HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


UNMIK-u rri kėtu pėr restorante tė mira e femra tė bukura

-- nga SYZANA BYTYĒI, Koha.net

Nexhat Daci
Kryeparlamentari i Kosovės ashpėrson gjuhėn ndaj UNMIK-ut
PRISHTINĖ, 23 PRILL - UNMIK-u i ka fajet dhe pikė. Kryeparlamentari Daci nuk i la gjė pa thėnė administratės ndėrkombėtare pėr “ngecjen e demokracisė dhe ekonomisė nė Kosovė”, nė njė prononcim qė bėri tė mėrkurėn, pas takimit me kryesuesin e radhės tė OSBE-sė. “Mendoj se UNMIK-u i ka shpenzuar kapacitetet e veta dhe nuk ka mė kapacitet qė tė shtyjė pėrpara proceset e demokratizimit dhe ekonomisė sė Kosovės”, u tha mediave kryeparlamentari Daci, ndėrsa kėto mendime pohoi t’ia ketė thėnė edhe kryesuesit tė OSBE-sė. Ai akuzoi UNMIK-un pėr zvarritjen e bartjes sė kompetencave, madje edhe tė atyre tė parapara me kapitullin V tė Kornizės kushtetuese, pėr terrin, papunėsinė, situatėn politike dhe tė gjitha tė zezat qė ngulfatin Kosovėn. “Njė kohė ne kemi qenė eksportues tė energjisė elektrike. Maqedonia ka mbijetuar me energjinė elektrike nga Kosova.

Edhe Greqia ka pėrdorur rrymėn tonė. Tani, gati katėr vjet pas pėrfundimit tė luftės, ne ende jemi nė terr”, u shpreh kryeparlamentari Daci. Ai kujtoi kohėt kur Kosova ka qenė prodhuesi mė i madh i plumbit dhe zinkut nė Evropė, ndėrsa tani 70 pėr qind e popullsisė janė tė papunė. Ai tėrheq vėrejtjen se kjo shkallė e lartė e papunėsisė do tė destabilizojė situatėn politike nė Kosovė. Daci thotė ta ketė paralajmėruar UNMIK-un qysh para nėntė muajsh, nėse nuk e ndryshon veten...”, por asgjė nuk kishte ndodhur. “Tani jemi nė pozitėn qė ishim para dy vjetėsh. Mė duhet tė pranoj se vitet 2000 dhe 2001 ishin vite tė pėrmirėsimeve rrėnjėsore, por mos harroni nė atė kohė ka pasur shumė OJQ qė kanė kontribuar pėr sukseset tona. 2002 ka qenė vit i stagnimit”, theksoi Daci.

Rroga ime ėshtė mė e vogėl sesa e pastrueses sė zyrės sė z. Steinerit

“Qe tre vjet njė vend i vogėl si Kosova mbledh nė buxhetin e vet nga 100 milionė euro ēdo vit. E pensione nuk kemi, rrogat tona janė tmerrėsisht tė ulėta, frustruese. Rroga ime ėshtė mė e vogėl sesa e pastrueses sė zyrės sė z. Steinerit. Njėjtė edhe rroga e presidentit Rugova, e njėjtė edhe rroga e kryeministrit”, u shpreh kryekuvendari. Daci numėroi resurset e Kosovės pėr tė pasur gjendje mė tė mirė. “52 pėr qind e popullatės nėn moshėn 20-vjeēare, tė gjithė dinė anglishten dhe gjermanishten dhe njohin teknologjinė mė moderne. Nė Jugosllavinė e Titos ne kemi pasur pozitė shumė tė mirė sa u pėrket resurseve. E tani tė rinjtė e shohin se nuk kanė perspektivė nė Kosovė dhe ata kanė filluar prapė tė mendojnė qė ta lėshojnė Kosovėn pėr tė shkuar nė ndonjė shtet perėndimor”, ankohej Daci.

E shfrytėzimi i kėtyre resurseve, sipas tij, ishte i mundur vetėm me ristartimin e ekonomisė, krijimi i ligjeve e paskėtaj edhe i stabilitetit ekonomik. Pse nuk ia nisin qysh tani? Daci thotė se kjo ėshtė pyetja mė me vend qė ka dėgjuar kėtė vit. “Sepse ne nuk kemi krijuar ligjet, nuk na ėshtė lejuar dikush qė selekton ligjet qė duhet tė kalojnė nė Parlament”, pėrgjigjet Daci. Ligjet e selektuara, sipas tij, zakonisht pėr nga rėndėsia janė tė dorės sė dytė apo tė tretė dhe nuk janė ligje qė sigurojnė ekonominė, drejtėsinė dhe tė drejtat e njeriut. “Mund tė pyesni cila ėshtė arsyeja. Arsyeja ėshtė se disa departamente tė UNMIK-ut do tė donin ndoshta qė edhe njė shekull tė qėndrojnė kėtu. Pse ta lėshojnė ata Kosovėn? Rrogat e tyre janė aq tė larta ēfarė nuk janė nė vendet e tyre, gjendja e sigurisė sė tyre kėtu nuk ėshtė keq sikur nė disa vende evropiane dhe botėrore, ne kemi vajza tė bukura, restorante ndoshta mė tė mirat nė regjion. Pse ta lėshojnė ata Kosovėn?”, shprehet Daci.

UNMIK-u nuk duhet tė shkojė i tėri dhe menjėherė

Nexhat Daci, i vendosur, tha se kėrkon profesionalizėm nga shtetet perėndimore, jo administratorė dhe politikanė tė shekullit XIX dhe burokratė nga shekulli XIX. Ai nuk fajėsoi shtetet perėndimore individualisht, por UNMIK-un. Daci nuk mendon se UNMIK-u duhet tė shkojė menjėherė dhe i tėri, porse ai duhet tė ndryshojė rolin, tė reduktojė stafin e tij nė mėnyrė drastike. Kryetari i Kuvendit nuk mendon se pėrēarjet mes tre liderėve politikė janė pengesė qė UNMIK-u tė mund t’ia bart mandatin kosovarėve. Parlamenti do t’i shtyjė ata tė punojnė, thotė ai, dhe kjo nuk ėshtė iluzion. “Nė njė parlament tė vogėl janė tė ulura 14 parti politike, 7 parti shqiptarė qė pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullatės dhe 7 tė tjera janė minoritete. Parlamenti ka arritur qė nė 90 pėr qind tė ligjeve tė miratuara tė kenė votė unanime tė deputetėve”, jep njė ilustrim Daci.

Parlamenti mund t’i shtyjė liderėt tė pėrmbushin obligimet e tyre, sipas tij. “Nėse ata nuk janė nė gjendje ta bėjnė kėtė, unė do tė kėrkoj nga populli qė t’i ndėrrojė tė gjithė, pėrfshirė edhe mua. Ne duhet tė jemi pjesė e integrimeve nė Evropė, ne duhet ta ndiejmė atė jetė. Ne nuk duam tė kthehemi nė shekullin XIX dhe tė kemi carė kėtu”, theksoi Daci. “...Apo kolonializėm. E pėrdora carė duke pasur ndėrmend carėt rusė”. Daci madje mendon se nuk ėshtė korrekte qė tė thuhet se liderėt kosovarė nuk bashkėpunojnė. “Unė kam raporte tė shkėlqyeshme me liderin qė sapo doli nga kjo zyrė (Haradinajn). Unė nuk shoh dallime tė mėdha mes tyre. Kjo ndoshta ėshtė njė mėnyrė ballkanike e tė menduarit se dikush duhet tė jetė car, apo Zot. Kjo duhet tė ndryshohet”, theksoi Daci.

Steinerin nuk e kritikoj pse nuk e ka bėrė punėn, por ku janė rezultatet

“UNMIK-u pėr njė vit e gjysmė ka dėrguar informata tė rrejshme nė New York”, tha nė njė moment Daci. Kur flet pėr UNMIK-un, ai thotė se nuk mendoj vetėm pėr Steinerin, pasi ai ka ardhur shumė vonė. “Unė nuk po kritikoj atė se nuk e ka bėrė punėn, por pse nuk ka pasur rezultate. Ai erdhi shumė vonė me njė ekip shumė tė vogėl, dy apo tre veta. Ēka mund tė bėjė ai me 10 mijė tė tjerė. Aty ėshtė vendosur njė burokraci e tipit shumė tė lashtė, njė burokraci e OKB-sė e cila ėshtė duke paguar shumė”, tha Daci. Ai vėrejti se njė senator nė Amerikė merr mė pak para sesa njė zyrtar UNMIK-u. Kritikat e Dacit pėr Steinerin ishin se ai nuk ka qenė pragmatik. “Ai flet mirė, premton gjėra tė mira. Sot shkon dhe ec nė veri tė Kosovės, gjė qė ne e kemi pėrshėndetur, por nesėr harron ēka ka thėnė”, tha Daci, duke vėrejtur se njė e treta e Kosovės nuk kontrollohet nga UNMIK-u. “Unė, presidenti e kryeministri, nuk kemi aq qasje fizike nė veri”, u shpreh Daci.

Me njė frymė, ai tha se Qeveria e Kosovės ishte e dėshpėruar politikisht e legalisht nė UNMIK-un. “Pėr ēkado qė UNMIK-u vendos tė nesėrmen ti je i detyruar ta lėshosh njė komunikatė pėr shtyp dhe tė thuash ‘ne pėrkrahim njėqind pėr qind kėtė vendim’”, u shpreh Daci. Sipas tij UNMIK-u e ka gabim nėse mendon se e tėrė bota e mbėshtet atė, kjo ka qenė e vėrtetė vetėm nė vitet 2000-2001 dhe nė njė pjesė tė 2002. Daci tha se pėrditė takon pėrfaqėsues tė shteteve individuale dhe u jep atyre pasqyrėn reale pėr gjithēka. Ai tashmė ėshtė i bindur se ēdo shtet individualisht ėshtė duke pėrkrahur bartjen mė tė shpejt tė kompetencave te institucionet e zgjedhura. Daci alarmon: “Roli i UNMIK-ut duhet tė ndryshojė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, mundėsisht qė nesėr.

Viti 2003 sipas analizave qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik, jetėn sociale, edukimin, pėrkujdesjen shėndetėsore, ėshtė nė rėnie. Kurba ka filluar tė bie dhe kjo na bėnė tė palumtur tė gjithėve: Qeverinė dhe njerėzit e Kosovės”. Ai beson se katėr vjet pas ēlirimit Kosova nuk ka nevojė mė pėr kėtė mėnyrė administrative tė punės sė UNMIK-ut. “Ne nuk kemi nevojė edhe mė tutje pėr administrim. Ne kemi nevojė qė UNMIK-u tė qėndrojė kėtu si njė grup i vogėl i ekspertėve, disa qindra prej tyre, tė cilėt do tė na ndihmonin me kėshilla sidomos pėr fushėn ekonomike”, tha kryeparlamentari Nexhat Daci, nė njėrėn prej deklaratave mė kritike pėr UNMIK-un, qė ka bėrė ndonjėherė ndonjė politikan vendor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara