HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė barkun e njė balene

-- nga Ben Andoni, Klan

Inxhinjere mekanike. E larguar nga Shqiperia 12 vjet me pare. Tani prezanton nje kryeveper teknologjike ne bashkepunim me nje artiste japoneze me fame boterore. Historia e Rozela Kroqit, gruas qe punon per te dizajnuar edhe Ferrarrin.

I jane dashur tete muaj per te ngritur kete 'perbindesh'. I cili quhet "Eave UFO" dhe qe ne ekspoziten nderkombetare te artit modern ne Bregenz te Austrise, pak dite me pare, ka shushatur publikun. "Mostra" qe ka dale nga duart e inxhinjeres shqiptare Rozela Koroqi dhe artistes japoneze Mariko Mori ka ne thelb nje ide shume te kompikuar. Ne barkun e asaj qe eshte quajtur ndryshe edhe "Balena aliene" (ne foton e madhe), gjendet nje karrike, si ato te dentisteve, ku mund te ulet seicili prej vizitoreve. Pas uljes, ne koken e cdo vizitori vendosen disa sensore te cilet lexojne valet e trurit te tij. Ato vale i percillen me pas nje "syri" teper te fuqishem qe i shnderron vibrimet cerebrale te trurit te gjithesejcilit ne imazhe. Pra per njerez te ndryshem perbrenda "balenes aliene" prodhohen imazhe te ndryshme. Mjafton te depertosh ne trupin e saj dhe mrekullia eshte e garantuar.

E papare deri me tani. E gjitha nje ide e nje artisteje te famshme, japonezes 35 vjecare Mori, teper te njohur per vidio-instalacionet, arkitekturen high-tech, fotografine monumentale, qe tashme ekspozon ne Muzeumin e Artit modern ne New York e Chikago. Ishte ajo nismetarja e "cmendurise" per te perftuar ato imazhe te rralla ne syte e njerzve. Por i gjithe ky inspirim kerkonte te materializohej. E ketu ne loje hyri gruaja shqiptare, 47 vjecarja ish studente e mekanikes ne Universitetin e Tiranes dhe sot drejtuese projekti ne "Modelleria Angelino", nje nga firmat e njohura italiane, qe merret qe nga aerodinamika e makinave te garave te Formula 1 e deri tek realizimi i veprave te artit modern. Nga duart e Rozela Kroqit ka kaluar pothuajse gjithshka. Ajo ka drejtuar strukturen, impiantet, akustiken, ndricimin dhe te gjithe gjerat, e mostres gjigande me permasa 12x6x5 metra dhe te ndertuar krejtesisht me dore.

"Mund te thuhet se vete eshte nje fabrike e madhe. Dhe, po te mos ishte i gjithe impenjimi, dashuria, pasioni per ta ndertuar sa me mire, nuk do te ishte arritur kurre ky perfeksion. E, une prandaj nuk mund te mos jem mirenjohese te gjithe njerezve qe kane marre pjese me shume pasion ne kete pune", thote tani Rozela e cila shpreh edhe nje deshire. Atje ne Bregenez te Austrise, ku eshte shenuar emri i saj, te shenohej edhe vendlindja: Tirane.

Ky eshte qyteti qe ajo braktisi 12 vjet me pare per te marre rrugen e mergimit, drejt Italise. Ne Tirane kish lene pas nje eksperience te gjate gati nje dekade, ku kish punuar ne uzinen Dajti. Neper duart e saj kishin kaluar, qe nga rubinetat e thjeshte deri ne pajisjet e ndryshme te nevojshme per shtepite modeste shqiptare. Pa menduar, se ndonjehere, mund te merrej me artin modern, apo me teknologjite e tjera me te perparuara ne bote, inxhinierja e re mekanike shqiptare, plotesonte si koleget e saj, ne vitet '80, detyrimin ditor. Dhe, pastaj vazhdonte me te njejtin ritem te nesermen dhe te pasnesermen. Deri, ne vitin 1991. Ku gjithshka nisi nga e para.

"Kam qene e detyruar te ridipllomohem si inxhiniere mekanike prane Fakultetit te Inxhinierise ne Torino, per te bere te vlefshme diplomen si inxhiniere mekanike" tregon. Gjithsesi, nje gje ka qejf qe ta thote me ze te plote, se nga eksperienca e saj e ridiplomimit eshte krejtesisht e bindur se universiteti teknik shqiptar i viteve '80, ka qene as me shume e as me pak ne nivelin teorik europian (fale seriozitetit te pedagogeve te asaj periudhe). Dhe, 'pjellat' e ketyre pedagogeve sot, te shperndare ne bote kane treguar klas po aq sa artistet apo njerezit e spektaklit, qe miklohen pa fund nga media shqiptare. "Asnjehere nuk kam lexuar te shkruhet per 'suksesin' e njerezve te shkences dhe teknikes edhe pse neper bote ka mjeke, fizikante, profesore e inxhiniere, qe punojne ne vende pune te niveleve shume te larta". Ajo mund te rendise shume, te ngjashem te saj te talentuar shqiptare, qe i habisin koleget e tyre. Dhe e gjithe kjo per Rozelen ka nje shpjegim te thjeshte. Qe gjendet tek vitaliteti, forca per te rifituar kohen e humbur, deshira per te materializuar gjithshka kane enderruar ne ato vite kur fantazia e tyre shkonte larg, por realiteti i nje Shqiperie te mbyllur nuk ia senderzonte endrren. Askush nga brezi i saj nuk e kishte menduar ndonjehere me pare bashkepunimin e njerit prej tyre me ndonje prej artisteve perendimore. Aq me pak japoneze. Aq me pak

per te materializuar idete e tyre. Do te duhej te kalonte nje dekade. Ndoshta dicka me shume per te arritur ne kufijte e enderres. Pikerisht te asaj endre, qe ndoshta thjesht per rastesi, apo ndoshta ne menyre instiktive, Rozela Kroqi arriti te realizoje me vepren e saj te cmendur. Me nje simbolike te dyfishte.

Ne rastin e projektit "Eave Ufo," kjo ka qene edhe detyra me e veshtire, d.m.th. koordinimi i kerkesave artistike te artistes me zgjidhjet mekanike me optimale. Nga ne kerkohet qe te plotesojme kete nevoje te artit modern. Sepse artistet e sotem kane nevoje qe dikush te realizoje ate qe ata kane ne mendje dhe cdo dite kerkesat e tyre behen me te sofistikuara. Vetem se per specifiken e fushes ku jemi duke punuar (midis artit dhe teknologjise se avancuar) e per kompleksitetin e problemeve, duhet shume profesionalitet dhe shume durim. Dhe, per ne tekniket eshte e veshtire te jemi dakort me artistet", pohon Rozela.

E megjitheate, fruti i ketij bashkepunimi gjendet sot ne katin e fundit te mjediseve te "Peter Zumthor", muzeut te artit modern ne Bregenz te Austrise. Ne ate "hapesire pa kohe ku eshte projektuar e ardhmja e brezave qe do te vijne" sipas shtypit austriak, tani eshte shenuar edhe emri i shqiptares Rozela Kroqi. Perbindeshi i saj tridimensional do te qendroje edhe pak kohe aty ndersa e ardhmja e tij tani eshte shkruar. Vepra e shqiptares dhe artistes japoneze Mori, ne muajin maj, do te instalohet ne "IBM Building" ne New York. Karrigja nga mund te shohesh imazhe te cuditshme do te jete serish aty. "Balena" e stermadhe do do vendoset ne nje holl pompoz, per te shperndare per njerez te vecante endra te ndryshme. Endra si ato te Rozeles qe ndonjehere qellon te behen edhe realitet.

E qe te realizohej ky besim fantazmagorik i saj eshte dashur qe dora njerezore ti shkoje per shtat nje mendje jo te zakonshme. Qe sot, te mbetet jo vetem ta admirosh, ne barkun e saj, por edhe te shkosh atje ku ka frike te kaloje vete mendja njerezore. Ndersa, per inxhinieren shqiptare, Rozela Kroqi projekti i Morit ka qene thjesht nje detyre qe duhej te zbatohej. Nje nga te shumtit, ku ajo pret qe te skalise edhe ne ditet e mevonshme. Dhe, ku njohurite e saj, dhe te grupit te "Modelleria Angellino", te arrinin te kthenin nje perfytyrim qe mund 'te kishin' mbase jashtetokesoret, per tokesoret. Modeste, arkitektja-inxhiniere shqiptare Rozela Kroqi ia ka arritur qellimit, sepse te gjitha keto nuk kane "asnje rendesi", kur ka perfunduar cdo gje. Mbase, dhe, vete shkrimtari fantazist Zhyl Vern po ta spostoje ne kohe dhe hapesire per ta sjelle perpara kesaj 'mostre' do te merzitej. As me shume e as me pak, ai do te shqetesohej qe nuk mund te kuptonte me asgje nga nje realitet i paparashikueshem i tokesoreve te tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara