishte njė zė mė shumė nė Lidhjen e Prizrenit dhe shumė aktiv. Shpesh me pjekurinė e tij bėnte qė disa situata tė ēėshtjes kombėtare tė merrnin trajtesė e zgjidhje pozitive nė dobi tė Atdheut tė robėruar prej shekujsh. Ishte njė djalosh shumė i respektuar, i arsyeshėm, ēka shpesh tė kujtonte burrat e moēėm tė kuvendeve nė Logun e Burrave nė Rrafshin e Dukagjinit, ku me zell e traditė u mbrujtė liria dhe dashuria pėr Kosovėn e lirė. Asnjėherė nuk rrėmbehej nė bisedat me shokėt, nė mbledhjet qė organizonin shqiptarėt e komunitetit. Respektonte ēdo mendim tė bashkėbiseduesit dhe priste gjithnjė radhėn pėr tė folur mendimin e tij tė pjekur.

Tek figura e tė riut Qerim, spikaste natyra tėrheqėse, buzagaz, i ėmbėl dhe gjithnjė me njė humor tė kėndshėm mes miqve. Tė gjithė e donin e respektonin, mbasi ai i donte e respektonte me dashamirėsi shqiptarėt dhe tė huajt, me tė cilėt bashkėbisedonte pėr Kosovėn e Shqipėrinė e robėruar nga komunistėt. Edhe kur u nda nga jeta, mė 28 prill 1970, shumė nga miqtė e shokėt shqiptarė dhe tė huaj e kujtuan me lule e kurora tė freskėta, nė shenjė nderimi e respekti tė veēantė pėr jetėn e tij, duke bėrė me qindra e mijėra kilometra pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tij.

Mė 3 maj 1969, u martua me zonjushėn Fatbardha Myftar Gashi. Gėzimi i familjes sė re, ishte kur lindi Saranda, por nė tė njėjtėn kohė ishte dhe njė hidhėrim i madh. Nė jetė ndodh qė njė fėmijė shtohet dhe njė tjetėr jetė ikėn, pėr arsye qė vetėm Zoti dhe sėmundja e di. Saranda ėshtė njė qytet i bukur i Shqipėrisė sė Jugut. Kėtė emėr tė njohur e mori vajza e vetme e Qerimit, e cila do ta ndiente shumė mungesėn e babait. Vėllai i tij, Ismet Berisha, njė njeri me shpirt tė madh human e bujar, i krijoi ngrohtėsinė prindėrore vajzės Saranda, duke u pėrkujdesur shumė pėr te.

Vitet kalojnė, duke marrė me vete gėzimet e hidhėrimet e kėsaj jete. Saranda Berisha, do tė kalojė vitet e fėmijėrisė, nė njė ambient shumė atdhetarė. Ajo rritet, duke vijuar me radhė shkollėn e mesme dhe mė vonė studimet e larta nė Universitetin "Brig’port University" tė Conneticut nė New York. Me njė shkathtėsi, elegancė dhe kulturė tė pasur shqiptare e amerikane sot punon nė njė zyre nė Manhattan, duke qenė njė vajzė e nderuar e respektuar nga tė gjithė kolegėt. Ndėrsa trupi i Qerimit pushon sot i qetė nė jetėn e pasosur, nė varrezat Ferclift nė Harsdale tė New York, pranė figurės sė shquar tė nacionalizmit Mit’hat Frashėrit.

Kjo ėshtė e natyrshme dhe jo e rastėsishme, mbasi ndodh qė burrat e mėdhenj gjithnjė qendrojnė bashkė, pėr tė mbetur tė paharruarit e paharrueshėm. Ēdo vit familja, miqtė e shokėt vendosin mė 28 prill, kurora lulesh tė freskėta pėr bashkėluftėtarin e idealeve patriotike Qerim Ukė Sadik Berisha. Nė rrasėn e varrit ėshtė gdhedur epitafi qė Qerim Berisha, shpesh e pėrmendte: "Ēdo gja qė lind britht edhe vdes vetem kujtimi do t’i mbes". Emri i tij, ėshtė shkruar nė librin e historisė sė popullit martir kosovar, qė e do dhe respekton shumė jetėn dhe veprėn e tij tė madhe. Ndriēimi i figurave tė tillė nėpėr faqet e revistave dhe gazetave, ėshtė njė lule e freskėt nderimi dhe njė qiri drite e pėrhershme...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara