HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQYRTIMI I RREZIQEVE: NGA KAKOFONIA NE SIMFONI

-- nga Qemal SAKAJEVA, Gazeta 55, 26.05.2003

Problemet e fundit tė dala nga kriza irakene megjithėse nuk arritėn tė dėmtojnė, lėkundėn bazat ende tė brishta tė institucioneve tė porsalindura tė Bashkimit Europian nė fushėn e sigurisė e tė mbrojtjes.

Pėr njė shikues aktiv, i cili mund ta ketė kaluar njė pjesė tė jetės sė tij duke analizuar tė dhėnat strategjike, duke marrė pjesė nė zgjidhjen e krizave tė ndryshme dhe tė larmishme nė kohė e nė hapėsirė, kjo e ka burimin nė shumė arėsye.

Sė pari nė njė mungesė pjekurie tė vetė institucioneve; kėtė s'ka nevojė ta provojmė, kėtij problemi do t'i rikthehemi pėrsėri.

Mė pas, ose nė tė njėjtin nivel, nė njė mungesė pjekurie tė disa aktorėve; kjo nuk ka asnjė dyshim; edhe kėsaj do t'i rikthehemi.

Kjo mund tė ketė ndodhur edhe nga njė llogari e hollė e entiteteve tė ndryshme, tė cilėve nuk u intereson zhvillimi i nje Bashkimi koherent, tė fortė, tė pjekur, pėrgjegjės e konkurues; do tė merremi edhe me kėtė mundėsi.

Pa u larguar nga kuadri i kėtij problemi, por duke dalė nga njė kornizė marrėveshjeje, na duket se e gjithė kjo ėshtė fryt i mungesės sė njė shqyrtimi tė pėrbashkėt tė rreziqeve dhe tė kėrcėnimeve qė po vuan Bashkimi Europian. Kjo na duket e vėrtetė pėr tė gjitha fushat e veprimtarisė sė BE. Nuk mund tė ndahet politikani nga ushtaraku, ekonomisti nga siguria, zhvillimi nga shėndeti, krimi nga qeverisja e mirė dhe kėshtu, ne do tė mund tė kombinonim pafund faktorė tė ndryshėm. Eshtė pikėrisht kjo, ajo qė nė njė zhargon, qė njerėzit e artit po e bėjnė dalėngadalė tė modės, quhet aktualisht "sektori i sigurisė".

Vetėm inventari sistematik i kėrcėnimeve dhe vlerėsimi i intesitetit dhe i rėndėsisė sė tyre do tė jenė nė gjendje tė forcojnė njė politikė tė jashtme, tė mbrojtjes dhe tė sigurimit tė pėrbashkėt nė gjirin e njė Europe tė zgjeruar dhe do tė lejojnė ngritjen e strukturave tė sigurisė tė pėrshtatshme, me aftėsi bashkėpunuese. Por kjo nuk u pėrket vetėm mjeteve ekskluzivisht ushtarake, por tė gjithė atyre organizmave qė merren me sigurine rajonale, kombėtare, publike dhe individuale: shėrbimet e ngarkuara pėr ruajtjen e rendit publik, tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe tė terrorizmit, rojet kufitare, shkėmbimin e informacioneve, rrjetet e komunikimit, bashkėpunimin nė fushen e armatimit, etj... Mbrojtjet territoriale kombėtare duhet t'ja lėnė vendin njė mbrojtjeje tė pėrbashkėt qė merr parasysh tė gjtha sfidat e reja. Krijimi i njė kapaciteti tė pakontestueshėm tė mbrojtjes dhe tė sigurimit europian, garanci pėr njė partneritet euro-atlantik te riekuilibruar, e ka kėtė ēmim.

* * *
Ne pra do te mund te fajėsonim mungesėn e pjekurisė tė institucioneve europiane, e pse jo euro-atlantike dhe euro-aziatike, sepse ėshtė e vėrtetė qė ato janė, tė paktėn tė parat, tė porsakrijuara dhe nuk e kanė patur ende rastin tė bėjnė provat e tyre operacionale. Maqedonia do te jetė me siguri, nė 2003, fusha e tyre e parė e pėrvojės politiko-ushtarake. Kapacitetet qė ato duhet tė krijojnė janė tė mbėshtetura nga buxhete tė vlerėsuara tė pamjaftueshme pėrballė pėrmasave tė sfidave tė sigurisė dhe tė superfuqisė amerikane. Diplomacia europiane ekziston vetėm nė Konventė dhe nuk ka gdhendur ende nė mermerin e njė kushtetute modalitetet e themeleve dhe tė ushtrimit tė veprimtarisė sė saj. Eshtė pra "Europa e kombeve" ajo qė u shpreh nė njė kakofoni shurdhuese. Pėr shkak tė mungesės sė institucioneve tė pjekura e tė sigurta, Europa lė tė dėgjohen vetėm tinguj tė ēakorduar; po a e duam ne kėtė?

Kjo pyetje shtrohet pėr arėsye se mungesa e pjekurisė e disa aktorėve shtetėrorė doli edhe njė herė nė dritė tė diellit. Debatet e fundit u karakterizuan nga papjekuria dhe inkoherenca. Dymbėdhjetė vjet nuk janė shumė pėr tė realizuar gjatė kalimit nga njė botė nė tjetrėn; duhet ndėrruar "lėkura" sigurisht, por edhe pėrmbajtja. Endrra ėshtė ende e fortė nė shumė vende, tė cilat duke dalė nga njė regjim shtypės e lirivrasės, e kanė tė vėshtirė tė dalin nga skemat e tė menduarit se vetėm njė forcė tjetėr tutelė mund ta bėjė pėr ta hapat vendimtarė, qė ndajnė varfėrinė nga zhvillimi, kolektivizmin nga liberalizmi, paqėndrueshmėrinė nga stabiliteti, shkurt, hijen nga drita.

Pjekuria pėr tė cilėn po flasim ka tė bėjė gjithashtu edhe me vendet tė cilat, nė Perėndim tė kontinentit jetojnė qė prej disa dhjetėvjeēarėsh nė siguri dhe relativisht tė mbrojtur nga lėkundje tė forta social-ekonomike, qė sundojnė pjesėn tjetėr tė Europės. Tė mėsuar tė diskutojnė duke qėnė vetėm pesėmbėdhjetė, a e kanė ata pjekurinė e nevojshme pėr tė drejtuar dialogun europian kur tė bėhen njėzetė e pesė, duke patur parasysh aspiratat, pėrvojat dhe veēantitė e kandidatėve? Ēėshtja meriton tė shtrohet.

Tė gjthė ne nė Europė kemi xhaxhallarė nė Amerikė. Por ata janė nė Amerikė, kurse ne nė Europė. E vetmja ndihmė qė ne mund tė presim, nė kėtė fushė, vjen nga kontinenti ynė dhe nga solidariteti midis shteteve. Sot, pjekuria pėr tė gjithė europianėt ėshtė qė tė binden pėr kėtė. Ne jemi ende larg kėsaj, por kėsaj gjėje nuk mund t'i shpėtojmė, vetėm nė rast se nuk duam ta bėjmė Europėn.

* * *
Pikėrisht kėtu qėndron njė nga kyēet e gjendjes sė tashme. Kėsaj mungese tė pjekurisė individuale dhe kolektive, i shtohet nė fakt, me pėrftesa (efekte) shkatėrruese, denigrimi i tė gjithė atyre aktorėve shtetėrorė ose grupeve tejkombėtarė (transnacionalė) tė trysnive, pėr tė cilėt emergjenca e njė grupimi europian sigurimi e mbrojtjeje nuk ėshtė e pėrshtatshme. Nuk na takon t'i hedhim benzinė zjarrit por analiza e kujdesshme e deklaratave zyrtare, e vendimeve tė brendshme, e marrjes sė pozicioneve nė gjirin e organizatave ndėrkombėtare, e editorialėve dhe e sondazheve tė opinioneve lejon, pa bėrė shumė gabim, tė krijosh njė ide. Administratat ndryshojnė dhe nuk i ngjajnė njėra-tjetrės. Aventura e jashtėzakonshme europiane, e konsideruar ne njė vizion afatgjatė si pozitive nga njė administratė, konsiderohet si njė pengesė nė njė vizion afatshkurtėr nga pasardhėsja e saj.

Nuk do tė ishte veēse njė peripeci nėse disa, nė kontinentin tonė, nuk do tė kontribuonin vullnetarisht, ose nė mėnyrė tė pandergjegjshme, nė dobėsimin e njė ndėrmarrjeje pėr tė cilėn ata kanė nė fakt kontribuar ose kanė vėnė kandidaturėn. Tė jesh europian nuk do tė thotė tė heqėsh dorė nga angazhimet e dyanshme, por kėto angazhime tė pėrputhen me interesat e BE tė ri nė moshė. Mund tė ketė ndryshime nė mėnyrėn e perceptimit midis shteteve - njė bashkėpunim i shėndetshėm kėtė mund ta sheshojė fare mirė - por jo inkoherencė, siē ndodhi fatėkeqėsisht tashti sė fundi.

Pa shume naivitet dhe me njė fije optimizėm, ne do tė mund tė mendojmė se qėndrime tė tilla tė lehta, e kanė burimin e tyre nė mėnyrat e ndryshme tė pėrceptimit tė rreziqeve tė dukshme, te rreziqeve tė mundshme dhe tė kėrcėnimeve. Nė kėtė llogjikė, njė rrezik i dukshėm "kompromenton sigurinė e njerėzve dhe tė pasurive tė tyre". Njė rrezik i mundshėm ėshtė "mundėsia e ndodhjes sė njė ngjarjeje tė padėshiruar". Njė kėrcėnim ėshtė "manifestimi nėpėrmjet tė cilit i vė nė dukje tjetrit zėmėrimin e tij, me qėllim qė ta trembėsh pėr tė keqen qė po i pėrgatit".

Por ndėrkohė, ēfarė vėrejmė ne nė Kontinentin e Vjetėr? Njė mungesė tė plotė tė dialogut pėr kėto ēėshtje. Secili vend mė shumė osė mė pak debaton pėr to dhe nxjerr pėrfundime nga reflektimet e veta, nga analizat a nga renditja e argumentave; kėto pėrfundime i pasqyron nė njė libėr tė bardhė mbi mbrojtjen, pėr vlerėsimet strategjike a nė njė strategji kombėtare. A ėshtė kjo njė ēėshtje vetėm e specialistėve? Debatohet pėr to nė parlament? Vetėm tė pagjumėt ndjekin copėza debati dhe kjo, nė tė shumtėn e rasteve nėpėr radio apo kanale televizive private e konfidenciale.

* * *
Me vullnet tė mirė dhe me mendėsi tė hapura le tė pėrpiqemi tė njohim origjinėn nė mėnyrėn e perceptimit tė kėrcėnimit dhe tė organizimit tė sigurisė kolektive qė ndajnė ende dy anėt e kontinentit tonė.

Gjeopolitika, historia dhe traditat e vendeve kandidate janė shumė tė ndryshme nga ato tė kushėrinjve tė tyre perėndimorė. Nė njė tė shkuar ende tė afėrt ata ishin harruar dhe aspiratat e tyre ishin injoruar. Tepėrimi i tyre atlantist nė kėrkim tė sigurisė nxjerr jo vetėm oportunizmin e tyre por edhe njė shqetėsim pėr sigurinė. Sigurisht, vlerėsimi i rreziqeve tė mundshme nga ana e tyre, i rreziqeve tė njėmendta dhe i kėrcėnimeve mund tė mos duket realist, por duhet ta pranojme se pėr ata ėshtė e vėshtirė tė injorojnė tė kaluarėn dhe tė kenė besim tek e ardhmja, cilado qofshin premtimet e bukura tė Bashkimit nė kėtė fushė.

Duke kuptuar perceptimin e tyre tė ndryshėm pėr kėrcėnimet dhe politikat e tyre kombėtare te sigurisė, ne do tė pranonim qė ato tė mos gjykoheshin tė papranueshme me procesin e integrimit europian. Njė bashkėpėlqim (konsensus) mund tė gjendej lehtėsisht duke krijuar njė kuadėr politik tė tillė, nė tė cilin ēėshtjet kombėtare, nėn-rajonale e rajonale tė debatoheshin me njė frymė solidariteti kontinental, nga Lindja nė Perėndim dhe nga Veriu nė Jug.

Shohim kėshtu qė e ardhmja e Bashkimit Europian shumė tė ri nė moshė varet mė pak nga strukturat e tij institucionale sesa nga aftėsia e anėtarėve tė tij pėr tė zhvilluar objektiva tė pėrbashkėta. Dhe, edhe pse Euroja ishte njė manifestim i shkėlqyer i kėsaj, arėsyet pėr tė patur shqetėsime nuk mungojnė nė fushėn e sigurimit dhe tė mbrojtjes.

Antiamerikanizmi i pėrhapur nė Europe nga njė numėr mediash e figurash politike gjen forma dhe trajta tė ngjashme nė Shtetet e Bashkuara, ku njė numėr qytetarėsh dhe drejtuesish tė atjeshėm shikojnė tashmė nė Europė njė rajon qė po karakterizohet nga njė asnjanėsi nė ngjizje por qė mbėshtetet nė aftėsitė mbrojtėse dhe siguruese amerikane.

Debati midis unilateralizmit dhe multilateralizmit ishte shtruar tashmė pa pritur krizėn irakiane. Eshtė njė e keqe e vazhdueshme dhe perverse, qė zė fill nga sfidat e ēastit dhe amplifikon rezonancėn e tyre mbi sisteme sigurish tė kėrkuara pėrtej sė tolerueshmes.

Arsyeja dhe dialogu duhet tė zėnė vendin e njė qasjeje histerike dhe teologjike qė do tė mohonte ēdo lloj evolucioni. Karakteristikat e sistemit ndėrkombėtar janė vėnė thellėsisht nė pikėpyetje sot: OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja janė nė njė gjendje tė thellė shoku. Kėrcėnimi terrorist po i kundėrvihet kohezionit shoqėror, armėt e shkatėrrimit nė masė po prishin ekuilibrin e pushteteve dhe kėrcėnojnė vetė ekzistencėn e shteteve sovrane.

Por ndėrkohė, a ėshtė e drejtė tė presim qė tė shfaqet kėrcėnimi kur e njohim tashmė rrezikun? Eshtė njė rrezik i mundshėm qė pak vende tė pėrgjegjshme do tė pranonin ta merrnin. Koncepti i veprimit parandalues mund tė gjente kėtu pėrligjjen e tij. Por pėr ēastin ėshtė njė "pėrjashtim amerikan", ajo qė nuk duhet tė ishte.

* * *
Ka ardhur koha qė tė gjithė europianėt tė bashkohen, tė pesėmbėdhjetėt dhe kandidatėt, me ndryshimet qė pėrbėjnė pasurinė e tyre, pėr tė reflektuar sė bashku mbi kėrcėnimet, rreziqet qė rėndojnė mbi ta, mbi shoqėrinė e tyre, shėndetin etyre, ekonominė e tyre, zhvillimin dhe sigurinė e tyre. Por vetėm njė konferencė europiane pėr perceptimin e rreziqeve tė ēdo lloj natyre do tė mund tė lejojė lindjen e njė vizioni tė pėrbashkėt, themel dhe garant i njė politike europiane sigurimi e mbrojtjeje tė pjekur, koherente dhe tė saktė. Dhe nga kakofonia ne do tė arrijmė padyshim nė simfoni.

Kėtė gjė ua kemi detyrim brezave tė ardhshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara