HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė e Presidentit Rugova pėr radion "Evropa e lirė"

-- intervistė Ibrahim Rugova, President i Kosovės

Ibrahim Rugova Pragė, 27 dhjetor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, takimin me papa Gjon Palin e Dytė e vlerėsoi si shumė tė rėndėsishėm. Kjo ėshtė audienca e tretė qė Ati i Shenjtė i ka ofruar nga viti 1993, dhe kjo ėshtė njohje e institucioneve tė Kosovės dhe njė nderim i madh pėr ne, sidomos tani nė vigjilie tė festave tė Krishtlindjes dhe tė Vitit tė Ri, tha Presidenti Rugova nė njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė".

Duke folur pėr standardet pėr Kosovėn, qė janė caktuar nga bashkėsia ndėrkombėtare, Presidenti Rugova ritheksoi se konstatimin e tij tė mėparshėm se Kosova ka pėrmbushur mjaft standarde, duke thėnė se tani ėshtė koha qė ato tė vlerėsohen. Ai tha se ky ėshtė momenti i ri, pra vlerėsimi i standardeve, sepse deri mė tani ato nuk janė vlerėsuar. "Kjo, ėshtė njė pikėpamje ndėrkombėtare, qė tė arrihet te ēėshtja qė i thonė status pėrfundimtar e tė tjera, por qė unė i them pavarėsia e Kosovės dhe standardet do tė pėrmbushen, bashkė me ato qė janė pėrmbushur", tha Presidenti Rugova dhe shtoi: "Unė instistoj qė kėtė ta bėjnė edhe SHBA, BE, pastaj mekanizmat e OKB-sė, por edhe ne kosovarėt bashkė me UNMIK-un, duhet tė punojmė pėr vlerėsimin e kėtyre standardeve".

I pyetur nėse mesi i vitit 2005 ėshtė afat optimal pėr hapjen e ēėshtjes sė statusit, Presidenti i Kosovės tha se dėshiron qė mė herėt tė njihet pavarėsia e Kosovės. "Edhe pse ky afat ėshtė optimal, unė dėshiroj mė herėt tė plotėsohen apo tė pėrmbushen standardet dhe insistoj qė sa mė shpejt tė njihet pavarėsia e Kosovės, sepse do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės dhe do t'i shpejtonte zhvillimet e brendshme demokratike dhe ekonomike tė Kosovės. Pra, unė jo vetėm qė insistoj, por edhe punoj pėr kėtė", nėnvizoi Presidenti Rugova.

Ndėrkaq, duke folur pėr procesin e privatizimit, Presidenti tha se kėtė proces tė filluar e vlerėson pozitivisht, duke shtuar se u krijuan disa probleme tė panevojshme. "Ato u krijuan sepse ne, pėr fat tė keq, nuk arritėm qė bashkė me UNMIK-un tė merremi vesh, dhe kjo ėshtė punė e para dy vjetėve, qė tė kemi njė ligj pėr privatizimin, ndėrsa AKM-ja do tė ishte njė agjenci qė do tė operacionalizonte dhe tė zbatonte privatizimin, prandaj edhe ndodhėn kėto pengesa", tha Presidenti Rugova. Po ashtu, tha ai, ka spekulime tė ndryshme se e kujt ėshtė prona e tė tjera, qė janė tė pavenda. Gjithmonė ndėrmarrjet shtetėrore, edhe toka edhe pasuria, kanė qenė tė Kosovės, tė qeverisė sė Kosovės dhe tė popullit tė Kosovės, tha ai.

Duke folur pėr ligjet e aplikueshme serbe tė cilat janė vlerėsuar nga tė gjithė si pengesė nė procesin e privatizimit dhe tė pėrmbushjes sė standardeve, Presidenti Rugova tha se ato janė ligje tė panevojshme dhe tė pazbatueshme. "Ligji i aplikueshėm qė e ka shpallur UNMIK-u nė fund tė vitit 1999 apo edhe nė vitin 2000 ka qenė pėr ligjet qė i ka aprovuar Kuvendi i Kosovės. Ato ligje edhe tash po mbulohen dhe zėvendėsohen komplet me ligje tė reja qė po i bėn Kuvendi i Kosovės, i cili ka bėrė njė korpus tė madh tė ligjeve... plot ligje sistemore nė fushė tė ekonomisė dhe tė gjitha fushat e jetės dhe kėto do t'i zėvendėsojnė ato. Ne edhe ashtu nuk kemi punuar me ato ligje, por ėshtė bėrė njė lloj fiksioni kjo puna e ligjit tė aplikueshėm".

Ai tha se rreth privatizimit janė synuar tė bėhen manipulime, pasi Beogradi insiston ta pengojė kėtė proces pozitiv pėr Kosovėn, qė do tė thotė ta destabilizojė nė planin ekonomik. "Por kjo ėshtė e paarritshme dhe nuk do tė zbatohen, ne do tė insistojmė pėr kėtė dhe edhe UNMIK-u e di kėtė dhe besoj se nuk mund t'i zbatojė kėto nė Kosovė... Pas ndėrhyrjes sė NATO-s, qė ėshtė kryer puna kryesore, ėshtė njė kohė e re pėr Kosovėn", tha Rugova.

Duke folur pėr procesin e kthimit tė personave tė zhvendosur, Presidenti i Kosovės tha se ka pasur njė kthim tė tė gjitha minoriteteve. "Pra ka pasur edhe njė kthim tė serbėve, qė ata e heshtin, njė kthim individual, pasi ne jemi pėrcaktuar pėr njė kthim individual me tė drejtat ndėrkombėtare", tha ai. "Parlamenti ka njė rezolutė nga viti i kaluar pėr kthimin, pastaj edhe tė gjitha institucionet e Kosovės. Mirėpo, sėrish dikush dėshiron qė kėtė ta bėjė njėfarė miti, por ka pasur njė kthim gradual edhe tė serbėve. Ne si institucione jemi pėrpjekur tė krijojmė kushte pėr kthimin individual tė atyre qė dėshirojnė tė kthehen dhe tė jetojnė nė Kosovė", tha Presidenti dhe shtoi se nuk duhet harruar se qindra mijėra shqiptarė, sot janė nėpėr Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ata mund tė vijnė lirisht, por janė edhe problemet e tjera tė zhvillimit, problemet ekonomike, sociale e tė tjera.

Lidhur me dialogun e mundshėm me Beogradin mbi ēėshtjet teknike tė interesit tė ndėrsjellė, Presidenti Rugova tha: "Politika jonė nacionale ėshtė qė tė kemi marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt. Me Shqipėrinė i kemi tė mira, me Malin e Zi, zhvillohen sa i pėrket qarkullimit, ndėrsa me Maqedoninė ka shenja se janė nė pėrmirėsim e sipėr. Do tė provojmė edhe me Beogradin, pra me Serbinė, por ėshtė ēėshtje mė e vėshtirė, pasi ata vėshtirė pranojnė tė kenė marrėdhėnie normale fqinjėsore me Kosovėn dhe ende i kanė ato ngarkesat e tyre, qė pėr fat tė keq i vazhdojnė edhe institucionet e tyre, qė janė krijuar dhe pretendojnė tė jenė demokratike. Mirėpo, ne do tė provojmė dhe tė shohim se ēfarė rezultatesh do tė kemi".

Pyetjes nėse nė Serbi fitojnė forcat antireformiste si mund tė ndikojė ky zhvillim nė pėrgjithėsi nė rajon, Presidenti u pėrgjegj, duke thėnė se ato nuk mund tė ndikojnė nė rajon, sepse tė gjitha vendet e rajonit, pra edhe Kosova, aspirojnė drejt integrimeve nė BE dhe nė NATO. "Mund tė ngadalėsojnė proceset nėse fitojnė ato forcat antireformiste, siē po u thonė, por kjo ėshtė diēka mė e thellė, unė shumė nuk merrem me punėt e huaja, por do tė thotė se nuk kanė ecur nė procesin e zhvillimit demokratik tė vendit tė tyre dhe mė shumė janė marrė me ēėshtje tė huaja... Por nuk mund tė kenė mė efekte negative nė rajon dhe Serbia nuk ėshtė mė njė forcė qė dikton politikėn nė rajon, dhe kjo ka marrė fund me ndėrhyrjen e NATO-s", tha Rugova.

Nė pyetjen e fundit, sesi e vlerėson vitin qė po e lėmė pas dhe cilat janė prioritetet e Kosovės pėr vitin e ardhshėm, Presidenti i Kosovės tha se e vlerėson mjaft pozitiv nė progresin e Kosovės nė tė gjitha fushat e jetės: edhe nė arsim, edhe nė ekonomi, edhe nė kulturė edhe nė fushat e tjera.

"Vitin e ardhshėm, unė personalisht pres qė sa mė shpejt tė njihet pavarėsia formale e Kosovės, qoftė me njohje tė drejtpėrdrejtė nga SHBA, nga BE dhe me formalizimin e OKB-sė. Po ashtu pres zhvillimin ekonomik tė Kosovės, njė zhvillim mė dinamik, qė do tė thotė proceset qė i pėrmendėm mė parė, privatizimi dhe stimulimi i ekonomisė kosovare nga ana e institucioneve tė Kosovės dhe nga ana e UNMIK-ut, prosperitet mė tė madh tė pėrgjithshėm tė Kosovės, qė gjithsesi do ta kemi, sepse e kemi bazėn dhe njė mirėkuptim dhe besim ndėrmjet njerėzve, ndėrmjet popullit tė Kosovės, qytetarėve tė Kosovės", tha nė fund tė intervistės dhėnė radios "Evropa e lirė", Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova.

-- marrė nga QIK-u

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara