HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E vėrteta rreth ekzekutimit barbar tė Sali Rexhmatit nga fshati Tėrshenė i Kukėsit

Rexhmata u vra duke u dhėnė bukė policėve

-- nga Rexhep SHAHU , 24.08.2003

Ėshtė vrarė pabesisht teksa po u jepte policėve dhalltė pėr tė pirė dhe kastraveca tė freskėta pėr t'i qerasur. Sepse policėt kanė shkuar jo me uniforma policie, por tė veshur civilė dhe janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė gjoja kishin dalė pėr tė dhėnė ndihma pėr fermerėt dhe pėr tė grumbulluar boronicat e fshatarėve.

Ėshtė vrarė nė sy tė njerzve dhe policia nuk ka lejuar mjekun e fshatit pėr t'u afruar dhe pėr t'i dhėnė ndihmė

Kush janė policėt qė e ekzekutuan 47 vjeēarin Rexhmati nė sy tė fėmijėve, grave e pleqve. Kush e pengoi doktorin qė t'i jepte ndihmėn mjekėsore. Pse gėnjeu ministria e rendit rreth vrasjes sė tij. Pse policia iu paraqit Rexhmatit me roba civile dhe sikur ishin tregtarė bimėsh medicinale.

Policia e shtetit shqiptar shėnoi edhe njė vrasje makabre tė njė qytetari shqiptar nė veri tė vendit, nė Kukės, nė fshatin Tėrshenė tė komunės Bicaj.

Kjo vrasje e njė shqiptari nga policia shqiptare ėshtė bėrė pėr llogari tė shtetit maqedonas.

Shtetasi Sali Rexhmati, 48 vjeē, nga fshati Tėrshenė i rrethit Kukės, ėshtė vrarė nė oborrin e shtėpisė sė tij nga policia e shtetit.

Ėshtė vrarė nė sy tė njė grumbulli fėmijėsh dhe tė disa pleqve e plakave, nė mes tė ditės, nė orėn 15:30.

Ėshtė vrarė nga policia ndėrkohė qė nuk ka bėrė asnjė shkėmbim zjari me policinė siē edhe janė pėrhapur informatat e policisė.

Ėshtė vrarė pabesisht teksa po u jepte policėve dhalltė pėr tė pirė dhe kastraveca tė freskėta pėr t'i qerasur. Sepse policėt kanė shkuar jo me uniforma policie, por tė veshur civilė dhe janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė gjoja kishin dalė pėr tė dhėnė ndihma pėr fermerėt dhe pėr tė grumbulluar boronicat e fshatarėve.

Ėshtė vrarė nė sy tė njerzve dhe policia nuk ka lejuar mjekun e fshatit pėr t'u afruar dhe pėr t'i dhėnė ndihmė. Nėn rrethimin policor, pas dy orėsh rrjedhje gjaku, pa asnjė ndihmė a ndėrhyrje, Sali Rexhmati, baba i shtatė fėmijėve ndėrron jetė, duke iu drejtuar policėve nė grahmat e fundit se "...ty tė njofta, edhe ty..., edhe ty tjetrit ... U njofta tė treve...".

***

Pas 100 vjetėsh nė kėtė fshat tė Kukėsit shėnohet vrasja e parė. Dhe kjo vrasje nga policia. Vrasje pėr llogari tė shtetit maqedonas.

Sali Rexhmati, baba i shtatė fėmijėve, i pa punė, pa pėrkrahje nga shteti, niset para katėr vjetėsh pėr tė shitur dy armė automatike nė Maqedoni pėr tė siguruar bukėn e gojės. Nė udhė e sipėr pėr Maqedoni bien nė pritėn e policisė maqedonase. Aty ėshtė bėrė shkėmbim zjarri me policinė maqedonase. Nė kėtė shkėmbim zjarri ka mbetur i vrarė njė polic. Maqedonasit, me pėrforcime tė shumta dhe me helikopterė kanė mundur tė kapin Sali Rexhmatin dhe dy shqiptarė tė tjerė. Dhe pas shumė peripecish, e kanė denuar nė Maqedoni me burgim tė pėrjetshėm. Pas dy vjet burg, me kėrkesa dhe ndihma tė ndryshme, autoritetet e shtetit maqedon e kanė liruar dhe pėrcjellė pėr nė Shqipėri.

Sali Rexhmati filloi jetėn sėrish me shumė skamje e varfėri. Gėzonte respektin dhe simpatinė e gjithė fshatit dhe shumė mė gjerė, si njeri fisnik.

***

Por ja qė vjen njė ditė dhe policia e shtetit tė Shqipėrisė shkon dhe e vret. Pa i bėrė asnjė kundėrshtim me armė policisė. E vret sepse Sali Rexhmati na paskėsh qenė "...person nė kėrkim nga maqedonėt, shumė i rrezikshėm, autor i shumė krimeve tė rėnda...". E vret policia e shtetit tė vet. Pėr llogari tė shtetit maqedon!!!

***

Tre policėt qė kanė shkuar nė oborr tė shtėpisė sė tij janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė vepron edhe nė Kukės. Ata, me formularė nė duar, duke mashtruar banorėt kanė hyrė nė fshat dhe nė oborrin e Sali Rexhmatit. Ai i ka pritė shqiptarisht. U ka nxjerrė dhalltė pėr tė pirė. U ka dhėnė kastraveca tė njomė. I ka lutur pėr bukė. Tre policėt civilė kanė bashkėbiseduar me Saliun dhe tė tjerė banorė pėr boronicat qė tė mund t'i grumbullojnė nė gjithė zonėn.

Nė kėtė moment, njėri nga policėt ka hyrė nė banjo. Nga atje ka komunikuar me radio lidhje me policėt e tjerė qė ishin afruar nė mal pranė fshatit. Kur ky polic ka dalė nga banjoja, menjėherė e ka kaplluar Saliun nga mbrapa. Janė lėshuar edhe dy policėt e tjerė. Janė lemeritur fėmijėt e shumtė dhe gratė e pleqtė qė kanė qenė aty. Saliu ka bėrė pėrpjekje pėr t'u ikur nga duart policėve, pasi ai ishte i fuqishėm. Atėhere janė derdhur plumbat mbi trupin e tij. Ai ka rrėshqitur disa metra ashtu duke kulluar gjak. Kanė mbėrritur policėt e tjerė. Ėshtė rrethuar vendi. Banorėt kanė njoftuar mjekun e fshatit tė vinte, pasi Saliu ishte ende gjallė. Mjeku ka ardhė, por policėt nuk e kanė lejuar tė afrohej tek i plagosuri qė kullonte gjak dhe qė pas dy orėsh ashtu nėn torturat e dhimbjeve tė plagėve, vdes...

Krimi u bė. U bė nė sy tė fėmijėve tė vegjėl dhe tė grave e pleqve. Ata fėmijė dėshmitarė, vėshtirė tė shėrohėn gjatė gjithė jetės sė tyre nga ky tmerr. Vėshtirė tė pranojnė absurdin se si policėt vrasin qytetarin nė oborr tė tij. Se si policėt nuk e marrin nė krah tė plagosurin pėr ta dėrguar nė spital. Se si policėt nuk e venė nė helikopter tė plagosurin dhe ta dėrgonin nė spital, pasi helikopterin aty e kanė patur, se me helikopter kanė shkuar policėt nė afėrsi tė fshatit, sepse ėshtė fshati shumė i thellė dhe i thyer. Vėshtirė qė kėta fėmijė tė harrojnė se si policia nuk e lejoi mjekun tė shkonte pėr tė shpėtuar tė plagosurin prej plumbave tė policisė. Vėshtirė tė besojnė mė kėta fėmijė se policia nuk ėshtė pėr tė vrarė, por ėshtė pėr tė mbrojtur dhe siguruar jetėn e njerėzve. Vėshtirė tė besojnė kėta dėshmitarė mė nė polici dhe nė shtet. Pėrderisa shteti i vret shtetasit e vet. Pėrderisa dhunon dhe nuk respekton tė plagosurin. Pėrderisa nuk i jep ndihmė tė plagosurit, por e sheh tek vdes dhe pengon edhe tė tjerėt t'i japin ndihmė.

***

Sali Rexhmati 48 vjeēar, baba i shtatė fėmijėve u vra nga policia, nga shteti. U shėnua vrasja e parė pas 100 vjetėsh nė kėtė fshat. Por tani nuk dihet... Sepse fėmijėt dhe tė afėrmit e Sali Rexhmatit tė vrarė i panė vrasėsit, i njohėn ata. Dhe vrasėsit e Saliut nuk ishin as serbė, as maqedonas, as nazistė gjermanė a fashistė italianė. Por ishin policė shqiptarė...

Ndoshta urdhėruesit e kėsaj vrasjeje makabre kanė dashur tė mbjellin vrasjet nė kėtė fshat. Tė mbjellin vrasjet nė Kukės. Tė vazhdojnė vrasjet nė veri. Se nė veri ka kanun, ka gjakmarrje.

***

Fshati Tėrshenė ka reaguar. Kryepleqėsia ka reaguar. Kryetari i komunės ka reaguar. Ėshtė dėrguar njė reagim deri tek presidenti i republikės Alfred Moisiu, tek Avokati i Populli, tek Prokuroria e Pėrgjithshme, tek Komiteti i Helsinkit, tek organizmat ndėrkombėtare qė monitorojnė Shqipėrinė...

Opinioni nė Kukės ėshtė shokuar. Kush e urdhėron shtetin tė vrasė shtetasit e vet. Kush do tė mbrojė shtetasin kur e vret policia!? Kush do ta ndihmojė shtetasin kur nuk e ndihmon policia. Dhe aq mė keq qė pengon edhe tė tjerėt pėr tė ndihmuar shtetasit?

Pse duhej tė vritej Sali Rexhmati. A nuk kishte njė vend nė burg pėr tė, nėse ai duhej tė bėnte burg? A nuk kishte njė copė bukė dhe njė pjatė supė pėr tė nė burg? Po tė kishte qenė aq kriminel sa nuk guxon ta thotė as vetė policia, aq shumė i kėrkuar, pse e kanė lėnė tė lirė deri atė ditė policia disa vjet. Ai ka jetuar jetėn i lirė si gjithė njerėzit e tjerė. Pse s'e ndaloi policia kur ai nuk ėshtė fshehur kurrė. Ai endej pėr punėt e tij kudo nėpėr Kukės, Tiranė, Kosovė.

Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...

-- marrė nga TemA, 24.08.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara