HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sadri Gashi, krijues nga Kosova

-- pėrgatiti pėr botim: Mir Dushaj

Sadri Gashi Sadri Gashi ėshtė njė emigrant shqiptar nga Kosova, i cili ka vite qė ndodhet nė mergim, ashtu si shumė Shqipetarė tė tjerė, qė janė detyruar gjatė dekadave tė pushtimit Serb, ta lėnė vendlindjen. Ai jeton bashkė me familjen qė nė vitin 1981 nė Gjermani, ku ka krijuar bazat e jetesės si shume emigrantė tė tjerė Shqipėtare. Ka lindur nė Prigode tė Istogut, ku dhe ka mbaruar arsimimin pėrkatės, Gjimnazin, ndėrsa studimet e larta ėshtė detyruar t'i ndėrpresė pas vitit tė dyte tė fakultetit, ashtu si shumė Shqipėtarė tė tjerė qe u detyruan t'i braktisin studimet nė vitet 1980. Me njė brengė tė madhe i ka marrė rrugėt e mergimit…

- Nuk ishte thjesht vetem malli pėr vėndlindjen apo pėr tė afermit qė po i lente pas, nė ato vite, kur ai kishte mė shumė se kurrė nevojė pėr ta, e ata pėr djalin, pra qė tė ishin pranė njėri-tjetrit. Mirėpo ai largim i tij i detyruar, ishte plagė e thellė qė po hapej nė shpirtin e tij pėr tė gjithė jetėn… Ai e pershkruan me dhėmbje atė moment: "Po leja pas atdheun e roberuar, po leja pas ėndrrėn time pėr tė mbaruar studimet e pėr tė punuar aty nė token Shqipetare, po leja pas miqtė e mijė bashkmoshatarė ku shumica prej tyre u shpėrndanė edhe ata nėpėr botė si zogjtė… Po leja pas njė ėndėrr tė filluar, vargun tim tė lirė, poezinė, qė sapo kisha filluar tė shkruaj e tė botoj nė Kosove…"

Ai po e lente nė ato notat e veēanta tė frymzimit, ashtu siē mund tė shkruhet poezia nė atdhe, kur i sheh e i ndjen gjerat e tua mė nga afėr… Ne mėrgim do tė i krijoheshin nota tė tjera tė fjalės e tė mendimit, ashtu si dhe veshtirsi tė tjera per tė punuar, jetuar e krijuar… Mirėpo edhe nė kėto rrethana u desh tė angazhohej nė shume drejtime, jo vetėm tė jetės private, familjare e shoqerore por edhe me streset qe tė krijon kjo jetė nė mergim… "Ēeshtja e atdheut ishte motiv i jetės tonė si Kosovarė…" - shton Sadriu nė bisede me tė... "Nuk kalonte ditė pa u takuar, pa telefonuar, pa u informuar se ēfarė ka ndodhur, ku jemi me ngjarjet, ēfarė po bejmė, si po angazhohemi me ndihma pėr nevojtarėt nė atdhe apo pėr ndihmė ndaj njerėzve tė angazhuar politikisht pėr ēeshtjen tonė…". Sadriu ėshtė angazhuar nė shumė Klube e shoqata humanitare tė cilat zhvilluan aktivitetin e tyre nė emigracion, nė ndihme tė ēeshtjes kombėtare Shqiptare.

Ai duke qėnė modest nė aktivitetin e tij atdhetar thotė: "I lėmė mėnjėanė ato kontribute pėr atdheun, pasi ka qėnė dhe ėshtė detyre e secilit, dhe tė gjithe kemi bėrė nga pak…"
Mirėpo duhet theksuar, se kurdoherė Sadri Gashi ka qėnė i gatshėm pėr tė ndihmuar nevojtaret si nė Kosovė, por edhe bashkatdhetarėt nė mergim, tė cilet kanė pasur jo pak probleme nė jetėn e pėrditshme...
Atėherė tė kthehemi tek puna e tij si krijues nė rrugėn e poezisė dhe tė prozės.

Qė nė vitin 1973 kur ka qėnė nė hapat e para tė krijimtarisė, nė moshė tė re, ka marrė vlersime e shpėrblime pėr prozat e poezitė e tij. Ato kanė filluar qė nė rang Komune, shkolle e shoqata kulturore, si klubi "Qemal Stafa" nė Istog, grupi letrar "Jeronim de Rada" nė fakultetin e Prishtinės e deri i zgjedhur si drejtues i grupeve letrare nė mėrgim. Ai ruan kujtime tė bukura si krijues, njė ndėr tė cilat kujton leximin e poezive tė tij nė "Radio Prishtina" nė vitin 1978, ku i ka lexuar nė radio Shaqir Foniqi.

Krijimtaria e tij nuk mbeti njė hobi e thjeshtė, atė e zhvilloi duke shkruar e botuar edhe nė disa organe tė shtypit shqiptarė nėpėr vite. Ndersa duke shkruar, ai ka shtuar gjithnjė e mė shumė cilėsinė dhe sasine krijuese. Temat janė tė gjetura pėr ne shqiptarėt… Pasi ne kemi pasė dhe kemi mjaft ngjarje tė mėdha, pėr tė cilat nė kohė tė ndryshme jemi detyruar tė shkruajmė me njė kujdes tė veēante, por dhe tė kuptueshem pėr lexuesin, ku duhej ti jepeshin mesazhe pėr ngjarjen e madhe, pėr ditėn e bardhė qė tash mė, shpresojmė se po arrihet… Me modestie e njeriut tė thjeshte, ai ia len lexuesit vlersimin pėr fjalėn e pėr e vargun e tij tė shkruar nė kohė tė ndryshme.


VETĖM PĖR…

Vetėm pėr blerim
E kam syrin.
Vetėm pėr gas
E kam zemrėn.
Vetėm pėr kėngė
E kam shpirtin.

Vetėm pėr tė vėrtetėn
E kam gjuhėn.
Vetėm pėr dashuri
E kam gjakun.

KAM LINDUR MEMEC

Vetėm tė heshti
Nė heshtje flas…

Flas dhe renkoj…
Ngaherė edhe kendoj.

Kėngėn e gjakut tonė,
E dashura ime,
shpresa ime,

Lavirja ime…

Sa pise qėnka kjo botė!
Fener i saj, jeni ti e rruga…

Krenohem me tė…

Ooo, s'kam gjuhė tė shprehi
Dashurinė time
E, as sy tė lotoj…

Pranvera m'i vodhi…
Gjakun tonė
E trubullon gjarpėr i zi
Eh medet…

NĖ SE…

Nė se ndonjėherė
Nuk do ta dėgjosh kėngėn time,
Edhe atėherė midis heshtjes dhe pritjes
Ti mbetesh dashuria ime nė kėngė.

Nė se mė zgjoni nė natėn pa gjumė
Dije, se nė udhėtimin tim
Ti je dielli e drita ime.

Kudo qė tė jeshė,
Eja nė kėtė pranverė!
Le tė gjelberojnė
Dhe shpirtrat e dehur pėr ty…

Nė se je kėnga
E pranverės time tė vdekur,
Le tė me varrosin
Nė dritarėn e zemrės tėnde.

O lindja ime e bardhe, e kuqe
Dhe e zezė…

KUR ZGJOHEN VDEKJET

Vetė flasin,
Lindjet heshtin

Vetė gjykojnė,
Lindjet vdesin.

Kur zgjohen vdekjet…
Vetėm atėherė…

Lindja, lindje!

Vdekja, vdekje!

Vetėm atėherė…!

Botuar nė Revistėn "Zeri i Larget" nr. 4, Korrik 2003
-- dėrguar nga Llesh Marash Delia

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara